Ta duam jetën e ta jetojmë deri në fund…në misterin e saj!

Jeta është më tepër se funksionimi i një mekanizmi…
09/11/2016
Emërohet Arqipeshkevi i ri Tirane-Durres: GEORGE FRENDO
17/11/2016

Jeta është shumë më tepër sesa një funksion i një mekanizmi. Por çfarë është realisht jeta? Për të pohuar këtë duhet të dimë edhe çfarë është mekanizmi? Cilet janë funksionet e mekanizmit? Ne e dimë se shkenca studion ligjet e natyrës dhe organizmat e gjallë. Dhe ajo di pak a shumë se si funksionon trupi i një njeriut, pak a shumë e dimë edhe ne, por jo aq sa shkenca, por as shkenca nuk e di aq mirë sa Ai që i ka krijuar këto mekanizma. Kështu një mekanizëm punon me disa parime dmth vetëm në bazë të rregullave që është krijuar, pra, vetë nga fjala mekanizëm dmth e ka të caktuar se cfarë duhet të punojë, i ka të ndara punët se çfarë do të bëjë. Funksioni metani ndodh edhe tek njeriu, tek trupi i njeriut sepse fundi edhe njeriu që nga qeliza e deri te organizmi tërësor, është një mekanizëm: unë do ta barazoja organizmin me mekanizmin. Po cfarë bën mekanizmi? Mekanizmi normal që ka për të kryer funksionin e tij. Dhe puna që ai bën është funksioni i tij . E ne këtë mund ta shohim edhe tek makina: shembull…makina e kryen funksionin e saj në bazë të mekanizmit që ajo ka. Por makina është një material. Po njeriu çfarë është nëse edhe ky ka një organizëm = makinë, është njëlloj si makina? Eshtë e vërtetë se njeriu e ka organizmin të ngjashëm me një mekanizëm, por njeriu ka diçka që e bën të jetë më tepër se një makinë. Çfarë është kjo më tepër? A mund të themi ndjenjat? E këto ndjenja a nuk i japin jetë njeriut? Po jeta a nuk është motori që e bën njeriun të gjallë? E gjallë, e dimë se nuk do të thotë thjesht lëvizje dhe kryerje e funksioneve të caktuara. Jeta ka edhe bima, po jetë ka edhe kafsha. Po, mund të thuash jetë mund të ketë edhe makina e cila për aq sa punon, për aq sa funksionon mekanizmi ajo jeton dhe shërben, “bën punë” e më pas s‘funksionon më, “shuhet”, “prishet”, “vdes”. Në një farë mënyre kështu është edhe njeriu, por njeriu ndryshon tek jeta që ai bën. Jeta e makinës ishte funksioni i një mekanizmi ku po të mos kryejë një funksion si mekanizëm ajo s’e kryen më punën. Kurse njeriu ka në vete më tepër se funksionin e një mekanizmi. Jeta nuk varet nga mekanizmi, por mekanizmi duhet të ketë jetë. E të kesh jetë do të thotë të kesh ndjenja dhe këto gjenden brenda teje. Falë tyre e kupton se s’ka rëndësi nëse mekanizmi funksionon ose jo, janë këto ndjenja që kalojnë përtej mekanizmit, përtej asaj që mund të shuhet. Vetë jeta është abstrakte. E kështu asaj ja japim kuptimin ose edhe këtë përkufizim ndjenjat. Jetën e formojnë ndjenjat e secilit njeri. Nuk e formon as veshja e as pamja apo gjëra të tilla. Ndodh shumë herë që ndjenjat tona të ndikojnë edhe tek funksioni i organizmit nëse ndjenjat kanë mbetur në stadin parësor të emocioneve, por ndodh edhe e kundërta. Është këtu që nevojitet një edukim që të mësojmë dita ditës ta duam jetën e ta jetojmë deri në fund…në misterin e saj!

Anila Vuktilaj

Comments are closed.