Shqyrtim personal 001
19/01/2017
Grupi Leader me 13/14 Janar 2017
30/01/2017

Pyetje Ndihmëse për rrëmimin e ndërgjegjes dhe rrëfimin,
mbi bazën e dhjetë urdhërimeve

1. Unë jam Hyji yt. Tjetër Zot te mos kesh e të mos nderosh përpos meje.
A mendoj për Zotin çdo dite? I kushtoj kohë? Lexoj rregullisht Biblën? A gjej kohë për të folur me të dhe për ta lexuar jetën time me sytë e tij?A kërkoj ta njoh Zotin. A besoj vërtet në të? Këshilloj horoskopin, dëshiroj te kem gjithçka materiale dhe besoj vetëm në këto siguri e jo në Hirin e tij? E zëvendësoj Zotin me këto gjëra?
2. Mos e merr emrin e Hyjit nëpër gojë kot.
A e përdor emrin e Zotit për t’u tallur, për të bërë be, apo më keq akoma në sharje?
3. Shenjtëro ditën e diel e ditët e festës së urdhëruar.
A i kushtoj kohë lutjes, a bisedoj me Zotin, shkoj në Meshë, a marr pjesë me besimtarët e tjerë apo vazhdoj të luaj me celular, te bisedoj, nuk sforcohem të dëgjoj fjalën e Zotit, shkoj e marr kungimin pa u rrëfyer dhe pa u penduar dhe mundësisht duke qeshur e biseduar me te tjerët. kur më propozojnë për të shkuar në një festë pa ngurrim lë Meshën e Shenjtë.
4. Nderoje prindin tënd nëse dëshiron të jetosh shumë përmbi tokë.
Si sillem me prindërit, dhe edukatorët? I respektoj, bëj në shtëpi detyrat që më ngarkohen, jap kontributin tim kudo që më kërkohet, jam e/i hapur me prindërit e mi, a lutem për ta, a i shpreh mirënjohjen time? I kërkoj atyre këshilla? i pranoj korrigjimet e tyre?
5. Mos vrit.
Si e përdori gjuhën time? Përdor fjalë fyese, apo që nxisin dhunë? Jam agresiv me shokët e shoqet? ruaj në zemrën time inate apo urrejtje? Dëshiroj të keqen e kujt? A sforcohem të fal ata që më bëjnë keq?
6. Mos kurvëro. 
A i ruaj sytë e mi e veshët e mi nga pamje të pahijshme, në internet a televizor, apo jam kurioz për të parë revista apo skena të ndyra. A e ruaj zemrën time nga miqësitë e këqija, a e trajtoj trupin tim dhe te tjetrit me respekt, a vishem me shije dhe me respekt për të tjerët, a respektoj ndjeshmërinë e te tjerëve apo dua të bie në sy dhe kështu bëhem shkak tundimi dhe shembull i keq edhe për të tjerët.
7. Mos vidh. 
Më qëllon të dëshiroj gjëra që s’më përkasin, i marr ato, i fsheh apo ia jap tjetër kujt, A kopjoj në klasë e në testime. A e harxhoj mirë kohën time, apo humb kohë kot pas internetit a ndër lojëra. A i përdor mirë paratë që kam në dispozion apo shpërdoroj ose mendoj vetëm për vete. A vë baste e kështu përveç të tjerave vjedh mundin e të tjerëve.
8. Mos bëj dëshmi të rreme.
A them gjithmonë të vërtetën, a trilloj gjëra e ngjarje? A shtoj nga vetja informacione edhe kur ato duket se s’i bëjnë keq askujt. A jam e/i përgjegjshëm për fjalët që them, a merrem me thashetheme.
9. Mos lakmo njeriun e huaj për të keq.
A di të përmbahem e të pastroj shikimin tim për të parë njerëzit për t’i vlerësuar për gjërat që dinë të bëjnë e jo vetëm për pamjen e jashtme dhe kënaqësinë.
10. Mos lakmo gjënë e huaj.
A dëshiroj të kem vazhdimisht apo kënaqem me atë çfarë kam, a jam ziliqar për të mirat që dikush ka.

Nëse ke shqyrtuar mirë ndërgjegjen tënde je gati për t’u rrëfyer.

Puna e pendimit:

O Zoti im po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet që kam bërë,
Se kam bjerrë Parrizin, kam merituar ferrin, por më fort se të kam fyer Ty, o e mira e pambaruar
Që kaq fort më ke dashur.
Mëshirë o Zot,më fal o Zot po të jap fjalën me ndihmë tënde mos të fyer më kurrë amen.

Comments are closed.