Wemmicks
31/05/2016
Udha E Kryqit ne Kalvar me Jezusin
31/05/2016

TË NDALURIT E  I – JEZUSIN E DËNOJNË ME VDEKJE.

 

Të adhurojmë o Krisht e të bekojmë sepse me kryqin tënd të shenjtë  e shpërbleve botën mbarë.

 

Na fal o Zot Jezus në qoftë se shpesh herë nuk i pranojmë sakrificat, përvujtërimet që na bëjnë të tjerët, shërbimet. Na fal në qoftë se nuk dimë të lutemi për ata persona që na trajtojnë keq, dhe që pretendojmë të jemi ndryshe nga ti. Amen.

 

  • Maria, Nënë që na përcjellë në shpëtim

Hapja zemrën tonë Krishtit.

  • Nënë që merr pjesë në vuajtjet tona

Hapja zemrën tonë Krishtit.

  • Nënë që na ndihmon në provat e jetës

Hapja zemrën tonë Krishtit.

 

TË NDALURIT E II– JEZUSI NGARKOHET ME KRYQ.

 

Të adhurojmë o Krisht e të bekojmë sepse me  kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.

 

Na e jep o Jezus një jetë të ndershme dhe me plot guxim.

Bëj që mos të na vijë turp që të njohim përpara tjerve si Zot, e bëj që të pranojmë me gëzim gjërat dhe impenjimet e fesë. Amen

 

  • Maria, gruaja e Po-së

Bëj që asgjë të mos na shqetësojë e të mos na tronditë

  • Grua e fortë në dhimbje

Bëj që asgjë të mos na shqetësoj  e të mos na tronditë

  • Grua e re e mësuese e jetës

Bëj që asgjë të mos na shqetësoj e të mos na tronditë

 

TË NDALURIT E III – JEZUSI RRËZOHET PËR TË PARËN HERË.

 

Të adhurojmë o Krisht e të bekojmë sepse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.

 

Na mbush o Zot Jezus, me shpirtin e dashurisë tënde, që të mund të ngushllojmë ata që qajnë. Fale o Zot indiferencen tonë, ngurtësinë e zemrës, mosimpenjimin tonë . Na bëj të aftë që tu komunikojmë të tjerëve shpresën.

  • Maria, ngushëllimi i të gjith atyre që kanë qënë të braktisur nga të tjerët

Shëndoshe zemrën tonë

  • Maria, shpresa e të gjith atyre që kanë qënë të shtypur dhe të pambrojtur

Shëndoshe zemrën tonë

  • Maria, shpresa e të varfërve

Shëndoshe zemrën tonë.

TË NDALURIT E IV – JEZUSI TAKON NËNEN E VET ZOJËN E BEKUAR.

Të adhurojmë o Krisht e të bekojmë sepse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.

Maria, gjithmonë e pranishme në momentin e provës, bëj që të jemi të kujdesshëm në vuajtjet e vëllezërve tanë, dhe drejtoj hapat tonë drejt atij që vuan. Hape zemrën tonë që të dimë të pranojmë  të tjerët.

  • Nëna e Kishës që vuan dhe shpreson

Shëndrite zemrën tonë

–   Nëna e Krishtit të vuajtur dhe të madhërueshëm

Shëndrite zemrën tonë

–   Nëna e Zotit dhe e gjith njerzimit

Shëndrite zemrën tonë

 

TË NDALURIT E V – CIRINEU E NDIHMON JEZUSIN NË MBARTJEN E KRYQIT.

Të adhurojmë o Krisht e të bekojmë sepse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.

O Zot hape zemrën tonë, që të mund të jemi një dëshmi dashurie afër vëllezërve tanë në mënyrë të veçantë afër atyre që vuajnë dhe janë të dobët.

Bëj që shpirti yt të na ndihmojë që të rritemi sa më shumë shpirtërisht. Amen.

  • Nënë, ti e bashkuar në veprën e shpëtimtarit

Në bëj të mëshirshëm

–   Nënë, ti e bashkuar në vuajtjet e birit tënd

Në bëj të mëshirshëm

–   Nënë, ti e mëshirës dhe e faljes

Në bëj të mëshirshëm

 

TË NDALURIT E VI – VERONIKA IA FSHIN FËTYRËN JEZUSIT

Të adhurojmë o Krisht e të bekojmë sepse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.

