Mbi lutjen
31/05/2016
Të jesh i krishterë
31/05/2016

NGA ZHGËNJIMI NË TË VËRTETËN

Dëshmi e Gloria Polo-s, mjeke dentiste, nga Caracas, Venezuela, me 5 maj 2005.

 

“Isha në dyert e Qiellit dhe të ferrit”

 

HYRJE

            Nëse ndokush dyshon, ose mendon se Zoti nuk ekziston, dhe jeta e përtejshme është një trillim, ose me vdekje mbaron gjithçka, të kenë guximin dhe të lexojë këtë dëshmi! Por ta lexojnë nga fillimi deri në fund! Sigurisht opinioni i tij do të ndryshojë! Gjendemi përballë në një fakti që ka ndodhur me të vërtetë! Gloria Polo një grua që “vdes”, kalon në boten tjetër dhe përsëri kthehet për të dëshmuar. Zoti na jep shumë prova, por ne e mohojmë gjithmonë ekzistencën e tij.

Gloria Polo jeton aktualisht në Klombi, vazhdon në të njëjtin profesion që ishte më parë. Ka shumë plagë në trup por bën një jetë normale, ndryshimi është se tani është një grua që beson me të vërtetë! Udhëton shumë për të dëshmuar atë që ka parë, duke përmbushur misionin e Zotit që ia besoi (ka autorizimin nga Kisha për këtë). Kjo është dëshmia që bëri në Kishën e Caracas (Venezuela), me 5 maj 2005, dhe po e përkthejmë nga spanjishtja. është e njëjta pa asnjë ndryshim.

DËSHMI E GLORIA POLO-s

            Përshëndetje të gjithëve. Është fantastike për mua që jam këtu, për të dëshmuar një fakt real, aq të bukur që Zoti më bëri.

Ajo që po tregoj ndodhi me 5 Maj 1995, në Universitetin Ndërkombëtar të Bogotà, rreth orës 16.30. Jam një dentiste. Unë dhe kushëriri im 23 vjeçar, edhe ai dentist, po studionim për të marrë specializimin. Po në atë ditë, që ishte e premte, rreth orës 16.30 h, po ecnim së bashku me burrin drejt Fakultetit të Odontoiatria, për të kërkuar disa libra që na u duheshin. Me kushëririn tim po ecnim nën një çadër, ndërsa im shoq kishte veshur një mushama shiu, ai ecte drejt Bibliotekës Qendrore. Ne të dy shkonim sa andej këndej për të evituar bërrakat e ujit, duke ju afruar pemëve dhe pikërisht afër një peme të madhe, bie mbi ne një rrufe, që na lë të karbonizuar.

Kushëriri (djali i xhaxhait) vdes menjëherë. Rrufeja i hyn në brendësi dhe e djeg komplet pastaj i del nga këmba, duke e lënë pamjen e jashtme të paprekur. Edhe pse i ri ishte shume besimtar. Kishte një devocion të madh për Jezusin Fëmijë, mbante gjithmonë me vete fuguren e tij. Mjekët thoshin se rrufeja i kishte shkuar drejt e në zemër duke ja ndarë në dy pjesë. Ndërsa mua, rrufeja më hyri në krah, duke më djegur keqas gjithë trupin, qoftë jashtë, ashtu dhe brenda, në të vërtetë u zhduk mishi im, kështu edhe gjoksi, sidomos ai i së djathtës, në vendin e saj mbeti një vrimë e madhe. Më dogji mishin e gjoksit, këmbëve, brinjëve, më karbonizohen mëlçinë, më dogji keqas veshkat, mushkëritë, vezoret… dhe deli nga këmba e djathtë.

            Qëndrova ashtu pa jetë me një trup që hidhej përpjetë nga tronditja e rrufesë.

            Ky trup që po shikoni tani, është fryt i mëshirës së Zotit.

NË BOTËN TJETËR

            Kjo qe vetëm pjesa fizike… e bukura qëndron në…, ndërsa trupi im qëndronte i karbonizuar, në të njëjtën kohë, unë e shoh veten në një tunel shumë të bukur me dritë të bardhë, një dritë e mrekullueshme, që më bënte të ndiej një gëzim, një paqe, një lumturi që nuk gjej fjalë për ta përshkruar madhështinë e atij momenti.

Qe një ekstazë e vërtetë. Vështroja, dhe në fundin e këtij tuneli shoh një dritë të bardhë, si një diell, një dritë shumë të bukur… Them e bardhë për të treguar një ngjyrë, por është fjala për një ngjyrë që nuk mund të krahasohet me ato që gjinden mbi tokë. ishte një dritë e mrekullueshme: ndjeva që përmes asaj drite dilte një burim paqeje, dashurie, lumturie… Kur u ngjita në atë tunel, i thashë vetes: “Karamba, paskam vdekur!”

Atëherë mendova fëmijët dhe thashë: “Ah, Zoti im, bijtë e mi! çfarë do thonë fëmijët e mi? Kjo nënë kaq e zënë me punë, që s’kishte kurrë kohë për fëmijët e saj… ”. në fakt, dilja nga shtëpia në mëngjes herët çdo ditë, dhe nuk kthehesha deri në 11 të natës. Atëherë pashë realitetin e jetës sime dhe ndjeva shumë trishtim. Kisha dalë nga shtëpia e vendosur se do të pushtoja botën, por për çfarë…! Duke i lënë në vendin e dytë shtëpinë dhe fëmijët e mi. Në atë moment boshllëku pa ndier fëmijët e mi më, pa ndier më trupin tim, as dimensionin e kohës dhe të hapësirës, vështroja, dhe ja pashë diçka shumë të bukur: pashë të gjithë personat e jetës time… në të njëjtën kohë, në të njëjtin minutë, të gjithë personat, ato të gjallë e ato të vdekur. Mund t’i përqafoja stërgjyshërit e mi, gjyshërit dhe prindërit (që kishin vdekur) të gjithë! në atë moment të plotësisë së mrekullueshme. Kuptova se isha e gënjyer me historinë e rimishërimit: e besoja se gjyshja ime ishte rimishëruar, por pa ditur se ku. Sepse të informohesha kushtonte shumë para, e lashë që mos ta kuptoja se në çfarë konsistonte rimishërimi.

Ta dini se unë e mbroja teorinë e rimishërimit… E tani atje, sapo i përqafova stërgjyshen dhe gjyshen… I përqafova në të njëjtën kohë të gjithë personat të gjallë e të vdekur. Të gjithë në të njëjtën kohë. Vajza ime kur e përqafova, u tremb: ishte 9 vjeçe, e ndjeu përqafimin tim sepse unë mund të përqafoja edhe të gjallët. Gati nuk u kujtova se kishte kaluar kohë në atë moment aq të bukur. tani që nuk e kisha më trupin tim, ishte tepër e bukur t’i shikosh njerëzit në një mënyrë krejt të re. më përpara dija vetëm të kritikoja: nëse njëri ishte i shëndoshë, i shëmtuar, elegant, jo elegant, etj. Kur flisja për të tjerët, gjithmonë gjeja ndonjë kritikë për të bërë. Tani jo: tani i shikoja personat nga brendësia e tyre, sa bukur ishte… ndërsa i përqafoja, shikoja mendimet e tyre, ndjenjat e tyre… kështu fillova të përparoja, plot paqe, gëzim, sa më shumë ngjitesha aq më shumë vështroja diçka shumë të bukur. Në fakt, nga fundi pashë një liqen shumë të bukur… po, shumë të bukur! Një liqen të mahnitshëm, plot pemë të bukura, shumë të bukura të mrekullueshme, lule lloj-lloje shumëngjyrëshe me një aromë të këndshme, shumë të ndryshme me lulet tona… Gjithçka ishte kaq e bukur në atë kopsht të mrekullueshëm… Nuk gjej fjalë që t’i përshkruaj, gjithçka ishte dashuri.

Ishin dy pemë në anë që të jepte pamjen e një hyrjeje. E tëra aq e ndryshme me atë që njohim ne këtu në tokë: Ato ngjyra nuk gjinden tek ne, gjithçka e mahnitshme! …Qe në atë moment kur kushëriri im hyri në atë kopsht të mrekullueshëm…Unë e dija! E ndjeja se nuk mundem dhe nuk duhet të hyj në atë vend!

KTHIMI I PARË

            Në atë moment dëgjoj zërin e burrit tim. Qante me dënesë, e bërtiste: “Gloria!!! Gloria! Të lutem, mos më lër! Shiko fëmijët, bijtë e tu kanë nevojë për ty! Gloria, kthehu! Mos ik! Kthehu!

Unë dëgjova gjithçka, e pashë që po qante me shumë dhimbje… Në atë moment Zoti Ynë më bëri që të kthehem… por unë nuk doja që të kthehesha… Ajo paqe, ai gëzim që më kishte mbërthyer, më tërhiqte së tepërmi! Por, pak e nga pak fillova të hyj në trupin tim, që ishte pothuajse pa jetë. E shoh veten në një barelë të Universitetit Kombëtar të Infermierisë. Shoh mjekët që shkonin e vinin, në mënyrën e tyre bënin të pamundurën të na shpëtonin, nuk mundnin të na preknin me dorë se trupi ynë jepte të dridhura elektrike. Unë dhe kushëriri im qëndruam më shumë se 2 orë për tokë derisa u shkarkuan të gjitha dridhjet elektrike. Në atë moment na dhanë ndihmën e parë.

Shikoja dhe mbështetja këmbët në shpirt (edhe shpirti ka formën njerëzore) Koka ime bëri një shkundje e me dhunë hyra, ishte një dhimbje e madhe të hyj brenda në trup. Dilnin shkëndija nga të gjitha anët dhe u ndieja se isha mbërthyer në një gjë shumë të vogël (trupi im). Ishte sikur trupi im, ky që kam tani të hynte në një fustan bebeje por prej hekuri. Ishte vuajtje e tmerrshme, dëgjoja trupin tim që digjej vazhdimisht… Dëgjoja mjekët që ulërinin: “Kthehu, merre veten! Merre veten!” Ata ishin shumë të gëzuar por vuajtja ime ishte e tmerrshme! Këmbët ishin tmerrësisht të zeza, trupi dhe krahët ishin bërë mish i gjallë! Problemi i këmbëve do të zgjidhej sepse mendohej të m’i shkurtonin.

…Për mua një traumë tjetër: mendjemadhësia e një gruaje moderne, e kohës, inteligjente, studente dhe profesoreshë… Skllave e trupit, e bukurisë, e modës, i dedikohesha 4 orë në ditë në palestër aerobi duke u skllavëruar për të pasur një trup elegant, bëja masazhe, dieta, kurime… e gjithë kjo për t’u dobësuar. Kjo ishte jeta ime, një skllavëri e vazhdueshme për të pasur një trup të bukur. Thosha gjithmonë, nëse kam një gjoks të bukur pse mos ta vë në dukje? Të njëjtën gjë thosha edhe për këmbët, e dija se kam këmbë që tërhiqnin… në një çast shoh një gabim, e gjithë jeta ime ishte një vazhdimësi e kotë për të kuruar trupin… sepse ajo ishte qendra e jetës time: dashuria për trupin. E tani që nuk e kam më trupin! Në vendin e gjoksit kisha dy gropa të hatashme. Këmbët ishin të tmerrshme për t’i parë, si shkopinj pa mish, të zeza si karboni. Vini re: Pjesët e trupit që adhuroja dhe i kuroja më shumë ishin ato që u dogjën tërësisht.

NË SPITAL

            Më pas më çuan në spitalin “Seguro Social”, ku më operuan menjëherë, filluan të m’i hiqnin të gjitha pjesët e djegura. Ishte tepër e tmerrshme dhe e padurueshme…

Më parë dua t’ju them diçka, vëllezër: unë isha një “katolike sa për emër”, gjithë jetën isha kështu sepse marrëdhënia ime me Zotin ishte thjesht vetëm një Meshë sipërfaqësore 25 minutshe të dielave e mjaft. Shkoja në ato meshë ku prifti predikonte shumë pak, sepse  lodhesha! Sa mërzi ndieja me ata prifta që flitnin shumë! Kjo ishte marrëdhënia ime me Zotin! Për këtë të gjitha rrymat e botës më tërhiqnin: Më mungonte mbështetja e lutjes të bëhet me devocion gjatë Meshës! Një ditë, kur isha  për specializim, dëgjova një prift që thoshte se nuk ekziston ferri, dhe as djajtë! Ishte pikërisht ajo që doja të dija nga dikush! Menjëherë mendova me vete: nëse nuk ekzistojnë djajtë, dhe ferr nuk ka, atëherë do të shkojmë të gjithë në Qiell! E pse të kemi frikë?! Nga gjëja që kisha frikë dhe e them me shumë turp ishte ajo që më mbante të lidhur me kishën, frika nga djalli. Kur dëgjova së djalli nuk ekziston, ferri nuk ekziston, thashë menjëherë: shumë mirë, nëse të gjithë do shkojmë në qiell, s’ka rendësi ajo që bëjmë mbi tokë! Kjo gjë më largoi krejtësisht nga Zoti dhe nga Kisha, fillova të flisja keq për të tjerët me fjalë edhe banale etj.

Nuk kisha më frikë nga mëkati, kështu filloi të prishej marrëdhënia ime me Zotin. Fillova t’u them të gjithëve se djalli nuk ekziston, janë vetëm shpikje e priftërinjve, janë manipulime nga ana e Kishës, e në fund… Arrita t’u them edhe kolegëve të mi të Universitetit se Zoti nuk ekziston, që jemi produkt i evolucionit etj. etj., arrija të bind shumë persona! Të kthehemi tani në sallën e operacionit kur e shoh veten në atë situatë, çfarë tmerri! Pashë me në fund se djalli ekziston posi jo, e vinte të më kërkonte pikërisht mua! Vinte e më sillte llogarinë, sepse kisha pranuar ofertën e tij që është mëkati! Dhe kjo ofertë nuk është falas! Duhet paguar! mëkatet e mija e kishin pasojën e tyre…

Në atë moment, pashë se kishin filluar të dilnin nga dera e operacionit shumë persona, normalë, por me një shikim plot urrejtje djallëzore të tmerrshme që bënin të dridhej shpirti im: kuptova menjëherë se ishin djajtë. Kisha në vete një vetëdije speciale: kuptova se secilit prej tyre i detyrohem diçka, sepse mëkati nuk është falas, se gënjeshtra më e madhe e djallit është ajo që ai nuk ekziston: ajo është strategjia më e mirë e tij që të mund të punojë si t’ia dojë qejfi me ne. Vura re se, ekziston, e vinte të më takonte, të më verbonte! Imagjinoni sa u tremba dhe çfarë tmerri!! Mendja ime plot shkencë dhe inteligjente, tani nuk më shërbente asgjë. Sillesha andej e këndej nëpër dhomë, kërkoja të hyja në trupin tim, por trupi im nuk më pranonte më, frika ishte e tmerrshme! Ika me vrap, duke kaluar të gjitha dyert dhe shkallët e operacionit, duke shpresuar që të fshihesha nëpër qoshe të spitalit, por kur kalova murin… Atje! u hodha në boshllëk…! Hyra në disa tutele dhe ulesha gjithnjë e më poshtë. Në fillim ishte pak dritë, kur shkova poshtë pashë shumë njerëz: të rinj, të moshuar, burra, gra, që qanin, e bërtisnin tmerrësishtduke kërcëllitur dhëmbët. E unë, gjithnjë e më shumë u afrova vazhdoja të zbrisja poshtë, kërkoja të dilja nga ai vend, ndërsa drita shkonte gjithnjë duke u zhdukur. Qëndrova dhe shëtitja nëpër atë tunel në atë errësirë të tmerrshme, derisa arriti një errësirë shumë e fortë që s’krahasohet me asgjë mbi tokë. Atje në atë errësire prodhohej vetëm dhimbje, terror, turp, e erë e keqe e tmerrshme. Ishte një errësire e gjallë, po, e gjallë asgjë e vdekur apo e shuar. në fund të zbritjes sime, vrapoja gjatë të gjitha këtyre tuneleve, derisa u ndala në vendin që qanin. Isha e dëshpëruar, me një dëshirë të çmendur të dal prej atje e njëjta dëshirë që kisha të jetoj ashtu e shthurur në jetë por tani nuk më shërbente asgjë, sepse atje isha dhe atje do të qëndroja. në një farë pike shoh një derë që po hapej si një gojë e madhe! Ishte e gjallë! Dëgjoja trupin tim bosh, bosh në një mënyrë të tmerrshme, e poshtë meje një humnerë e tmerrshme, ajo që më trishtonte dhe më ngrinte ishte se atje poshtë nuk dëgjohej asnjë fije  Dashuri e Zotit, as një pikë shprese. Ai merak ishte një gjë që më brente në brendësi. Unë bërtisja si e çmendur, e terrorizuar, duke parë tmerrin që nuk mund ta largoja sepse bija më brenda dhe më keq. E dija se nëse do të kisha hyrë do të kisha mbetur brenda dhe do isha ulur akoma më poshtë, dhe nuk do të kisha mundur të ngjitesha më. Ishte kjo vdekja shpirtërore për shpirtin tim.

Vdekja shpirtërore për të humbur për përgjithmonë. Por në atë gabim aq të madh ndërsa isha duke u futur brenda, Shën Mëhilli Kryeengjëll më kapi për këmbësh dhe më tërhoqi… Trupi im hyri në atë humnerë por këmbët mbeten të varura në lartësi. Qe ai moment i tmerrshëm dhe shumë i dhimbshëm. Kur mbërrita atje drita që akoma kishte mbetur në shpirtin tim të trazuar prej djajve; të gjithë shpirtrat e papastër që banoni atje me njëherë u kapen për mua. Ato qenie të tmerrshme ishin si krimba, si ushunjëza që kërkonin të mbyllnin dritën. Imagjinoni tmerrin duke parë veten të mbërthyer nga ato krijesa.. Unë bërtisja, bërtisja si një e çmendur! Ata të diegnin! Vëllezër, janë errësira të gjalla, është urrejtja që djeg, të zhvesh lakuriq. Nuk gjej fjalë për të përshkruar atë terror!

SHPIRTRAT E BURGATORIT

            Vini re, unë isha ateiste, por atje fillova të bërtas: “Shpirtrat e Purgatorit! Ju lutem, më tërhiqni, më nxirrni nga këtu! Ju lutem, më ndihmoni!”

Ndërsa po bërtisja, dëgjova që po qanin mijëra e mijëra persona, të rinj … Po, mbi të gjitha të rinj, me shumë, shumë vuajtje! Mendoni që në atë vend të tmerrshëm, në atë grumbull urrejtje e vuajtje, të rrahura dhëmbësh, me të bërtitura e ankime që më mbushen me dhembshuri që s’mund ta harroj kurrë më… (kanë kaluar 10 vjet, akoma qaj dhe vuaj kur kujtoj vuajtjet e gjithë atyre peronave)… Kuptova se atje ishin të gjithë ata persona që me dëshpërimin e parë kishin vrarë veten… Tani ishin në atë vuajtje. Dhimbja më  e madhe e asaj vuajtje ishte mungesa e Zotit. Atje nuk dëgjohej Zoti. U duhet të qëndrojnë atje derisa të përmbushen ditët që do të kishin jetuar mbi tokë, sepse të gjithë ata që e vrasin veten dalin nga Urdhri i Zotit.

Ata të shkretë njerëz vuajnë, vuajnë shumë e janë shumë, shumë të rinj. Qajnë e vuajnë shumë… nëse njeriu do ta dinte vuajtjen që e pret, kurrë askush nuk do ta vriste veten!

