Momente formimi

Kritere të ecjes së formimit të të rinjve në animacion në oratoret saleziane: BMN dhe SDB

Propozimi që vijon i referohet FxA të Inspektorisë Meridionale në vija të përgjithshme dhe përvojës së oratorit të Shkodrës në ndarjen e etapave:

Klasa IX-X = njohuri bazë dhe ecje grupi = miqtë e Don Boskos

Klasa X-XI-XII = Para-animatore niveli 1 dhe 2

Klasa XII- UNIVERSITARE = animatorë niveli 1 dhe 2

Ecja zgjat 5 vite. Për të kaluar nga një etapë e ecjes në tjetrën sugjerohet të përmbushen kriteret që vijojnë: Ballafaqim me profilin sipas grupit, merr pjesë në takimet lokale formuese FxA, jeton me përgjegjësi angazhimet ë që i ngarkohen gjatë vitit dhe në periudhën verore, merr pjesë në kampet formuese.

Të rinjtë që nuk bashkëndajnë besimin e krishterë janë të ftuar të marrin pjesë në ecjen formuese por do të quhen Bashkëpunëtorë të don Boskos dhe jo animatorë.

Animatori salezian është ai i ri ose e re që jeton shërbimin ndaj të vegjëlve si thirrje për të bashkëpunuar në ndërtimin e mbretërisë së Hyjit me stilin e veçantë të don Boskos.

1. Miqtë e don Boskos:

Adoleshentë në klasën e IX që marrin pjesë rregullisht në takimet formuese të moshës së tyre, tregojnë interes e marrin pjesë në jetën e aktivitetet e oratorit dhe japin kontributin e tyre kur u kërkohet.

2. Paraanimatori

Kushte paraprake të para-animatorit

  • Mosha minimale: 15-16 vjeç.
  • Jeton ne ecje edukative në grupin e bashkëmoshatarëve te oratorit
  • tregon ekuilibër psikologjik relativ të moshës
  • Është i gatshëm për lutje e në jetën e shenjtërisë
  • Tregon ndjenjë përkatësie në Orator
  • Shpreh bujari, optimizëm, gëzim dhe dëshirë për të shërbyer
  • Tregon sinqeritet dhe mban angazhimet që i përkasin moshës së vet.
  • Është i gatshëm në propozimet e formimit të shërbimit edukativ.
  • Ka një parapërgatitje me baze kulturore sipas standardeve të moshës.

PROFILI

Është një adoleshent/e që duke u nisur nga zgjedhja e vet për t’u bërë Para-animator:

  • angazhohet për të ndërtuar identitetin e vet,
  • fillon të vihet në shërbim të të tjerëve, në veçanti të të vegjëlve,
  • kujdeset për bashkëpunimin
  • zbulon thirrjen e një stili të jetesës: Përshpirtëria Rinore Saleziane në shërbim edukativ,
  • jeton pjesëmarrjen në Bashkësinë Edukative duke realizuar projektin edukativ të përbashkët.

3. Animatori

Kushtet paraprake për animatorin

Mosha minimale: 17- 18 vjeç

  • Jeton me gëzim dhe besueshmëri jetën e vet
  • Jeton qetësisht miqësinë me Krishtin
  • Jeton kuptimin e të bërit pjesë: famulli- orator
  • Kujdeset për lutjen, jetën shpirtërore dhe shenjtërimin
  • Kryen një rol në shërbimi në Bashkësinë edukative
  • Ndjek një ecje të formimit personal dhe në grup
  • Tregon ndjeshmëri edukative ndaj më të rinjve
  • Të ketë bërë ecjen si Paraanimator

PROFILI

Është një i ri që:

  • Ndërton identitetin e vet në brendësi të një procesi të vazhdueshëm të formimit personal dhe profesional
  • ndan kuptimin e jetës së tij, në takim me Zotin Jezus, deri në bashkëndarje me mundimet e jetës
  • kërkon dhe thellon arsyet e shërbimit në animim
  • i sqaron vetvetes modelin e shoqërisë dhe të Kishës që tenton t’i  shërbejë
  • angazhohet të dëshmojë vlerat njerëzore dhe ungjillore të cilat përjeton
  • ka për zemër “jetën të plotë dhe të bollshme” të të rinjve, e për këtë arsye bëhet edukator i Fesë
  • motivohet se përse bën pjesë në BEP (Bashkësia Edukative Pastorale) – BE (Bashkësia Edukative), Kishën lokale, në LRS, dhe pjesëmarrjes në Familjen Saleziane
  • Është në mes të të rinjve me stilin e Animimit duke u frymëzuar nga Sistemi Parandalues i Don Boskos dhe kujtesës së gjallë të Don Boskos dhe Nënës Mazzarellos
  • është i gatshëm ta shoqërojnë në ecjen e vet të pjekurimit personal dhe të përbashkët.
  • Qartëson thirrjen e vet në Kishë e në shoqëri, duke u nisur nga zgjedhja e animimit.