Flutura
31/05/2016
Ofertor Don Bosko
31/05/2016

Hyrje

Në sfond kënga Parajsën….

Të dashur miq, sot së bashku po kremtojmë festën e don Boskos, Miku i të rinjve. Zemra jonë është në gëzim por edhe në vuajtje pasi do të donim në këtë festë të mos mungonte asnjë edhe pse në  fakt nuk mungon asnjë. Jo sepse x e y po sjellin këtu nën këmbët e altarit edhe foton e Elvisit, por sepse besojmë se ai jeton në Zotin dhe është sot me ne, lutet me ne dhe me familjen e vet, Lutet për ne!

Me këtë gjest nuk duam të shprehim fenë tonë, besimin e thellë se çdo jetë është një dhuratë e jotja o atë se çdo jetë përmbushet në ty.         Le të na ndihmojë kjo Meshë të forcojmë bindjen tonë se çdo minutë e jetuar është një mundësi për të përçuar gëzim e paqe tek të tjerët se një ditë do të gëzojmë bashkë pafund në lumturinë tënde.

Ofertori.

Lutja e besimtarëve festa e don boskos

 

  1. Don Bosko thoshte: “Ndihma e Zotit nuk na mungon, nëse punojmë me besim të madh” (MB XIV,650)
  2. Bëj o Atë që Jezusi të jetë gjithmonë mësuesi ynë, udhëheqja jonë, modeli ynë. (MB XVIII,570)

Të lutemi: dëgjoje o Zot lutjen tonë

 

  1. Don Bosko thoshte: “ Të rinjtë e mi të dashur, zor se mund të gjeni dikë që të dëshirojë lumturinë tuaj më tepër se unë”(SPS 30)
  2. Ndihmona o Zot, të veprojmë si ai të mos kursejmë asgjë për t’u bërë mirë të tjerëve, shoqërisë civile, kishës, familjes, shokëve.

Të lutemi: dëgjoje o Zot lutjen tonë

 

  1. Don Bosko thoshte: “Ushqim për shpirtin është fjala e Hyjit, katekizmi, Mesha e Shenjtë e sakramendet “. (GP 18)
  2. Na ndihmo o Atë të mos humbim asnjë rast për të njohur mikun tonë më të mirë, Krishtin. E t’i largohemi tundimit të librave vulgarë, e ëebsiteve e filmave që na e turbullojnë shpirtin dhe trupin.

Të lutemi: dëgjoje o Zot lutjen tonë

 

Don Bosko thoshte: “Edukimi është punë zemre dhe vetëm Zoti e ka çelësin, ne nuk mund t’ia dalim në këtë art pa ndihmën e tij” (SPS 259)

  1. Jepi o zot Prindërve dhe edukatorëve tanë urtinë për t’i kërkuar ndihmë Zotit në artin e vështirë të edukimit. (SPS 366)

Të lutemi: dëgjoje o Zot lutjen tonë

  1. Don Bosko thoshte: “Mësoni të jeni mirënjohës ndaj çdokujt që ju bën mirë” (MB XIII,760).
  2. Na mëso o Atë të formojmë një shpirt mirënjohës, ndaj prindërve, edukatorëve, miqve… shumë dhurata na i bën nëpërmjet tyre, nuk janë dhurata materiale, por janë të çmueshme për ne, për t’u formuar si njerëz  e për t’u bërë shenjtër.

Të lutemi: dëgjoje o Zot lutjen tonë

 

  1. “Për ju do të jetë një ditë gjithmonë e bukur kur me të mirë do ta ktheni një person nga armik në mik” (MB XVII,271)
  2. Na jep o Atë hirin për të parë në të tjerët miq,na jep forcën  për të gëzuar me atë që gëzon, e për të vuajtur me atë që vuajnë.

Të lutemi: dëgjoje o Zot lutjen tonë

 

  1. Don Bosko thoshte: “Një copë parajsë rregullon gjithçka”.
  2. Parajsa është të jetosh në praninë tënde për amshim, Jepi shokut tonë Elvisit i cili pikërisht për festen e don Boskos do te mbushte 16 vjeç, gëzimin e pranisë tënde për amshim dhe jepi familjes së tij forcën për ta jetuar vuajtjen e me fe e shpresë në jetën e pasosur.

Të lutemi: dëgjoje o Zot lutjen tonë

 

Buka, Vera, Fletët A4 Me 3-4 rreshta të shkruar

  1. