“Të jetosh pasionin për Mbretërinë”
Marrë nga: Përshpritëria Rinore saleziane
Një dhuratë e Shpirtit Shenjtë për jetën dhe shpresën e të gjithëve
Dikasteri për Baritimin Rinor FMA e SDB
Takimi me Jezusin dhe të shpallësh që vetëm ai është Zoti, të jetuarit në kishë, janë përgjigjja e çdo te krishteri në zbulimin e dashurisë së Zotit. E gjithë kjo zgjon një eksperiencë të re jetësorë: jetojmë jetën tonë si ndjekës të Jezusit.
Të ndjekësh Jezusin nuk do të thotë të ndjekësh një mësues çfarëdo. Por është diçka tejet origjinale, si një duhi e papritur ere që rrëzon çdo gjë që kishim rregulluar me kujdes.
Jezusi nuk na kërkon, mbi të gjitha një raport të ri afektiv kundrejt Tij. Dhe as nuk kërkon t’i vendimin që t’i dorëzohemi plotësisht atij. Nuk i mjafton as njëra dhe as tjetra. Kërkon akoma më shumë: kërkon që të bashkëndajmë në mënyrë të zjarrtë qëllimin, arsyen që e mbushi jetën e tij dhe që e çoi deri në vdekje. Jeta e krishterë është “thirrje”: një vendim i guximshëm të heqim veten tonë nga qendra drejt mbretërisë së Zotit, triumfin i plotë i jetës mbi vdekjen, në emër të Zotit të jetës. Eksperienca e një feje të shpallur shndërrohet me një eksperiencë feje të jetuar.
a. Jeta është thirrje
I gjithë Ungjilli na tregon për kërkesën që Jezusi i bëri miqve të tij: guximin për të drejtuar krejt jetën personale të tjerëve, duke u bërë persona të aftë për të pranuar thirrjen që ngrihet prej jetëve të tyre. Por një faqe duhet kujtuar në mënyrë të veçantë sepse i përmbledh të gjitha.
Dëgjojmë historinë e Lukës:
Atëherë ja, një doktor i ligjit u ngrit që ta vinte në provë dhe i tha: “Mësues, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?”. Dhe ai tha: “Çfarë është shkruar në ligj? Si e lexon?”. Ai duke u përgjigjur tha: “Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë forcën tënde dhe me gjithë mendjen tënde, edhe të afërmin tënd porsi vetveten”. Jezusi i tha: “U përgjigje drejti; vepro kështu dhe do të rrosh”. Por ai, duke dashur të justifikonte veten, i tha Jezusit: “Po kush është i afërmi im?”. Atëherë Jezusi u përgjigj dhe tha: “Një burr zbriste nga Jeruzalemi për në Jeriko dhe ra në duart e kusarëve, të cilët, mbasi e zhveshën dhe e bënë gjithë plagë, u larguan dhe e lanë gati të vdekur. Rastësisht një prift po zbriste nëpër të njëjtën rrugë dhe, mbasi e pa atë burrë, vazhdoi tutje, në anën tjetër. Po ashtu edhe një levit, kur arriti aty, erdhi dhe e pa dhe vazhdoi tutje, në anën tjetër.
Por një Samaritan, që po udhëtonte, i kaloi afër, e pa dhe kishte dhembshuri. Dhe mbasi iu afrua, ia lidhi plagët duke ia larë me vaj dhe me verë; pastaj e vuri mbi kafshën e vet, e çoi në një han dhe u kujdesua për të. Dhe të nesërmen, para se të niset, nxori dy denarë dhe ia dha hanxhiut duke i thënë: “Kujdesu për të dhe ç’të shpenzosh më shumë, do të të jap kur të kthehem”.
Cili nga këta të tre, pra, të duket se qe i afërmi i atij që ra në duart e kusarëve?”.( Lk10, 25-36)
Çfarë duhet të bëj për të pasur jetën e pasosur ? – pyeti doktori i ligjit në një shprehje që në shkrimet hebraike shpreh“atë” që ka rëndësi më shumë: e vërteta e ekzistencës personale sipas projektit të Zotit: Jezusi e dëgjoi dhe iu përgjigj me dy kushtet kryesore që tregohen në shkrime, dashuria për Zotin dhe dashuria për tjetrin.
Me këtë përgjigje çdo gjë u duk se u zgjidh. Por këtu shpërthen risia e Ungjillit. Doktori i ligjit rihapi bisedën mbi temën për të cilën ndiente se kishte më shumë dyshime: kush është tjetri, i afërmi? Jezusi iu përgjigj duke përmbysur rolet. Nuk ka të bëj me atë se kush “është” tjetri dhe kush nuk është, duke përcaktuar situatën objektive të përkatësisë. Çështja nuk ka të bëj me të tjerët, por me qëndrimin personal në lidhje me gjithsecilin. Në fakt Jezusi kërkon “të jemi i afërmi për këdo”. Transformon situatën fizike të afërsisë apo të largësisë, në një thirrje që kërkon lirinë dhe përgjegjësin personale. Ftesa e Jezusit është shumë e vështirë. Tjetri shpeshherë është pa zë, nuk ka as forcën për të kërkuar ndihmë. Por përsëri në këtë situatë është një thirrje, apel i fortë për çdo njeri. Jezusi i jep zë duke na ftuar të perceptojmë zërin e heshtur të atij që vuan dhe që ka nevojë për mbështetje. Shëmbëlltyra, pra na kujton se mund të ndërtojmë ekzistencën tonë vetëm nëse pranojmë “të dalim” nga vetvetja jonë, duke iu përkushtuar të tjerëve. Ekzistenca sipas konceptit Ungjillor është të shkosh drejt të ndryshmi dhe aftësi për të dalë nga rrethi i ngushtë i çdo egoizmi personal, të çdo grupit dhe të çdo kombi. Jetojmë për dashuri dhe duhet të ndërtojmë jetën përmes gjesteve të dashurisë. Ne sikurse samaritani kemi jetën e pasosur sepse në aktin e dashurisë takohemi me Jezusin, arsyen e vetme të shpëtimit tonë. Zoti është themeli i vetëm i kësaj thirrje ndaj dashurisë që vjen nga heshtja e tjetrit. E shpallim, e njohim dhe e duam në masën në të cilën pranojmë, shërbejmë dhe e duam të varfrin me gjithë forcat tona.
