QAFS

Qëllimi:

QAFS-i ka të njëjtat qëllime institucionale me ato të Institutit të Bijave të Marisë Ndihmëtare me seli në Itali, i cili ka nxitur dhe mbështetur krijimin e tij. Në përputhje me shpirtin dhe metodat e themeluesit Shën Gjon Bosko dhe Shenjtës Maria Mazzarello që kanë themeluar Institutin e Bijave të Marisë Ndihmëtare. QAFS-i i ka vënë vetës qëllime të realizojë këto qëllime specifike
•    Të koordinojë në fushë kombëtare aktivitetin kulturor, formues, edukues, argëtues, mbështetës e social në të gjithë format që i përgjigjën nevojave të veçanta të kohërave e të vendeve ku punojnë Bijat e Marisë Ndihmëtare;
•    Nxitjen dhe inkurajimin e iniciativave të studimit, të kërkimit, të eksperimentimit në lidhje me problemet që kanë të bëjnë direkt me orientimin dhe me formimin profesional, edhe në bashkëpunim me organizata të tjera;
•    Të kujdesohet për formimin dhe trajnimin e personelit mësimdhënës në shkollar e çdo niveli e lloji dhe në Qendrat e Formimit Profesional’
•    të nxisë iniciativat për orientimin profesional e shkollor;
•    Do të mundësojë, në mënyrë ndihmëse e krejtësisht organike arritjen e qëllimeve institucionale të thëna më sipër, zhvillimin direkt ose të aktiviteteve të sipërpërmendura.

Fusha e Veprimtarisë

QAFS ndërhyn në favor të të rejave të shtresave popullore, të cilitdo besimi fetar në fushën civile, morale e shpirtërore me aktivitet e sipërpërmendura. Mund të ndërhyjë, me gjykimin e vet të prerë, edhe në favor të institucioneve të bashkëlidhura me Institutin e Bijave të Marisë Ndihmëtare.