Instiuti BMN në Tiranë, momentet kryesore (spedicioni i dytë)
1992 Hapja e shtëpisë së parë 1 dhjetor 1992
Misionaret e Para motër Carla Meschini, Motër Ausilia Principato, motër Filomena Argjese. Edhe këtu pasi marrin një shtëpi me qera fillojnë menjëherë aktivitetin me oratorin dhe qendrën rinore dhe pas një muaji edhe me kurset profesionale.
Përgjigja dhe etja e të rinjve për Zotin është shumë e madhe. Në krahasim me veprën e Shkodrës, kjo e Tiranës është e shënuar me një mision më të qartë që nga fillimi: ndërtimi i një qendre sociale në bashkëpunim me etërit salezianë.
Ndërkohë që bëhen kërkimet e terrenit e më pas ndërtimit të Qendrës së ardhshme Don Bosko në vitet 1993-1995, motrat nuk rrinë duar kryq. Banojnë në qendër të Tiranës dhe ofrojnë menjëherë: kurse profesionale, orator të përditshëm, katekezë, aktivitet në periferinë e Tiranës në Laprakë së bashku me etërit salezianë
1995 fillon puna konstante në Qendrën profesionale don Bosko në Laprakë: kurset profesionale të shumë specialiteteve, orator dhe qendër rinore, apostullim në zonën ku do të lindë famullia e ardhshme: “Maria Ndihmëtare” si dhe në zonat rreth Laprakës si Breg lumasi.
U pa e arsyeshme në vitin 1998 të rishikohet qëllimi i kësaj vepre së bashku me etërit, ndaj u mendua largimi i motrave nga qendra Don Bosko dhe u fillua ndërtimit të qendrës së re “Maria Mazzarello” në një zonë tjetër të Tiranës.
1999 bashkësia FMA fillon veprën e re në Qendrën: “Maria Mazzarello” në Tiranën e re:
Kurset profesionale, qendra Ditore, oratori dhe qendra rinore, konvikti, aktivitete baritore, bashkëpunim në baritimin Dioqezan dhe në Qendrën Don Bosko, por edhe në tri famullitë e tjera të Tiranës për katekezë dhe animacion liturgjik.
Nga viti 2004 kjo bashkësi zgjeron horizontin e saj edhe në Tale (Lezhë) me aktivitete promocionale, katekizëm, orator dhe bashkëpunim në shkollën e zonës deri në vitin 2009 ,vit që shënon edhe themelimin e veprës së tretë në Shqipëri. (Për këtë vepër do të flas në vijim)
Në Tiranë gjatë viteve ka vazhduar reflektimi ndaj nevojave dhe urgjencave të këtij qyteti plot me të rinj dhe me probleme mjaft të mprehta sociale. Duke gjetur shpesh përgjigje elastike dhe të guximshme. Në dy vitet e fundit është parë e arsyeshme mbyllja e kurseve profesionale dhe konsolidimi dhe kthimi në kopsht i qendrës ditore, gjithashtu është bërë e qartë nevoja për të mbështetur vajzat studente në një kontekst socio- kulturor si Tirana, Ndaj edhe konvikti me kalimin e viteve është kthyer në një studentat. Gjithashtu bashkësia përqafon shumë fëmijë në aktivitete oratoriane, aktivitete rekreative edhe në periferitë e qytetit, vizitë familjeve të varfra.
Instiuti BMN në Tiranë, momentet kryesore:
1992 Hapja e shtëpisë së parë
1993-1995 mes të rinjve brënda në Tiranë kurse profesionale orator i përditshëm, katekezë, aktivitet në periferinë e Tiranës në Laprakë së bashku me etërit salezianë
1995 fillon puna konstante në Qendrën profesionale don Bosko në Laprakë: kurset profesionale të shumë specialiteteve, orator dhe qendër rinore,apostullim në zonënë ku do të lindë famullia e ardhshme: “Maria Ndihmëtare”
1998 riparje e së ardhmes së veprës saleziane dhe fillimi i ndërtimit të qendrës së re “Maria Mazzarello”
1999 bashkësia FMA fillon veprëne re në Qendrën: “Maria Mazzarello” në Tiranën e re:
Kurset profesionale, qendra Ditore, oratori dhe qendra rinore, konvikti aktivitete baritore, bashkëpunim në Dioqezë dhe në Qendrën Don Bosko
Aktivitetet kryesore
Kopshti Maria Mazzarello
Lloji i institucionit: Privat
Kapaciteti ideal i fëmijëve: 25 fëmije në grup
Numri total i fëmijëve: 75
Numri i femijeve per grup: 25
Numri i edukatoreve: 5 ( nga 2 në grupin e parë dhe të dyte dhe një në grupin parashkollor )
Ambientet: Të jashtme dhe të brendshme
Transport: Nuk sigurojmë
Parking: Vetëm në raste eventesh
Filozofia e kopshtit: Ka në themel modelin antropologjik të krishtere ku personi njerëzor është një qenie e thirru ne jetë nga Krijuesi, ka nevojë e mundësi të edukohet e të shoqërohet që duke u rritur të zbulojë dhe të zhvillojë talentet që i janë dhuruar që të bëhet një person i lumtur, i lirë dhe i përgjegjshëm, i dobishëm, për familjen e tij dhe shoqërinë.
E veçanta e tij : Mbështetet në sistemin edukativ të Shën Gjon Boskos dhe shenjtës Maria Mazzarello.
Sistemi preventiv ka tri kolona: Arsyeja, Besimi në Zotin dhe dashamirësia.
Fëmija është vete subjekt i edukimit me mendje orientohet nga e mira.
Vlera shpirtërore janë nxitëse të lartësimit njerëzor, dashamirësia si metode qe shoqëron procesin edukativ, duke gjetur një ekuilibër mes angazhimeve, përgjegjësi me një stil dashamires dhe nxitës kah rritja.
Përforcon në çdo fëmije gjëra pozitive, nxit kulturën e së bukures dhe të angazhimit.
Programi mesimor: Standartet dhe programet e Ministrise se Arsimit të ndërthurura me projektin tre vjeçar italian, Explorare, guida didactica progettazzione.
Adresa dhe nr. kontakti
Qendra ‘Maria Mazzarello
Rr. Medar Shtylla ( ish komuna e Parisit)36/1
K.p. 1540
Tiranë
Nr kontakti: 042256065
e-mail: tirana@fma-imr.it