Thirrja: të ndërtosh Mbretërinë e Zotit.
Jezusi nuk u mjaftua vetëm duke na zbuluar kuptimin e jetës sonë dhe drejtimin që duhet të marrim për ta jetuar në mënyrën serioze dhe autentike. Në fjalët e tij, dhe mbi të gjitha me mësimin konkret me jetën e tij vendosi përpara nesh referimin kryesor të çdo thirrje të krishterë: Mbretërinë e Zotit. Ajo që zbuluam për Kishën ka të bëjë drejtpërsëdrejti me çdo të krishterë. Jezusi është njeriu i Mbretërisë së Zotit sepse e bëri çështjen e jetës “të plotë dhe të pafundme” për të gjithë (Gjn10,10), “perlën e çmuar” që për ta zotëruar duhet të jemi të gatshëm të shesim çdo gjë tjetër. (Mt 13, 45-46)
Mbretëria e Zotit është njohja e Sovranitetit të Zotit mbi çdo njeri dhe mbi gjithë historinë, deri në shpalljen që vetëm tek Zoti mund të kesh jetën dhe lumturinë. Por ky Zot, për të cilin shpallim mbretërinë absolute, është gjithçka për njeriu. Ai kërkon një të ardhme kuptimplotë për njeriu. Bën që jeta dhe lumturia e njeriut të jetë arsyeja dhe shprehja e “lavdisë” së tij. Njeriu e njeh si Zot kur pranon të promovojë jetën dhe shpresën. I vetëdijshëm që problemet e tij janë problemet e vetë Zotit, besimtari i nënshtron, i dorëzon atij “urinë” që ka për jetën dhe shpresën. Zoti i Jezusit është një Zot në të cilin mund të kesh besim të plotë. E vërtetojnë gjërat e mrekullueshme që ka bërë për popullin e tij dhe mbi të gjitha atë që ka bërë në Jezusin. Aty ku shfaqet ai, njeriu i mbretërisë, zhduket ankthi, frika për të jetuar dhe për të vdekur: rikthehet liria dhe gëzimi për të jetuar, në emër të Zotit. Fjalën e fundit bindëse e Mbretërisë të Zotit Jezus e tha në kryq, kur ia besoi Zotit ekzistencën e tij. Duke iu dorëzuar vdekjes në mënyrën që të gjithë të kemi jetën, Jezusi rigjeti jetën dhe shpresën për ne. I Ringjalluri është shenja përfundimtare është krejtësisht i dhënë pas jetës dhe lumturisë së njeriut. Qëllimi i Jezusit është jeta e plotë dhe me bollëk e njeriut në emër të Zotit: një njeri që ndihmohet të ecë me kokën lart, i aftë të jetojmë me gëzim në qytetin e të gjithëve, që i besohet Zotit në shpresën sepse vetëm tek Zoti mund të mos kemi më asnjë frikë nga vdekja. Detyra që Ati i ka besuar Jezusit, ai ia jep dishepujve të tij. Jezusi i thotë miqve të tij: “Sikurse Ati më dërgoi mua, ashtu unë iu dërgoi juve” (Gjn 20, 21). Hallkë pas hallke ndërtohet në zinxhir njerëzish, të përkushtuar për shpëtimin e botës. Dishepujt thërrasin të tjerë dhe i dërgojnë. Dhe kështu zinxhiri i të thirrurve zgjatet: dishepujt e rinj thërrasin të tjerë me po të njëjtin pasion me të cilën kanë pranuar ftesën e tyre dhe i dërgojmë edhe ata. Sot Jezusi dhe dishepujt e tij, besimtarët e orës së parë të Kishës, miqtë tanë dhe edukatorët tanë thërrasin ty edhe mua dhe na dërgojnë. Detyra që na është besuar është e njëjta që ka apasionuar ekzistencën e Jezusit: çështja e Jetës. Mbi këtë detyrë një i krishterë mat ekzistencën e tij. Jemi dhe ekzistojmë për të vazhduar t’i shërbejmë jetës. Ashtu siç bëri Jezusi.
Thirrja të veçanta për mbretërinë e Zotit.
