Grupi Leader me 13/14 Janar 2017
30/01/2017
Mesazhi i Atit të Shenjtë Françeskut për Kreshme 2017
01/03/2017

                   TxT
(Të Rinjtë për të Rinjtë)

Një takim që të nxit drejt Unit… Vaqarr 17/02/2017

Takimi i II TxT këtë herë u zhvillua në Vaqarr, me pjesëmarrjen e 17 të rinjve të qendrave tona saleziane në Tiranë, Shkodër dhe Tale. Këta të rinj ishin të ftuar tashmë jo vetëm të bashkëndanin, por edhe të shtyhen drejt pyetjeve që i japin ngjyrë kuptimit të tyre për jetën. Organizatorët e takimit: Don Gjon dhe Mt Mimoza kanë zgjedhur vazhdimësinë e takimit të parë dhe po përgatiten për takimin përmbledhës që ky grup duhet të bëjë…

Të nxitur drejt takimit me Hyjin mbrëmja është zhvilluar më shumë mbi pyetjet që na çojnë drejt dëshirës për t’u ndjerë të mbushur dhe njëkohësisht duke vënë në dukje vetëdijen e të qënit i brishtë, i pasigurtë, i dobët dhe i përkohëshëm…

Gjatë kësaj marrëdhënie me Hyjin dhe me botën, a shndrit fytyra jote edhe kur kryqi i çdo dite peshon më tepër?

Në mbrëmje ka qenë momenti ku të rinjtë në adhurim janë ftuar të bëjnë përvojën e dritës.

Na është mësuar se drita është burim bukurie dhe me këtë burim ne kemi mundësinë të ndjekim zemrën dhe të shndrisim botën… pra ku gjen qetësi zemra jote? Ku është thesari yt për të fituar dritën? Ku e lëshon shpirtin dhe lejon të udhëhiqesh në dashuri që nëpërmjet asaj dashurie ti të jesh rrezatim drite? (Mt 17,1-3).
Pas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, vëllain e tij e i çoi vetmi. Atëherë u shndërrua para syve të tyre: fytyra i shkëlqeu porsi dielli e petkat ju bënë të bardha porsi drita… Të nxitur nga ky Shndërrim dita tjetër e takimit filloj me lutjen e mëngjesit dhe më pas menjëherë të gjithë sëbashku zbuluam më tepër mbi dy figura Saleziane Gjon Kaljero një nga shtyllat më të qëndrueshme e të forta saleziane, ipeshkvi dhe kardinali i parë salezian dhe Emilia Moska një element i çmuar, që ka si synim të japë, nëpërmjet dhuratave jo të zakonta, mendjeje dhe zemreje, një kontribut të madh në zhvillimin e veprës edukuese të sapo filluar atëherë nga Bijat e Marisë Ndihmëtare…

Mesha e Shenjtë i la vendin një momenti reflektimi e meditimi me shpresën që në këta të rinj të jenë ngjallur pyetje dhe dëshira për të njohur më shumë veten në raport me Zotin dhe me të tjerët… Për të kuptuar se ku gjendet me të vërtet thesari që i bën të shndrisë mendjen dhe zemrën, nga ku mund të burojë e të marrë formë aty…. gëzimi i jetës së përditshme…!

Nga Xhensila Ndoj
Animatore

Comments are closed.