Ofertor don Bosko
(një nxenes lexon, 2 cojne buken e veren, 1 oren , 1 rruzaren , 1 kitaren 3 duart 1 koordinon.
Buka dhe vera
Po të ofrojmë o Atë bukën dhe verën fryt i punës së duarve tona që do të bëhen trupin dhe gjaku yt ushqim për shpirtrat tanë force për ecjen tonë drejt teje.
Ora:
Instrument për te matur rrjedhën e kohës, dhuratë e çmuar që ti o Atë na bën çdo ditë, çdo minutë. Don Bosko na mësonte të bëjmë mirë sa jemi në kohë, na ndihmo të kuptojmë rëndësinë e saj, që shpenzohet mirë vetëm nëse dhurohet për të mirën e vërtetë tonën dhe atyre që na rrethojnë.
Rruzarja:
Don Bosko gjithmonë i porosiste të rinjtë të kishin besim të plotë në Zojën Ndihmëtare, po ta ofrojmë sot o Atë që të mbahemi fort pas saj, me Zojën ecja jonë drejt teje është e sigurt.
Kitara
Simbol i harmonisë dhe i gëzimit që nuk mund të mungojnë në një shtëpi saleziane sepse gëzimi i pastër është shenja e një zemre që e do fort Zotin.
Duart Bosh,
Me ketë gjest po te paraqesim o Atë Vullnetin tone për t’u bere bashkëpunëtoret e tu mes shokëve e shoqeve, ne shoqërinë tone, dëshirën per t’u transmetur vlerat e ungjillit.