Veprimtaria e Jezusit është mbretëria e Zotit. Duke medituar rreth stilit me të cilin realizoi mbretërinë e Zotit, zbulojmë më thellësisht kuptimin e jetës sonë: detyrat që na janë ngarkuar dhe stili me anë të të cilit mund t’i kryejmë. Në përgjithësi kur flasim për mbret dhe mbretëri menjëherë mendojmë për pasuri dhe persona që janë zotëruesit e këtyre gjërave (ose hiqen sikur janë). Në kohën e Jezusit ishte e njëjta gjë… mbase më keq. Jezusi në atë moment të jetës në të cilin nuk mund të bëhej shaka(shih Gjn 18), na tregon se ai është mbreti, por jo si të tjerët: mbretëria e tij nuk është si mbretëritë e tjera të kësaj toke. Ndryshimi është thelbësor. Ai është mbret sepse kërkon të na shërbejë duke dhënë jetën e tij si gjestin më të madh të dashurisë. Mbretëria e Jezusit është jeta e plotë dhe bollshme e çdo njeriu. Nuk është vetëm fitorja e jetës mbi vdekje. Është fitore në sajë të fuqisë e dashurisë së Zotit: dhe është një fitore e nxjerrë nga dashuria që di të dhurohet deri në vdekje. T’i përkushtohesh Mbretërisë së Zotit do të thotë t’i përkushtohesh jetës kundër vdekjes, duke thirrur Zotin dhe projektin e tij. Kur flitet për jetën nuk mund të përjashtojmë Zotin sikur çdo gjë të varej nga ne. Për fat të keq është shumë e lehtë ta harrojmë. Bëhemi mendjemëdhenj, plot me tundimin e gjithëfuqisë, duke rrezikuar seriozisht të zgjerojmë kufijtë e vdekjes. Për të shmangur këtë tundim të rrezikshëm dhe të tmerrshëm, duhet që dikush të vihet në shërbim të jetës me një guxim dhe një përkushtim, të aftë për të dëshmuar kërkesat e pashmangshme të Ungjillit. Për këtë arsye në Kishë ka persona zemërgjerë, që realizojnë një thirrje të veçantë. Nuk mund të bëhet një katalog zyrtar për këta njerëz të veçantë. Por disa thirrje janë të mbushura me përgjegjësi shumë të veçantë në logjikën e Mbretërisë së Zotit. Këto thirrje janë për shembull edukatorët dhe edukatoret, animatorët dhe animatoret e grupeve të të rinjve, katekistet dhe katekistët, ata kanë pranuar ftesën misterioze të Jezusit për ta ndjekur deri në fund: priftërinjtë, rregulltarë dhe rregulltaret. Këta njerëz janë një manifestim i veçantë i asaj që secili është i thirrur të realizojë. Janë një lloj manifestimi sakramental në Kishë dhe ashtu si Kisha në projektin shëlbues të Zotit edhe të logjikës me të cilën Jezusi po e realizon. Ata janë burra dhe gra të kohëve tona, të njëjtë me njerëzit e tjerë të rrënjosur në të shkuarën për të shpallur mrekullitë e Zotit për popullin e tij. Dhe lëshohen drejt së ardhmes duke e paraprirë në shenjat e vogla të jetës së përditshme për të dëshmuar rrënjët e shpresës sonë. Komuniteti (ai kishtar dhe në përgjithësi ai i njerëzve) i është mirënjohës këtyre vëllezërve dhe motrave, dhe i kërkon papushim Zotit të jetës që të ngjallë në shumë persona guximin dhe t’i të japë këmbënguljen dhe entuziazmin e atyre që janë të thirrur të ecin përmes këtij shtegu.
B. Dashuria për jetën: i përshpritëria e festës.
Përshpirtëria Rinore Saleziane “është një përshpirtëri feste”. Ajo vendos jetën në qendër të projektit të ekzistencës së krishterë sepse ka rizbuluar në jetën e përditshme stilin e vlerën e pranisë së Zotit. Duke shpallur fuqinë e Zotit që vepron tek Jezu Krishti në historinë personale dhe kolektive, kujdesi për jetën bëhet pak nga pak festë për jetën që bëhet e re dhe e shpëtuar. Gëzimi si mirënjohje e Zotit për jetën e ka mësuar Don Bosko dhe e kujton e gjithë historia saleziane. “Guxim dhe gjithmonë gëzim i madh, kjo është shenja e një zemre që do shumë Zotin” (let S. M. D. Mazzarello, 60). Kërkimi mbi Përshpirtërinë na e ka zbuluar si një nevojë besnikëria ndaj mishërimit. Mund të dëshirojmë që Zoti ka bërë të reja të gjitha gjërat tek Jezusi i kryqëzuar që jeta të triumfojë, vetëm nëse njohim shenjat e kësaj të vërtete të madhe edhe në lëmshin e shumë shenjave të vdekjes. Për këtë arsye si Jezusi i Nazaretit duam jetën, aspekte e saj të zakonshme, i pranojmë sfidat, pikëpyetjet, tensionet e rritjes, të mungesës të një të ardhmeje dhe të varfërive ndryshme: punojmë për të kapërcyer çdo dyfishësi të pranishme në jetën e përditshme, tharmojmë me dashuri çdo zgjedhje. Festa është në këtë mënyrë Ungjilli i jashtëzakonshëm i fitores përfundimtare të jetës mbi vdekjen edhe kur ndihemi të përfshirë në shijen e rëndë të vdekjes së përditshme.
C. Kryqi në festën e të krishterit
Festa nuk përjashton praninë e kryqit. E kemi rithënë shpesh sidomos kur thoshim me zë të lartë gëzimin e të zbuluarit të së drejtës për të dashur jetën dhe për të kërkuar lumturinë. Në festën dhe gëzimin që përshkon ekzistencën tonë kemi shumë arsye konkrete për të gjetur guximin për të mbjellë kryqin e Jezusit edhe në mesin e festës sonë. Duam të kujtojmë disa nga këto arsye në mënyrë që të ndërthurim mirë festën dhe kryqin në eksperiencën tonë shpirtërore.
Shërbimi ndaj vëllezërve.
Jemi njerëz të festës, jetojmë një përshpirtëri që i lë vend festës sepse besojmë në mbretërinë e Zotit i pranishëm në parcelat e ekzistencës sonë. Por nuk mund të konsumojmë festën tonë në mosangazhim dhe duke u shmangur, sepse jetojmë thellësisht të apasionuar pas Çështjes së Jezusit. Për këtë arsye festa jonë është një eksperiencë me një solidaritet të thellë me të gjithë njerëzit dhe është një thirrje për të përhapur jetën që të gjithë ta rikthehen gëzimit të festës. Në festën tonë kanë një rol të privilegjuar ata që normalisht janë të përjashtuar nga gëzimi për të jetuar. Të paktët që patën fatin ta shijojnë gëzimin e jetës, jetojmë pra festën si përgjegjësi për të fshirë pak nga pak çdo përjashtim. Kjo zgjedhje fut jetën e vështirë në ekzistencën tonë të përditshme. Ka shumë rezistencë brenda e jashtë nesh, që duhen kontrolluar dhe mposhtur. Dhe kjo kërkon guximin e vdekjes. Vetëm ai që e tërheq dashurinë e tij për jetën deri në kryq, mund të ndërtojë me të vërtetë një jetë të plotë dhe të kompletuar, për vete dhe për të tjerët. Jezusi mëson me të vërtet.
“Vdekja e brendshme, sakrifica” e të krishterit.
Jeta ajo që duam shumë dhe e duam të plotë dhe të bollshme për vete dhe për të tjerët , ka brenda vetes një kufizim të pakalueshëm. Jemi në njëfarë mënyre “të dënuar me vdekje”. Nuk ndjehemi të trishtuar nga ky dënim. Vdekja është mbi ne pikërisht sepse jemi gjallë. Eksperienca më e bukur, ajo e të qenit gjallë, mban brenda në fakt një shenjë të pashlyeshme të kryqit që e përshkon. Është e rëndësishme të mos ta harrojmë, që shtëpia e ndërtuar këtu poshtë është e mrekullueshme por është vetëm një tendë: shtëpia jonë e vërtetë është më tutje, në të përtejshmen e shkëlqyeshme e shtëpisë së Atit. Ndonjëherë vetë ekzistenca jonë na përball pamëshirshëm me vdekjen, me dhimbjen dhe me dëshpërimin. Nganjëherë vetë në zgjedhim ta provojmë vdekjen dhe kështu largohemi paksa nga gjërat e bukura që mbushin ekzistencën tonë. Nuk e bëjmë për përçmim . E bëjmë për një zgjedhje të motivuar dhe që reflektuar: serioziteti dhe rëndësia e “të mirave të parafundit” nuk mund të na bëjë të harrojmë faktin që janë të përkohshme në krahasim me ato përfundimtare. Ndalojmë për një moment t’i shijojmë, për t’u bërë shtegtarë në rrugën drejt eksperiencave më të mëdha. Në eksperiencën e krishterë kjo kërkesë është shpesh si një shprehi që nuk mund të ketë aspak lumturinë: “vdekja e brendshme, sakrifica”. Nuk impenjohemi në jetën e vështirë sepse preferojmë vdekjen ndaj jetës, ose më keq sepse na pëlqen që ta afrojmë pak përballjen me vdekjen. Matemi me vdekjen dhe largohemi nga gjërat për të jetuar si fitimtar edhe atë shkëputje me të cilën vdekja na dënon në mënyrë të paepur sepse duam të duam, të duam thellësisht jetën tonë, duam ta “zotërojmë” plotësisht. Dhe e bëjmë tonin deri në fund ftesën e Jezusit: “Nëse kokrra e grurit që bie në tokë nuk vdes, sigurisht nuk mund të jetojë. Nëse vdes, do të japë njëqind fish për një. “Ky është stili i Përshpirtërisë tonë. Kush e do jetën dhe e vendos në dispozicion t’ia dhuruar të tjerëve, në emër të Zotit, mbjell Kryqin në qendër të jetës së tij. Njeh pasionin e Zotit për jetën e të gjithëve dhe vetëshpallet i gatshëm, me fakte që të humbë jetën e vet si gjest sublim, angazhimi konkret dhe historik për jetën.
Detyrat e së përditshmes.
Një pjesë e rëndësishme e kësaj jete të vështirë është edhe angazhimi me të cilin realizojmë atë që Don Bosko quante “detyra e përditshme”. Përshpirtëria e vërtetë, na mëson Maria Mazzarello, “do të thotë të përmbushësh të gjithë detyrat kur duhet, si duhet dhe vetëm për dashurinë e Zotit”. Don Bosko ka insistuar shumë në detyrën e së përditshmes që duhet përmbushur me besnikëri dhe gëzim. Ka ditur të bashkojë,duke i shkrirë në një: detyrën dhe gëzimin, shenjtërinë dhe harenë. Ne sot përdorim fjalë të tjera. Parapëlqejmë të flasim për përgjegjësi profesionale, për angazhim social, për koherencë. Fjalët mund të ndryshojnë me siguri. Por nuk mund të heqim dorë nga thelbi por e thjeshtë ta bëjmë në një kohë si kjo e jona në të cilën fjalët e bukura mezi përkthehen në fakte ose adoptojmë edhe angazhimet më serioze me shijet tona subjektive. Nga pjesa “e detyrës së përditshme zbulojmë se thirrja për të dashur jetën tonë është një gjë shumë serioze: është një ftesë për të dashur jetën por jo vetën në disa momente ose kur e kemi të lehtë por gjithmonë, duke zbuluar që kjo jetë që duam është një thirrje për të shërbyer dhe për përgjegjësi. Jemi përballë një kërkese të vështirë që na detyron që të ulim ndjenjën e egoizmit dhe protagonizmit që kemi brenda nesh. Na çon konkretisht në kryqin e Jezusit dhe në një dimension të pashmangshëm të ekzistencës së krishterë. I krishteri duhet të japë dashuri të tjerëve duhet të shërbejë deri tek të qënit i gatshëm të “sakrifikoje” jetën që të tjerët ta kenë me shumicë, siç bëri Jezusi. Ky është kryq që me shumë guxim vendosim, mbjellim në qendër të ekzistencës sonë.
Falja.
Akti më i lartë i jetës së vështirë të të krishterit përcaktohet nga aftësia për të falur deri sa të ndërtojë bashkim aty ku më përpara kishte luftë dhe përçarje. Falja nuk është një veprim i kotë i atij që mbyll sytë përpara të keqes nga frika se mos po përfshihet tepër ose ai i rrezikshmi të atij që justifikon çdo gjë, për të çuar larjen e hesapeve në ditët që do të vinë. Falja e të krishterit është një gjest thellësisht i vetëdijshëm, që kush bën të keqen është më pak njeri se ai që e pëson: një gjest që e prish magjinë e së keqes duke ia thyer logjikën e hekurt të hakmarrjes. I krishteri fal për ta gozhduar të keqin në mëkatin e tij duke ia këputur krahët në mikpritje. Falja është aventura e kryqit të Jezusit: gjest i vetëdijshëm dhe i guximshëm që denoncon të keqen, lufton për ta kaluar atë duke u mbështetur tek shpresa që kryqi është fitorja e sigurtë e jetës mbi vdekje.
D. Një angazhim social dhe politik
Kush e do jetën dhe e do të plotë dhe të bollshme sikurse propozon projekti i Jezusit përballet çdo ditë me situata të vdekjes. Ata e shqetësojnë dhe e provokojnë. Për këtë arsye kërkon ilaçe të efektshme dhe lufton bashkë me të gjithë personat që kanë po të njëjtin pasion për jetën për të siguruar transformimet kulturore dhe strukturore të nevojshme, në solidaritet që përqafon, në radhë të parë atyre që ia kanë vjedhur jetën me dhunë.. Kjo kërkesë përshkon jetën e përditshme të çdo njeriu serioz. Për këtë ka të bëjë dhe me përvojën shpirtërore, na e kujton me forcë përshpirtëria rinore saleziane. Angazhimi social dhe politik nuk është një shtojcë e Përshpirtërisë së krishterë që mund të lexohet vetëm nga ndonjë person entuziast. Përkundrazi është një cilësi. Mund të ndryshojnë mënyrat, në masën e thirrjes personale dhe kolektive, detyra qëndron e vetme dhe e pashmangshme për cilindo që pranon Jezusin si Zot. Arsyeja e këtij pohimi qëndron në logjikën e Mbretërisë së Zotit dhe në referimin e tij në jetën e përditshme që “Përshpirtëria rinore saleziane” vë në qendër të çdo angazhimi të thirrjes së krishterë. Ashtu siç ndodh me të gjitha gjërat e rëndësishme nuk duhet vetëm të njihet vetëm urgjenca. Atij që do të jetojë seriozisht eksperiencën e vet shpirtërore edhe në angazhimin politik dhe social i kërkohet menjëherë nëse ekzistojnë dimensione speciale që shërbejnë për të kualifikuar dhe konkretizuar zgjedhjen e jetës së vet. “Përshpirtëria rinor saleziane” besnike ndaj jetës të Don Boskos propozon dy: një shpresë që mund të rezistojë edhe kur vështirësitë janë të mëdha dhe duket sikur nuk mund të realizohen dhe besimi në edukim. Këto dy mënyra të të vepruarit shprehin stilin e angazhimit tonë politik. Jetojmë në shoqëri të sinqertë me të gjithë ata që bashkëndajnë të njëjtin pasion për jetën. Por nuk mund të heqim dorë nga kontributi ynë, nga feja jonë për ta jetuar dhe gra dhe burra “shpirtërorë”.
Shpresa “mbi të gjitha”.
Bashkimi i të krishterit me njerëzit e angazhuar si ai për promovimin e jetës dhe konsolidimin e shpresës është shumë origjinal. Shpresa e tij në fe buron nga dëshmia e kryqit dhe nga një shpresë që rredh nga dëshmia e kryqit dhe nga një shpresë që shkon përtej çdo dijeje njerëzore. Dhe kjo e detyron që shpejt të marrë sjellje, të thotë fjalë dhe të bëj gjeste që janë vetëm të tij, që nuk mund më të kuptojë dhe të bashkëndajë kush udhëton vetëm mbi valët e logjikëve të zakonshme. Nuk është e lehtë të thuash cilët janë këto sjellje që e detyrojnë besimtarin nga vetmia në shoqëri. Sigurisht që të prek një faqe e ungjillit si kjo:
Kur arritën afër turmës, një burrë iu afrua dhe, duke u gjunjëzuar para tij, tha: “Zot, ki mëshirë për birin tim, sepse është epileptik dhe vuan shumë; shpesh ai bie në zjarr dhe shpesh në ujë. Tani unë e solla te dishepujt e tu, por ata nuk mundën ta shërojnë”. Dhe Jezusi duke u përgjigjur tha: “O brez që nuk beson dhe i çoroditur! Deri kur do të qëndroj midis jush? Deri kur do t’ju duroj? E sillni këtu tek unë”. Atëherë Jezusi e qortoi demonin dhe ky doli nga djali; dhe që nga ai çast djali u shërua. Atëherë dishepujt iu afruan Jezusit mënjanë dhe i thanë: “Përse ne nuk ishim në gjendje ta dëbonim?”. Dhe Jezusi u tha atyre: “Prej mosbesimit tuaj; sepse në të vërtetë, unë po ju them, se po të keni besim sa një kokërr sinapi, do t’i thoni këtij mali: “Zhvendosu nga këtu atje”, dhe ai do të zhvendoset; dhe asgjë nuk do të jetë e pamundshme për ju. (Mt 17, 14-20)
Bëhet fjalë për jetën: Ai djalë i shkretë, i sëmurë ishte, është sikur të kishte vdekur. Jezusi zemërohet me dishepujt e tij sepse i shikon të pafuqishëm dhe të dorëzuar përpara vdekjes. Nuk e duron dot fitoren e vdekjes mbi jetën. E di që nuk është e lehtë. Për këtë arsye kërkon të vendosë problemin në misterin e madh të Zotit. Këtu e pamundura bëhet menjëherë e mundur. Dhe jeta triumfon. Jezusi jo vetëm bëri dhe tha për të tjerët, por besoi në firon e jetës dhe në lirinë në emër të Atit edhe kur vdekja u shfaq dhunshëm në ekzistencën e tij. Si të gjithë ne ka vuajtur dhe qarë. Pastaj ka thirrur të gjithë fenë e tij. Dhe fitoi vdekjen në mënyrë të përfundimtare dhe për të gjithë ne. E pamundura u bë e mundur për atë, për shumë miq të tij, për ne sepse besuam tek jeta dhe ndërtuam në të përditshme, shenjat e premtimit të madh. Dishepujve të zhgënjyer Jezusi nuk i këshillon ndonjë ilaç magjik që vetëm të përzgjedhurit mund të zotëronin. Por kërkon atë pak fe që mund të lëvizë malet. Duket sikur thotë: nuk ka ilaçe më të mira për t’u shpikur, por kërkohet një përmirësim, duke kaluar nga ajo që shihet e konstatohet në misterin që është brenda. Vetëm në këtë nivel në mënyrë definitive dhe të sigurt fitorja e pamundur kundër vdekjes bëhet e mundur.
