Domenik Savio lindi më 2 prill 1842 në Shën Gjon të Rivës, pranë Kierit (Torino-Itali). Në moshën 12 vjeç Don Bosko e pranon në Oratorin e tij dhe Domeniku i kërkon ta ndihmojë “të bëhet shenjt”. I butë, i kthjellët dhe i gëzuar, angazhohej shumë në detyrat e tij si nxënës dhe në ndihmesën e shokëve të tij duke u bërë atyre Katekizëm, duke u qëndruar afër të sëmurëve, duke pajtuar ata që ngatërroheshin…
Shumë besnik ndaj programit të vet të punës, i mbështetur nga një pjesëmarrje e dendur në Meshën Shenjte, gati ditë për ditë, në marrjen e sakramentit të rrëfimit çdo javë, si dhe nga përshpirtëria bijësore ndaj Marisë, u mbush nga Zoti me dhurata dhe karizma të shumta.
Më 8 dhjetor 1854, Domeniku iu kushtua Marisë dhe filloi të përparonte shpejt në shenjtëri. Më 1856 themeloi me miqtë e vet “Shoqërinë e të Papërlyerës” për një veprim apostolic në grup. Vdiq në Mondoni më 9 mars 1857. Trupi i tij nderohet në Bazilikën e Marisë Ndihmëtare në Torino.
Papa Piu XI e ka përkufizuar: “Gjigand i vogël, përkundrazi gjigand i madh i shpirtit. Është mbrojtësi i korit të fëmijëve.