Fraza të Don Boskos
1. Të dashur të rinj, ju dua të gjithëve me gjithë zemër, e më mjafton të di që ju jeni akoma të rinj në moshë që unë t’ju dua shumë! Don Bosko
2. Lavdërimet e njerëzve nuk vlejnë asgjë, vetëm ta rrisin mendjen! Don Bosko
3. Thirre engjëllin tënd kur je në tundim. Ai ka më shumë dëshirë të ndihmojë ty sesa ti të jesh i ndihmuar nga ai! Don Bosko
4. Ku mbretëron mirësia, mbretëron lumturia. Zoti na ka vendosur në botë për të tjerët! Don Bosko
5. Marrja vazhdimisht e kungimit është një shtyllë e madhe mbi të cilën mbështetet një pjesë e botës, ndërsa besimi në Zojën e Bekuar është një shtyllë tjetër mbi të cilën mbështetet pjesa tjetër e botës! Don Bosko
6. Rrëfehuni çdo tetë ditë edhe pse nuk keni ndonjë gjë të madhe në ndërgjegjen tuaj, është një akt përvujtërimi para Zotit! Don Bosko
7. Trupi duhet t’i ndihmojë shpirtit për të bërë mirë.Shpirti është pasqyrë e trupit! Don Bosko
8. Kush ka paqe në ndërgjegje ka gjithçka! Don Bosko
9. Djalli ka frikë nga njerëzit e gëzuar! Don Bosko
10. Të gjithë duhet ta mbartim kryqin e Jezusit, kryqet tona janë vuajtjet që i takojmë çdo ditë! Don Bosko
11. Kryqin nuk mjafton ta marrim në dorë dhe ta përqafojmë, duhet ta mbartim në jetë! Don Bosko
12. Mos dëgjesa është rrënja e çdo të keqeje! Don Bosko
13. Zoti është një babë i mirë, të shpresojmë në të! Don Bosko
14. Mos e quani një ditë argëtuese kur keni inat në zemër! Don Bosko
15. Thjeshtësia në të folur e në veprim përfiton gjithçka e të gjithë! Don Bosko
16. Në të rinjtë edhe një dyshim i vogël ndikon shumë keq! Don Bosko
17. Sa shpirtra mund të shpëtohen me një shembull të mirë! Don Bosko
18. Njeriu është krijuar për të punuar, e kush punon me dashuri perballon çdo vështirësi! Don Bosko
19. Zoti bekon gjithmonë të rinjtë që dëgjojnë prindërit e tyre! Don Bosko
20. Thesari më i madh është hiri i Zotit! Don Bosko
21. Veprat e mira na pasurojnë dhe na përgatisin një vend në qiell! Don Bosko
22. Kush nuk ka paqe me Zotin, nuk ka paqe me vetveten, nuk ka paqe me të tjerët! Don Bosko
23. Pa virtytin e duresës, nuk mund të bëhemi shenjtër! Don Bosko
24. Të falësh do të thotë të harrosh përgjithmonë! Don Bosko
25. Kalojnë si vetëtima gëzimet e kësaj bote! Don Bosko
26. Kush është dembel në jetë, do të qajë para se te vdesë për kohën e humbur! Don Bosko
27. Jepuni sa më shumë të varfërve, nëse dëshironi të bëheni të pasur! Don Bosko
28. Dy janë krahët që na ndihmojnë për të fluturuar në qiell: rrëfimi dhe kungimi! Don Bosko
29. Kujto se shkenca pa ndërgjegje nuk është gjë tjetër veçse një prishje e shpirtit! Don Bosko
30. Fol pak për të tjerët e për vete më pak akoma! Don Bosko
31. Thashethemet ftohin zemrat! Don Bosko
32. Nëse e do don Boskon, atëherë më ndihmo të ta shpëtoj shpirtin! Don Bosko
33. Ajo që nuk është e përjetshme, është asgjë! Don Bosko
34. Afër apo larg unë mendoj gjithmonë për ju! Don Bosko
35. Provat e jetës na mësojnë të dallojmë e të ndajmë arin nga mbeturinat! Don Bosko
36. Të jesh i mirë nuk do të thotë të mos bësh asnjë gabim: JO. Për fat të keq të gjithë bëjmë gabime. Por të jesh i mirë do të thotë: të kesh vullnetin ti ndreqësh ato e mos ti bësh më! Don Bosko
37. Nëse ushqimi i trupit duhet të merret çdo ditë, pse jo ai i shpirtit? Don Bosko
38. Të mirën që ke mundësi ta bësh bëje sot, nesër mund të mos kesh kohë! Don Bosko
39. Ju pres të gjithëve në Parajse! Don Bosko
40. Një është dëshira ime: t’ju shoh të lumtur tani e në amshim! Don Bosko
41. Jii me Zotin si zogu që ndien se po dridhet dega e vazhdon të këndojë sepse e di se ka krahët! Don Bosko
42. M’i jep shpirtrat, merr gjithçka tjetër (Da mihi animas, cetera tolle)! Don Bosko
43. Kur flet dhe mendon, kujdesu që gjithçka të jetë në avantazh të shpirtit tënd! Don Bosko
44. Ki guxim për fenë dhe bindjet e tua! Don Bosko
45. Edhe nëse jeni të lodhur vazhdoni… Do të pushojmë në parajsë! Don Bosko
46. Mjerë kush punon duke pritur lavdërimet e botës: bota është një pagues i keq dhe paguan gjithnjë me mosmirënjohje! Don Bosko
47. Bëj mirë të gjithëve; keq askujt! [… ] jepi gjithnjë shumë rëndësi gjërave që bën! Don Bosko
48. Të punojmë deri në moment të fundit të jetës duke bërë më të mirën e mundshme! Don Bosko
49. Pastërtia duhet të jetë qendra e veprimeve tona! Don Bosko
50. Studentëve unë ju uroj që të mësojnë shkencën profane, pa harruar shkencën e Shenjtërve! Don Bosko
51. Një orë e fituar në mëngjes, është një thesar në mbrëmje! Don Bosko
52. Puna është një armë e fuqishme kundër armiqve të shpirtit! Don Bosko
53. Ke vetëm një shpirt. Shpëtuar shpirti gjithçka është e shpëtuar. Humbur shpirti gjithçka është e humbur për gjithmonë! Don Bosko
54. Vetëpërmbajtja dhe puna janë dy rojtarët më të mirë të virtytit! Don Bosko
55. Fort të dashur të rinjtë e mi: Nuk ju urdhëroj pendesa dhe disiplina, por punë, punë, punë! Don Bosko
56. Nuk mjafton vetëm ti duam të rinjtë, por duhet edhe ta dinë se i duam! Don Bosko