Historiku

Instituti i Bijave të Marisë Ndihmëtare në Shqipëri

1991-2011
20 vite të reja në Tokën Shqiptare, pas heshtjes së Diktaturës Komuniste

S’ka shumë që kemi festuar 100 vjetorin e Motrave Saleziane në Shqipëri, dhe për dikë mund të duket çudi të kremtojmë këto ditë 20 vjetorin.
Më lejoni me pak fjalë të përmbledh memorien e kësaj periudhe të gjatë për hir të kronologjisë, por më tepër për të theksuar faktin se që vepra të lulëzojë duhet të ketë rrënjë.
Historia e Motrave Saleziane fillon në Shkodër me 10 janar të vitit 1907. Misionaret e para ishin të gjitha italiane dhe vepra që ata zhvilluan në Shkodër ishte e lidhur konsullatën italiane dhe shoqatën ANSMI. Vepra e parë e hapur atë vit ishte jetimorja e cila më pas u bë edhe shkollë fillore. Në vitin 1908 u hap edhe azili i pleqve, si dhe po në Shkodër, Spitali: “Princesha Jolanda” 1914. Në vitin 1937 dhe vepra e Kuçovës.
Konteksti historik, sociokulturor dhe fetar: 1. Shqipëria në krizën e Perandorisë Osmane 2. Në kërkim të pamvarësisë 3. Formimi i ndërgjegjes kombëtare
Situata e Kishës në Shqipëri: 1. Kthimi në izlamizëm 2. Ripërtëritje e lehtë pas sinodës së 1703, Papa Klementi i XI 3. Mbështëtje e kishës nga propaganda Fide dhe Potektorati mbi kultin i Perandorisë austro hungareze, vemendje ndaj formimit të klerit vendas dhe inteligjencës shqiptare. 4. Prania e disa urdhërave regulltare dhe klerit Dioqezan vendas.

 Periudha:

  1. 1907-1916 Themelimi i veprave deri në Dëbimin nga Shqipëria prej Austro-hungarezëve.
  2. 1919-1946 Rikthimi, konsolidimi dhe zgjerimi i veprës saleziane deri në Dëbimi e misionareve dhe mbylljen e kuvendeve prej diktaturës komuniste.
  3. 1946-1991 Heshtja e diktaturës ku Instituti është i pranishëm nëpërmjet dy motrave Shqiptare Mt Luceta e Mt Maria.
  4. 1991-1999 Rikthimi i motrave misionare dhe përgjigje ndaj urgjencave dhe kërkim i rrugëve për t’i shërbyer sa më mirë të rinjve.
  5. 1999- sot Realizim i dy veprave: Qendren Maria Mazzarello në Tiranë, Maria Ndihmëtare në Shkodër, Konsolidim i tyre si dhe hapjen e veprës së tretë në Tale.

Kjo periudhe përveç konsolidimin e veprave bart edhe nje dinamizëm të përhershëm tipik i karizmës saleziane: shqetësimin për të njohur boten rinore, ndryshimet e saj dhe për ofruar përgjigje te reja adekuate, nevojave të rritjes shpirtërore dhe njerëzore të tyre.
Vështirësitë e dy periudhave janë trajtuar tashmë ne seminarin e muajit mars 2007 që u bë me rastin e 100 vjetorit të themelimit, në fakt qene të shumëllojshme, për vetë kontekstin politik historik social e kulturor që në atë kohë ndodhej Shqipëria.
Deri në vitin 1946 kjo vepër dha edhe frytet e veta te thirrjeve shqiptare edhe pse jo të numërta (pese qen motrat saleziane shqiptare të kësaj periudhe sr Martini Elisa)

  • sr Gjeloshi Elena
  • sr Martin Prenks Roza
  • sr Gjomarkaj Maria
  • sr Mhilli Lucia

Dhe një pjesë e madhe prej nesh ka pasur fatin të njohë unazën lidhëse të së shkuarës me të ardhmen që ishin motër Maria Gjomarkaj e Moter Luceta Mhilli.

