Ofertor
Buka dhe vera
1. Po të ofrojmë o Atë bukën dhe verën Fryt i punës sonë, dhuratë e bujarisë sate. Në këtë Eukaristi kjo bukë do të bëhet për ne Ushqim i shpirtit, forcë për të gjetur rrugën e shtëpisë sonë të amshueshme. Dhe kjo verë, fryt i hardhisë, do të behet gjaku yt, limfa e jetës së vërtetë.
Torba dhe shkopi
2. Po të ofrojmë o Atë Shkopin dhe Torbën, Dy mjete thelbësore dhe të domosdoshme për atë që ndërmerr një rrugë të gjatë dhe të vështirë. Simbol i shtegtarit e misionarit. Flasin për gatishmërinë për të lënë gjithçka dhe për t’u nisur atje ku Zoti na thërret. Flasin për besimin e atij që nuk ka pasuri, pasi ka vetëm një torbë, pasi TI vetë o Atë je pasuria e çdo të krishteri, misionari që ecën e kërkon vullnetin tënd. Ky shkop e kjo torbë flasin për guximin për t’u nisur kurdoherë në rrugë të reja me gatishmërinë e bijve të Hyjit.
Llamba ne argjilë
Po të ofrojmë o Atë një enë argjile është e brishtë me të çara e plasaritje por bart një thesar të madh: Dritën. Ena simbol i jetës sonë, i dobësive tona por është edhe shenjë e shprese dhe e force pasi Jetët tona shpallin Krishtin jo të mbështetura në forcën tonë por në fuqinë e Dritës që bartim që është prania Jote në ne o Atë. Çdo i krishterë. Çdo misionar të shpallë e të çojë Dritën e Krishtit kudo, pasi vlera jonë nuk qëndron në enën që mbështjell por në Dritën që mbart.