Besimi në edukim.
Dëshirojmë vazhdimisht ta bëjmë të prekshme idenë që triumfi i jetës mbi vdekjen, diçka e pamundur në logjikën mbizotëruese,bëhet e mundur në logjikën e të kryqëzuarit e ringjallur. Mënyrat që konkretisht e bëjmë të mundur këtë angazhim janë të shumta. Don Bosko na ka mësuar njërën veçanërisht: edukimi sipas mënyrës që ai dhe salezianët e parë e kanë quajtur “Sistemi parandalues”. Zgjedhja e edukimit përshkon të gjithë Përshpirtërinë si stil salezian për të realizuar një angazhim në çdo aspekt profesional. Ne që dëshirojmë të jetojmë një Përshpirtëri të angazhuar në shërbim të çështjes së Zotit në çështjen e njeriut, e kthejmë edukimin në pasion, stilin e prezencës sonë, instrumentin e privilegjuar të vepruarit tonë promovues. Përreth edukimit organizojmë fuqitë tona. Në emër të edukimit “Përshpirtëria rinore saleziane” i kërkon të gjithë njerëzve me vullnet të mirë dhe institucioneve publike një angazhim në promovim të njeriut dhe të një transformimi politik dhe kulturor. Duke zgjedhur të kemi shpresën tonë tek edukimi dimë të qëndrojmë besnikë Zotit sipas zemrës së Don Boskos dhe Madre Mazzarellos. Ashtu siç bëri edhe ai besojmë në efikasitetin e mjeteve të thjeshta për rigjenerimin personal dhe kolektiv dhe besojmë tek njeriu si objekt rigjenerimi.
E. Të lutesh për të shpallur dhe lëvduar
Të krishterët kanë një mënyrë të veçantë dhe origjinale për të treguar besimin e tyre: lutjen. Të gjithë njerëzit besimtarë luten. Lutja e krishterë bashkëndan këtë eksperiencë të përbashkët dhe e tejkalon në diçka që është tepër e veçantë. Në lutje njeriu i flet Zotit të tij dhe i kujton shqetësimet dhe dëshirat, ëndrrat dhe shpresat i sigurt për afërsinë e tij. I ngjan takimit me një mik të fuqishëm që ka mjetet dhe aftësinë të na ndihmojë. I krishteri nuk ka turp ta quajë në këtë mënyrë Zotin e tij. Vetë Jezusi na mësoi ta thërrisnim në këtë mënyrë. Por tek lutja i krishteri jeton edhe një eksperiencë të ndryshme. I flet Zotit duke u sforcuar të kuptojë në misterin e Zotit, eksperiencën e tij dhe historinë e njerëzve. Kundron i përfshirë në një dashuri që e mbështjell të tërin për të pasur të vërtetën. Nuk mund të thotë atë që ka zbuluar për veten me fjalë të zgjedhura me të cilat shprehet në ritmin e ekzistencës së përditshme por ka nevojë për fjalë të veshura me qetësi, për fjalë të thëna në shtjellën e dashurisë, në fantazinë e gjallë në të cilën u shprehën disa të shenjtër. Shpesh fjalët nuk mjaftojnë më dhe bëjmë tonat fjalët solemne dhe të rrepta të psalmeve, të liturgjisë, të etërve të fesë sonë. Duke u lutur besimtari i flet Zotit dhe flet për veten dhe për Zotin. Jeton në fe dhe tregon fenë e vet. Ne duam gjithnjë e më shumë të bëhemi burra e gra të lutjes. Por na pëlqen ta shprehim në stilin e të gjithë projektit të Përshpirtërisë që kemi zbuluar. Për këtë arsye edhe njëherë takojmë Don Boskon dhe Madre Mazzarellon. Ata kanë jetuar eksperiencën e lutjes me intensitet të madh dhe në një stil shumë të veçantë. Lutja e tyre e përvuajtur, besnike, apostolike, lidhte në mënyrë spontane lutjen me jetën. Ishte një lutje e ndriçuar nga fjala dhe e ushqyer nga misteret e fesë që bëhej lexim i së tashmes dhe thirrje. Për Madre Mazzarellon lutja duhet të zotëronte një karakteristikë thelbësore të bëhej me “ gjithë zemër” në mënyrë që të vendos atë vetë dhe të rejat “në zemrën e Zotit”. Për të dy shenjtërit tonë themelues ishte një lutje “që niste nga jetë dhe shkonte prapë drejt saj”. Don Bosko dhe Madre Mazzarello janë për ne një ftesë për ta vënë lutjen në qendër të ekzistencës sonë shpirtërore dhe të na mësojnë ta jetojmë në stilin salezian. Lutja e bërë në stilin salezian është lutja e të krishterit të mirë, të thjeshtë dhe popullor, që i hedh rrënjët e veta tek jeta dhe është i aftë të ndikojë tek jeta e përditshme, të shprehë kuptimin e festës dhe të përfshijë të rinjtë në gëzimin e takimit me Jezusin përmes eksperiencës së Shpirtit. E dimë që e gjithë jeta jonë është një lutje e madhe: varet nga mënyra me të cilën e jetojmë dhe nga pasioni për Mbretërinë e Hyji me të cilën e mbushim. Por kemi nevojë për çaste të veçanta lutjeje. I rikuperojmë në ritmin mbytës të ditëve tona sepse kemi nevojë për hapësira qetësie dhe paqeje në të cilat të shijojmë në mënyrë të plotë praninë e Zotit. Nuk e kuptojmë lutjen si diçka magjike. Shpesh përgjegjësitë janë të gjitha tonat dhe nuk duam t’ia adresojmë Zotit, duke pritur nga Ai atë që ne nuk angazhohemi ta realizojmë. Por e dimë që është një Atë i mirë që i jep bukën e përditshme bijve të vet dhe hedh shiun në arat e të mirëve dhe të këqijve. Për këtë arsye me besimin e fëmijëve në krahët e nënës i besojmë Zotit edhe projektet dhe ëndrrat tona. Ashtu siç kanë bërë shpeshherë Don Bosko, Madre Mazzarello, salezianët e parë dhe Bijat e para të Marisë Ndihmëtare lutemi “së bashku” të rinj dhe edukatorë në një bashkësi të madhe dashurie dhe angazhimi. Lutemi për njëri-tjetrin dhe lutemi me të tjerët. Dimë që Don Bosko donte që të gjithë të rinjët e tij të bëheshin apostuj të të rinjve të tjerë dhe i nxiste të luteshin për miqtë e tyre. Kjo është lutja që “Përshpirtëria rinore saleziane” shpall dhe kërkon. Disa aspekte janë me të vërtet të përbashkët për të gjithë të krishterët dhe jemi të lumtur ta vëmë në praktikë mbi të gjitha për ata vëllezër më të mirë se ne, që kanë bërë një ecje të gjatë në lutje. Por dimë që duhet të lutemi siç na kanë mësuar Don Bosko dhe Madre Mazzarello. Për këtë kërkojmë me gëzim dhe përgjegjësi një stil të veçantë për lutjen tonë: një dhuratë e vogël e jona në lutjen e Kishës.