 

Zot Jezus na i pastro sytë tanë, që të mund ta zbulojmë fëtyrën tënde tek vëllezërit tanë, dhe me jetën tonë të ndershme dhe të pastër të mund ta lartësojmë emrin tënd ndër ne. Na bëj të fortë e të matur kur flasim, të urtë e të guximshëm, në mënyrë që zemra jonë të drejtohet vetëm kah ti o Zot.Amen.

 

  • Maria, ti nënë e dashurisë dhe e ledhatimit

Na bashko me vuajtjet e Krishtit

–   Nënë, ti e mirësisë dhe e ngushëllimit

Na bashko me vuajtjet e Krishtit

–   Nënë, ti e shpresës dhe e gëzimit

Na bashko me vuajtjet e Krishtit

 

TË NDALURIT E VII – JEZUSI RRËZOHET PËR TË DYTËN HERË.

 

Të adhurojmë o Krisht e të bekojmë sepse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.

 

Na mbaj o Zot Jezus, me forcën tënde, në mënyrë që të mund të durojmë me qetësi  kundërshtimet, ti flasim me ëmbëlsi atyre personave që na kundërshtojnë.

Na bën të përvuajtur, të butë, të gatshëm në bashkpunim, thellësisht të mirë përbadhë provokimeve. Amen

  • Maria, ti besimi i atyre që shpresojnë në ty

Bëje të mirë zemrën tonë

  • Maria, ti forca e atyre që besojnë në ty

Bëje të mirë zemrën tonë

  • Maria, ti shpëtimi i atyre që strehohen tek ti

TË NDALURIT E VIII – JEZUSI TAKON GRATË

Të adhurojmë o Krisht e të bekojmë sepse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.

Bëj o  Zot Jezus që në ne të mbizotërojë forca e shpirtit tënd, në mënyrë që jeta jonë e mbushur me dritën e fjalës tënde të jetë një ecje e përditshme në dashuri, të na transformojë në apostuj, profet e dëshmitarë të mbretërisë tënde. Amen.

  • Maria, ti gruaja që ke besuar në lajmërimin e ëngjëllit

Na mëso që të bëjmë gjithçka që Jezusi na thot

–   Gruaja, ti që e ke pranuar Zotin

Na mëso që të bëjmë gjithçka që Jezusi na thot

–   Gruaja, ti që nuk ke dyshuar tek Zoti

Na mëso që të bëjmë gjithçka që Jezusi na thot

TË NDALURIT E IX – JEZUSI RRËZOHET PËR TË TRETËN HERË

Të adhurojmë o Krisht e të bekojmë sepse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.

Jezus, mbaje të gjallë urinë dhe etjen për ty, në mënyrë që të jemi të gatshëm në kthim, dhe të jetojmë me gjith shpirtë dhe në mënyrë të denjë ungjillin tënd. Amen.

  • Maria, ti që na mëson të shpresojmë

Ktheje zemrën tonë në dashuri

–   Maria, ti që na mëson të besojmë

Ktheje zemrën tonë në dashuri

–   Maria, ti që na mëson të falim

Ktheje zemrën tonë në dashuri

TË NDALURIT E X – JEZUSIN E ZHVESHIN

Të adhurojmë o Krisht e të bekojmë sepse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.

O Zot Jezus, na bëj të lirë. Largoje nga zemra jonë inatin, urrejtjen, dhe vishe shpirtin tonë me dashuri e sinqeritet. Bëj që ta jetojmë jetën e përditshme duke shpresuar në ty. Amen

  • Virgjër, ti që e njeh dhimbjen e ankthin

Na bëj të varfër e të vegjël

–    Virgjër, ti që njeh mërgim e përulje

Na bëj të varfër e të vegjël

–    Virgjër,ti që njeh varfërinë dhe sakrificën

Na bëj të varfër e të vegjël

TË NDALURIT E XI – JEZUSIN E GOZHDOJNË NË KRYQ

Të adhurojmë o Krisht e të bekojmë sepse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.