Po e filloj këtë parashtrim me periudhën e pas komunizmit duke u munduar të sintetizoj hapat e kësaj pranie, por njëkohësisht e sigurt që nuk mund t’i shkëputem dëshmisë, duke qenë që kam pasur fatin të jem dëshmitare që në momentet e para te rikthimi të motrave saleziane në Shqipëri

1991-1999

21 dhjetor 1991 shënon ardhjen e motrave të reja misionare në Shkodër.
Mt. Lucieta e mt. Maria presin me gëzim tri misionaret para: Sr. Maria Rosa Boni, Sr. Elia Moratalla e Sr. Magdalena Cerovska

Gjendja:

  • Varfëri e madhe materiale, varfëri vlerash, marrëdhëniesh.
    Detyra urgjente;
  • të bashkëndajnë jetën e popullit
  • Të zbulojnë nevojat e thella
  • T’u përgjigjen konkretisht sipas stilit të Don Boskos e Maria Mazzarellos
    Karakteristika të bashkësive të reja misionare:
    • Internacionalitet
    • Përkushtim
    • Entuziazëm
    • Guxim

Instituti FMA

Instituti ynë në këtë periudhë gjendej në një hov të madh misionar me projektin e Afrikës por Realiteti i Evropës lindore me rënien e diktaturave qe një sfidë që u përballua me shumë përkushtim nga i gjithë institutit. Gjatë kësaj periudhe e madhe qe edhe vëmendja e institutit ndaj rihapjes së veprës në Shqipëri. Edhe pse që në fillim kjo vepër iu besua Inspektorisë Meridionale Sr Tereza Valse Pantelini, e cila ka shoqëruar e mbështetur gradualisht gjithnjë e më tepër misionin e motrave këtu në Shqipëri, sidomos në vitet e pra pranie e drejtpërdrejtë e eproreve madhore qe një mundësi e madhe për të bërë hapa sa më të sigurta në aktualizimin e veprave.
(në fakt këto janë karakteristikat e përgjithshme të krejt misionit të ri në Shqipëri pasi edhe themelimi i Tiranës ishte afër në kohë, dhe misionaret që shkuan atje kalojnë një periudhë në shtëpinë e Shkodrës)

SHKODRA

Urgjencat jetësore me të cilat përballej populli në ato vite, etja e madhe për Fjalën, i bën motrat të hidhen menjëherë në një aktivitet intensiv mes fëmijëve dhe të rinjve.
Pas përvojës së bërë, po atë vit në muajin gusht, me Salezianet e VIS, të rinjtë ishin tashmë në pritje të motrave edhe të salezianëve. Gëzimi më i madh i tyre që që ditët e para u afruan për të ndihmuar motrat ishte: ju nuk do të ikni, vërtet? Do të rrini me ne?.
Në muajt e parë të 1992, motrat bashkëpunojnë me Don Ndoc Nogën në Kishën e Zojës Rruzare ku ai kishte themeluar oratorin e Don Boskos. Pas disa muajsh oratori dhe aktivitete zhvendosen ne shkollën Dëshmorët e Prishtinës, dhe që nga 1993 në Ish konsullatën ku bashkë me salezianët për disa vite ofrojnë për të rinjtë:
katekizëm, orator të përditshëm, aktivitete shprehëse, asistencë familjeve të varfra, mësim në seminarin ndër-dioqezan, kurset profesionale, kontribut i ndjeshëm në Qendrën Katekistike Kombëtare.

Në horizont ëndrra për t’i dhënë një përgjigje më të plotë nevojave për vlera, për edukim dhe kulturë, fëmijëve dhe të rinjve. Kështu pas shumë përpjekjesh, kishin filluar në 1996-1997 ndërtimit të veprës aktuale: “Maria Ndihmëtare”, e cila ndërtohet me kontributi e krejt Institutit FMA
Në vitin 1999 lind qendra: “Maria Ndihmëtare”
Kopsht, shkollë fillore, 9 –vjeçare, kurset profesionale, orator Qendër Rinore, katekizëm, bashkëpunim me kishën lokale dhe me Dioqezën, alfabetizim në fshatra, konvikt.
Këkrimi i vullnesës së zotit dhe rrugëve të reja nuk mbaron, ndaj në 2004, hapet Gjimnazi “Maria”.
Në vazhdim hapje ndaj nevojave të të rinjve më të varfër si dhe përçimit të një metodoligje e vizioni të ri për edukimin e te rinjve e fëmijëve me kurset profesionale, gjithmonë në evolim për t’iu përgjigjur nevojave.
Gjatë këtyre viteve gjithashtu motrat japin një kontribut në Baritimin Rinor Dioqezan, në Komisionin Katekistik Dioqezan, në Komision Kombëtare të Edukimit katolik.
Nga ky vit (2011) oratori dhe qendra rinore janë bashkuar në atë të etërve salezianë për të përqendruar forcat dhe për t’u ofruar të rinjve mundësi pjesëmarrjeje dhe rritjeje në fe.