F. Kundrues në të përditshmen
Kemi kuptuar me anë të fesë që jeta jonë dhe realiteti që na rrethon është e përshkuar nga një mister i thellë dhe intensiv, që formon dimensionin e saj të së vërtetës. Jetojmë të zhytur në Hyjin në vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit. Duhen sy të thellë dhe aftësi dëgjimi dhe meditimi për të gjetur kuptimin e realitetit përtej pamjes së jashtme. Kemi një nevojë për qetësi për të depërtuar te vetja jonë, për të kapërcyer mbresa, ndjenja dhe për të mbërritur tek misteri i Hyjit dhe e vetvetes. Kjo është ana e brendshme në eksperiencën e “ Përshpirtërisë rinore saleziane” hapësirën shumë intime dhe personale ku të gjithë zërat mund të kumbojnë, po ku çdonjërit i duhet të vendosë i vetëm e i varfër, i privuar nga të gjitha pasuritë që japin ngushëllim në vuajtjen që çdo vendim kërkon. Ballafaqimi dhe dialogu kërkohen si dhuratë e çmuar që rrjedh nga të qenit ndryshe. Vendimi dhe riformimi i personalitetit lindin në një hapësirë vetmie të brendshme që krijon, verifikon dhe e bën konkrete koherencën me zgjedhjet unifikuese të vetë ekzistencës. Ana e brendshme është vendi i shpirtit të Jezusit që flet nga heshtja dhe thërret për tek heshtja. Nuk është e lehtë. Për këtë kemi nevojë të ndihmojmë njëri-tjetrin në mënyrë reciproke me një aftësi të re që të na bëjë të aftë të sodisim realitetin nga misteri që kemi brenda. Të sodisësh do të thotë të depërtosh gjërat derisa t’i zotërosh plotësisht duke venë bashkë atë që shihet me atë qëndron e padukshme nga vështrimi e shpërqendruar dhe sipërfaqësor. Kundrimi nuk është një gjest i rezervuar për kohë të veçanta dhe nuk ka të bëjë me momente të veçanta. Ka të bëj me të gjithë jetën e njeriut sepse në të gjithë jetën Zoti është i pranishëm dhe duhet ta zbulojmë dhe ta takojmë. Kush kundron në të përditshmen kërkon një hapësirë më vete për t’iu afruar me Zotin. Kush bëhet soditës “i” së përditshmes, njeh sakramentalitetin e të gjithë jetës së vet. E kundruar, jeta është libri jonë, vendi në të cilin shohim Zotin, hapësira ku ndjekim Zotin. Duke e soditur, gjejmë një arsye më shumë për të pasur një pasion intensiv për këtë jetën tonë.
H. Përshpirtëria e bashkimit dhe bashkëpunimit
Kemi jetuar një eksperiencë bashkimi intensive, ndërsa hap pas hapi kemi ndërtuar dhe treguar historinë e “Përshpirtërisë rinore saleziane”. Ajo “ne-ja” për të cilën folëm në fillim të kësaj historie i ndërtuar nga një grup i Bijave të Marisë Ndihmëtare, Salezianevë dhe të rinjve që me gëzim pranuan të mblidhnin shumë element të shpërndarë në këto vite përreth temës së “Përshpirtërisë rinore saleziane” u bë një “ne” më shumë e gjerë. Urojmë që të gjithë atë që do të lexojnë këto faqe të zbulojnë me gëzim se bëjnë pjesë në atë “Ne” që prej Don Bosko-s dhe Madre Mazzarello-s zgjerohet deri sot dhe hidhet drejt së nesërmes. Cështja së cilës duam t’i shërbejmë është aq e madhe dhe angazhuese që vetëm duke zgjeruar rrethin e atyre që e pranojnë, mund t’i shërbejmë plotësisht. Don Bosko bëri
kështu, zbuloi që Hyji në mënyrë misterioze i kishte caktuar disa detyra shumë angazhuese për gëzimin, jetën dhe shpresën e të rinjve. Dhe e kuptoi menjëherë që nuk mund t’ia dilte mbanë vetëm. Dhe iu fut punës me guxim dhe fantazi për të kërkuar bashkëpunëtorët. “Do të ndihmosh Don Boskon?” pyeste personat tek të cilët mendonte se mund të kishte besim. Dhe nënkuptohej: “për të shpëtuar shpirtrat”, siç thoshte ai. Dhe Maria Mazzarello i pyeste shpesh të rejat që ishin në Mornese: Je e kënaqur që ndodhesh këtu? Do të pëlqente të qëndroje përgjithmonë?”