Ylberi në natyrë dhe në Shkrimin e Shenjtë
Ylberi, ky fenomen natyror mahnitës është një prej simboleve Biblike që evokon Besëlidhjen e Zotit me Njeriun. Shfaqet aty pas përmbytjes universale për të shënuar fundin e periudhës së përmbytjes dhe fillimin e një krijimi të ri. Dëshmon paqen e rithemeluar mes Zotit, Krijimit dhe Krijesave.
“Kjo është shenja e një besëlidhjeje që unë vë mes meje dhe jush dhe çdo qenieje të gjallë që është me ju… po vendos harkun tim mbi re, shenjë e besëlidhjes mes meje dhe tokës » (Zn 9,12-13).
Ndër shekuj ky simbol ka gjetur vendin e vet në artin pamor dhe veçanërisht në artin e shenjtë gjithmonë si një evokim i besëlidhjes së Zotit me njeriun dhe si shenjë e një kufiri që Ai i vë vetes duke treguar në këtë mënyrë mëshirën ndaj njeriut pra Zoti kujton premtimin e vet. Ne ikonografinë paleokristiane dhe bizantine shfaqet shpesh kjo shenjë kozmike paqeje dhe besëlidhje, duke u bërë kështu simbol i hirit të dashurisë së Hyjit. (Imzot Ravazi)
Ylberi në kultura të ndryshme
Po ashtu në shumë kultura ylberi konsiderohet si urë mes Qiellit dhe tokës pra një lloj dialogu të hyjnisë me njeriun, që Bibla e quan “Besëlidhje”
Pigmejtë e Afrikës për shembull besojnë se Zoti zbulon dëshirën e vet për të hyrë në marrëdhenie me njerëzit nëpërmjet ylberit. Sapo ky shfaqet në qiell, ata marrin harkun, e drejtojnë nga qielli dhe këndojnë “Ti ke mposhtur nën vete, o fitues i betejës, bubullimën që shungullon” , litania mbyllet me një thirrje që i drejtohet ylberit që ky të ndërhyjë tek qenia e epërme qiellore që të mos bubullijë më, që të mos të dërgojë ujëra të dhunshme, të mos zemërohet me njerëzit dhe të mos i vrasë. Pra edhe tregimi Biblik ndjek një arketip të përbashkët me shuma kultura. Imzot G. Ravazi
Ylberi në flamurin e Paqes
U realizua në 1958 nga Gerald Holtom, një disainer profesionist i Royal College of Art në Britaninë e madhe. Ky simbol ka mbetur akoma sot i lidhur ekskluzivisht me protestat kundër përhapjes së armëve nukleare dhe me lëvizjen pacifiste.
Në fakt që në vitin 1913 në konferencën e 20 për paqen që u zhvillua në Hagë u përdor flamuri botëor i paqes. World Peace Flag, me ylberin me 7 ngjyra dhe me tokën në sfond në një qiell me yje. Ideimi i saj ishte i James Van Kirk një pastor Metodist në Youngstoën USA
Versioni më i njohur i këtij flamuri të paqes me ylberin është i përbërë nga 7 shirita horizontal nga lart poshtë: Vjollce, Blu, e kaltër, e gjelbër, e verdhe, portokall dhe e kuqe në mes të të cilit gjendet fjala Paqe. Këtu ngjyrat e ndryshme simbolizojnë ndryshueshmërinë e qenies njerëzore që bashkohet nga vëllazëria e popujve, pra fryt i paqes. Në origjinë në vend të shkrimit PAQE ishte imazhi i një pëllumbi të bardhë me firmën e Pablo Picasso-s.
Ndryshimet mes flamurit te Paqes dhe atij te komunitetit LGBTQ+
Komuniteti LGBTQ+ po ashtu përdor një flamur të ngjashëm me këtë të paqes. Në të dukur edhe mund të ngatërrohen, por në fakt flamuri i këtij komuniteti ka kryesisht 6 ngjyra në të cilin mungon e kaltra.
Ky flamur i përdorur për herë të parë në vitin 1978 në San Francisco nga artisti Gilbert Baker. Në fillim kishte 8 ngjyra secili i lidhur me simbologjinë e New Age. Në vijim pasi ngjyra rozë nuk gjendej kollaj iu ul numri i ngjyrave në 7 pastaj në 6 ngjyra, ku vendosja e ngjyrave fillon me vjollcën nga poshtë dhe mbaron me të kuqen lart ndërsa në Flamurin e Paqes, ngjyra vjollcë është lart. Sot ky flamur përdoret edhe bashkë me simbole të tjera për të identifikuar këtë komunitet, sikurse edhe ne variante te ndryshme të shiritave shumëngjyrësh.