TIRANA

Instiuti BMN në Tiranë, momentet kryesore (spedicioni i dytë)

1992 Hapja e shtëpisë së parë 1 dhjetor 1992
Misionaret e Para motër Carla Meschini, Motër Ausilia Principato, motër Filomena Argjese. Edhe këtu pasi marrin një shtëpi me qera fillojnë menjëherë aktivitetin me oratorin dhe qendrën rinore dhe pas një muaji edhe me kurset profesionale.
Përgjigja dhe etja e të rinjve për Zotin është shumë e madhe. Në krahasim me veprën e Shkodrës, kjo e Tiranës është e shënuar me një mision më të qartë që nga fillimi: ndërtimi i një qendre sociale në bashkëpunim me etërit salezianë. Ndërkohë që bëhen kërkimet e terrenit e më pas ndërtimit të Qendrës së ardhshme Don Bosko në vitet 1993-1995, motrat nuk rrinë duar kryq. Banojnë në qendër të Tiranës dhe ofrojnë menjëherë: kurse profesionale, orator të përditshëm, katekezë, aktivitet në periferinë e Tiranës në Laprakë së bashku me etërit salezianë
1995 fillon puna konstante në Qendrën profesionale don Bosko në Laprakë: kurset profesionale të shumë specialiteteve, orator dhe qendër rinore, apostullim në zonën ku do të lindë famullia e ardhshme: “Maria Ndihmëtare” si dhe në zonat rreth Laprakës si Breg lumasi.
U pa e arsyeshme në vitin 1998 të rishikohet qëllimi i kësaj vepre së bashku me etërit, ndaj u mendua largimi i motrave nga qendra Don Bosko dhe u fillua ndërtimit të qendrës së re “Maria Mazzarello” në një zonë tjetër të Tiranës.
1999 bashkësia FMA fillon veprën e re në Qendrën: “Maria Mazzarello” në Tiranën e re:
Kurset profesionale, qendra Ditore, oratori dhe qendra rinore, konvikti, aktivitete baritore, bashkëpunim në baritimin Dioqezan dhe në Qendrën Don Bosko, por edhe në tri famullitë e tjera të Tiranës për katekezë dhe animacion liturgjik.

Nga viti 2004 kjo bashkësi zgjeron horizontin e saj edhe në Tale (Lezhë) me aktivitete promocionale, katekizëm, orator dhe bashkëpunim në shkollën e zonës deri në vitin 2009, vit që shënon edhe themelimin e veprës së tretë në Shqipëri. (Për këtë vepër do të flas në vijim)
Në Tiranë gjatë viteve ka vazhduar reflektimi ndaj nevojave dhe urgjencave të këtij qyteti plot me të rinj dhe me probleme mjaft të mprehta sociale. Duke gjetur shpesh përgjigje elastike dhe të guximshme. Në dy vitet e fundit është parë e arsyeshme mbyllja e kurseve profesionale dhe konsolidimi dhe kthimi në kopsht i qendrës ditore, gjithashtu është bërë e qartë nevoja për të mbështetur vajzat studente në një kontekst socio- kulturor si Tirana, Ndaj edhe konvikti me kalimin e viteve është kthyer në një studentat. Gjithashtu bashkësia përqafon shumë fëmijë në aktivitete oratoriane, aktivitete rekreative edhe në periferitë e qytetit, vizitë familjeve të varfra.

