Të rinjtë shqiptarë në takim me Papën në Krakov e në Tiranë
Dioqeza e Tiranë – Durrës ju ka ofruar të rinjve jo vetën të dioqezës së vet, por edhe të rinjve të dioqezave të ndryshme të Shqipërisë një lidhje direkte me Krakovën duke mundësuar kështu një lidhjeshpirtërore me Papa Franceskun dhe 1. 600. 000 të rinj pjesëmarrës në ditën botërore të rinisë. Pikërisht me 30 dhe 31 korrik rreth 180 të rinj të mbledhur në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” kanëbashkëndarë momente të përbashkëta me lidhje të drejtpërdrejtë me të rinjtë që ndodheshin në Campus Misericordiae në Krakovë. Po ashtu nuk kanë munguar momente feste dhe bashkëndarje përvojash me njëri-tjetrin dhe adhurim gjatë gjithë natës. Të rinjtë nga ky takim janë pasuruar shumë me mesazhet e papa Franceskut i cili si gjithmonë di të prekë zemrat e të rinjve dhe të ndezë në ta entuziazmin për Krishtin. Lini një gjurmë në histori, tha ai! Bota pret gëzimin dhe shpresën tuaj! Të ndërtojmë ura vëllazërimi e jo mure!
nga: Mt. Malvina Doçi