Na ndihmo, o Zot Jezus që të jemi operatorë të paqes, të falim fyerjet. Hiri yt na ndihmoftë për të tejkaluar gjithçka. Kontakti me ty dhe me fjalën tënde na udhëheqtë dhe na e mbushtë zemrën tonë me paqe. Amen

  • Nënë, ti që e ke përbadhuar në mënyrë të vetëdishme vuajtjen

Bëj që të jemi besnik ndaj Jezusit

–   Nënë, ti që je gjithmonë e pranishme në vuajtjen tonë

Bëj që të jemi besnik ndaj Jezusit

–   Nënë, ti që e ke pritur ringjalljen

Bëj që të jemi besnik ndaj Jezusit

TË NDALURIT E XII – JEZUSI VDES NË KRYQ

Të adhurojmë o Krisht e të bekojmë sepse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.

Maria, na e shto fenë tonë në mënyrë që të duam më shum gjërat ose personat më të dashur. Bëj, që ashtu sikur ti të shpresojmë kundër çdo shprese, dhe ta vendosim besimin tonë në ty.

  • Maria, ndihma dhe ngushëllimi i atyre që janë duke vdekur

Na mëso të ngushëllojmë

  • Maria, ndihma e atyre që janë vetëm në vuajtje

Na mëso të ngushëllojmë

–   Maria, ndihmë e atyre që janë të braktisur

Na mëso të ngushëllojmë

TË NDALURIT E XIII – JEZUSIN E ULIN NGA KRYQI

Të adhurojmë o Krisht e të bekojmë sepse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.

Zot Jezus që çdo të pagzuari i beson një mision profetik, na bëj të qëndrueshëm dhe të gatshëm në mënyrë që ta shpallim me jetën tonë dashurin tënde, dhe të dëshmojmë praninë tënde në botë. Amen

  • Maria, fitorja e shpresës mbi ankthin

Mbaje të gjallë fenë tonë

–   Fitorja e bashkimit mbi vetminë

Mbaje të gjallë fenë tonë

–   Fitorja e paqes mbi shqetësimin

Mbaje të gjallë fenë tonë

TË NDALURIT E XIV – JEZUSIN E VARROSIN

Të adhurojmë o Krisht e të bekojmë sepse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.

Zot Jezus, bëj që asgjë dhe askush të na ndajë nga ti. Në momentin e provës, zemra jonë të mos dyshojë në dashurin tënde, dhe të mos na vjen mangut kurrë besimi në ty. Amen

  • Virgjër, ti që ke besuar në të pamundurën

Na ndihmo të besojmë në Zotin

–   Virgjër, ti që nuk ke pasë frikë projektet e Zotit  mbi ty

Na ndihmo të besojmë në Zotin

–   Virgjër, ti që ke shpresuar edhe përtej vdekjes së Birit tënd

Na ndihmo të besojmë në Zotin

TË NDALURIT E XV – RINGJALLJA E JEZU KRISHTIT

Të adhurojmë o Krisht e të bekojmë sepse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.

Zot Jezus, ti që ke fituar mbi mëkatin dhe vdekjen, bëj që të jetojmë gjithmonë për ty. Me forcën e sakramenteve e të lutjes, bëj që të shijojmë eksperiencën e një jete të re. Amen

  • Virgjër, dëshmitare e vuajtjeve të Krishtit

Na mbush me shpresën tënde

–   Virgjër, dëshmitare e ringjalljes së Birit tënd

Na mbush me shpresën tënde

–   Virgjër, fituese mbi vdekjen

Na mbush me shpresën tënde

  1. Ati ynë…………..
  2. Të falemi Mari…..
  3. Lavdi Atit…………

TË  MËSOJMË  TI  NJOHIM  TIPARET  KRYESORE  TE  PERSONALITETIT TË JEZU KRISHTIT.

 

 

  1. Delikatesën e tij ndaj vuajtjes njerzore .

 

 

  1. Varfërinë e jetës së tijë.

 

 

  1. Dashurinë e tijë për të varfërit

 

 

  1. Aftësinë e tijë për të ditur qëllimet e zemrave tona.

 

 

  1. Lufta e tijë kundër dyftyrësisë së farizenjëve.

 

 

  1. Paraqitja e tijë si drejtues dhe si shok.

 

 

  1. Forca e dhënies së mesazhit.

 

 

  1. Gadishmëria e tijë për paqe dhe shërbim ndaj tjerëve.

 

 

  1. Dëgjesa e tij ndaj vullnetit të Atit.

 

 

  1. Karakteri i tij shpirtëror dhe fetar.

 

 

Comments are closed.