A e dini se cila është vuajtja më e madhe atje?  Të shikosh prindërit e tyre, të afërmit, që janë gjallë, qajnë dhe vuajnë me ndjenjën e fajit; nëse unë nuk do ta kastigoja, nëse unë do t’i kisha thënë, ose nuk do t’ia kisha thënë, nëse do kisha bërë këtë apo atë… Më në fund këto ndjenja faji të tmerrshme, – një ferr i vërtetë për njerëzit e afërm të tyre-, është gjëja që i bën më shumë të vuajnë.  Gjëja e tmerrshme e tyre është se djajtë ju tregojnë për këtë dhe i bëjnë të shohin skena të tilla. “Shiko si qan nëna jote, shiko si vuan, shiko si vuan babai yt, shiko sa të dëshpëruar janë, shiko si ia lënë fajin vetes dhe si diskutojnë duke ja lënë fajin njëri-tjetrit, vëreje gjithë vuajtjen që ke sjellë në ta. Shiko si rebelohen kundër Zotit. Shikoje familjen tënde…. E gjithë kjo për fajin tënd!”

Ajo që mund të bëjnë njerëzit, familjarët e tyre këtu në tokë, është të fillojnë e të kthehen nga Zoti, të bëjnë vepra bamirësie (të japin shumë lëmoshë), të vizitojnë të sëmurët… e të ofrojnë Meshë për shpirtin e tyre, për shpirtrat e të vdekurve. Këto shpirtra mund të ndihmohen shumë nga këto gjëra, sepse në purgator nuk mund të bëjnë asgjë për veten e tyre. Asgjë! Por, Zoti po, bën nëpërmjet Meshës. Edhe ne mund t’i ndihmojmë në këtë mënyrë.

Kuptova se ato shpirtra nuk mund të më ndihmonin, në atë vuajtje në atë agoni fillova të bërtas përsëri: “Këtu është një gabim! Shikoni se unë jam një shenjte! Unë nuk kam vjedhur kurrë! Nuk kam vrarë kurrë! Nuk i kam bë keq askujt! Përkundrazi para se të skadonin dërgoja prodhimet më të mira më Zvicër, Hiqja dhe mbushja dhëmbët me të varfërve e nuk ju merrja asnjë lek nëse ata nuk kishin të paguanin! Unë bëja pazarin dhe ua dhuroja të varfërve! çfarë bëj unë këtu?!…”

 I mbroja të drejtat e mija! Unë, që isha aq e mirë do të kisha shkuar drejt e në Qiell, çfarë po bëj unë këtu?!

Shkoja të gjitha të dielave në Meshë edhe pse e quaja veten ateiste e nuk ia vija veshin gjërave që thoshte meshtari, nuk mungoja kurrë. nëse kam munguar 5 të diela në Meshë për të gjithë jetën time, do ishin shumë! E çfarë po bëja atje?!

“çfarë po bëj unë këtu? Më nxirrni jashtë nga këtu! Vazhdoja të bërtisja. Më nxirrni jashtë nga këtu! Vazhdoja të bërtisja së bashku me gjithë ato qënje të tmerrshme që ishin kapur për mua!

“Unë që jam katolike! Unë jam katolike, ju lutem, më nxirrni jashtë nga këtu!”

SHOH PRINDËRIT E MI

            Kur bërtisja se isha katolike, shoh një dritë të vogël, në atë errësirë, ishte dhurata më e madhe që mund të fitoja. Shoh disa shkallë nga maja e tyre shoh babain tim, (që kishte vdekur 5 vite më parë) gati në hyrje të humnerës. Ishte pak më shumë dritë, e 4 shkallë më lart shoh nënën time, me shumë dritë në pozicion lutje. Sapo i pashë ndjeva një gëzim të madh që fillova të bërtas “Babi! Mama! Sa gëzim! Ejani e më merrni! Më hiqni nga ky vend! Babi, mami, ju lutem më tërhiqni nga ky vend! Ju lutem me forcë, më lironi nga ky vend!”

Ndërsa po ndodhej e gjithë kjo trupi imi ishte në koma të thellë: isha me tube gjithandej, e lidhur me makineri, me fashë. Ajri nuk hynte më në mushkëri, veshkat nuk funksiononin më… Ndërsa qëndroja e mbërthyer me makineri motra ime mjeke, u kishte thënë doktorëve se ju nuk jeni Zoti, dhe nuk ia vlen ta mbajmë gjallë në këtë situatë, flisnin edhe me të gjithë njerëzit e familjes: Të gjithë thoshin se nuk ja vlen ta lëmë në këtë situatë por ta lëmë që të vdesë, sepse isha në një agoni të tmerrshme. Motra ime këmbëngulte aq shume sa… Ta dini çfarë inkoherence? Unë mbroja eutanazinë, të drejtën të vdesë njeriu  me dinjitet! Mjekët nuk linin askënd të hynin ku isha unë, vetëm motrën time mjeke, që qëndronte vazhdimisht pranë meje. Kur shpirti im që gjendej në boten e përtejshme, sheh prindërit e mi, motrën time që qëndronte pranë trupit tim në koma, më vjen qartë që t’u thërras atyre, e gjithë e kënaqur që po vinin të më merrnin.

Ndoshta ndonjërit prej jush i ka rënë të dëgjojnë ndonjë person në gjendje të pandërgjegjshme të thërrasë, ose të thotë fjalët: çfarë po ndodhë me mua? E tremba shumë motrën time! Pra fillova të bërtas nga gëzimi kur i pashë prindërit e mi. Ju kërkoja që të vinin e të më merrnin: Motra ime që dëgjon gjithë atë të bërtitur: “Tani që ka vdekë motra ime, babai dhe nëna ime erdhën ta marrin! Ikni! mos e merrni! Ikni mos e merrni! ik, ik, nënë të lutem ik, baba të lutem ik, ik, mos e merr! Shikoni se i ka fëmijët e vegjël! Mos e merrni me vete!”

Mjekët donin ta largonin nga ai vend duke menduar se motra ime është çmendur, nga dhimbja kaloi në shock; do kishte qenë normale për të, trupin e djalit të xhaxhait që do e merrte në murg, dhe motra që po vdiste, nuk do t’i kaloja 24 orët sipas mjekëve… Ishin tashmë tre ditë që motra ime ecte me këtë agoni. E drejtë ta quanin e çmendur… Kurse unë, imagjinoni çfarë gëzimi kur pashë prindërit e mi! Në atë vend, aq të tmerrshëm që isha, pashë prindërit e mi!

Kur shikuan drejt meje e më panë në atë situatë, nuk e imagjinoni çfarë dhimbje në sytë e tyre. Sepse atje e perceptonim dhimbjen dhe ndjenjat e tjerëve, unë pashe dhimbjen që ata ndjenin, ajo vuajtje e tyre aq e madhe. Babi im filloi të qante, shumë, shumë e thërriti: “Bija ime! Oh, jo! Zoti im, jo bija ime aty! Zoti im jo, bija ime aty!” Nëna ime lutej, e kur vështroi nga unë pashë dhimbjen e saj në sy, por në të njëjtën kohë askush nuk ia largonte paqen dhe bukurinë e fytyrës, as lotët! Në vend që të qante ngreh sytë, pastaj më vështroi. E pashë mirë se ata nuk mund të më largonin nga ai vend! Kjo e shtoi më shumë dhimbjen time, duke i shikuar atje që jetonin me dhimbjen time por pa mundur të bënin asgjë. Kuptova se ishte atje për t’i dhënë llogari Zotit për edukimin e fëmijëve, edukimin që më kishin dhënë mua. Ata ishin tutorët  që i ishte besuar detyra për të mbrojtur talentet që Zoti m’i kishte dhënë. Me jetën dhe me dëshminë e tyre duhet të më mbronin nga sulmet e djallit. E të lejonin që të shtohej në mua Hiri i Zotit që kisha marrë në Pagëzim. Të gjithë prindërit janë mbrojtës të talenteve që Zoti u ka dhënë fëmijëve të tyre.

            Kur pashë vuajtjet e tyre, mbi të gjitha atë të babait, bërtita dhe një herë e dëshpëruar: “Më largoni nga këtu! më hiqni nga këtu! Unë nuk kam faj që jam këtu, sepse jam katolike! Jam katolike! më largoni nga këtu!”

GJYKIMI IM

            Kur bërtita dhe një herë se jam katolike vëllezër, dëgjova një Zë, aq të ëmbël, aq të ëmbël… aq të bukur, që mbushi gjithçka me paqe dhe dashuri, dhe bëri të gëzohej shpirti im. Ato krijesa të vogla që ishin kapur për mua, u gjunjëzuan në adhurim, e kërkuan që të largohen sepse nuk i rezistonin ëmbëlsisë së atij Zëri: Atëherë u hap një gjë, një gojë nga poshtë, ata u trembën, imagjinoni! kur i pashë ato qenie, ata djaj të përkulur atje… Në të dëgjuar Zërin e Zotit, (edhe pse krenaria e djallit, e dëgjuan zërin shumë tërheqës edhe ata) u gjunjëzuan!

Pra pashë Virgjërën e Shenjtë Marinë që ishte gjunjëzuar sapo meshtari ngrinte osten e Shenjtë të Krishtit, gjatë meshës që po celebrohej për shpirtin e djalit të xhaxhait. Virgjëra Mari po ndërhynte për mua! E gjunjëzuar tek këmbët e Zotit, mblidhte të gjitha lutjet që populli i vendit tim bënte për mua, dhe ja dhuronte Zotit. Ta dini se në momentin kur prifti ngrenë Osten Shenjte prania e Krishtit ndjehej, të gjithë u gjunjëzonin, deri edhe djajtë!… Dhe unë që shkoja në Meshë pa pikë respektit, pa i dhënë asnjë rendësi, me çimçakiz në gojë, shikoja majtas dhe djathtas e shumë mendime të marra mu silleshin vërdallë…! Pastaj kisha fytyrë të ankohesha, plot mendjemadhësi se Zoti nuk më dëgjonte kur i kërkoja ndonjë gjë! Më besoni tani, ishte e mrekullueshme t’i shikosh se si kur kalonte Zoti, të gjitha ato krijesa, të gjitha ato krijesa të tmerrshme gjunjëzoheshin në adhurim. Shoh Virgjërën MARIA, të madhërishme e gjunjëzuar tek këmbët e Zotit, që lutej për mua, në adhurim përballë Tij… Dhe unë një mëkatare, me një shpirt të ndytë që e trajtoja pa respekt, duke i thënë se kisha vepruar mirë… po, ndyrësirë e mirë! Duke e mohuar dhe duke e madhuar Zotin!

Imagjinoni se çfarë mëkatareje isha, kur edhe djajtë u gjunjëzofshin kur Zoti Jezus Krisht kalonte…!  Ai Zëri aq i ëmbël më thotë: “Shumë mirë, ti ishe katolike, më thuaj cilët janë urdhërimet dhe Ligjet e Zotit!”

…Mendojeni sa u tremba! …Atë pyetje nuk e prisja! Unë e dija se ishin 10! Asgjë më tepër! “E tani si do ja bëj?”, e mendoja veten të mbaruar. Mu kujtua kur nëna ime thoshte se urdhri i parë është ai i dashurisë, fliste shpesh… Dashuria për Zotin dhe për të afërmin. Më në fund fjalët e nënës time më shërbyen. Mendova se do mjaftonte përgjigjja ime…! Unë mendoja se do ia hidhja edhe Zotit si bëja në jetën e përditshme, që e kisha në xhep përgjigjen e saktë, mendoja të se isha perfekt, e gatshme për t’u përgjigjur, ia dilja gjithmonë me justifikime e mbroja veten mirë nga çdo gjë arrija të mbuloja difektet përballë të tjerëve. kështu asnjëri nuk e kuptonte dhe nuk më zbulonte atë që nuk e dija. Tani mendova t’ia dal në të njëjtën mënyrë. Fillova të them: “Urdhër i është të duash Zotin mbi çdo gjë… dhe të afërmin si vetveten.”

“Shumë mirë: – më thotë– e ti e ke bërë? a i kedashur?

Si e hutuar, u përgjigja: “Unë…po! Po, unë po. Po!”

Por ai Zëri i mrekullueshëm më thotë: “Jo!!!”

Ju siguroj se kur më tha “Jo!”, atëherë u dëgjua si zhurmë rrufeje! Nuk e kisha kuptuar akoma se ku më ka goditur rrufeja… Por kur dëgjova “Jo!”, dhimbjen e rrufesë e dëgjova komplet!… E pashë veten lakuriq, ranë të gjitha maskat e mia, e u gjenda e zbuluar komplet. Ai Zëri i ëmbël vazhdonte të më thoshte: “Jo!!! Ti nuk e ke dashtë Zotin tënd mbi çdo gjë, e më pak ke dashtë të afërmin tënd si vetveten! Ti ke sajuar një Zot si ke dashur ti, mbi jetën tënde! Vetëm në momente ekstreme të nevojës tënde ose në vuajtje, u kujtove për Zotin tënd. Atëherë po, gjunjëzoheshe, përkuleshe, kërkoje, shkoje në meshë, në grupe lutje, duke më kërkuar ndonjë mrekulli ose hir… Kur ishe e varfër, Kur familja jote ishte keq, kur doje të bëheshe profesoreshë, atëherë po, gjithë ditën luteshe në gjunjë, me orë të gjata. Luteshe që të liroja nga ai problem, nga ajo varfëri etj. Kur kishe nevojë për lek, atëherë po, angazhoheshe: Do them Rruzaren çdo ditë por ti Zot më jep disa para!.

Kjo ishte marrëdhënia jote me Zotin! Kurrë s’e ke mbajtur fjalën, premtimin e thënë, nuk më ke falënderuar kurrë!”

E Zoti insistonte mbi këtë: “Ti premtoje, i premtojë Zotit, por kurrë nuk e mbaje premtimin!”Zoti më bëri të shoh një ndër gjithë ato lutje që bëja: Kur i kërkoja që të kem makinën time të parë, I lutesha dhe me shumë përvujtëri i kërkoja, të lutem, më dhuro edhe një makinë të vjetër, nuk ka rendësi… vetëm që të funksionojë. Por pasi e fitoja atë që kërkoja nuk thosha as “faleminderit” Zotit, dhe 8 ditë më vonë, edhe pse nuk e falënderova por edhe e mohova e mallkova. Ai më tregoi si në të gjitha hiret që m’i çonte, jo vetëm që nuk e mbaja fjalën e dhënë, por as nuk e falënderoja. E vëreja Zotin me të vërtetë të trishtuar. Ta dini, marrëdhënia ime me Zotin ishte si “BANCOMATI”: thosha një rruzare, e Ai do të më jepte para… nëse jo, u ribeloja kundër tij. Zoti më bëri të shoh gjithë këtë. Sapo i kërkova të kem një profesion, -e si pasojë, të kem një lloj prestigji edhe para-, Emri i Zotit nuk më shkonte më për shtat… U ndjeva e madhe, pa pas më për të një pikë shprehje dashurie, ose mirënjohje.

Të jesh mirënjohëse? kurrë! As edhe një falënderim për ditën e re që më dhuronte, ose për shëndetin tim, ose që kam një shtëpi ku unë mund të banoj… As edhe një lutje mëshire për ata të shkretët që nuk kanë shtëpi, dhe as të hanë…. Asgjë!!! Mosmirënjohëse në maksimum! Mbi të gjitha, u bëra gjithnjë e pa fe, pa besim kundrejt Zotit, ndërsa besoja në Afërditën e Mërkurin për fatin, shkoja si e çmendur tek astrologjia, thosha se yjet e drejtojnë jetën tonë. Fillova të besoja në të gjitha doktrinat që bota ofronte. Besoja p.sh në rimishërimin: isha e bindur vetëm se do vdesim dhe gjithçka do fillonte përsëri… e harroja se isha një pjesë e çmimit të Gjakut të Krishtit Zotit tim.

Zoti vazhdoi: “Gjithçka që kishe, jo pse m’i kërkoje, por ishin si bekim që të vinin nga Qielli: ti, përkundrazi, mendoje se i kishe fituar vetë të gjitha, sepse ishe punëtore… se gjithçka i ke fituar me duart e tua, e me forcën e studimit. Jo! Shiko: sa profesionistë ka, më të kualifikuar se ti, që punojnë dhe më shumë se ti?” Zoti më bëri një provim mbi 10 Urdhërimet, duke më treguar ajo që isha që se me fjalë thosha se e adhuroj Zotin, por në të kundërt adhuroja djallin.

Në ambulancën time, vinte shpesh një grua që shtinte fall me letra, e bënte magji gjoja për të liruar edhe u nga gjërat e këqija që mund të kenë kapur, e unë i thosha: “Nuk ju besoj këtyre gjërave… por i bëja sepse nuk i dihet mendoja me vete…”. E ajo bënte djallëzirat e saj. Në një qoshe ku askush nuk e shikonte, vendoste një hekur këmbë kali dhe një bimë aloe, për të larguar fatin e keq, e gjëra të tjera. A e dini se çfarë ndodhej duke bërë gjithë këto gjëra? I hapte derën djallit, sepse duke e lejuar në ambulancën time, ai u hapte kudo edhe në jetën time. Shikoni se e gjithë kjo është një turp. Zoti më bëri analizë gjithë jetës sime, në dritën e 10 Urdhërimeve, më tregonte marrëdhënien që ishte mes mjet dhe të afërmit tim, mes meje dhe Zoti. Kritikoja gjithçka dhe të gjithë… E për gjithçka unë e konsideroja veten një shenjte “Shenjta Gloria”…! Më tregoni se kur unë thosha se e dua Zotin dhe të afërmin, në të kundërtën isha shumë inatçore. Shikoja se kur mashtroja dikë ose gënjeja, ishte sikur të fyeja Zotin sepse unë u deklaroja dhe thoja: “Jam katolike”, deklaroja se Jezu Krishti është Zoti im e në të njëjtën kohë jepja dëshmi gënjeshtrës dhe mashtrimit! Sa keq i kisha bërë shumë njerëzve! E mbi të gjitha nuk kisha qenë kurrë mirënjohëse prindërve, për gjithë sakrificën dhe angazhimin e tyre që unë të kem një profesion e të triumfoja në jetë, për të gjitha sakrificat dhe sforcimet e tjera që ata kanë bërë për mua… unë nuk e shikoja dhe injoroja, e sapo fitova punën, ata pak e nga pak u zhduken nga sytë e mi: deri në atë pikë sa më vinte turp e nuk doja që askush ta dinte se është nëna ime sepse ishte e varfër dhe e përvujtë.

Jezusi vazhdonte të më tregonte se çfarë gruaje isha: Gjithë ditën ankohesha me burrin tim. Burri im më thoshte: “Mirëdita!”. E unë: “ndoshta do jetë për ty!! Nuk e sheh shiun!”. Gjithmonë ankohesha dhe nuk më pëlqente asgjë.

…Kur ishte puna të shenjtërohen ditët e festës? çfarë mërzie! ç’dhimbje ndieja!! Jezusi më bëri të shoh se si ia dedikoja 4 edhe 5 orë trupit tim me gjimnastikë, dhe as 10 minuta në ditë për Zotin tim, as një falënderim, ose një lutje e mirë… jo, asgjë! Përkundrazi, disa herë thosha rruzaren duke ecur e ecur me vrap, gjatë pushimit (publicitetit) të telenovelës. Mendoja se po lutem mirë. E filloja rruzaren me shpejtësi pa vënë re atë që thosha, e preokupuar më shumë se telenovela ndoshta ka filluar apo jo, e në ç’pikë kishte arritur, pra, pa drejtuar zemrën nga Zoti. Jezusi vazhdoi të më tregonte se si unë nuk kisha qenë aspak mirënjohëse ndaj Tij, dembelia që kisha kur shkoja në Meshë. Kur akoma jetoja me prindërit, e nëna ime më detyronte që të shkoja, e unë i thosha: “Oh, nënë nëse Zoti është gjithkund ç’nevojë kam që të shkoj në Meshë?”. Qartë për mua ishte më e rehatshme të them ashtu… E Jezusi ma bëri që ta shoh këtë fakt. Zoti ishte 24 orë për mua, gjatë gjithë jetës sime Zoti kishte kujdes për mua, e unë dembele që të mos shkoja të paktën të dielave t’i tregoja mirënjohjen dhe dashurinë time për Të… Por gjëja më e keqe që pashë është se nuk e kisha kuptuar se të shkosh në Kishë ishte që të shkoja e të ushqeja shpirtin tim. Unë përkundrazi i dedikoja e kisha shumë kujdes për trupin, kështu u bëra skllave e mishit tim, e kisha harruar atë që është më e rëndësishme: ushqimi i shpirtit! e asnjëherë nuk isha kujdese për të.

