Kush jemi

Lindja e Institutit

Jemi një familje rregulltare, lindur nga zemra e Shën Gjon Boskos, dhe nga kreativiteti besnik i Shënjtes Maria Domenika Mazzarello. Don Bosko ka zgjedhur këtë emër për me: Bijat e Zojës Ndihmëtare, sepse na ka dashur si një monument të gjallë falënderimi ndaj Zojës.

Vendimi për të themeluar një Institut femëror në Torino në favor të vajzave, është bërë nga Don Bosko me kërkesë të disa personave; nga konstatimi i situatës së neglizhencës dhe varfërisë në të cilën gjendeshin shumë vajza; nga kontakti me Institute të ndryshme femërore; nga devocioni i thellë për Marinë; nga nxitja e Papa Piu IX i cili e inkurajoi drejtë kësaj rruge; nga përsëritja “e ëndrrave” dhe ngjarjet e jashtëzakonshme të treguara nga ai vetë.

Njëkohësisht në Morneze, në kodrat e Monferratos, e reja Maria Domenica Mazzarello ishte pjesëmarrëse e gjallë në një grup të rejash që i përkushtoheshin vajzave të vendit, me qëllimin për t’iu mësuar atyre një zanat, por sidomos me angazhimin për t’i drejtuar drejt jetës së krishterë.

Në distancë, dy sinjale nga e njëjta largësi dërgonin të njëjtin mesazh: duhet të krijohej edhe për vajzat ambienti edukativ që tashmë ekzistonte në Torino-Valdoko, në veprën e Don Boskos. Maria Domenika Mazzarello ishte bashkëthemeluese në krijimin dhe zhvillimin e Institutit të ri.

Në 5 gusht 1872 grupi i parë i vajzave të reja me në krye Maria Domenica Mazzarellon i thanë “PO-në” e tyre Virgjërës Mari për të qenë “Ndihmë” sidomos për të rejat.

“Për një dhuratë të Shpirtit Shenjt

dhe me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Marisë

Shën Gjon Bosko

ka themeluar Institutin tonë

si përgjigje Shëlbimi

ndaj pritshmërive të mëdha të të rinjve.

Don Bosko, i ka përçuar një pasuri shpirtërore

I frymëzuar nga dashuria e Krishtit, Bariut të Mirë,

dhe i dha një impuls të fortë misionar.”

(Kushtetuta FMA, n°1)

 

Instituti në Botë

Instituti ynë është një institut misionar, që u zgjerua shpejt në Itali, dhe jo më vonë se me 14 nëntor 1877 misionaret e para u nisën për një kontinent tjetër, në Uruguai. Instituti me një hov të madh u përhap në pese kontinente dhe aktualisht ka 81 Inspektori rregulltare në 94 shtete, me 1390 bashkësi dhe rreth 12775 motra. Jo më vonë se në 1907, motrat e misionare arritën dhe në Shqipëri.

Instituti në Shqipëri 

Historia e Motrave Saleziane fillon në Shkodër në vitin 1907, në muajin janar. Misionaret e para ishin të gjitha italiane dhe vepra që ata zhvilluan në Shkodër ishte e lidhur me konsullatën italiane dhe shoqatën ANSMI. Vepra e parë e hapur atë vit ishte jetimorja e cila më pas u bë edhe shkollë fillore. Në vitin 1908 u hap edhe azili i pleqve, dhe po në Shkodër, Spitali: “Princesha Jolanda”, 1914. Në vitin 1937 u hap edhe vepra e Kuçovës, Vojgurasit. Historia e pranisë së Institutit të Bijave të Marisë Ndihmëtare në Shqipëri është e ndarë në 5 periudha.

  1. 1907-1916 Themelimi i veprave deri në dëbimin nga Shqipëria prej Austro-hungarezëve
  2. 1919-1946 Rikthimi, konsolidimi dhe zgjerimi i veprës saleziane deri në dëbimin e misionareve dhe mbylljen e kuvendeve prej diktaturës komuniste.
  3. 1946-1991 Heshtja gjatë diktaturës në të cilën Instituti është i pranishëm nëpërmjet dy motrave Shqiptare, Motër Luceta Mhilli e Motër Maria Gjomarkaj
  4. 1991-1999 Rikthimi i motrave misionare: përgjigje ndaj urgjencave dhe kërkim i rrugëve për t’i shërbyer sa më mirë të rinjve.
  5. 1999- e sot Realizim i tri veprave: Qendrën Maria Mazzarello në Tiranë, Maria Ndihmëtare në Shkodër, Konsolidim i tyre si dhe hapjen e veprës së tretë në Tale.

Secila nga këto realitete ka lindur për të favorizuar rritjen njerëzore e shpirtërore të fëmijëve dhe të rinjve, duke u ofruar atyre kulture, formim, edukim formal dhe informal, duke ecur me hapin e kohës, duke iu përgjigjur sfidave dhe nevojave të rritjes integrale të fëmijëve, të të rinjve dhe familjeve të reja.