Ofertor festa e Zojes Ndihmëtare
- Po të ofrojmë o Atë, bukën e verën dhuratë e bujarisë sate që do të bëhen për ne buka e jetës së pasosur, ushqimi e forca jonë në rrugën drejt shenjtërisë.
- Ja edhe këto lule simboli i bukurisë e thjeshtësisë. Ashtu si Zoja ata janë delikate, të thjeshta, të bukura e mbi të gjitha marrin dritë nga dielli ashtu si jeta e saj ishte krejt e kthyer nga ti o Atë.
- Uji me transparencën e tij na kujton jetën transparente të Zojës, qartësinë, pastërtinë, përvujtërinë dhe gatishmërinë e saj ndaj vullnesës sate.
- Pesë të rinj të kapur përdore si misteret e rruzares: Një rruzare e gjallë, Me këtë gjest të shprehim dëshirën tonë për të gjetur rrugët e bashkimit e të paqes. Zoja na ndihmon të ecim së bashku drejt teje o Atë.