TALJA

Siç e thashë edhe më sipër në vitin 2009 Insituti i ynë hap në Tale më në fund një vëpër të re Qendrën Laura Vikuna. Në bashkëpunim me etërit Rogacionistë dhe në ambientet e tyre fillimisht, motrat ofrojnë aktivitete të kohës së lirë, katekizëm qendër ditore për fëmijët parashkollor dhe kurse promocionale për vajzat dhe nënat e reja të zonës së Tales. Ndërkohë afër këtyre ambienteve po ndërtohet vepra e re në terrenin e Instituti në të cilën së shpejti do të inaugurohet një qendër për aktivitete promocionale për gratë dhe vajzat, oratori dhe qendra rinore, kopshti.
Nga 1991 e sfida të së përditshmes

  • Rrugë e gjatë plot me vështirësi
  • Inkulturim
  • Boshllëku i vlerave
  • Mungesa e sigurive institucionale
  • Varfëria materiale
  • Vështirësitë burokratike
  • Sfida të reja të edukimit të plotë të të rinjve

Momente të vështira në periudhën post komuniste:
1997 Shqipëri në prag të luftës civile
1999 emergjenca e refugjatëve të Kosovës
Nga 1991 e sot arritje
Rrugë e gjatë … E mbushur me Praninë e Zotit, gëzimet e punës apostolike dhe edukative:

  • Rritja e brezave të rinj me vlera të shëndosha të themeluar mbi Ungjillin,
  • Përgatitja e tyre për jetën, Lumturia e tyre dhe shpresa e themeluar që do të japin një kontribut në Kishën dhe shoqërinë e sotme dhe të ardhme
  • Momente reflektimi bashkëndarje të finaliteteve të veprave tona këtu… ballafaqime mes bashkësive fma bashkëpunim me etërit salezianë dhe kërkimi i rrugëve për të përqafuar sa më shumë të rinj dhe për t’i ofruar atyre Krishtin dhe përgjigje të kualifikuara nevojave të tyre jetësore dhe kulturore.
  • Bashkëpunim gjithmonë e më i gjerë me laikët tashmë edhe pjesëmarrës të FS

Janë sinjalet e vogla se karizma saleziane po fillon të nxjerrë filizin e saj… pasi rrënjët i ka siguruar në gëzimet, sakrificat e vuajtjet e më tepër 100 viteve.

E ardhmja
Nga viti 1996 motra të reja shqiptare i shtohen radhës së misionareve
1996 – Motër Teuta,
1997 – Motër Roza,
2009 – Motër Mimoza,
2010 – Motër Malvina,
2010 – Motër Jolanda,
2012 – Motër Violeta,
2013 – Motër Mirela,
2015 – Motër Eva,

Shumë motra misionare të tjera pas 6 misionareve të para, kanë dhënë e po japin një kontribut të vyer përkohshëm ose të gjatë në këto vite.
1995 -2009 Motër Carolina Costabile,
1996 – tani Motër Angela Lopardo,
1997 – tani Motër Michaela Kubicova,
2000 – 2002 Motër Francesca Caggiano
2000 – 2014 Motër Maddalena Guraino ,
2000 – tani Motër Isabel Aguilar,
2000 – 2005 Motër Luisa Coppola
2002 – tani Motër Edvige Carocari ,
2006 – 2007 Motër Maria Rizzo
2007 – 2012  Motër Nelida Lopez
2009 – 2010 Motër Helen
2010 – 2011 Motër Immacolat Milizia
2014 – 2015 Motër Anna Serfin
2016- tani Motër Carmela Gàlves Arroyo

Duke ruajtur Gjithmonë ndër bashkësitë tona pasurinë e internacionalitetit
Një ecje gjithmonë në kërkim…
për të dëgjuar Zotin dhe nevojat e rinisë shqiptare, për të dhënë përgjigje të reja… së bashku me krejt familjen saleziane që tashmë është rritur dhe po bëhet gjithnjë e më propozitive në strategjitë e reja që dëshirojmë të ndërmarrim, që shumë të rinj e të reja të njohin gëzimin e vërtetë të jetës: Krishtin!