HISTORIKU
Lëvizja Rinore Saleziane (LRS) është një propozim edukues i të rinjve për të rinjtë, pjekur gati një shekull më parë, në fushën e Familjes Saleziane, që jeton në Italinë e Jugore, falë punës edukuese të Salezianëve – SDB dhe Bijave të Marisë Ndihmëtare-BMN.
LRS-ja e bën konkrete dhe të dukshme bashkimin ndërmjet grupeve të ndryshme, shoqatave, bashkimeve rinore të ambjenteve të ndryshme edukuese që bashkëndajnë dhe jetojnë Përshpirtërinë Rinore Saleziane (PRSH).
IDENTITETI DHE DETYRAT
Lëvizja Rinore Saleziane është e hapur për të gjithë të rinjtë e ambienteve salezianë, por jo vetëm, të cilët, së bashku me SDB, FMA, Salezianë Kooperatorë, Ish nxënës\e, përfshihen në një ecje edukuese-formuese njerëzore dhe të krishterë.
Niveli vendor
- Të nxitet njohja dhe përkatësia e përshkallëzuar e Lëvizjes nëpërmjet:
- Frekuentimi i ambientit
- Pjesëmarrja në nismat e ndryshme
- Vetëdija gjithnjë e në rritje
- Bashkëndarja e idealeve
- Protagonismi dhe përgjegjësia\bashkëpërgjegjësia
- Angazhimi i animimit dhe shërbimi me stilin e “të rinjve për të rinjtë”.
- Identifikimi në LRS i të gjitha aktiviteteve dhe nismave, shprehje e PRS (Përshpirtëria Rinore Saleziane)
- Të ndërgjegjësohet FS (Familja Saleziane) në të ndjerit pjesë përbërëse e LRS-së
Të emërohen, nëpërmjet organit të pjesëmarrjes së Bashkësisë Edukuese Baritore (CEP)\Bashkësisë Edukuese (CE), 1 ose 2 të rinj të ambienteve të ndryshme edukuese, që t’i përfaqësojmë në konsultën kombëtare LRS dhe të lehtësojnë pjesëmarrjen dhe praninë e tyre konkrete.
- Të nxitet nga delegati\tët vend LRS, në bashkëpunim me përgjegjësit përkatës, një rrjet komunikimi brenda ambientit.
Të gjitha grupet rinore dhe shoqatat, që vetnjihen në përshpirtërinë dhe në pedagogjinë saleziane, ndonëse ruajnë autonominë e vet, janë LRS.
- Momente formimi
- Ushtrime Shpirtërore
- Festa
- Grupi i Thirrjeve