. Shumë u përgjigjën po: të rinj dhe të rritur, burra dhe gra. Lindi një lëvizje që tanimë prek të gjithë cepat e tokës. Diçka na bashkon thellësisht: i njëjti pasion për jetën e të rinjve dhe për Zotin e kësaj jete. Na bashkon i njëjti projekt Përshpirtërie. Kur një grup salezianësh dhe Bijat e Marisë Ndihmëtare menduan ta rishikonin këtë projekt, për ta bërë më të gjallë dhe më tërheqës dhe sot, zbuluan menjëherë se eksperienca, e menduar për të tjerët, përfshinte menjëherë edhe vetë ata personalisht. Ranë barrierat tradicionale që ndanin të rritur e të rinj, edukator dhe të edukuar, salezian dhe Bijat e Marisë Ndihmëtare, grupet e ndryshme të familjes saleziane midis tyre. Salezianët dhe Bijat e Marisë Ndihmëtare eksperimentuan se ç’farë dhurate janë të rinjtë për edukatorët dhe edukatoret! Shumë të rinj kanë jetuar përgjegjësinë apostolike që çdo i ri ka për të rinjtë e tjerë. “Përshpirtëria rinore salezian” është një projekt Përshpirtërie që kërkon bashkëpunim dhe zgjon bashkim. Duke punuar, menduar dhe duke u lutur së bashku përreth një projekti “përshpirtërie rinore salezian” kemi zbuluar diçka akoma më të bukur sepse hynte direkt në ekzistencën tonë personale. Shpesh Përshpirtëria e krishterë është eksperimentuar si burim ndarjeje në jetë: midis të shenjtës dhe , profanes, midis dashurisë së Zotit dhe dashurisë për vëllezërit dhe dashurisë për vëllezërit tanë, midis momenteve të lutjes dhe kohës për punë, midis soditjes dhe veprimit…. “Përshpirtëria rinore saleziane” na rijep një propozim Përshpirtërie të një bashkimi të thellë. Aspektet që mund të konsiderohen si alternative janë në fakt faqet e të njëjtit realitet. Secila ka dinjitetin e vet dhe qëndrueshmëri speciale. Puna është punë dhe ecën sipas logjikës së saj. Lutja është diçka tjetër me ritme, modalitete dhe qëndrime të ndryshme. E megjithatë puna dhe lutja me të njëjtin intensitet janë vendi ku Zoti afrohet me ne dhe na thërret dhe vendi ku ne e pranojmë me entuziazmin e pjekur si bij. Në brendësi të punëve tona të vogla e të mëdha rigjejmë çeshtjën e Jezusit sepse rigjejmë prezencën e tij që na kërkon dhe na siguron njëkohësisht. E rizbulojmë kur arrijmë të lexojmë brenda nesh në vështrimin depërtues të fesë sonë. E njëjta praktikë e përfshirë në dritën e misterit që mban brenda merr tonalitete të ndryshme. Është një praktikë pune për ti bërë gjërat të reja nga ana e jetës dhe është momenti i një soditje të një pranie që tashmë po transformon nga vdekja drejt jetës të gjitha gjërat. I japim punës sonë arsyet, në vështirësitë e shkencës dhe dijeve tona: dhe shpallim në arsye të thellë dhe të dhuruar që mbështet shpresat tona të dobëta drejt një shprese pa kufij. Ky është një nga aspektet më të bukur të “Përshpirtërisë rinore saleziane” edhe pse na bën të zbulojmë që mënyra jonë e të jetuarit në Shpirtin e Jezusit është një eksperiencë e madhe e ecjes së bashku. Salezianët, Bijat e Marisë Ndihmëtare, të rinjtë laikë fokusuar në misionin edukative dhe apostolike… nuk kanë të njëjtat detyra, sepse duhet t’u përgjigjen thirrjeve të veçanta dhe të ndryshme. Por të gjithë kanë një projekt të përbashkët, e jetojmë në një stil thellësisht të bashkuar dhe me të njëjtin pasion të veçantë dhe të pandarë. “Përshpirtëria rinore saleziane” prodhon bashkimin tek ndryshimi: vendos bashkim mbi gjërat që kanë rëndësi me të vërtet.
Pyetje për të thelluar
1. Jezusi ka për qëllim mbretërinë e Hyjit cilat nga karakteristikat e saj. Kërkesat e saj janë të pranishme në jetën time personale dhe në ambientet që frekuentoj?
2. Në familjen saleziane ka thirrje të ndryshme cilat njeh, cili është roli yt? Si mund ta jetoj më mirë thirrjen time në këtë familje rregulltare? Si mund t’i ndihmoj të tjerët të ta zbulojnë e ta jetojnë?
3. Një autor thotë se shoqëria jonë fshihet nga vdekja sepse ka frikë. Duke bashkëpunuar me Jezusin në ndërtimin e mbretërisë së tij angazhohemi për një jetë më cilësore për vete dhe për të tjerët . Cilat aspekte të Përshpirtërisë saleziane mund të rrisim më tepër për të ndërtuar mbretërinë e Hyjit në të përditshmen.
4. Cila është lidhja mes përshpirtërisë së festës dhe Kryqit; vuajtjes dhe dhimbjes që janë të rëndësishme për përvojen e krishtere. Si mund t’i jetojmë këto aspekte në thellësi.
5. A të duket e rrezikshme të flasim për angazhim social – politik dhe përshpirtëri njëkohësisht ? Përse?
6. Cfarë do të thotë që PRS është një përshpirtëri që beson në edukimin , si mund të jem edukatorë në të përditshmen?
7. Si mund të më ndihmojë lutja:
– Për të unifikuar jetën time?rreth Krishtit?
– Për të kuptuar rëndësinë e së përditshmes
– Për të qenë më pjesëmarrës në bashkësinë ku jetoj
– Për të qenë i mëshirshëm?