Dënime? Po faleminderit!
07/06/2016
Ruah e erës saleziane
08/06/2016

Përshëndetje, unë jam Ornela Prenga. Jam një vajzë shqiptare nga qyteti i Lezhës dhe një ish-nxënëse e shkollës Saleziane “Maria” në Shkodër. Jam drejt përfundimit të rrugëtimit universitarë dhe në fillim të rrugëtimit si Saleziane Kooperatore. Vij nga një familje me tradite të krishterë katolike, që gjithmonë e kemi pasur ndjesinë e përkatësisë ndaj Kishës, dhe kjo ishte dhurata ime e parë. Kam pasur edhe fatin e madh të njihja kongregata të ndryshme, dhe nëpërmjet tyre, kam njohur mënyra të ndryshme të përjetimit të fesë, por Don Bosko mbetet inspiruesi im më i madh, dhe kam gjetur vendin tim në botë duke qenë Saleziane kooperatore.

Që nga gjashtë muaj, së bashku me motër Teuta Buka, kemi filluar, më në fund, ecjen e formimit në qendrën edukative saleziane Maria Mazzarello në Tiranë, dhe tani jam një aspirante Saleziane Kooperatore. Jam e gëzuar që bashkëndaj ecjen time me Teta Luçin, Fabiolën dhe Zitën. Të gjitha kemi pritur ndonjë vit para se të fillonim ecjen, sepse, në Shqipëri, rruga për të mikpritur dhe formuar Salezianët Koopertorë është akoma në zhvillim. Jemi pak, por jemi, dhe jemi duke e marrë këtë dhuratë pak nga pak, dhe jemi të lumtura. Jemi në kërkim të vazhdueshëm të kuptojmë dhe të realizojmë planin Zotit për ne, dhe kjo na jep shpresë që kjo punë që ne bëjmë të jetë frytdhënëse dhe e dobishme.

Unë jam Zita Ujka, dhe jam nga Shkodra, gjithashtu vij nga një familje e krishterë katolike, ku Fjala e Zotit është ushqim, predikohet me vepra të mira dhe ku prindërit janë animatorë të fëmijëve. Jemi rritur si familje me besimin në Zot, që para diktaturës, por me hapjen e kishave (dhe oratoreve) jemi rritur si Salezianë, duke e ndier veten të thirrur. Nuk mbaj mend një periudhë të jetës time që nuk kam qenë e lidhur me oratorin, dhe që fëmijë studioja për Sistemin Parandalues. Takimet, ushtrimet shpirtërore, kampet verore dhe Lëvizjet Rinore Saleziane kanë ushqyer këtë interes timin, por me vitet e ndjej veten të pangopur, dhe gjithmonë e më shumë ndihem e përgatitur për hapin tjetër: të jem Saleziane Kooperatore.

Të dielën më 22 maj 2016 kemi patur një takim të bukur me përgjegjësit botërorë të Salezianëve Kooperatorë, motër Leslye Sandigo, don Giuseppe Casti dhe don Eusebio Muños, të cilët na kanë ndihmuar të kuptojmë se si, pak nga pak, hapat përpara mund të bëhen, dhe, nëse Zoti dëshiron diçka nga ne, mund të jemi të lumtura vetëm nëse ne e lejojmë veten të udhëhiqemi nga Ai, vetëm me ndihmën e tij mund t’ia dalim.

Me ndihmën e përgjegjësve botërorë kemi kuptuar edhe se jemi pjesë e një grupi shumë më të madh se ne, dhe kemi mundësinë të veprojmë të mirën duke qenë Salezianë Kooperatorë më shumë se sa të jemi qytetarë të thjeshtë. Gjendemi para një thirrjeje; jemi të thirrur të jemi Salezianë Kooperatorë kudo në botë, duke filluar nga familja dhe shoqëria në të cilën jetojmë.

Si aspirante, kemi bërë këtë zgjedhje, sepse nuk na mjafton të jemi pjesë e Familjes Saleziane duke qenë bij të saj, por duam të jemi pjesë e Familjes Saleziane duke qenë prindër të saj të ardhshëm, kjo është mënyra me të cilën shprehemi më mirë, dhe në këtë mënyrë mund të ndërtojmë vetë veten tonë dhe të ardhmen tonë.

Jemi shumë të gëzuara për vizitën nga përgjegjësit botërorë të Saezianëve Kooperatorë, dhe e vlerësojmë dhe jemi të nderuara që i kemi pasur për një pasdite me ne, ne që jemi katër aspirante, por na kanë inkurajuar dhe inspiruar më tepër për ecjen tonë të jetës, kështu që, Faleminderit!

Ornela Prenga dhe Zita Ujka

Comments are closed.