Për Fjalën e Zotit, thosha se e lexoja shumë Biblën, e isha e çmendur për ta lexuar. kisha arrite deri në atë pikë sa mashtroja me këtë thinje, arrija të thosha edhe se “Zoti është shumë i madh!” Nuk mund të qëndrojë i mbyllur në atë tabernakull, si ka mundësi? …si ka mundësi se në atë Kelk me verë është gjaku i Krishtit, jo, jo, priftërinjtë ndoshta i hedhin ndonjë gjë që t’i japë shijen e mirë!”. Ja në çfarë pike kishte shkuar marrëdhënia ime me Zotin! E lija shpirtin tim pa ushqyer, sikur nuk mjaftonte kjo gjë, kritikoja edhe priftërinjtë. Ta dini vëllezër, sa keq u ndjeva duke shikuar gjithë këtë gjë, përballë Jezusit! Zoti më tregoi edhe se si ishte bërë shpirtit im si pasojë e gjithë këtyre kritikave. Sa budallaqe që isha sa që kisha deklaruar një prift si homoseksual, e bashkësia e tërë e mori vesh… nuk mund ta imagjinoni të keqen që i solla atij prifti! Jo, nuk mund ta imagjinoni! Nuk mund ta tregoj se do shkojë shumë gjatë. Ju them vetëm se, një fjalë e vetme, ka pushtet të vrasë e të shkatërrojë shpirtin. Tani që pashë gjithë të keqen që kisha bërë! Turpi im ishte shumë ishte shumë i madh, nuk ka fjalë që të thuhet! Mundem vetëm të them se mos bëni ju ashtu: mos kritikoni! Lutuni! Shoh se mungesa më e madhe dhe më e keqe që njolloset shpirti, dhe që tërheq mallkime për jetën janë kur flitet keq për priftërinjtë!

TË LUTEMI PËR PRIFTËRINJTË

Familja ime ka kritikuar gjithmonë priftërinjtë. Qysh kur isha e vogël, babai im e të gjithë në shtëpi, kritikonim duke thënë: “Këta priftërinjtë janë batakçinj, kanë më shumë lek se ne… E janë kështu e ashtu…”, e ne e përsëritnim. Zoti më thoshte si me forcë: “kush mendoni të jeni, që keni bërë një zot e keni kritikuar meshtarët e mi?! Ata janë prej mishi, shenjtëria e tyre varet nga mirësia e bashkësisë në të cilën ua kam dhanë si dhuratë. E bashkësitë e kanë si detyrë të luten për ta, duke i dashur e duke i mbështetur”. Ta dini, vëllezër, që, kur një prift nuk sillet mirë, do jetë bashkësia që do përgjigjet për shenjtërinë e tij. Djalli i urren katolikët, e më shumë priftërinjtë. E urren Kishën, sepse atje është një prift që shuguron…. Ta dini mirë se prifti, edhe pse është njeri, është një i shuguruar i Zotit, i njohur nga Ati i Lavdishëm i Qiellit, kështu që në një copë buke vjen një mrekulli, një shndërrim: Nëpër duar të priftit, buka bëhet Korpi dhe Gjaku i Krishtit… E këto duar djalli i urren tmerrësisht. Djalli na lufton ne katolikët si pasojë e Eukaristisë, sepse Eukaristia është Dera që hap Qiellin, është e vetmja derë! Kur një njeri është në agoninë e vdekjes pavarësisht nga besimi që ka, Zoti i thotë me shumë Butësi, Dashuri e Mëshirë: “Unë jam Zoti yt!”. E nëse personi i kërkon të falur dhe e pranon si Zotin e tij, ndodh diçka që është e vështirë të shpjegohet: Jezusi e çon atë shpirt, menjëherë përballë aty ku po Celebrohet Eukaristia, në Meshë, në atë moment personi merr Korpin e Krishtit, që është Kungimi mistik. Sepse vetëm ai që mer Korpin dhe Gjakun e Krishtit mund të hyjë në Qiell. Është diçka mistike, është Hiri i madh që kemi në Kishën Katolike, një Hirë që Zoti ja ka dhënë Kishës tonë; e shumë njerëz flasin keq për Kishën, e vetëm përmes saj fitohet shpëtimi dhe shkohet në Purgator, e atje pastrohen dalë e nga dalë nga Hiri i Eukaristisë, Shpëton. Shkojnë në Purgator, por shpëtojnë! Për këtë djalli i urren shumë priftërinjtë: sepse ku është një meshtarë, janë duar që shugurojnë bukën dhe verën, që shndërrohen për ne në Gjakun dhe Korpin e Krishtit Zotit Tonë. Për këtë duhet të lutemi shumë për priftërinjtë, sepse djalli i sulmon vazhdimisht.  Zoti Ynë më bëri t’i shoh gjithë këto gjëra.

SAKRAMENTET

            Vetëm përmes meshtarit kemi sakramentin e pajtimit, për shembull! Vetëm përmes tij fitojmë faljen e mëkateve. A e dini se çfarë është një rrëfyestore? Është një  “lavatriçe shpirti”! Jo me ujë dhe shampo, sapun, por me gjakun e Krishtit! Kur shpirti im ishte në fund të jetës së tij, i zi si pasojë e mëkatit, nëse do isha rrëfyer, ajo do ishte larë në Gjakun e Krishtit, e mbi të gjitha do më ishin zgjidhur zinxhirët që më mbanin të mbërthyer me djallin. Nuk do të kishte pasur arsye, djalli të kundërshtojë priftin?! Edhe ata që mund të jenë mëkatarë të mëdhenj, e kanë pushtetin të zgjidhin mëkatet. E Zoti më tregoj, si: në Plagët e Zemrës së Tij… Po! Ta dini se janë gjëra që ja kalojnë inteligjencës njerëzore, sepse janë shpirtërore, edhe pse janë të vërteta më reale se e jona…. Përmes asaj Plage, shpirti ngjitet në nivelin Hyjnor, në nivelin e Mëshirës Hyjnore, në derën e Mëshirës, ngjitet deri në Zemrën e Jezusit, Prift i Përjetshëm; dhe atje, Jezusi vë Kryqin e Tij, që derdh gjak në Praninë e Tij të përjetshme… dhe ai shpirt pastrohet komplet. Tani vështroja se si shpirti pastrohej komplet në rrëfim, dhe çdo mëkat që ti rrëfen, Zoti Ynë shpërthen zinxhirin që më mbante mbërthyer me djallin (E unë, fatkeqësisht largohesha nga rrëfimi!) E gjithë kjo vjen vetëm përmes meshtarit. Për këtë e kemi si detyrim të lutemi shumë për ta, që Zoti t’i mbrojë, t’i ndriçojë, e t’i drejtojë. Për gjithë këto gjëra djalli urren tmerrësisht Kishën Katolike dhe priftërinjtë.

MARTESA

               Më pëlqen t’ju flas për madhështinë e Sakramentit të Martesës. kur hyjmë në Kishe ditën e dasmës sonë, dhe në momentin kur themi “po”, premtojmë se do jemi besnikë përgjithmonë, në gëzime dhe dhimbje, në shëndet dhe sëmundje, etj., a e dini se kujt i premtojmë? I premtojmë vetëm Zotit Atë! Zoti ynë mallëngjehet në kurorën e martesës! E pra është i vetmi dëshmitar kur i themi fjalët . Secili prej nesh kur të vdesë, do të shohë këtë moment në Librin e Jetës. Atëherë do të zbresë një dritë e artë e pa përshkruar shkëlqimi i tij: Zoti Hyji shkruan këto fjalë në Librin e Jetës me shkronja të arta, shumë të bukura.

 Në momentin që hamë Korpin dhe pimë Gjakun e Krishtit lidhim një aleancë me Zotin dhe me personin që kemi zgjedhur të kalojmë së bashku jetën. Kur i themi ato fjalë ia themi Trinisë Shenjte. Pashë që në ditën e martesës sime, kur unë dhe burri im morëm kungimin e Shenjtë, nuk ishim më dy por tre! Ne të dy dhe Jezusi! Në fakt sapo komunikuam me Jezusin Ai na bashkoi dhe na bëri një gjë të vetme! na vendosi në Zemrën e tij e na bëri NJË, Duke formuar me Jezusin Shenjtën Trini! “Njeriu të mos e ndajë atë që Zoti bashkoi”.

Tani unë bëj pyetjen: Kush ndan këtë NJË? Askush! Askush, vëllezër nuk mund ta ndajë! Askush, pas kësaj lidhje nuk mund ta ndajë! E nëse te dy të martuarit vijnë të virgjër në martesë nuk mund ta imagjinoni bekimin që bie mbi ta! Pashë edhe martesën e prindërve të mi. Kur babi im i vuri unazën në gisht nënës time, e prifti i deklaroi si burrë e si grua, Zoti Ynë i dhuroi babit tim një shkop prej druri, të shndritshme si Dielli e dukej pak si i kërrusur. Ishte Hiri që Zoti i dhurohej burrit: është dhurata e autoritetit të hyjit Atë, që ky njeri të mund të udhëheqë grigjën e Zotit që janë fëmijët, të lindur nga martesa e tyre e t’i mbrojë nga shumë rreziqe që i afrohen familjes. E nënës time, Zoti i vendosi në Zemër një lloj sfere të Zjarrtë, shumë të bukur: ajo do të thotë Dashurinë e Zotit dhe Shpirtin e Shenjtë. Zoti e sheh nënën time që ishte shumë e pastër. Zoti ishte i lumtur dhe i gëzuar. Nuk mund ta imagjinoni se sa shpirtra të papastër iu ngjitën babait tim, në atë moment. Këto shpirtra dukeshin si krimba, shushujza. Ta dini se kur një person bën mardhënie jashtë martesës, menjëherë shpirtrat e ndytë i ngjiten personit nga të gjitha anët: duke filluar nga organet e tij seksuale, e bëjnë të vetën gjithë mishin, hormonet; zënë trurin, marrin ipofisi e gjithë pjesën neurologjike të organizmit, e fillojnë të prodhojnë një sasi të madhe hormonesh që të çojnë në instinktet më të ulta. Transformojnë një bir të Zotit në një skllav të mishit, të instinkteve të veta, të etjes seksuale, sa që e çojnë personin të jetë ai që thonë: “kënaqen me jetën”.

Kur një çift është Virgjër, i jep Lavdi Hyjit. Vjen në Besëlidhje e Shenjtë me të, që e shenjtëron seksualitetin. në fund të fundit seksualiteti nuk është mëkat! Zoti e ka dhënë si bekim, sepse seksualiteti është Zoti dhe çifti. Ku është sakramenti i martesës Zoti është i pranishëm në këtë shtrat të martesës! Sepse në krevatin e nusërisë, i bekuar nga sakrament i martesës, është Shpirti i Shenjtë, edhe në drekë, darkë kur ulen të hanë me këtë çift Zoti është i pranishëm dhe bekon bukën.

Zoti mrekullohej përballë martesës, shumë i lumtur që t’i shoqërojë në një jetë të re. çifti dhe Krishti formojnë një Trini të re. Fatkeqësisht të martuarit sot nuk e dinë… mendojnë vetëm të dalin nga Kisha për të festuar, për të ngrënë e për të pirë, të nisen në muajin e mjaltit… Shikoni në gjithë këto a është diçka e keqe? Jo, e keqja është se lënë Zotin jashtë jetë së tyre, nga e gjithë kjo ceremoni. Si kam bërë edhe unë, që e lashë Zotin rrugës; nuk e imagjinoja që Ai do vinte në jetën time, në familjen time. Atij, i pëlqen që ne ta ftojmë që të hyjnë e të rrijë gjithnjë me ne, në gëzimet, në momentet jo të mira, dëshiron që ne ta ndiejmë praninë e tij… Sigurisht se në Sakramentin e Martesës është i pranishëm edhe pa e ftuar… sa e bukur do të ishte nëse ne do jemi të vetëdijshëm për këtë prani të tij në jetën tonë. Në martesën e prindërve të mi, gjëja më e bukur ishte se Zoti i dhuroi babit tim dhuratat dhe Hirin që kishte humbur: kjo sepse kishte marrë për grua një vajzë të pastër nga ndjenjat dhe virgjër. Shikoj babain tim e që seksualiteti i tij ishte shumë i çrregullt dhe vetëvrasës. Pasi ishte shumë “mashkull”, kishte miqtë e tij që e ngacmonin duke i thënë se mos ta lejojnë gruan që ta sundojë, e se do të bënte jetën që kishte bërë më përpara, kështu që dy javë më vonë, pas martesës përfundoi në një bordello (me prostituta), për t’u treguar miqve se kishte filluar si më parë, që nuk e linte veten ta sundojë gruaja…

A e dini se ku i shkoi shkopi i autoritetit e i mbrojtjes, që Zoti ia kishte dhënë? Djalli ia hoqi nga dora! E gjithë ata shpirtra të këqij, ato qenie të papastra u kthyen që ta sundojnë. Nga bariu i një grigje, babai im u kthye në ujk i familjes së vet! Kur dikush nuk është besnik martesës, nuk është besnik Zotit. Tradhtar i fjalëve të veta, i premtimit të tij që ia bën Zotit e personit që bashkohet me të në martesë. Nuk e realizon atë që ka premtuar. Nëse dikush është i bindur se nuk mund t’i qëndrojë besnik martesës më mirë të mos martohet. Zoti i thotë. nëse nuk je besnik, dënon vetveten! Nëse nuk je besnik, mos u marto! Bir, bijë, kërkoji bekimin që të jesh besnik nuses tënde, burrit tënd dhe Zotit. Sa të këqija vijnë nga një martesë si pasojë e mos besnikërisë?! Një burrë që shkon me prostituta ose me sekretaren e tij. Jo vetëm nga perceptimi i ndonjë virusi; edhe nëse lahesh pastaj ai virus nuk vdes, qëndron në ty… kështu më vonë ke mardhënie me gruan, virusi hynë në vagjinën e gruas e qëndron, pastaj shkon në mitër. Pastaj formon një ulçër, shpesh gratë nuk e vënë re. e kur, vite më vonë, shkon tek mjeku shumë e sëmurë, hetohet në të një kancer. Po, kancer! Atëherë më thoni se shkelja e kurorës nuk të vret?! Dhe sa aborte bëhen si pasojë e thyerjes së kurorës? Sa gra që kanë mbetur shtatzënë bëjnë abort që burri të mos e kuptojë?! Vritet një i pafajshëm që nuk mund të flasë, dhe as të mbrohet! E këto janë vetëm disa shembuj. Shkelja e kurorës vret shumë dhe në mënyra të ndryshme! Kemi akoma guxim të protestojmë kundër Zotit, kur gjërat nuk shkojnë mirë, kur kemi probleme, kurë na vijnë sëmundjet: ndërsa jemi ne që i sjellim me mëkatet tona, tërheqim të keqen në jetën tonë. pas mëkatit është gjithmonë djalli! I hapim derën atij, kur mëkatojmë kështu keqas! E pastaj ankohemi që Zoti nuk na dëgjon, nuk na do. Ku është Zoti, që e lejon tërë këtë gjë?! Ta dini se Zoti është shkëmbi që e mbron martesën! Dhe kur dikush sulet që ta mposhtë, është Krishti shkëmbi që e mbron, që mos të prishet kurrë! Dëshiroj që t’ju them qartë edhe atyre vjehrrave që ndërhyjnë në jetën e bijve të sapomartuar, që i sjellin probleme në mardhënie mes gruas dhe burrit. Edhe pse dhëndri ose reja, kanë të drejtë apo jo, tashmë janë të martuar, e nuk mund të bëhet asgjë më. E vetmja gjë që mund të bëhet të luten për ta: Të lutemi për ato martesa që rrezikojnë të ndahen! Shumë gra dënohen nga Zoti sepse kanë ndërhyrë ne jetën e çiftit! E kjo është një mëkat shumë i madh! Nëse shikoni ndonjë gjë që nuk shkon, ose ndonjëri nga ata po mëkaton, lute Zotin për ta, kërkoi ndihmë Zotit. Mund të bëni që ta flasin me ju të dy duke tentuar për të shpëtuar kurorën e martesës, duke menduar fëmijët, e duke ju kujtuar se kurora e martesës është për me dashtë njëri-tjetrin, për të dhuruar dhe falë njëri-tjetrin. Duhet të luftohet në favor të Kurorës së Martesës, këtë gjë, po: por kurrë të ndërhyni në mënyra të tjera, ose të mbani qëndrim nga njëra palë apo tjetra.

NDERO BABEN DHE NËNËN

            Jezusi vazhdonte të më tregonte gjithçka… Ju kam treguar më parë se sa mosmirënjohëse isha kundrejt prindërve të mi, si më vinte turp që ishin prindërit e mi, i mohoja sepse ishin të varfër e nuk më kishin dhuruar atë që shoqet e mija kishin marrë prej prindërve të tyre. Isha një bijë mosmirënjohëse deri në atë pikë sa që thosha se ajo nuk është nëna ime, sepse më dukej inferiore ndaj meje. Qe e tmerrshme të shoh rezultatin e një gruaje pa Zotin. Shkatërronte gjithçka, dhe gjithkënd që i afrohet. Mbi të gjitha kjo është edhe gabimi më i madh, besoja dhe ndjeja veten se isha një person shume i mirë, e zonja. Mendova se në urdhërimin e 4-të do ta kisha kaluar lehtë dhe mirë, sepse për prindërit e mi kisha bërë shumë. Dhe unë kisha shpenzuar shumë para për ta, si pasojë e sëmundjeve të tyre, (të gjitha analizat, në fakt, bëheshin me pagesë), sepse u erdhi një sëmundje e rëndë para se të vdisnin. Burri im që bëri llogarinë e gjërave dhe unë thosha: “Shiko pak, këtyre nuk u vjen turp, nuk e kanë lënë as një para që mund të shpenzojmë për ta. Prindërit e shoqeve të mija përkundrazi ju lënë shumë para pas fëmijëve të tyre…”. E Zoti më bëri të shoh se si unë bëja llogarinë vetëm për paranë dhe pushtetin, dhe përfitoja nga ata.

Me paratë ndërtova një zot, e i shkela me këmbë deri edhe prindërit e mi. A e dini se çfarë më bëri të vuaj më shumë? Që i shikoja atje… babai im qante, duke e parë se kishte qenë një baba i mirë, më kishte mësuar të isha punëtore, luftëtare, nëpunëse, e që të gjithë të më respektonin, sepse vetëm ai që punon ecën përpara… Por kisha harruar një të veçantë: që unë kisha edhe një shpirt, e për atë isha fëmija që ai do ta ungjillëzonte, me dëshminë e jetës së vet. Vështroja me dhimbje të madhe, përgjegjësinë që kishte para Zotit, ishte një “bujar” (në sensin e keq, gjithë kujt i dhurohej), e quante veten të lumtur, mburrej përballë nënës e njerëzve të tjerë se ishte shumë “mashkull”, sepse kishte shumë të dashura e mund t’i bënte për vete të gjitha. Mbi të gjitha pinte shumë duhan dhe alkool. Ishte edhe një njeri i mirë por kishte edhe këto vese, sipas tij nuk ishin ashtu përkundrazi i quante virtyte. Ishte shumë mendjemadh. Unë, që isha e vogël e vështroja nënën time që qante kur ai fliste për gra të tjera, edhe unë mbushesha me inat, zemërim. Inati dhe zemërimi fillojnë me vdekjen shpirtërore: Unë u zemëroja pa masë kur shikoja babain tim që e ulte nënën përballë njerëzve të tjerë, dhe e bënte të qante me dënesë… Ajo, nuk e hapte gojën. Atje filloi rebelimi im.

Kur isha adoleshente i thosha nënës time: “Unë nuk do jem si ti. Ti e ul dinjitetin e grave për tokë. Për këtë ne gratë nuk vlejmë asgjë: e gjithë faji është i grave si ti, pa dinjitet, pa krenari, që e lënë veten që shtypen dhe të përulen nga burrat!”. E babait tim i thosha: “Baba, ki kujdes: unë kurrë nuk e marr një burrë si ti, të më bëjë si ti i bën nënës time! Kurrë! Nëse një ditë burri im më tradhton unë do hakmerrem! Do e bëj të njëjtën gjë edhe unë që ai të mësojë!”. Im atë më rrihte dhe më bërtiste: “Si ja lejon vetës këtë gjë, budallaqe?!”. Nuk e di përse im atë ishte aq mashkull. I them: “Mirë, më rrih edhe… Por unë një ditë do të martohem, nëse burri im më tradhton, unë do hakmerrem, do ta paguaj me të njëjtën monedhë, që burrat të kuptojnë dhe të ndiejnë atë çfarë një grua mund të provojë, kur një burrë e shkel dhe e përulë në atë mënyrë!”. U mbusha plot me urrejtje dhe inat. Ta dini se sa zemërim ndieja, e këtu fillon jeta ime të mbushet me zemërim: Fillova të ndjej dëshirën ta mbroj gruan. Fillova të isha në favor të abortit, eutanazisë, divorcit, e këshilloja të gjitha gratë që  e dija se burri i tyre i tradhtonte! Unë nuk kam qenë kurrë tradhtare fizikisht, por sa keq bëja me këto këshilla.

Kur filluam të jemi mirë ekonomikisht i thosha nënës: Nënë ndaju nga babai, sepse është e pamundur të jetohet me një burrë të tillë! Ki pak dinjitet, bëj që të vlesh para të tjerëve, nënë!”. Por, edhe pse isha ashtu, im atë më pëlqente: a e dini përse e doja fort, edhe pse isha ashtu? Sepse nëna ime ishte një grua me të vërtete e mirë, që kurrë, kurrë, nuk na mësoi të urrejmë, as babin tim as njeri tjetër!… Dhe unë, imagjinoni pak! Doja t’i ndaja prindërit e mi! Nëna ime thoshte: “Jo, bija ime, nuk mundem, vuaj, është e vërtetë, por sakrifikoj për ju, bijtë e mi. Ju jeni 7 e unë jam një e vetme. Sakrifikoj sepse babai yt është një baba i mirë: do të isha e pa zonja të ndahem nga ai e t’u lë ju pa baba. E pastaj, nëse do të ndahemi, kush do të lutej për babain që të shpëtojë? Jam unë që mund t’i lutem Zotit për të: në fakt dhimbjen dhe vuajtjen që më sjell ai, unë i bashkoj, me vuajtjen dhe dhimbjen e Krishtit që vuan në Kryq, çdo ditë shkoj në Kishë, e përballë Tabernakullit them: “O Zot, kjo vuajtje nuk është asgjë, në krahasim me vuajtjen tënde, po e bashkoj tani që të shpëtojë burri e bijtë e mi.” Ia dhuroj Zojës në rruzare babain tënd. Djalli e shtyn në teposhte duke e bërë të mëkatojë, por unë e ngrehi lart me Rruzare, e çoj përballë të Shenjtërueshmit Sakrament në Tabernakull dhe i them Jezusit: “Zoti është këtu: i besoj dhe Ai nuk më le të vdes pa e parë që burri të kthehet. O Zot nuk po të lutem vetëm për burrin tim, por edhe për të gjitha gratë që gjinden në të njëjtën situatë; mbi të gjitha për ato që në vend që të qëndrojnë në gjunjë duke t’u lutur për burrat dhe për bijtë e tyre, shkojnë nëpër shortare, ose edhe ato tradhtojnë, duke e dhuruar shpirtin dhe familjen e tyre në duar të djallit. O Zot të lutem për këto gra dhe për këto familje.”

Ta dini se 8 vjet para se të vdesë babai im u kthye! U pendua, kërkoi falje Zotit, dhe Zoti e fali. Qëndronte në Purgator, në pjesën poshtë, në shkallen e vuajtjes, sepse nuk e riparoi mëkatin e tij. Riparim mëkati është diçka që e konsiderojmë shumë pak, dhe as nuk e mendojmë. Disa herë nuk është e mundur, por, për këtë Zoti na jep Hirin që të riparojmë mëkatet, gabimet tona përmes Eukaristisë. Sa herë që ne marrim pjesë në Meshë, Zoti na e jap hirin që të riparojmë të keqen që kemi bërë. Zoti ne e tregon atje në Qiell, pasojën e mëkateve tona, të keqen që ja kemi bërë të afërmit. Derisa edhe një shikim të keq, të një fjale të keqe… Sa e tmerrshme është! E si i qajmë atje të gjitha këto gabime!

Në rastin e babait tim, nëna i këshillonte vëllezërit që të mos e marrin të njëjtën rrugë të babait. Fatkeqësisht i ndoqën edhe ata gjurmët e babait të tyre, në pa besnikëri dhe në pije… ishin kopja e tij. Nëse do kishin bërë çfarë ju thotë nëna, dhe babai ta kishte dëgjuar gruan e tij, kjo do të kishte qenë riparimi i tij. Por, ai përgjigjej: lëri djemtë të dëfrehen dhe të kënaqen, sepse janë vetëm të fejuar, dhe kanë kohë për t’u kthyer! U jepte shembull të keq vëllezërve të mi, e nuk e riparoi mëkatin e tij. Qante atje në Purgator, atje në Purgator thoshte: “kam shpëtuar falë 38 vite lutje të kësaj grua të shenjtë, që Zoti ma dha për grua!”. Nëna ime kaloj 38 vite duke u lutur për të!

DJALLI DHE STRATEGJIA E TIJ

            Kush e ka parë filmin “Pasioni i Krishtit”, do ta kujtojë se kur Krishtin e rrahin me kamxhik, duket një djall me një fëmijë të vogël, (edhe ai një djall), që shikon Jezusin dhe qesh. Është mirë ta dini, se sot nuk është më një bebe, por një gjeni i tmerrshëm, shumë i madh dhe dinak, që mban nën skllavëri shumë njerëz, me kënaqësinë e mishit, me magjitë, me teologjitë e shtrembra, si p.sh që djalli nuk ekziston. Imagjinoni dinakërinë e tij, mohon edhe vetveten! Bën të besosh se nuk ekziston dhe vepron në ty pa u shqetësua. Po, i drejton njerëzit në strategjinë që ai nuk ekziston, e kështu sjell shkatërrim në ta.  Gjen mënyrën t’i turbullojë edhe ata që besojnë në Zotin, edhe kur ka shfaqje të vërteta të Zotit, p.sh, i bën të besojnë se ato janë falsitete. I bën turbull të gjithë pastaj përfiton në ata që janë më të dobët. Shumë katolikë besimtarë, që shkojnë edhe në meshë dhe shkojnë tek shortarët (magjistarët) në të njëjtën kohë, i bën të besojnë se ç’të keqe ka. Magjinë nuk e përdorim që t’i bëjmë keq kujt! Djalli të udhëheq, dhe përdor gjithë strategjinë më moderne. Ta dini se kur ju drejtohemi shortarëve (magjive), nuk ka rendësi pse, djalli e vë vulën e vet në ne. Kur shkojmë tek ndonjë shortarë apo tek ai që shikon letrat, ose dorën, kripen etj, edhe astronomët ose nga ata që thërrasin shpirtrat, në të gjitha këto vende djalli vë vulën e vet.

Unë kisha shkuar në këto vende me një shoqen time, ajo më çoi tek një shortar për të më ngushëlluar dhe për të më lexuar të ardhmen: Atje bisha ma vuri vulën. I keqi më vulosi me vulën e vet. Gjëja më e keqe ishte se pasi mu vu vula e djallit, pra  frekuentova këtë shortare fillova të kem probleme: nuk flija natën, shqetësime, agoni, frikë, deri edhe dëshiroja të vras veten! Nuk e kuptoja përse të gjitha këto shqetësime, dhe dëshirë për t’i bërë keq vetes! Qaja, nuk isha e lumtur, dhe nuk ndjeja më paqe ne vetvete. Lutesha, por e ndjeja Zotin shumë larg: Nuk e ndieja më praninë e Zotit si kur isha e vogël. Lutja më kushtonte shumë, ndjeja vetëm mërzi, gjithënjë e më vështirë. Me zor lutesha ndonjë herë! I kisha hapur derën bishës, e keqja kishte hyrë me forcë në jetën time.

GËNJESHTRAT

RRËFIMI I PARË I BËRË KEQ

            Kur isha akoma e vogël, kisha mësuar se, për t’i ikur dënimit të nënës, gënjeshtra ishte gjëja më e përshtatshme: kështu fillova të shoqërohem me “babain e gënjeshtrës”, bëja stërvitje me të, u bëra shumë gënjeshtare, në atë masë që bëja mëkate aq rritej edhe madhësia e gënjeshtrës… E dija p.sh., se nëna ime kishte shumë respekt për Zotin. Për të Emri i Zotit ishte i shenjtë, për këtë mendoja se kisha armën e duhur! I thosha: “Nënë, Pasha Zotin, nuk e kam bërë këtë!” Në këtë mënyrë fitoja faljen prej saj. Me gënjeshtrat e mija vendosja emrin e shenjtë të Zotit në mbeturinat e mija, në budallaqet e mija, në llomin tim, duke u mbushur plot me mëkate… Kisha mësuar se fjalët i merr era, e kur nëna ime vazhdonte të më bindë, i thosha: “Nënë, dëgjo! më rëntë rrufeja nëse gënjej!” Këto fjalë i

kam thënë shpesh… shikoni pra! Kanë kaluar shumë kohë, deri aty që me të vërtetë të më gjuajë rrufeja! nëse tani jam këtu, vetëm për mëshirë të Zotit.

Një ditë shoqja ime Estela më thotë: “Ti je 13 vjeçe e akoma e ruan virgjërinë?!”. Unë e shikoja si e trembur! çfarë do të thotë kjo frazë?!

Nëna ime më fliste shpesh për rëndësinë e virgjërisë, thoshte se ishte unaza e Martesës me Zotin. Por shoqja ime, me mendjemadhësi më thotë: “Nëna ime, sapo më kishin ardhur mestruazionet, më solli tek gjinekologu, e tani vazhdoj e marr ilaçet. Unë nuk i kuptoja ato gjëra! Ajo më shpjegonte se ishin ilaçe që merren kundër shtatzënisë, e më thotë se kishte pasur një marrëdhënie me kushëririn e saj, me shokun, me atë e me këtë… Një listë e pafund! Më thoshte se ishte një gjë e mrekullueshme! Shoqet e mija më thoshin: “Me të vërtetë s’di asgjë?” Sepse përgjigjesha, jo, me premtuan se do më çonin në një vend ku të gjitha nga ai vendi kishin mësuar. Unë u shqetësova: E dija se ku do më çonin! Fillova të provoj një botë të re për mua; e re dhe komplet e panjohur.

Më çuan në një kinema, që ishte mu në qendër, të shikoja film pornografik. Imagjinoni sa u tremba! Një vajzë 13 vjeçe, që në atë kohë nuk kishim as t.v. në shtëpi! Imagjinoni kush më çoi ta shoh atë film! Gati sa s’më ra të fikët! Mu duk vetja sikur të isha në ferr! Dëshiroja të ikja me vrap… Nuk e bëra, se më vinte turp nga shoqet… Kisha dëshirë të dilja jashtë, u shqetësova pa masë!

Në atë ditë shkova në Meshë me nënën. Isha shumë e shokuar, sa që shkova menjëherë e rrëfehem. Ajo qëndroi përballë Tabernakullit e lutej. Në rrëfim i them gjërat që thosha gjithmonë: që nuk i kisha bërë mirë detyrat në shkollë, nuk kisha ndihmuar nënën, nuk jam bindur prindërve. Këto ishin pak a shumë mëkatet e mija të zakonshme. Rrëfehesha gjithmonë tek i njëjti meshtar, pak a shumë i dinte gënjeshtrat e mija; por i thashë se kisha shkuar në kinema fshehurazi. Prifti me zë të fortë më thotë, fshehurazi nga kush nga nëna jote?! Ku ke qenë!” Nga ana tjetër shikoj nënën të ulur në lutje përballë tabernakullit, për fat të mirë s’vuri re gjë! çohem nga rrëfyestorja gjithë e zëmëruar me priftin, për fat nuk më pyeti se çfarë filmi kisha parë! Vetëm se i thashë, kisha ikur në kinema fshehurazi prifti u skandalizua, kushedi ç’do kishte bërë nëse do i kisha treguar se çfarë kisha parë, kushedi ç’do më kishte bërë, do më kishte rrahur?!

Këtu filloi dinakëria e djallit! Nga ajo ditë, u largova nga rrëfimi, ose shkoja shumë rrallë, dhe rrëfehesha keq. Kur rrëfehesha thosha, këtë gjë do e them, këtë jo! Shkoja e merrja Kungimin duke e ditur se nuk isha rrëfyer si duhej! Isha e padenjë! Zoti më tregoi se sa poshtë kishte rënë shpirti im, kisha provokuar vdekjen shpirtërore… deri në atë pikë sa nuk besoja se ekzistojnë djajtë, dhe asgjë. Më tregoi se si në fëmijëri shkoja dorë për dorë me Zotin, kisha me të një besëlidhje të fortë, mëkati më bëri që të shkëputem pak e nga pak nga ajo dorë. Tani Zoti më tregonte se kush ha dhe pi Korpin dhe Gjakun tim me mëkat, ha dhe pi dënimin e tij! Shikoja në Librin e Jetës se si djalli ishte i tërbuar sepse në moshën 12 besoja në Zotin, shkoja në Adhurim me nënën time… ishte i tmerrshëm dhe tërbohej duke më parë ashtu.

Kur fillova jetën e mëkatit, Zoti më bëri të shoh se po humbisja paqen e zemrës. Filloi një luftë me ndërgjegjen time, e çfarë më thonin shoqet e mija: Më thoshin: “çfarë?! Të rrëfehesh?! Ti je e marrë, je jashtë kësaj bote! E me kë? Me këta priftërinjtë, më mëkatarë se ne?!. Asnjëra nga ato nuk rrëfehej, unë isha e vetmja që u rrëfehesha. Filloi një luftë mes atyre që më thoshin shoqet e mija dhe asaj që më thoshte nëna ime dhe ndërgjegjja ime… pak e nga pak, peshorja filloi të përkulet, e shoqet e mija fitonin. Kështu vendosa të mos rrëfehem më: nuk shkova më të rrëfehem nga ata priftërinj të moshuar që skandalizoheshin vetëm se kisha shkuar në kinema! Shikoni dinakërinë e djallit. Më largoi nga rrëfimi që në moshën 13 vjeçe. Është shumë ekspert ta dini! Vendos ide të gabuara në mendjen tonë! ! Që 13 vjeçe, Gloria Polo ishte një kufomë e gjallë nga ana shpirtërore. Për mua ishte shumë e rëndësishme të bëja pjesë në atë grup shoqesh, isha shumë mendjemadhe, ato ishin shumë dinake dhe eksperte… Kur jemi 13 vjeçe mendojmë se dimë gjithçka, e gjithçka që i përket Zotit është jashtë mode, ose idiotësi. Ajo që është e modës është shfrytëzimi…

Nuk ju kisha treguar akoma se, kur u dëgjua Zëri i Krishtit, djajtë ikën me vrap, vetëm njëri prej tyre mbeti. Ai djall i tmerrshëm bërtiti me zë të fortë, është e imja, është e imja! Qëndroi vetëm ai, sepse ishte ai që më shtyu, manipuloi, me strategjinë e tij udhëhiqi, dobësitë e mija, deri sa unë të mëkatoja! Ishte ai që më largoi nga rrëfimi! Për këtë Zoti e lejoi të qëndrojë afër meje, dhe ja, pse ai djall bërtiste se isha e tij, e më akuzonte. Kishte lejen të qëndronte sepse kisha rënë në mëkatin e rëndë. Që 13 vjeçe nuk rrëfehesha, dhe shumë herë isha rrëfyer keq. Isha bërë pjesë e atij djalli, dhe ai mund të qëndronte gjatë gjykimit tim! Imagjinoni turpin që kisha, që shikoja gabimet dhe mëkatet e mija aq të shumta, e për më shumë se më akuzonte se isha e tij! Ishte e tmerrshme! Djalli më largoi nga rrëfimi, kështu më largoi nga pastrimi dhe kujdesi i shpirtit, sepse sa herë që mëkatoja, nuk ishte falas mëkati që unë bëja. Mbi bukurinë e shpirtit tim i keqi vuri vulën e vet, një vulë të zezë…. e ky shpirt i bardhë filloj të errësohej. Se kisha marrë kurrë Kungimin mirë. Vetëm kur kam bërë kungimin e parë kam bërë një rrëfim të mirë. Nga ajo ditë e sot, kurrë më nuk e merrja Korpin dhe Gjakun e Krishtit e denjë. Kur të shkojmë e të rrëfehemi duhet gjithmonë të thërrasim Shpirtin e Shenjtë që të na shndrisë e të dërgojnë dritën e vet mbi errësirën e hijeve të zeza të mendjes. sepse ajo që bën i keqi është se errëson mendjen tonë derisa e besojmë se s’ka asgjë që është mëkat, se gjithçka është e mirë, nuk është e nevojshme të shkojmë e të rrëfehemi, mbi të gjitha, ata janë më mëkatarë se ne, se rrëfimi është jashtë mode. E qartë ishte më e thjeshtë për mua të mos rrëfehem.

ABORTI I SHOQES

            Në moshën 13 vjeçe, shoqja ime Estela mbeti shtatzënë. Kur më tregoi, i thashë: “Po, ti nuk i pije hapat?” . “po, -më përgjigjet-, nuk më kanë bërë efekt!”. “ E tani…? si do t’ia bësh? Kush është babai i fëmijës?”. Më thotë se nuk e di. Nuk e dinte nëse do të kishte ndodhur në atë festë, ose në atë shëtitje, ose me të fejuarin! Në muajin qershor shkon me pushime me nënën. Ishte tashmë në të 5-in muaj të shtatzënisë. Kur u kthye nga pushimet u mrekullova sepse s’kishte bark fare, e dukej si një kufomë! Ishte shumë e zbehtë, ajo vajza çapkëne që dëfrehej me gjithçka s’kishte mbetur asgjë. Tashmë nuk ishte më vetvetja.

Ta dini se asnjërës prej nesh nuk i pëlqente të shkonte në Meshë, por ishim në shkollën e motrave dhe na duhej të shkonim prej tyre. Prifti ishte i moshuar, predikonte shumë dhe ne vetëm se talleshim dhe qeshnim gjatë celebrimit. Por një ditë erdhi një prift i ri, dhe shumë i bukur. Komentet tona ishin si ka mundësi ky djalë kaq i bukur të bëhej prift, dhe ishte gjynah për të… U vumë dakord se kush nga ne ishte më e shkathtë ta bënte për vete! Imagjino çfarë bënim!

Motrat (murgeshat) ishin të parat që shkonin të merrnin kungimin dhe ne pas tyre, të gjitha pa u rrëfyer! Shkonim që ta vërenim se kush nga ne do ta bënte për vete priftin! Shkonim të shpërthyera nga gjoksi para tij, kush e bënte priftin të dridhej ishte ajo që kishte gjoksin më të bukur. Ishte ai gjoksi për të kuptuar se kush e kishte bërë priftin për vete. Ja sa gjëra djallëzore na bënte të bënim i keqi! … e ne mendonim se janë shaka! Ja në ç’pikë kishim rënë…!

Kur shoqja ime Estela u kthye nga pushimet nuk ishte më ajo vajza qesharake, lojracake e alegro si më parë. Tani kishte një shikim të zbehtë, shumë të trishtuar. Nuk donte të më tregonte asgjë; por një ditë që isha tek shtëpia e saj, më thotë: “Kur nëna ime e mori vesh se isha shtatzënë, u zemërua shumë, aq shumë sa më mori menjëherë për dore, me futi në makinë, e më çoi tek gjinekologu. Sa mbërritëm atje i thotë mjekut: …është shtatzënë! Ju lutem, më kërko sa të duash, po dua ta operosh menjëherë e ta zgjidhësh këtë problem!” Shoqja ime hapi raftin e rrobave e vërej një shishe me një tapë të kuqe plot lëng… Në atë shishe ishte një fëmijë sapo i formuar! Nuk do ta harroj kurrë! Mbi tapen e kutisë ishte një kuti e vogël me barna kundër barrës! Imagjinoni… Shikoni se si mëkati e verbon njeriun e sëmurë, dhe një nënë e vdekur shpirtërisht, deri në atë pikë sa të sjell të bijën për të abortuar, e ti vendosë një pjesë nga fëmija në atë shishe me qëllim që të mos harrojë më të marre barnat! Thjeshtë një nënë makabre dhe absurde! Është ajo që bën djalli, kur ne i hapim derën me mëkate, e nuk lahemi në rrëfim! Kur i kërkoja shoqes time sa a kishte vuajtur, e përse ishte ashtu e trishtuar, ajo më përgjigjet me ironi: “Përse të jem e trishtuar? Përkundrazi, shyqyr që u lirova nga ai problem!”.

Ishte një rrenë, sepse nuk ishte më vetvetja! Pas pak ditësh, hyn në depresion! Një depresion i tmerrshëm! … Pastaj filloi të përdorë LSD, e natyrisht duke qenë unë shoqja e saj, ma ofroi, por sa shumë u tremba. Nga njëra anë, do të më kishte pëlqyer ta merrja, sepse ajo më thoshte se droga të bën të ndihesh shumë mirë, të duket se po fluturon, duke qëndruar mbi re, e shumë gjëra të tjera të mrekullueshme që të shtyjnë ta provosh… por nuk mundesha! U tremba dhe i thashë, jo sepse do të më vinte era nga të shkoja, do më kishin zbuluar… e do më kishin mbytur me të rrahura! Në fakt unë nuk e provova! Zoti më tregoi, se nuk ishte nga frika e nënës që unë nuk e provova, por për Hirin e Zotit, sepse kisha një nënë që lutej, lutja e saj me anë të Rruzares më mbronte dhe ndalonte që unë të bija poshtë.

Shoqet e mija nuk e pëlqyen, filluan të diskutojnë me mua, më bërtisnin, e ma morën inat sepse refuzova… Për mua nuk ishte e mundur! Kjo qe një ndër shumë Hiret që kisha marrë për meritë të nënës sime që i lutej Zotit për mua, ajo jetonte e bashkuar me Zotin.

HUMBJA E VIRGJËRISË: ABORTI ÇFARË ËSHTË

            I kalova të13 vjetët, 14, 15, e u bëra 16. Fatkeqësish në këtë moshe u njoha me të fejuarin tim të parë, u lidha me të! Filluan shoqet të ushtronin dhunë mbi mua. Më konsideronin se delja e zezë, për faktin që isha akoma virgjër. Tani që kisha të dashurin, filloi në mua presioni psikologjik! U kisha premtuar se kur do të kem një të dashur, atëherë, po, më përpara, jo! …Tani, nuk kisha më si të justifikohem! I them shoqes time Estela: “Por… nëse do mbes shtatzënë si ti?”. Më përgjigjet që jo, mos e mendo një gjë të tillë, sepse sot janë metoda të tjera, si p.sh. prezervativi. Në periudhën e saj ekzistonin vetëm barnat, por tani nuk do të kesh probleme. Më thotë se do më kishte dhënë 5 aspirina që t’i merrja të gjitha në të njëjtën ditë, e të përdor edhe prezervativin… E nuk do më ndodhte asgjë.

Unë ndihesha shumë keq vetëm në të menduarit se do e bëja një gjë të tillë, por nuk doja të isha ndryshe nga shoqet.

Kur ndodhi… Mu kujtua se nëna ime kishte të drejtë, kur thoshte se një vajzë që humb virgjërinë fiket. Unë e ndjeva pikërisht këtë gjë… si diçka që po fikej në mua… Sikur kisha humbur diçka, që nuk mund ta fitoja më. Kjo qe gjëja qe më mbeti, së bashku me një trishtim të madh. Nuk e di përse thoshin se seksi është i bukur! Nuk e di përse të rinjtë thonë që ndien kënaqësi! Unë mendoj se nuk është aq i mirë! Në vendin tim në Kolumbi, shihet në TV shumë publicitet që flet për seksin e sigurte, me prezervativin, të inkurajojnë ta përdorësh. Ka shumë shfrytëzim mbi seksin… Ndiej shumë trishtim kur shikoj këtë gjë! Në këtë rast, ju siguroj që u ndjeva shumë keq, kisha shumë frikë të kthehesha në shtëpi se nëna ime mund të kuptojë ndonjë gjë mbi atë që më kishte ndodhur! Kurrë më nuk mund ta shikoja në sy nga frika se ajo do më kuptojë! Ndieja zemërim e rebelim ndaj vetes time dhe kundrejt shoqeve të mija, që kisha qenë aq e dobët, që kisha bërë diçka që as unë nuk e dëshiroja, dhe që e kisha bërë vetëm që të kënaq shoqet…

Duhet ta dini edhe pse gjithë këshillat e shoqeve të mija, preokupimi im, në raportin e parë mbeta shtatzënë! Imagjinoni friken e një vajze 16 vjeçare që mbetet shtatzënë! (qanë). Fillova të ndiej shumë ndryshime në trupin tim… edhe pse shumë frikë fillova të ndiej kënaqësi për krijesën e vogël që mbartja në barkun tim! Fola me të fejuarin tim dhe i tregova faktin. U mrekullua. Unë shpresoja se do më thoshte se do të martohemi! Isha 16 vjeçe e ai 17. Më thotë se nuk duhet ta përmbysim jetën tonë, prandaj duhet abortuar! Unë shumë e preokupuar, e trishtuar, shumë e trishtuar shkoj tek shoqja ime Estela, që më thotë: “Mos u mërzit! Nuk është asgjë! Mendo se unë e kam bërë disa herë! Isha e trishtuar herën e parë, të dytë, të treten nuk isha më e trishtuar!”. “Imagjinoni kur të shkoj në shtëpi, nëna ime që do të shohë atë plagë të rëndë, do më mbysë!”. “Mos u shqetëso, tani nuk i bëjnë plagët aq të rënda. Prerja ime ka qenë e madhe sepse fëmija ka qenë i madh, por fëmija yt është i vogël, rri e qetë! Nuk do të ndodhë asgjë, nëna jote as s’do ta kuptojë!”. Oh, vëllezër, sa trishtim! sa dhimbje e madhe! Si djalli t’i bën asgjë gjërat!… sikur nuk kanë rendësi! Aborti të jetë gjëja më natyrore në botë! Përkundrazi, vetëm budallenjtë ndihen keq! Seksi duhet konsumuar, pa ndjenjën e faji, pa frikë! A e dini pse i keqi e bën këtë? Përse i çon njerëzit deri në atë pikë? Përveç arsyeve të tjera, ai ka nevojë për sakrificë njerëzish! në fund të fundit në çdo abort i bërë qëllimisht, djalli fiton më shumë pushtet. Asnjëri nuk mund ta imagjinojë friken, ndenjen e fajit që pata kur shkova në atë spital, për të bërë abortin! Doktori më bën gjilpërën e anestezisë. Por kur u zgjova, nuk isha më vetvetja! E vranë atë krijesë që ishte brenda meje, edhe unë vdiqa së bashku me të! (qanë).

ta dini, Zoti më tregoi Librin e Jetës ato që nuk i shikoja me syrin biologjik, e çfarë ndodhi kur mjeku më bëri abortin. Pashë mjekun që, me pincat dhe thikat e vogla, kapën fëmijën dhe e bënë copa-copa. Ky fëmijë bërtiti, me shumë, shumë forcë! Edhe sikur një minutë të ketë kaluar nga ngjizja, është një shpirt i rritur: Mund ta përdorim ilaçin  një ditë më pas, ose çfarë do lloj mjeti tjetër, është gjithmonë se ke vrarë një fëmijë me një shpirt të rritur, plotësisht i formuar: sepse shpirti nuk rritet bashkë me trupin, është krijuar nga Zoti në të njëjtën kohë kur vezorja dhe sperma takohen, në atë moment preciz! E pashë në fakt, në Librin e Jetës, si shpirti ynë, sapo dy celulat janë takuar formojnë një shkëndijë drite të mrekullueshme, kjo dritë duket si një diell, që vjen nga Dielli i Hyjit Atë. Në atë moment, shpirti i Hyjit është i rritur, i pjekur, në imazhin dhe shëmbëlltyrën e Zotit! Ai bebush është i zhytur në Shpirtin Shenjtë, që del nga Zemra e Zotit!

Barku i një nënë, menjëherë pas ngjizjes ndriçohet në mënyrë të improvizuar nga bukuria e këtij shpirti, e nga bashkimi me Zotin. Kur i heqin këtë bebe, këtë jetë… pashë se si Zoti qante, Ku po i hiqnin nga duart këtë shpirt. Kur po e vritnin, fëmija qan shumë, bërtet shumë, e ndjeva që po bërtiste shumë, shumë, aq shumë sa i gjithë qielli u dridh! Në rastin tim, kur më mbyten fëmijën tim, e ndieja duke bërtitur shumë, shumë! Pashë edhe Jezusin mbi Kryq që vuante për këtë shpirt, e për të gjitha ato shpirtra që i abortojnë! Jezusi bërtet mbi kryq, me shumë dhimbje, me shumë dhimbje…!!! Nëse ju do ta kishit parë askush nuk do ta merrte guximin… të provokonte një abort… (qanë)

Tani ju pyes, sa aborte bëhen në botë? Sa në një ditë? në një muaj? … a e kuptoni sa i madh është mëkati jonë? Dhimbjen, vuajtjen, që ja sjellim ne Zotit? … e sa Ai është i mëshirshëm, e sa na do, edhe pse kafshëria e mëkateve tona, e kuptoni vuajtjen që ia sjellim vetvetes, e se si e keqja na mbizotëron!!!

ABORTI MËKATI MË I MADH

ËSHTË MË I TMERRSHMI I TË GJITHA MËKATEVE

            Sa herë gjaku i një foshnje derdhet, është një holokaust (sakrifikim) i djallit, ai kështu merr më shumë pushtet. Ky shpirt bërtet. Ua përsëris është një shpirt i rritur, edhe pse nuk ka akoma sy, as mish, as kocka të formuara… është pra një shpirt i rritur. Kjo ofshamë e tij është e madhe, ndërsa e vrasin, sa tremb gjithë Qiellin. në të kundërt, është një klithmë triumfi i ferrit. I vetmi krahasim që më vjen tani të bëj është finalja e kampionatit të futbollit: imagjinoni gjithë atë eufori, në një stadium shumë të madh, plot me djaj që bërtasin si të marrë për fitoren e tyre.

Ata, djajtë më hodhën tek këmbët gjakun e fëmijës tim të abortuar, dhe kontributin që kisha dhënë që të abortohej, shpirti im u bë i zi, komplet i zi.

Pas abortit mendova se nuk do kisha më mëkate… Gjëja më e trishtuar ishte duke parë Jezusin që më tregoi se si, në planifikimin tim familjarë kisha vrarë… E dini pse? Përdorja spiralen  si masë parandaluese (të mos mbetësha shtatzënë), që nga 16 vjeçe deri atë ditë që më gjuajti rrufeja! E hiqja vetëm kur doja të mbetesha shtatzënë, (pasi isha e martuar), pastaj e vendosja përsëri.

Dëshiroj t’ju them të gjitha grave që përdorin këto dispositiv intra-uterini (kundër shtatzënisë): po, provokojnë abortin! E di se shumë gra e përdorin, sepse e kam përdorë edhe unë, dhe shumë grave mund t’u ndodhë që të shohin shpesh në periudhën e mestruazioneve grumbuj gjaku, dhe gjak të fortë e të ndiejnë dhimbje më të forta nga ato normalet. Shkojnë tek mjeku dhe ai thotë se është gjëja me normale. E dini se çfarë është përkundrazi? Një mikro-abort, sepse sapo vezorja e spermatozoo u bashkuan, si u thashë më sipër, në atë moment është futur në ta shpirti, që nuk ka nevojë të rritet: pra këto dispositiva, nuk e lënë të formohet në mitër vezën e fekonduar, e pra vdes. Ai shpirt përjashtohet! për këtë është një mikro-abort. Edhe në një mikro-abort është një shpirt i rritur, i formuar plotësisht që nuk ju dha mundësia të jetojë. Ishte e dhimbshme të shikosh se sa shumë bebe ishin ngjizur, por të përjashtuar. Këta yje të vegjël të ardhur nga Dielli i Zotit, këto rreze hyjnore, nuk mund të kapen për mitër për faj të spiralit (mbrojtësi kundër barrës). Sa bërtisnin, ndërsa u shkëputnin nga duart e Hyjit Atë, sepse nuk mund t’u formonin!!! Ishte një spektakël shumë i dhimbshëm…! E keqja ishte se nuk mund të thoshin se nuk e dinim! Kur shkoja në Meshë, nuk isha e vëmendshme për atë që thoshte prifti. As edhe që e dëgjoja, dhe nëse do më kishte pyetur se ç’pjesë të Ungjillit kishte lexuar unë nuk dija të përgjigjesha. Duhet ta dini se djajtë janë edhe në Meshë, për t’ju tërheqë vëmendjen që të mos dëgjoni se çfarë thuhet në Meshë. Në një ndër meshat, Engjëlli i Rojës më tërheqë nga veshët, derisa të dëgjoja  çfarë prifti po thoshte në atë moment: Unë dëgjova pikërisht që po fliste për dispositivat intra-uterini (spiralja) thoshte se provokojnë abort, e se të gjitha gratë që e përdorin për të pasur kontroll mbi lindjet, në praktikë provokojnë abortin; që Kisha mbron jetën, dhe se ai që nuk e mbron jetën nuk mund ta marrë Kungimin! Pra të gjitha ato gra që përdorin ato mjete nuk mund ta marrin Kungimin!

Sapo i dëgjova ato fjalë u zemërova me priftin! çfarë mendojnë këta priftërinj? me ç’të drejtë? për këtë kisha nuk ecën përpara! e për këtë e për atë Kishat janë bosh! E qartë sepse nuk ecën me kohën, dhe nuk është me shkencën! Por, kush mendojnë të jenë këta priftërinj_ A mendojnë ata t-i ushqejnë gjithë këta fëmijë që do lindin_ …Dal nga Kisha e tërbuar! E bukura qëndron në faktin që, para Zotit nuk mund të thosha se nuk e dija! Edhe pse e dija se është keq vazhdoja pa përdorja spiralen! Sa fëmijë ka vrarë? Ja motivi përse isha e trishtuar! Sepse barku im në vend që të ishte burim jete ishte kthyer në një varrezë, një “morg” fëmijësh! Mendoni, një nënë, që Zoti i ka dhënë dhuratën që të japë jetë, të kujdeset për beben e saj, ta mbrojë nga të gjithë e nga gjithçka, pikërisht ajo nënë, me gjithë këto dhurata, vret fëmijën e saj…! Djalli me strategjinë e tij e ka sjell njerëzimin deri në atë pikë sa të vrasë fëmijën e tij. Tani mund të kuptohet mirë përse unë jetoja në ankth, në depresion, gjithmonë me nerva, me sjellje të keqe, me një faqe të zymtë, e përulur nga të gjithë dha nga gjithçka! Kështu është! Isha transformuar, pa e ditë në një makinë vrasëse fëmijësh e për këtë bija gjithnjë e më poshtë. Aborti është mëkati i madh i të gjitha mëkateve (aborti i bërë më qëllim, e jo ai i rrezikuar) sepse të vritet një fëmijë akoma në barkun e nënës, të vritej një krijesë e pafajshme e pa mbrojtur, është t’i japësh pushtet djallit. Djalli komandon nga fundi i ferrit, sepse po derdhim gjak të pafajshëm! Një fëmijë është si një qengj, i pafajshëm, pa njolla… E kush është  Qengji i pafajshëm? Është Jezusi, në atë fëmijë është Jezusi imazhi i tij i përjetshëm! Djalli do të zhdukë imazhin e Jezusit në ne! Nga vetë fakti që është nëna që e mbyt fëmijën lidh një besëlidhje të fortë me errësirën, me djallin, premton që të dalin sa më shumë djaj nga ferri që të zhdukin njerëzimin! Është sikur t’i hapësh gurët, gurët që Zoti i ka vendosë që ai të mos dalë nga ai vend, në çdo abort hapen ato gurë… atëherë dalin djaj larva të tmerrshme, që janë më shumë se djaj… dalin për të mashtruar njerëzimin, e pastaj të na bëjnë skllevër të mishit, të mëkatit, të të gjitha gjërave të këqija që shohim e që do të shohin akoma më shumë. Është sikur t’i dhurojmë çelësin e ferrit djajve që të na fusin brenda. kështu dalin gjithnjë e më shumë djaj të prostitucionit, të etjes seksuale, të satanizmit, të ateizmit, të vetëvrasjeve, të indiferentizmit… të gjitha të këqijave që na rrethojnë. Dhe bota keqësohet gjithnjë e më tepër… Mendoni se sa fëmijë vriten çdo ditë: e gjithë kjo, triumf i djallit! Ta dini se në çmimin e këtyre fëmijëve të pafajshëm rritet numri i djajve që dalin nga ferri për të tunduar botën! Sillen mes nesh që të na tundojnë! Ta riparojmë mëkatin!, jo, nuk mundemi, ne mëkatojmë edhe pa e ditur se po mëkatojmë! Jeta kthehet në një ferr, me probleme të çdo lloji, me sëmundje, me shumë të këqija që në kërcënojnë: e gjithë kjo nuk është gjë tjetër veçse veprimi i thjeshtë dhe i djallëzuar i djallit në jetën tonë. Por jemi ne, e ne vetëm ne, që ja hapim derën të keqes, me mëkatet tona, dhe e lejojmë që të sillet lirisht ne jetën tonë. Jo vetëm me abort që mëkatojmë! …Por aborti është mëkati më i rëndë. pastaj kemi fytyrë t’i vëmë fajin Zotit për gjithë mjerimin dhe fatkeqësitë që na vijnë, gjithë sëmundjet dhe vuajtjet! …Por Zoti në mëshirën e vet të madhe na jep Sakramentin e Pajtimit, dhe kemi mundësinë të pendohemi e të lajmë mëkatin tonë në rrëfim, kështu thyejmë zinxhirët që na ka mbërthyer djalli, dhe e largojmë nga jeta jonë. Vetëm në këtë mënyrë mund ta pastrojmë tonë. … por në rastin tim, nuk e bëra!

KËSHILLA TË KËQIJA

            Sa herë vrasim edhe shpirtërisht?! Sa prej nesh preokupohen për fëmijët se si të veshën, si të ushqehen, si të shkollohen… e nëse sëmuren, vrapojnë tek mjeku… Por sa prej nesh, shpesh i vrasin fëmijët e tyre, shpesh, i vrasim fëmijët tanë! Shumë janë të trishtuar, plot zemërim, sepse nuk e kanë pranë babain ose nënën, nuk kanë dashurinë e tyre. Imagjinoni një grua që shkon në Kishë dhe lutet: “Të falënderoj o Zoti im për këta fëmijë aq të mirë që m’i ke dhënë, janë aq të mirë sa që kur babai i tyre më la, e urrejnë, e duan vetëm mua!” A e dini se çfarë ka bërë kjo nënë? ka vrarë fëmijët e saj shpirtërisht. Sepse të urresh është të vrasësh! Sa herë i helmojmë fëmijët tanë?! Ta dini se sa shumë zemërohet Zoti, kur i helmojmë fëmijët duke i vënë kundër babait apo nënës! Zoti nuk e lejon!

Jezusi më tregoi se isha një vrasëse e çmendur, sepse jo vetëm bëja abortin, por financoja shumë aborte. Ja çfarë pushteti më dhuronte paraja! Më bënte ndërmjetës! Thosha edhe se gruaja ka të drejtë të mbetet më barrë apo jo! …Vështroj në Librin e Jetës se sa dhimbje ndjeva kur pashë atë që kisha bërë  disa vite më pas, kur isha e rritur! Sa helm kemi brenda nesh, e kur kemi këtë helm nuk mund t’u dhurojmë të tjerëve gjëra të mira e të gjithë që na afrohen i helmojmë.

Disa vajza, tre kushërirat e mija dhe e fejuara e kushëririt tim, vinin shpesh në shtëpinë time. Me që isha unë që kisha para, i ftoja, ju flisja atyre për modën, “glamour”, e si ta bënin trupin e tyre për të tërhequr vëmendjen, jepja këshilla. Shikoni si i mësoja të ishin prostituta! Ky qe një tjetër mëkat i tmerrshëm, pas abortit. I mësoja të bënin prostitutën, sepse i këshilloja ashtu: “Mos u bëni budallaqe, vajza mos i dëgjoni nënat, që ju flasin mbi pastërtinë e virgjërinë, është mentalitet i kaluar. Flasin për Biblën që është e vjetër, 2000 vjeçare… E pastaj këta priftërinjtë, që nuk azhurnohen ju flasin atë çfarë u thotë Papa, por edhe Papa është jashtë mode”. Vëreni sa helm hidhja në këto vajza. I mësoja se si ta përdornin (shfrytëzonin) trupin e tyre, vetëm duhet të kenë kujdes që të mos mbeteshin shtatzëna… Dhe i mësoja se me çfarë metode mund të ruhen.

E fejuara e kushëririt që ishte 14 vjeçe, vjen një ditë në ambulancën time, duke qarë. Më thotë: “Gloria, jam një foshnje, jam një foshnje dhe jam shtatzënë!”. Unë gati i bërtita: “Budallaqe, nuk të mësova se si të veprosh?!”. E ajo më përgjigjet: “Po, nuk ka funksionuar!”. A mendoni se çfarë Zoti kërkonte nga unë në atë moment? Që unë ta mbështetja atë vajzën që mos të bjerë në humnerë, të mos abortojë. Aborti është një rrymë që të merr me vete, që të bën të vuash, sepse gjithmonë do të dëgjosh boshllëkun, dhimbjen, që ke qenë vrasëse e një foshnje, të fëmijës tënd. Më e keqja për atë vajzë, ishte që në vend që t’i flisja për Jezusin dhe ta ndihmoja, duke e ballafaquar e duke e mbështetur, por i dhashë paranë që të abortojë! Sigurisht në një vend të sigurtë që të mos rrezikonte shëndetin… Por mbeti e vrarë shpirtërisht për gjithë jetën. Si këtë financova shumë aborte të tjera. Dhe kisha guximin të them se nuk kam vrarë askënd, që isha e mirë, që isha katolike, që nuk është e drejtë që unë të jem në atë vend të tmerrshëm…! Edhe më, personat që më ishin antipatike, i urreja dhe i përjashtoja, flisja keq për ta. Isha fallso, hipokrite, dhe vrasëse: Sepse jo vetëm me armë vritet një person. Ta urresh, ta shash, ta kesh inat, ta përqeshësh, t’ia bësh të keqen, e gjitha kjo është të vrasësh!

RIPARIM I MËKATEVE TONA

            Si ju thashë, aborti është mëkati më i rëndë para syve të Zotit. Shumë persona më thonë se si ta riparojmë mëkatin e abortit. Në fakt, nuk mund ta rikthejmë në jetë fëmijën; por në Kishën Katolike kemi një bekim të madh! Sakramentin e Rrëfimit! në rrëfim Zoti na fal, atë çfarë meshtari zgjidh mbi tokë, Zoti e zgjidh në Qiell. Lavdi Zotit për këtë! I Bekuar qoftë Zoti për mëshirën e tij! Zoti na fal, por kujtohuni atë që Jezusi i thotë gruas prostitutë: “Shko në paqe, por mos mëkato më!” Një akt tjetër riparimi është “Dëshirimi i Pagëzimit”. Të pagëzohet fëmija ashtu si prifti bëri sot, në këtë celebrim, kështu që ata mund të dalin nga Limbi[1].

Shikoni mençurinë e Kishës Katolike! Këta fëmijë hyjnë në Lavdinë e Zotit! Tani janë Engjëj, që luten dhe ndërhyjnë për shpëtimin tonë. Vëreni bukurinë e “ekonomisë” së Zotit! Shikoni se si Zoti kthen gjithçka në të mirën tonë! Asgjë nuk humbet! Kur një person ungjillëzon mbi abortin një bebe shpëton, edhe kjo është një riparim! Kur një grua bën abort, në vend që t’i kërkojë falje Zotit në Rrëfim dhe të mos abortojë më, mund të kontribuojë që të evitojë të tjerë aborte, në gra të tjera: Duke bërë këtë riparon mëkatin e saj në mënyrë të jashtëzakonshme! Ky është riparim!

MANGËSIA IME NDAJ DASHURISË SË ZOTIT

            Marrëdhënia ime me Zotin ishte shumë e trishtuar. Për mua, Zoti është ai që e kërkoja vetëm nëse kisha ndonjë problem. Shumë herë kur ndodhte ndonjë gjë, vrapoja t’i kërkoja ndihmë. Gati gjithmonë ishin probleme ekonomike! Ishte një marrëdhënie ekonomike, mes meje dhe Zotit! Ishte tip “Bankomat”! Unë vendosja lutjen dhe insistimin, që Zoti të më dërgojë paratë! Doja që Zoti të më dojë e të më dhurojë çdo gjë, por në mënyrën time! E që askush mos të vijë e të më thoshte se unë kështu mëkatoja, sepse nuk e pranoja! Djalli më paralizoi ndërgjegjen! Shpesh kur isha në vështirësi ekonomike, kaloja përballë ndonjë imazhi të Jezusit fëmijë, edhe në Kishë, prekja këmbën e tij dhe i thosha: “Më dëgjo! më jep para, sepse kam nevojë!” Si shumë bëjnë me Budën: i bien në bark, që t’i dhuroja para! Kështu bëja edhe unë me Jezusin e Vogël! pa pikë respekti! Zoti më bëri të shoh se sa shumë e kisha fyer! paratë edhe vinin por iknin shumë shpejt! Ishte e njëjta situatë depresive në mua sikur kisha para sikur jo!

Pasi gjërat nuk po ndryshonin, një zonjë protestante më tregon se i kishte ndodhur e njëjta situatë, por se gjendja e saj kishte ndryshuar pasi kishte takuar një pastor! Sapo e dëgjova, vrapova ta kërkoja, doja ta takoja menjëherë!… Shikoni besimin tim! E gjeta pastorin që bëri një lutje speciale duke më vendosur duart mbi kokë. Mendoni, unë merrja Korpin dhe Gjakun e Krishtit në Kishën Katolike dhe tani ai pastori më bën të marr Kungimin sikur të ishte hera e parë! Celebrimet e tyre ishin shumë të animuara, duartrokitnin, këndonin, kërcenin… thosha me vete: sa injorantë ata priftë katolik kështu të vdekur e pa shije, ato Meshë ashtu të mërzitshme… nuk krahasohen me këto, që të bëjnë të ndihesh kaq mirë e kaq të gëzueshëm! Ata nuk u besojnë fugureve, e thonë se fuguret janë idhujtari, për këtë nuk gjunjëzohem para një kryqi, sepse është idhujtari.

Kur fillova të shkoja në këto kisha evangjelist, kisha një komshi, një plakushë shumë të varfër, që banonte përballë shtëpisë time; unë e ndihmoja për të paguar dritat, ujin dhe ndonjëherë i bëja pazarin. Kjo plakushë u afrua shumë me mua!

Por kur nuk kemi Zotin brenda vetes, edhe veprat e mira që bëjmë duket të pakëndshme si mëkatet tona. Kur fillova të frekuentoja kishën evangjeliste, që më pëlqenin shumë, në vend që të jem e kënaqur në celebrimet e tyre, ma lidhnin shpirtin e ma shkatërronin gjithnjë e më tepër. Ajo plakushja ishte katolike, unë e shpërdorova miqësinë që kishte për mua dhe arrita ta bind që të bëhet evangjeliste, kështu edhe ajo filloi ta prish besimin në fenë katolike. Që t’i bie shkurt: unë u bëra shkak prishje me idetë dhe këshillat që ia rrënjosa në kokë, vdiq pa marrë sakramentin. Nuk u dha rëndësi më sakramenteve. Shikoni se keq u bëja të afërmeve të mi! Kur brenda nesh është e keqja , mund të përhapet andej-këndej.

Kur një ditë ai pastori më kërkoi 10% e fitimit që kisha, u inatosa me të! kështu më kaloi qefi për fenë protestante!

URDHËRIMI I 7: THYERJA E KURORËS

            Mbi këtë urdhërim thashë, akoma plot mendjemadhësi: këtu nuk më zë gabim, sepse asnjëherë nuk kam patur një të dashur, kam qenë gjithnjë besnike!

Në fakt, pas martesës, as një të puthur nuk i kam dhuruar një tjetri. Vetëm me burrin tim. Por Zoti më bëri të shoh, që e skllavëroja tepër trupin tim, kur dilja në xhiro me gjoks përjashta, me minifund, etj… Unë mendoja se burrat nuk më shikonin, thjeshtë më admironin… Zoti më bëri të shoh se ata mëkatonin me mua: sepse nuk ishte thjeshtë një admirim, por një provokim, e ata mëkatonin për fajin tim, e thyeja kurorën, nuk e kuptoja ndjeshmërinë e një mashkulli. Besoja se ata mendonin si unë! Nuk kam shkuar kurrë me një burrë, por isha sikur të isha prostitutë në shpirt. E mbi të gjitha thosha se nëse burri do më tradhtonte unë do të hakmerrem, këshilloja edhe shoqet e mija ashtu kur burrat e tyre i tradhtonin. “Mos jini budallaqe! Hakmerruni, mos falni. Bëni që të vleni! Për këtë ne gratë jemi të nënshtruara burrave, kështu na shkelin dinjitetin tonë! Ta dini se me këto këshilla unë me shoqet arritëm të ndajmë një shoqe nga burri. Kishte parë burrin në zyrë që po puthej me sekretaren. Ne me këshillat tona, nuk i lëmë që të pajtohen edhe pse burri i kishte kërkuar të falur i penduar. Ajo donte ta falte sepse e donte: por, ne nuk ia lejuam. Më në fund u ndanë, pas dy vitesh ajo u martua me një argjentinas. Kuptoni…? Kur këshillojmë në këtë mënyrë bëjmë kurorë thyerje. Jezusi më tregoi dhe unë e pashë mirë, se si mëkati i trupit është dominues, personi dënon vetveten, edhe pe bota të bën të kuptosh se gjithçka shkon mirë. Që kur jam martuar kisha vetëm një njeri në jetën time, burrin tim, por mëkati qëndron edhe në mendime, në fjalë, në veprime: ishte me të vërtetë e turpshme të shoh se sa keq na kishte bërë mëkati i babait. Në rastin tim u ndjeva thellësisht keq sepse nuk e prisja se mund të ketë kenë qenë mëkate edhe ajo sjellja ime. Im atë mendonte se është më burrë duke pasur shumë dashnore! Kjo është si sëmundje ngjitëse sepse edhe vëllezërit e mi morën të njëjtën rrugë si babai. Për këtë babai vuante dhe qante shumë në Purgator, duke parë pasojat e mëkatit dhe shembullin që u jepja fëmijëve. E dënojmë vetveten sepse jetojmë sikur të ishim kafshë: minj, qen… këtu e atje.

URDHËRIMI I 8: MOS VIDH

            Edhe të shpifesh është sikur të vjedhësh. Mendojeni se si unë thosha se nuk kam vjedhur kurrë në jetën time. E ndjeja veten të ndershme: por i vjidhja Zotit! Po. Jam krijuar dhe kam lindur për të ndihmuar të ndërtojmë një botë më të mirë, për të bashkëpunuar për të ndërtuar Mbretërinë e Hyjit mbi tokë. Edhe pse nuk e përmbusha këtë mision jepja këshilla të këqija shumë njerëzve. nuk kam ditur t’i përdor dhuntitë që Zoti më kishte dhuruar. Pra, vidhja, qartë që vidhja. këtyre njerëzve  u vidhja emrin e mirë, duke i sharë dhe shpifur. nuk mund ta imagjinoni se sa e tmerrshme është mëkati i gjuhës! … Dhe në çfarë mënyre riparohet…! Si mund ta riparosh nderin e dikujt, pasi ke përhapur shumë thashetheme, ose je shpifur?! Ja pra në Purgator ai që i ka bërë keq kujt me gjuhë duhet të vuaj shumë. Pothuajse të gjithë njerëzit e përdorin gjuhen për të kritikuar, për të shkatërruar, për të ofenduar, për të zhdukur emrin e mirë të një personi. këto gjuhë këtu në Purgator po vuajnë shumë! Djegin! Djegin!!! Si djegin! Nuk mund ta imagjinoni! Zoti më bëri të shoh se sa mashtrojmë në gjykimet që u bëjmë të tjerëve. ndërsa ne p.sh e shikojmë keq një prostitutë, Zoti e sheh me dashurinë dhe mëshirën më të madhe. Sheh brenda saj gjithë jetën e saj dhe e di se çfarë e ka shtyrë të bëhet prostitutë. Ta dini se shumë prej tyre janë të tilla si pasojë e mëkateve tona. Edhe si pasojë e përçmimit dhe të urrejtjes së të afërmit. Kush a e ka shtri dorën të ndihmojë një prostitutë? Mendojmë vetëm të gjykoja dhe të shohim defektet e të tjerëve, gabimet e tyre dhe t’i dënojmë. Kur të shohim dikë që gabon të paktën të mbyllim gojën, të biem në gjunjë e të lutemi për ta. ndonjëherë nuk mund të bëjmë asgjë, por Zoti bën gjithçka. Mos të gjykojmë, mos të kritikojmë se mëkatojmë më shumë se ato. Ju vjedhim paqen! Kujdes se gënjeshtra është gjithmonë mashtrim, nuk ka gënjeshtër të vogël dhe të madhe, e gjelbër ose e verdhë etj. të gënjesh është gjithmonë e keqe. babai i rrenës dhe i mashtrimit është djalli. Në rastin tim, shumë gënjeshtra, për çfarë? jeta ime u zbulua në dritën e Zotit. E ju…? Ta dini se atje në Parajsë askush nuk shkon t’ju padisë, ose ju bën reklamë, jeni ju, ndërgjegjja juaj dhe Zoti!

Në gjykimin tim, prindërit e mi ishin atje dhe po dëgjonin, nëna ime nuk më akuzonte. Vetëm më vështronte me një ëmbëlsi të madhe. Gënjeshtra më e madhe e imja ishte kur thashë se unë nuk kisha gënjyer kurrë, nuk kisha vjedhur, gënjeva vetveten.  Zoti më bënte të shikoj se si në shtëpinë time shpërdoronim bukën, dhe në disa vende të botës kishte shumë uri, më thotë: “Shikoja: kisha shumë uri, shiko se çfarë bëje me ato gjëra që unë t’i dhuroja, i shpërdoroja. Kisha të ftohtë, shiko se çfarë bëja, skllave e modës ose e gjërave që thuheshin për ty, në dukje: blije rroba me stampë, byzylykë, shpenzoje gati 150.000 pesos për çdo gjë, për të qenë elegante, skllave e trupit… Derisa ke bërë me to një Zot. Shiko sa persona nuk kanë me çfarë të vishen, ose çfarë të hanë, ose nuk dinë me çfarë të paguajnë dritat”. Jezusi më bëri të shoh urinë e vëllezërve, dhe se si edhe unë isha përgjegjëse e urisë së tyre dhe të kushteve të vështira që ishte vendi im dhe bota mbarë… Sepse të gjithë jemi përgjegjës! Më tregon se si kemi të bëjmë me gjithë këto gjëra, sepse kur kisha folur keq për ndonjë person, ky person kishte humbur punën, familja e tij vuante urinë, i kisha vjedhur nderin e kësaj familje. Si mund t’ia ktheja?! Më tregoi se më lehtë t’i kthehet paraja e vjedhur dhe të shlyhet mëkati. Por kur i merret nderi i emrit të një personi, pasi shpifja është përhapë si mund të ndreqet? Kështu prishen edhe shumë martesa! Shumë të këqija, shumë të këqija!

Akoma, vidhja fëmijëve të mi, mundësinë që të kenë një nënë të mirë në shtëpi, të ëmbël, të dashur, që mund t’i shoqëroja! Përkundrazi…! Nëna bredh poshtë e lart, e fëmijët vetëm, me “nënë” televizorin e “baba” kompjuterin, ose videogame… E mendoja se jam një nënë përfekte. Dilja nga shtëpia në orën 5.00 të mëngjesit dhe vija në shtëpi në orën 23.00 të darkës.

Që të jem mirë me ndërgjegjen u bleja rroba firmato e gjithçka që ata dëshironin.

Rashë për tokë, kur pashë nënën time që e pyetnin se ku kishte gabuar me mua… çfarë mund të kishte bërë, dhe nuk e kishte bërë për sa i përket edukimit tim! Ishte një nënë e shenjtë, që jepte dhe mbillte në ne principet e Zotit, e babai im ishte një njeri i mirë, me në. Si do jetë me mua që unë nuk i bëj asnjë këto gjëra për fëmijët e mi? E ngrirë, pyesja veten: çfarë do të ndodhë me mua kur Zoti do më pyes për fëmijët e mi? Sa frikë, sa dhimbje! Vidhja paqen fëmijëve të mi: tani po e shikoja në Librin e Jetës. Provova një turp të madh! …Në Librin e Jetës shohim gjithçka si në një film. Sa dhimbje kur pashë fëmijët e mi që i thoshin njëri-tjetrit, shpresojmë se nëna kthehet vonë, shpresojmë se ka trafik sepse është shumë e mërzitshme, shumë e keqe me ne, na kritikon gjithmonë!” çfarë trishtim vëllezër, fëmija 3 vjeç dhe tjetri 5  të thonë të tilla gjëra. Unë u vidhja këtyre fëmijëve një nënë, vidhja paqen që mund t’ua kisha dhuruar duke bërë që të njohin Zotin përmes meje, e të duan të afërmin. por, nuk mund t’ju dhuroja një gjë që unë nuk e kisha. Nëse nuk e dua të afërmin, nuk e dua as Zotin. Sepse Zoti është Dashuri…

Edhe të gënjesh është të vjedhësh, dhe në këtë isha eksperte, ta dini? Sepse djalli u bë ati im. Në fund të fundit, ti mund të kesh atë, Zotin ose djallin. Zoti është dashuri dhe unë isha urrejtje, kush ishte ati im? nëse Zoti më flet për falje e për dashuri për ata persona që më bëjnë keq, ndërsa unë thosha se “kush më bën keq do ta paguaj”, isha një hakmarrëse, gënjeshtare; dhe djalli është ati i rrenës, atëherë kush është ati im? Gënjeshtra është gënjeshtër, e djalli është ati. mëkati i gjuhës është shumë i keq! Shikoja gjithë të keqen që kisha bërë me gjuhë, kur kritikoja, kur përqeshja etj. Si u ndiente, ai person! Sa keq i bënte emri me të cilën e përqeshesha, duke i krijuar komplekse inferioriteti të tmerrshëm, e aftë ta shkatërroja! p.sh., duke e quajtur si lopë një person që ishte e shëndoshë, e bëja të vuante shumë deri aty sa që e shkatërroja. Ju tregoj më mirë tani. Kur isha 13 vjeçe, bëja pjesë në atë grup shoqesh, që për mua ishte një nder të jem e atij grupi… Një grup vajzash eksperte për të keq. Zoti më bëri të shoh se si kjo shoqëri “shumë eksperte” , e vret shpirtërisht një shoqe shkolle. Ishte në klasën tonë një vajzë e shëndoshë. Shoqet e mija filluan ta përqeshnin, talleshin me të, duke i thënë elefant e fjalë të tjera . Luanim me të . Edhe unë e tallja. Tani në Librin e Jetës, shikoja se si kjo e shkretë kishte shumë komplekse për shëndetin e saj. Dilte para pasqyrës, e çdo herë e shikonte vetëm gjithnjë e më të shëmtuar. Filloi ta urrente veten, urrente edhe ne, sa më shumë shikohej në pasqyrë aq më shumë e urrente veten. Urrejtja është vdekje, është vdekje për shpirtin. Nga dëshpërimi kjo vajzë një ditë pi një shishe jod që të dobësohej! Por çfarë ndodhi? Gati u verbua! E kapi një krizë e fortë gati sa u verbua! Dhe për këtë nuk u kthye më në shkollë! Dhe ne nuk e çanim kokën fare! Nuk e pamë më, e nuk u interesonim ta dinim pse!

Për këtë ju them vëllezër, se mëkatet kolektive janë shumë të rënda. Sepse janë mëkatet tona personale! Mëkati i kësaj vajze qe mëkati ynë. Mëkati i bashkësisë është edhe mëkati yt, sepse nuk bën asgjë që ta ndalosh! Pra nuk ekziston vetëm mëkati individual, por edhe mbarë njerëzor, sepse nuk bëra asgjë që të ndalohet.

Pushteti i fjalës…! E shkatërruam atë vajzën duke i vënë pseudonim, djalli hyri në të dhe e shkatërroi, dhe ajo shkatërroi të tjerët me urrejtjen e saj, kështu formohet zinxhiri i së keqes. Ku ka urrejtje, atje është djalli. Ja se si e kemi vrarë shoqen tonë të shkollës. I vramë shpirtin!

20 vite më vonë… kisha një kushërirë shumë të bukur, i mësoja se si të vishej, se si ta vlerësonte trupin, se si të bënte tualet, etj. Një ditë i ndodhi një rrezik, 70% e trupit iu dogj. Vetëm në fytyrë nuk u dogj. Ishte shumë rënde, gati të vdiste.

Unë u zemërova me Zotin, shkova në Kishën e vogël të spitalit, dhe i thash Zotit “Zot nëse ekziston, tregoje, tregoje, shpëtoje! Edhe pse isha shumë mendjemadhe, Zoti e shpëtoi kushërirën. Por kishte plagë gjithandej në trup. Duart i mbeten të deformuara… një trishtim. Në atë kohë isha mirë nga ana ekonomike, e merrja në shëtitje, disa herë në pishinë. Por, kur hynë në ujë të gjithë njerëzit protestonin duke thënë: “çfarë hataje! Përse del nga shtëpia ky lloj njeriu? Vjen këtu të na prishë pushimet!” Njerëzit janë të këqij, egoistë kur flasin kështu. Si pasojë e kësaj kushërira ime nuk doli më jashtë. Arriti deri në atë pikë sa që kishte frikë nga njerëzit! Dhe t’i urrejë! (Qanë). Zoti na e bëj të qartë të gjithë ne sa herë e kemi vënë në vështirësi një vëlla, pa pasur një pikë mëshirë. Zoti të tregon se sa persona ke vrarë me gjuhen tënde! Shikoni se ç’pushtet të madh ka gjuha, se si vret shpirtin. Nëse unë do të kem guximin e të shkoj para të Shenjtërueshmit Sakramend e t’i kërkoj hirin që të më falen fajet. Zoti e bën, sepse është një Zot i dashuruar me ne, sa herë t’ia hapim derën të keqes është edhe Dera e Bekimit të Zotit e hapur që na pret. Kur Zoti më bëri privimin e 10 urdhërimeve, më tregoi se kur thosha ta duash e ta nderosh Zotin unë në të vërtetë doja dhe adhuroja djallin. Kritikoja të gjithë dhe gjithçka! Kështu djalli fitonte “lavdi!”… Më bëri të shoh kur thosha se e dua Zotin dhe të afërmin dhe isha false dhe inatçie… Kur nuk isha kurrë mirënjohëse prindërve, kurrë nuk i falënderoja që më kishin ndihmuar të rritem, të fitoja një profesion e të realizohesha në jetë, për të gjitha sforcimet dhe sakrificat që bënin për mua.

Zoti m’i bëri një analizë gjithë jetës sime në dritën e 10 Urdhërimeve: Më tregoi se si isha unë përball të afërmit dhe Zotit.

TË DUAM TË AFËRMIN

            Kurrë, kurrë nuk i kam dashur të afërmit dhe as nuk kam pasur mëshirë për ta, përveç njerëzit e familjes sime. Nuk i kisha menduar kurrë të sëmurët, ata që janë vetëm, fëmijët jetimë… Sa fëmijë që vuajnë, sa vuajtje, mund të thosha: Më drejto o Zot tek ata që vuajnë… përkundrazi, jo! Zemra ime prej guri, kurrë nuk u kujtua që dikush po vuante: Gjëja më e keqe qe se nuk kisha bërë asgjë për të afërmin në nevojë! p.sh. kur jepja ndonjë herë, ndihmoja ndonjë plak të paguante dritat ose i blija ndonjë gjë në supermarket, e bëja jo për dashuri, por që të dukem, më pëlqente gjesti, jo dashuria për Zotin. Nuk jepja asgjë falas, thosha: “unë të jap këtë gjë, e nga ti dua këtë gjë!” Dhe më keq, bëja gjithçka që njerëzit të më adhuronin, të më admironin, të thoshin, je e mire, je e sjellshme etj..

Në provimin që Jezusi më bëri shikoja se si dilnin një e nga një të gjitha të këqijat e mija. Edhe pse kisha shumë para ndieja vetmi, boshllëk, trishtim, shkurajim etj. Dëshira për para më sillte të kem thatësi më shpirt, kjo thatësirë më shpori drejt humnerës, më largoi nga Zoti. Jezusi më thotë: “Ti kishe një zot, e ky zot ishte paraja, e ai zot të dënoi. Për fajin e ati zoti ti re në humnerë dhe u largove nga Zoti i vërtetë!”. Në atë provim, nuk më shpëtoi as një gjë! E tmerrshme!!! Jetoja në një kaos të vërtetë! …Si ka mundësi? …Unë që nuk kisha vrarë askënd?! Ajo që unë mendoja… Përkundrazi po, kisha vrarë shumë persona!

LIBRI I JETËS

            Pas 10 Urdhërimeve Zoti më bëri të shoh “Librin e Jetës!”. Do të doja ta përshkruaja me fjalë, por nuk gjej fjalë të përshtatshme. Sa mrekulli! Shohim gjithë jetën tonë, veprimet, pasojat e veprimeve të këqija dhe të mira, ndjenjat, mendimet tona dhe të tjerëve. Gjithçka si një film. Fillon që në momentin e fekondimit (ngjizjes) se si Zoti na merr për dore, na tregon gjithë ekzistencën tonë. Në momentin e fekondimit, vjen një dritë e fortë, formohet shpirti, shpirti krejt i pastër… Shpirti krejtësisht i bukur, plot dritë, e pa përshkruar, plot dashuri të Zotit, duket e pabesueshme. A e keni vënë re se si të porsalindurit qeshin me veten e tyre, belbëzojnë. E dini pse? po flasin me Zotin! Po sepse janë të zhytur në Shpirtin Shenjtë. Edhe ne jemi të zhytur në Shpirtin Shenjtë, ndryshimi është se ata në pafajësinë e tyre dinë të njohin Praninë e Zotit.

Ju nuk mund ta imagjinoni mrekullinë që pashë kur Zoti më krijoi në barkun e nënës. Shpirti im ishte në duart e Hyjit Atë, zbulova se sa i mirë ishte Ai, i mrekullueshëm, i ëmbël, i këndshëm, nuk gjej fjalë ta përshkruaj. Ai ka kujdes 24 orë në ditë për mua, që më do, më mbron, e gjithmonë më kërkon kur largohem nga Ai, me një durim të madh. Ai ishte veç Dashuri, sepse Ai nuk e shikon mishin, por Shpirtin tonë, e shikonte se si unë u largohesha nga shpëtimi, nga Ai.

Ta dini se nëna ime ka qëndruar 7 vjet pa fëmijë, dhe kur unë isha në barkun e saj, ajo ishte shumë e shqetësuar për jetën e shthurur që bënte babai. Qante me dënesë. Ajo ndikoi shumë në mua, më shënoi në shpirt, nuk ndihesha e dashur nga prindërit, edhe pse nëna më donte, dhe bënte gjeste dashurie ndaj meje. Në mua u krijua një kompleks. Për këtë vetëm Sakramentet, Hiri i Zotit të shëron. Kur më pagëzuan, pashë sa festë e madhe u bë në Qiell! Një krijesë që merr në ballë vulën e Birit të Zotit! Është një Zjarr. Që ti i përket Jezu Krishtit.

Por pashë në Librin e Jetës se si që e vogël jeta ime filloi të mbushet me mëkate si pasojë e jetës së shthurur që bënte babai im, p.sh gënjeshtrat e tij, vesin që pinte, pa besnikëria në martesë, vuajtjet që i sillte nënës etj. E gjithë kjo më shënoi, hynë në mua ndiejna dhe sjellje të këqija.

TALENTAT

            Zoti më tha: “ çfarë bëre me talentet që unë t’i dhashë? Unë erdha në botë me një mision: Ajo që të përhap Mbretërinë e Zotit, Mbretërinë e Dashurisë. Por harrova se kisha një shpirt, dhurata për t’i mbrojtur dhe që isha në duar të Atit të mëshirshëm. Nuk e dija se gjithë të mirat që i kisha lënë pas dore ishin shkak dhimbje për Zotin Jezu Krisht. pashë dhuntitë e mrekullueshme që Zoti m’i vendosi në duart e mija, në jetën time. Të gjithë ne vlejmë shumë para Zotit. Ai na do të gjithëve dhe secilin në veçanti. Të gjithë e kemi një mision në këtë botë. Pashë djallin shumë të shqetësuar për dhuntitë që Zoti m’i dha mua, dhe ishin në shërbim të Zotit. A e dini se për çfarë më kërkoi llogari Zoti? Për mangësinë e dashurisë ndaj të afërmit dhe Zotit, dhe më thotë: “Vdekja jote shpirtërore filloi atëherë kur t’i nuk kishe dhimbje për të afërmin. Ishe gjallë në trup por, e vdekur në shpirt”. Nëse do ta kuptosh se çfarë është vdekja shpirtërore? Është shpirti që urren, që bëhet i ashpër, i keq, i tmerrshëm. Unë e pashë shpirtin tim, brenda një humnere të tmerrshme, dhe një erë shumë e keqe. Ja pse ka shumë trishtim dhe depresion. Zoti më thotë: “Vdekja jote shpirtërore filloi kur ti dëgjoje lajmet, mjetet e komunikimit, shumë vuajtje në botë dhe zemra jote ishte gur! Thoje vetëm me fjalë: oh, të shkretët!”Tani po ju tregoj se si Zoti m’i bëri t’i shoh talentet (dhuntitë). Unë nuk i shikoja kurrë lajmet, sepse nuk doja t’i shoh vuajtjet e tjerëve. më interesonte vetëm pjesa e fundit, se si të mbajmë dietë, horoskopin, ekonomia, energjia e gjëra të tilla. E gjithë kjo që djalli përdor për të na shkatërruar… Tani Zoti më bëri të shoh në Librin e Jetës, se si një ditë në Strategjinë e Tij Hyjnore, unë ndeza tlevizorin kur lajmet nuk kishin mbaruar akoma: pashë një fshatare, që po qante sipër burrit të tij të vdekur. Pashë se si djalli më bënte që të mos ndiej dhimbje, sikur nuk më intereson, nuk është problemi im. Edhe se si gazetarët transmetonin lajmet pa asnjë lloj dhimbje, vetëm si lajm, vetëm lajmi u interesonte. Kujt iu dhimbt më shumë fshatarja ishte Zotit! Ai më bëri të ndiej dhimbje për atë grua që të isha unë ajo që do e ndihmoja. Ishte ai momenti që unë të përdorja talentin tim. më thotë: “Dhimbja që ti duhet të kishe provuar për të isha Unë, që thërrisja të më ndihmoje. E vonova unë lajmin në t.v që ti ta shikoje: por nuk u përule dhe as një pikë loti nuk të shkoi për të! Ta kishe lënë dietën dhe të kishe shkuar në ndihmë asaj, por nuk të interesoi!” Zoti më bëri të shoh situatën e asaj gruaje. Ishte një fshatare e varfër dhe e shkretë. I kishin thënë burrit të saj që të largohej nga shtëpia. Ai u ishte përgjigjur, jo! Atëherë erdhën disa burra që ta nxjerrin jashtë me zor. Ata ishin të armatosur, burri nuk dëgjon, dhe ata e qëllojnë: pashë agoninë e tij, të gruas dhe fëmijëve që vraponin tek ai. Ata njerëz ikën, ai duke vdekur lutej kështu: “O Zot ki kujdes për gruan dhe fëmijët e mi, të lutem, po t’i besoj ty!” dhe vdes! kur e qëllojnë Zoti më bëri të ndiej dhimbjen e gruas dhe të fëmijëve të tij që nuk mund të bërtisnin. (qanë).

A e dini se çfarë kërkonte Zoti nga unë? Që unë të ulem në gjunjë dhe t’u lutem për ta, për fëmijët, për gruan! Zoti më tregoi edhe se si unë do ta kisha ndihmuar konkretisht. Sapo të kisha dëgjuar lajmin në t.v. të kisha shkuar tek prifti i që banonte përballë shtëpisë time, ai kishte një shtëpi pritje për familjet në vështirësi e do ta kishte ndihmuar: Gjëja e parë që do i japim llogari Zotit para mëkatit janë lëshimet, kur ne nuk bëjmë mirë, e kemi në dorë me bë mirë e nuk bëjmë. Këto mëkate e bëjnë Zotin të qajnë. Po, Zoti qanë! I shikoja fëmijët që vuanin nga indiferenca dhe mangësia e dhembshurisë tonë, fakti është që shumë vuajnë dhe ne s’bëjmë asgjë për ta! Zoti na bën të shohim, të gjithëve pasojat e mëkatit të indiferentizmit përballë atyre që vuajnë. Shumë vuajtje në botë kanë si pasojë e indiferentizmit, pa interesim dhe zemrës tonë të ngurtë.

T’i kthehem përsëri asaj grua të gjorë. Pas një viti Zoti më dha një mundësi tjetër që ta ndihmoja! Ishte një ditë që më duhet të dal në qendër. Unë nuk doja të shkoja, sepse aty kishte më shumë mjerim, dhe unë isha mendjemadhe nuk e përulja veten në atë vend, të shikoja njerëz të varfër, të sëmurë etj. Por në atë ditë më duhet të shkoja pa tjetër, e ndërsa po ecnim në atë vend, djali im më thotë: “Oh! …Nënë, si ka mundësi ajo grua e veshur ashtu me atë fund aq të shkurtër?”. Unë i përgjigjem: “Mos e shiko biri im! këto janë gra të marra, që e shesin trupin e tyre për kënaqësi, për para: janë prostituta, janë gra të pista. (ajo grua kishte marrë atë rrugë që të ketë mundësi për të ushqyer fëmijët). merreni me mend, flisja keq për atë grua dhe helmoja edhe djalin tim! Duke e klasifikuar pa mëshirë një person, që kishte rënë në atë situatë si shkak i indiferentizmit të popullit të saj. Zoti më thotë: “Indiferentizmi s’është as i ngrohtë dhe as i ftohtë dhe unë e vjelli (pështyj)! Një indiferent nuk do të hyjë kurrë në Qiell! Indiferenti është ai që kalon në botë dhe asgjë nuk i intereson! vdekja jote shpirtërore filloi atëherë kur ti nuk interesoheshe më për të afërmin. kur mendoje vetëm për vetvete, për të mirën tënde materiale!

THESARI SHPIRTËROR

            Isha thirrur në jetë për të ndërtuar Mbretërinë e hyjit, me talentet e mija dhe nuk e bëra!… Nuk i përdora mirë talentet e mija. Zoti më tha: “Çfarë thesari shpirtëror më sjell?” Thesare shpirtëror?! Duart e mija ishin bosh! më thotë: “çfarë të shërbejnë dy apartamente që ke, vilat, ambulanca që ishe shumë profesioniste?! A më solle këtu ndonjë tullë? çfarë të shërbeu trupi që kishe shumë kujdes për të, paraja e shpenzuar që të jesh elegante? çfarë të shërbyen dietat, që të bënë që të vuash anoreksinë, buliminë, torturoje trupin tënd? me trupin tënd dhe me vetveten bëre një zot! çfarë të shërben e gjithë kjo, e tani këtu? Ishe shumë bujare, por e bëje që të lëvdoni të tjerët që të ishe e mirë me ta. Manipuloje të gjithë me para që në këmbim të të kryenin favore. Më thuaj çfarë më solle këtu? Je bërë skllave e gjërave materiale. Mendoje se gjithçka ke arritur me forcat e tua, sepse ishe punëtore… përkundrazi, jo! Shiko sa profesionistë ka, me studime akademike, më mirë se ti, në punë angazhohen më mirë se ti.

Të është dhuruar shumë, dhe shumë po të kërkohet; e duhet shumë të përgjigjesh”: Mendoni se edhe sa kokrra orizi të shpërdoroni duhet t’i jepni llogari Zotit! Për sa herë që hidhje ushqimin, bukën në mbeturina!

Në Librin e Jetës, pashë se sa e vogël isha dhe sa e varfër ishte shtëpia ime. Nëna ime gatuante shpesh fasule, dhe unë i urreja, i thosha: “Prapë fasule, kush i ha?!”

Zoti më tregoi se mes atyre personave që vuanin nga uria, ishte nëna ime. Kishte 7 fëmijë, disa herë ajo qëndronte pa ngrënë, që të hamë ne. ndodhte edhe se ndonjëherë mbetnin pa gjë se trokiste dikush në derë për të lypur një copë bukë, e ajo i jepte atë që kishim për të ngrënë. Vuante urinë por nuk na tregonte kurrë. Ta dini se sa Hire dhe Bekime Zoti më jepte mua dhe botës për meritë të nënës time! Mendoni Bekimin që ka një fëmijë nëna e të cilit  shkon shpesh në Kishë, dhe përballë Tabernakullit ofron, vuan dhe lutet, e për më shumë ja beson gjithçka Zotit!

Zoti më thotë: “Kurrë askush s’të do dhe nuk të ka dashtë si nëna jote! Kurrë!

Zoti vazhdonte: “Shiko vëllezërit tu, si vuajnë urinë! Unë kam uri, më thotë gati duke bërtitur. Sepse kanë uri vëllezërit e mi!

E vazhdon të më tregojë se si në shtëpinë time kisha shumë rroba të bukura dhe të kushtueshme. Zoti më thotë: “Unë isha i zhveshur, e ti kishe raftin plot me rroba të kushtueshme, që edhe nuk i përdorje…” Shikoja edhe se si jetonim në një nivel shoqëror të lartë, nëse shoqet e mija blinin rroba firmato të shtrenjta, unë blija rroba akoma më të shtrenjta, që të isha më lart se ato… sepse kisha inat. Zoti më thotë: “Ishe gjithmonë krenare, bëje konkurrencë me persona që ishin më mirë se ti! Persona të pasur! E nuk shikoje kurrë personat që ishin shumë të varfër. Kur ishe e varfër po ecje në rrugën e shenjtërisë, sepse jepje edhe atë që kishe” E më tregoi se sa e çmuar ishte gjesti, një herë nëna ime edhe pse të varfër një ditë më bleu një palë atlete tenis market. Unë isha shumë e kënaqur, por një ditë takova një fëmijë zbathur në rrugë, e ndjeva shumë dhimbje sa që hoqa atletet dhe ia dhashë. Sa i pëlqente rruga që po bëja! edhe pse ne ishim një familje e varfër, Zoti hidhte mbi ne shumë bekime për meritë të nënës time që lutej. Zoti vazhdoi të më tregonte, nëse nuk do isha mbyllur Hirit të Shpirtit Shenjtë, mund të kisha ndihmuar shumë njerëz me dhuntitë e mia. Më bëri të shoh gjithë njerëzimin, e se si ne jemi përgjegjës para Zotit, për gjithçka që kemi jetuar, kur kemi mbyllur zëmrën tonë hirit të Zotit. Më thotë: “Unë të çova hirin që të luteshe për këta persona, nëse ti do ishe lutur e keqja nuk do kishte hyrë në ta, që ka bërë shumë dëm” Psh. një vajzë e re e përdhunuar nga i ati, nëse unë do isha lutur e keqja nuk do kishte hyrë në babain i saj dhe nuk kishte shkaktuar gjithë ajo dhimbje. Pos ai i ri nuk do kishte vrarë veten. Zoti vazhdonte të më thoshte: “Nëse ti do ishe lutur ajo vajza nuk do kishte bërë abort, ai person nuk do kishte vdekur e dëshpëruar dhe e larguar nga unë. Nëse do ishe lutur Unë do të kisha këshilluar, që ti të ndihmoje të afërmit. Unë do të kisha udhëhequr! Shumë dhimbje në botë ti do ta kishe larguar!”

Më tregoi se sa persona vuajnë në botë, e sa mund të kisha ndihmuar. Kurrë nuk e lashë Shpirtin Shenjtë të më prekte, e kurrë nuk u mallëngjeva për vuajtjen e tjerëve. Zoti më thotë: “Shiko sa vuajtje në popullin tim, shiko se si unë do kisha plagosur familjen tënde që ti të ndiesh për të tjerët. E gati duke bërtitur: “Por, ti zemër guri!!! E paaftë të ndiesh dashuri!”.

Shikoja me shumë dhimbje dhe turp Librin e Jetës. Por një herë të vetme kisha bërë një rrëfim të mirë, Ishte kur në supermerkat një zonjë më jep 4.500 pesos më shumë. Babai më kishte mësuar të jemi të ndershëm, e kurrë të mos e marrim asnjë qindarkë akujt. Unë prita sa prita që ajo zoja të vinte e t’i merrte, por ajo nuk erdhi, dhe unë thashë se nuk i shkoj pas se faji është i asaj. Por më vrau ndërgjegjja e parave. Të dielën shkoj e rrëfehem dhe i them priftit: “Akuzoj veten se kam vjedhur 4.500 pesos, që nuk ia kam kthyer!” Edhe pse nuk ia vura veshin priftit çfarë më tha, por e keqja nuk hyri në mua që të më akuzonte se kisha vjedhur! …Zoti më thotë: “Qe mungesë dashurie që ti nuk ja ktheve paranë, për ty s’ishte asgjë, por për atë ishin tre ditë buke”. Gjëja me e keqe qe të shoh atë grua duke vuajtur urinë për disa ditë, për fajin tim, së bashku me fëmijët. Të gjithë do t’i shohim pasojat në Librin e jetës.

Libri i Jetës u mbyll shumë bukur. Edhe pse sjellja ime e keqe, mëkatet e mija, llomi, indiferenca, ndjenjat e mija të këqija, Zoti më kishte kërkuar gjithmonë, më kishte ndihmuar, dhe që unë ta kërkoja Atë. A e dini se Zoti ynë është Atë? një Zot i gjithëpushtetshëm, i dashuruar, që qëndron afër secilit nga ne që të kthehemi. Kur isha në spital, një farë pike, pashë Zotin Jezu Krisht që më prekte, u gjunjëzua që të më rrinte afër meje, prekte kokën më duart e tij e më këshillonte. Thosha me vete: Mëshirë, mëshirë, por në të njëjten kohë mendoja ç’të keqe kam bërë që të kërkoj mëshirë?! nuk isha e ndërgjegjshme për gabimet e mija, një gjë e kisha të qartë se po vdisja. I thosha vetes: “Jo! Jo e jo! Unë duhet t’ia dal! Sepse mua askush nuk më mund! pas pak vjen kunata ime dhe unë i thashë: “Merri unazat e mija!!!” Në fakt ishin të djegura, pastaj i thashë burrit: “thuaju motrave të mija të kujdesen për fëmijët, të shkretët do të mbesim pa mama”, sepse e dija se nuk do t’ia dal. Gjëja me e keqe qe, kur pashë Jezusin, nuk i kërkova mëshirë sepse e konsideroja veten të shenjtë. Kur ndihemi të shenjtë atëherë e dënojmë vetveten.

Zoti i do të gjithë e secilin, pavarësisht se jemi të mirë apo të këqij, me të njëjtën ndjenjë na përqafon me një dashuri të madhe… Ai do të na shpëtojë, por vetëm nëse ne ia lejojmë, nëse i kërkojmë të falur dhe mëshirë, i njohim fajet tona, na le të lirë për të zgjedhur. Nëse jeta jonë ka qenë pa Zotin, edhe në atë moment e refuzojmë dhe ai do na presë. Nuk na detyron që ta pranojmë.

kështu u mbyll Libri im i Jetës.

KTHIMI

            Kur Libri im i Jetës u mbyll, nuk mund ta imagjinoni si u ndjeva: isha me të vërtetë e terrorizuar. E pashë veten më kokë poshtë, dhe ndjeva se po bie në një gropë. Pastaj u hap një gjë me një gojë të tmerrshme, rashë brenda, e terrorizuar fillova të bërtas të thërras të gjithë shenjtërit që të më shpëtojnë. Nuk e imagjinoni se sa shumë shenjtër arrita t’i thërras në emër: Shën. Ambrozi, Shën. Isidori, Shën. Agostini, etj. Më parë nuk i njihja të gjithë këta, si e krishterë e keqe që isha! or kur mbaroi lista e shenjtërve, mbeta në qetësi… Ndjeva një boshllëk, një dhimbje dhe shumë turp, e kuptova se askush nuk mund të bëjë asgjë për mua! I them vetes: “…e të gjithë njerëzit mbi tokë mendojnë se unë jam një shenjte… Tani që e pashë vetën të vdekur, kërkoja Hirë. Ku mund të shkoj tani?”. çova sytë lart e pashë nënën time. Ndjeva shumë trishtim, një dhimbje të madhe, sepse ajo dëshironte të më çonte në krahët e Zotit. Në gjithë konfuzion dhe vuajtjen që kisha, bërtita: “Nënë, sa turp! Po dënohem! Ku do shkoj, nuk do të shoh më kurrë!” Në atë moment, Jezusi dërgoi Hirin e vet të shenjtë: nëna ime qëndronte e palëvizur, e Zoti bëri që të lëvizë gishtërinjtë, ajo i drejtoi lart, me atë gjest më ftoi të shikoja lart: pashë që po del nga sytë e mi të tmerrshëm e të dhimbshëm, ishte verbimi shpirtëror që iku nga unë, në atë moment jetova një gjë të mrekullueshme.

Një ditë një paciente e imja më thotë: “Doktoreshë, unë ndiej shumë keqardhje dhe shumë dhimbje për ju. Sepse ju jeni shumë materialiste. Por kur të gjendeni përballë ndonjë fatkeqësie kërkoi Jezu Krishtit që t’ju pastrojë në Gjakun e Tij, kërkoi falje: sepse kurrë, kurrë, Ai nuk ju braktis, sepse ka paguar për ju me Gjakun e Tij”. Pastaj me shumë turp dhe dhimbje fillova të bërtas: “Zot! Jezu Krisht, ki dhimb për mua! Më fal, o Zot, më fal! më dhuro një tjetër shans!”

Qe momenti më i bukur, më i mrekullueshëm! Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Sepse Jezusi u gjunjëzua më kapi për dore dhe më hoqi nga ajo gropë! Më mori me vete e më dërgoi në një fushë të gjelbër, e më thotë me shumë dashuri: “Po, ti do kthehesh, e do kesh shansin e dytë… Jo për lutjet e familjes tënde, sepse është normale që ata qajnë për ty, por për ndërhyrjet e të gjithë atyre personave që nuk janë të familjes tënde, që po qajnë dhe po luten, kanë ngritur zëmrën e tyre deri këtu sepse të duan shumë”. A e din se çfarë pashë? Pashë pushtetin e madh që ka lutja, vëllezër! ta dini se mundtë qëndroni çdo ditë përballë Zotit e të luteni për fëmijët tuaj dhe për të gjithë personat në botë! Lutuni për të tjerët! Në këtë mënyrë jeni në praninë e Zotit çdo ditë.

Pashë se si u ngrite mijëra e mijëra dritëza, shumë të bukura, në praninë e Zotit; ishin dritëza të vogla të bardha, të mrekullueshme, plot dashuri. Ishin lutjet e shumë, shumë personave, që luteshin për mua, që ishim mallëngjyer pasi kishin parë lajmin në t.v e në gazeta, për atë që më kishte ndodhur, që luteshin dhe ofronin Meshë. Dhurata më e madhe që mund të bëjmë për dikë është Mesha e Shenjtë. Nuk ekziston një gjë më efikase se ajo. Është ajo që Zoti pëlqen më shumë: të shohë bijtë e tij që ndërhyjnë për të afërmin e tij. Mesha e Shenjtë nuk është vepër njerëzore, por e Zotit.

Mes shumë dritëzave të vogla qe edhe një dritë shumë e madhe, shumë e bukur: A e dini vëllezër përse unë tani jam këtu, përse u ktheva? Sepse në token time ekziston një shenjt. Shikova me kuriozitet të dija se kush ishte, Zoti më thotë: “Ai njeri që po sheh atje, është një njeri që të do, të do shumë, dhe as nuk të njeh”. Më bëri ta shoh, ishte një fshatar i varfër, nuk kishte çfarë të hante. E gjithë prodhimi ishte djegur, edhe pulat ia kishin vjedhur. Ky njeri zbret nga fshati për Meshë, rrugë shumë të gjatë kishte bërë. Zoti më bëri të dëgjoj lutjet që ai bënte: “O Zot sa të dua! Të falënderoj për shëndetin që kam, faleminderit për fëmijët! Faleminderit për gjithçka që më jep! Qofsh bekuar! lavdi Emrit Tënd të Shenjtë!”. Lutja e tij qe lavdi e falënderim Zotit! Zoti më bëri të shoh se çfarë kishte në portofolin e tij. Kishte një bankënotë prej 5.000 pesos, e një prej 10.000, kjo ishte e gjithë çfarë kishte për të jetuar! Ja çfarë bën ai …? Jep një biletë prej 10.000 pesos në ofertor! Unë jepja vetëm 5.000! Pastaj shkon dhe ble në dyqan një copë sapun për të larë rrobat, ishte e mbështjellë me një copë gazetë; në atë gazetë ishte lajmi i djegies sime me fotografinë që më kishin bërë gjithë e djegur. Kur ky njeri lexon lajmin, qanë me dënesë si ju dhimbsa shumë, u ul me fytyrë për tokë duke ju lutur Zotit, lutej me gjithë zemër kështu: “Atë, Zoti im, ki mëshirë për këtë motër, shpëtoje, shpëtoje o Zot! O Zot nëse ti do e shpëtosh, të premtoj se do shkoj në Shenjtëroren e Buga-ta” [2] të zgjidh premtimin, por shpëtoje. Të lutem Zot shpëtoje!”. Mendojeni atë njeri, nuk ankohej kurrë, ishte shumë i varfër, gjithmonë vetëm falënderonte Zotin… Kishte një aftësi të dojë të afërmin aq të madhe sa që edhe pse nuk kishte çfarë të hante, ishte gati të udhëtonte që të përmbushte një premtim, në favor të dikujt që as nuk e njihte! Zoti më thotë: “kjo është dashuria e vërtetë për të afërmin! Kështu duhet dashtë i afërmi…”. Që atje më dha këtë mision: “Ti do kthehesh, për të dëshmuar, që do ta dëshmosh jo 1000 herë, por 1000×1000. I mjeri ai, që kur ta dëgjojë nuk do kthehet, sepse do gjykohet rreptë. Kjo vlen edhe për ty, në kthimin tënd të dytë, për të shuguruarit që janë meshtarët e mi, e për të gjithë ata që nuk do të pranojnë ta dëgjojnë dëshminë tënde: sepse nuk ka shurdh më të keq, se atë që nuk do të dëgjojë, dhe verbër të keq që nuk do të shohë”.

Kjo vëllezërit e mi nuk është një kërcënim, është diçka tjetër. Zoti nuk ka nevojë të na kërcënojë. Kjo është mundësia e dytë që unë kam, është edhe për ju. Kush e tregon se Zoti është i dashuruar me ne, e vendos përball syve tuaj këtë pasqyrë që jam unë Gloria Polo. Sepse Zoti nuk do që ne të dënohemi, por që të jetojmë në Të, në Parajsë. Por për këtë duhet të transformohemi nga Ai. Kur do vijë dita juaj, që të niseni nga kjo botë, edhe secilit nga ju do i hapet Libri i Jetës; kur të vdisni të gjithë do të kaloni nga ky moment, ashtu si kalova edhe unë. Do të shohim, mendimet, ndjenjat, veprimet dhe pasojat e veprimeve tona, lëshimet dhe pasojat që kemi (lëshimet=kur kemi në dorë të bëjmë mirë dhe nuk e bëjmë)… Gjithçka në praninë e Zotit. Gjëja më e bukur do jetë se secili do e shohë Zotit ballë për ballë, që na kërkon të kthehemi: deri në momentin e fundit na kërkon këtë gjë, derisa në të vërtetë të kthehemi në krijesa të reja, sepse pa Zotin nuk mund të jemi!

RIFITIMI FIZIK

            Kur Zoti më ktheu edhe një herë në jetë, veshkat e mi nuk funksiononin më… por në një moment të papritur ato filluan të funksionojnë; e njëjta gjë edhe mushkëritë, edhe zemra filloi të rrahë me forcë. Mund ta imagjinoni habinë e mjekëve! Tani nuk kisha më nevojë për aparaturat! Filloi rimarrja ime fizike, nuk ndjeja më jetën e përtejshme, pas një muaji mjekët më thoshin: “Gloria, Zoti po përmbushë një mrekulli me ju, sepse të dalin edhe qimet në plagët më të këqija që kishe… por këmbët nuk mund të bëmë asgjë, duhen prerë!”. Kur më tha këtë gjë, unë që isha një sportiste , m’u kujtuan 4 orë aerobi në ditë, për çfarë? …mendoja të ikja nga spitali, por këmbët nuk më mbanin, isha në katin e 5, më çuan në katin e 7 për operacion, atje pashë një zonjë që i kishte këmbët e prera, që mjekët do ia prisnin akoma më lart. Mendova se as e gjithë paraja e botës mund të bëjë që të më shërohen këmbët. Kur më thanë mjekët që do m’i presin, ndjeva një dhimbje dhe trishtim të madh. por a e kisha falënderuar Zotin për këmbët e mija, jo kurrë, mendoja se si të bëja dietë që mos të shëndosha shumë, të isha elegante… E tani që i shoh këmbët e mija të zeza, të djegura, e i kërkoj Zotit hirin që të m’i lërë, që të mund të ecë me to. Të lutem, o Zot, m’i le këmbët!”: E fillova menjëherë të ndiejë: ishin shumë të zeza, pa qarkullim, nga e premtja deri në të hënën, kur erdhën mjekët mbetën të habitur, sepse ishin të kuqe dhe qarkullonte gjaku në to, ishin ribërë të reja! Të habitur, më preknin e nuk donin ta besonin. Unë ju thashë atyre: “Doktora, në këmbët e mija ndjeja dhimbje të madhe, besoj se nuk ka asnjë në botë, që ndihet aq e lumtur që ndien dhimbje të madhe në këmbë, sikur jam unë në këtë moment!” Mjeku i katit 7 përgjigjet, që kurrë, në 38 vite shërbimi, kishte parë një gjë të tillë.

Dy mrekulli të tjera që Zoti më bëri qene, gjoksi dhe vezoret. Mjekët më kishin thënë se nuk do të kesh më fëmijë. Unë qeshë e kënaqur, sepse mendova se Zoti më kishte dhuruar një metodë natyrale që të mos mbetesha shtatzënë. por një vit e gjysmë më pas, vërej se gjoksi im po rritej, fryhej dhe formohej. Mbeta e habitur, kur shkova tek mjeku, më thotë se isha shtatzënë! Me këtë gjoks ushqeva vajzën time!!! Për Zotin asgjë nuk është e pamundur !

PËRMBLEDHJE

            Zoti ju bekoftë të gjithëve, pafundësisht. Lavdi Zotit e Lavdi Zotit tonë Jezu Krisht. Zoti ju bekoftë!

Ju prezantoj vajzën time. Kjo vogëlushe është një mrekulli! Është vajza që Zoti më dhuroi, me vezore të djegura! Ajo çfarë për mjekët ishte plotësisht e pamundur! Për Zotin, asgjë s’është e pamundur!!! ja vajza ime quhet Maria José!…

Gloria Polo jeton aktualisht në Kolumbi, e vazhdon të ushtrojë profesionin e saj. bën një jetë normale, tani është një grua me një fe të madhe! Udhëton shumë për të shpallur dëshminë e saj shumë personave, e për të përmbushur misionin që Zoti ja besoi. (ka autorizimin nga autoritetet kishtare). ky përkthim është marrë nga origjinali në një CD, ku ajo e ka vendosur pasi dha dëshminë e saj në Kishën e Caracas (Venezuela), me 5 maj 2005. Është përkthyer nga spanjishtja ne italisht dhe pastaj ne shqip. Gjithçka është e vërtetë.

[1] Gjatë celebrimit Eukaristik në të cilën Gloria Polo ka dhënë dëshminë, prifti ka pagëzuar të gjithë fëmijët e abortuar, me “Dëshirë Pagëzimi”

[2] Il Santuario Buga è una piccola chiesa, dove si venera il “ Signore dei Miracoli”. Si trova in un piccolo villaggio che porta questo nome. Si chiama così, perché è famoso per i miracoli e le grazie che ricevono quanti vi si recano con fede.

Comments are closed.