Urgjencat jetësore me të cilat përballej populli në ato vite, etja e madhe për Fjalën, i bën motrat të hidhen menjëherë në një aktivitet intensiv mes fëmijëve dhe të rinjve.
Pas përvojës së bërë, po atë vit në muajin gusht, me Salezianet e VIS, të rinjtë ishin tashmë në pritje të motrave edhe të salezianëve. Gëzimi më i madh i tyre që që ditët e para u afruan për të ndihmuar motrat ishte: ju nuk do të ikni, vërtet? Do të rrini me ne?.
Në muajt e parë të 1992, motrat bashkëpunojnë me Don Ndoc Nogën në Kishën e Zojës Rruzare ku ai kishte themeluar oratorin e Don Boskos. Pas disa muajsh oratori dhe aktivitete zhvendosen ne shkollën Dëshmorët e Prishtinës, dhe që nga 1993 në Ish konsullatën ku bashkë me salezianët për disa vite ofrojnë për të rinjtë:
katekizëm, orator të përditshëm, aktivitete shprehëse, asistencë familjeve të varfra, mësim në seminarin ndër-dioqezan, kurset profesionale, kontribut i ndjeshëm në Qendrën Katekistike Kombëtare.
Në horizont ëndrra për t’i dhënë një përgjigje më të plotë nevojave për vlera, për edukim dhe kulturë, fëmijëve dhe të rinjve. Kështu pas shumë përpjekjesh, kishin filluar në 1996-1997 ndërtimit të veprës aktuale: “Maria Ndihmëtare”, e cila ndërtohet me kontributi e krejt Institutit FMA
Në vitin 1999 lind qendra: “Maria Ndihmëtare”
Kopsht, shkollë fillore, 9 –vjeçare, kurset profesionale, orator Qendër Rinore, katekizëm, bashkëpunim me kishën lokale dhe me Dioqezën, alfabetizim në fshatra, konvikt.
Këkrimi i vullnesës së zotit dhe rrugëve të reja nuk mbaron, ndaj në 2004, hapet Gjimnazi “Maria”.
Në vazhdim hapje ndaj nevojave të të rinjve më të varfër si dhe përçimit të një metodoligje e vizioni të ri për edukimin e te rinjve e fëmijëve me kurset profesionale, gjithmonë në evolim për t’iu përgjigjur nevojave.
Gjatë këtyre viteve gjithashtu motrat japin një kontribut në Baritimin Rinor Dioqezan, në Komisionin Katekistik Dioqezan , në Komision Kombëtare të Edukimit katolik.
Nga ky vit (2011) oratori dhe qendra rinore janë bashkuar në atë të etërve salezianë për të përqendruar forcat dhe për t’u ofruar të rinjve mundësi pjesëmarrjeje dhe rritjeje në fe.
Instituti BMN në Shkodër, momentet kryesore
1991 Themelimi në shtëpinë e familjes Çeka, Neomisionaret nga tre vende te evropës
1992 mes të rinjve pranë Kishës së Zojës Rruzare dhe në oborrin e shkollës: “Dëshmorët e Prishtinës”
1992 – 1998 në ish – konsullatën italiane së bashku me etërit salezianë: katekizëm, orator i përditshëm, aktivitete shprehëse, asistencë familjeve të varfra, mësim në seminarin ndërdioqezan, kurset profesionale, kontribut i ndjeshëm në Qendrën Katekistike Kombëtare.
Në horizont ëndrra për t’i dhënë një përgjigje më të plotë nevojave për vlera, për edukim dhe kulturë, fëmijëve dhe të rinjve.
1999 si konkretizim lind vepra aktuale
“Maria Ndihmëtare”
Kopësht, shkollë fillore, 9 vjeçare, kurset profesionale, orator Qendër Rinore, katekizëm, bashkëpunim me kishën lokale dhe me Dioqezën, alfabetizim në fshatra, konvikt
Dhe… si shenjë kërkimi të vazhdueshëm të vullnesës së Atit mbi të rinjtë tanë:
Në 2004, hapja e shkollës së Mesme të Përgjithshme
Veprat në Shkodër
Adresa dhe nr. kontakti
Qendra “Maria Ndihmëtare”
Rr. Don Bosko 21
Shkodër
Kontakti: Tel: 022801126/7
E-mail 1: qendra_maria_ndihmetare@yahoo.com
E-mail 2: shkodra@fma-imr.it