Bëjë të lindë në ty farën e fesë: DASHURINË
Treguesi: Nevojitet një dëgjim më shumë me zemër sesa me veshë, sepse Fjala që do të thuhet ka nevojë për një zemër të mirë. Por, do të më pyesin: çfarë duhet dëgjuar? Cila është ajo Fjalë që po thuhet? Ai që dëgjon me zemër, jo vetëm që kupton, por edhe vë në praktikë qtë që dëgjon. Fjala mishërohet në të sepse ai lejon që Fjala të jetojë brenda tij e të japë fryt.
Pra, nëse zemra jote është gati Dëgjo! Fjala e parë është Feja. Ajo është një farë. Vetëm nëse e hedh në tokë të mirë ajo, më së pari vdes, lind dhe jep fryt.
Një ditë fara e Fesë u hodh në tokë të mirë. Tashmë fara e fesë ishte në tokë. Mendonte se është vetëm, kishte frikë. Por mbi tokë motrat dhe vëllezërit e saj kujdeseshin për të. Dhe në mënyrë që të jepte fryt miqtë e saj i erdhën në ndihmë. Në fakt, Puna, Vetëpërmbajtja, Shpresa, Agjërimi, Varfëria, Pastërtia, Çmimi donin t’i rrinin pranë në këtë mision të vështirë, e pse jo, edhe ta ndihmonin.
Kështu, Puna, si mësuese e palodhur, përkujdesej pa reshtur për tokën ku ishte hedhur fara. E ujiste pa pushim në mënyrë që ajo të lindte më shpejt. Vetëpërmbajtja iu afrua së bashku me Shpresën dhe i tha:
Vetëpërmbajtja: Durim o punëtore. Çdo ditë aq sa mjafton. As pak as shumë, por aq sa duhet.
Shpresa: Ne duhet ta ushqejmë farën e fesë me kujdesin e duhur dhe pritjen e sigurt se do të japë frytin e dëshiruar. Por ama kur t’i vijë koha!
Treguesi: Kështu bisedonin me njëra tjetrën, kur në këtë moment u afrua Varfëria e gjitha madhështore e njëherësh e thjeshtë.
Puna: Kush je ti?
Varfëria: Unë jam Varfëria e cila nuk shqetësohet për të kaluarën që nuk i përket dhe as për të ardhmen, sepse nuk është. Aty ku është thesari është edhe zemra ime, prandaj mora vesh se është mbjellur fara e Fesë në tokë të mirë. Ajo është thesari im prandaj aty e kam zemrën. Dua t’i bëj shoqëri kësaj fare, SOT, në të tashmen.
Treguesi: Nga larg u dëgjua dikush që me zë të qartë e e të fortë tha:
Agjërimi: Rrini zgjuar! Po, rrini zgjuar sepse një shërbim i madh po bëhet: Është mbjellë një farë. Duhet kujdes. Vetëpërmbajtja ta mbështesë Punën, Shpresa Varfërinë. Sytë tuaj ndërkohë të jenë të Pastër. Në fakt vetëm kështu do të mund ta shihni duke mbirë farën e Fesë dhe vetëm kështu do të mund ta shihni frytin e saj që ende nuk dimë.
Pastërtia: Unë jam ajo që lejoj të shihet përtej dukjes. Zhytem në thellësinë e tokës, aty ku fara është vetëm dhe po kryen procesin e çarjes, vdekjes, të krizës, të dhënies jetë. Janë të nevojshëm sy dhe zemra të pastra, sepse vetëm kështu fara do të japë fryt. Aty ku nuk ka paragjykim apo gjykim. Aty është djepi ku fle fara jonë dhe do të japë fryt.
Treguesi: Për një moment u bë heshtje e madhe dhe papritur…Çmimi, i cili për t’i siguruar miqtë tanë në nërmarrjen e tyre i ftoi të ngrenë lart kokat, të jenë të fortë e të qëndrueshëm dhe çdonjëri të kryejë misionin për të cilin ishte thirrur.
Çmimi: Të lumët ju…atë ditë gëzohuni dhe kërceni sepse ju prêt një shpërblim i madh në qiell.
Të punohet dhe të ujitet toka me një masë dhe vetëpërmbajte të tillë që fara të ketë ushqim aq sa i nevojitet. Të rrimë zgjuar me zemrën e ngulitur në këtë thesar sepse nga një moment në tjetrin fara mund të mbijë.
Treguesi: Sytë e pastër, në pritjen shpresëtare do të kishin parë dhe njohur frytin e Fesë që ishte ende një Mister. Çmimi i ngazëllente të gjithë dhe ndërkohë prisnin…kur ja…Një plasaritje e tokës, një shkundje e lehtë dhe miket tona Dëgjuan britmën e një jete të re; jeta e farës së fesë. Falë Pastërtisë të gjithë mundën të njohin këtë fryt: ishte DASHURIA.
1Kor, 13??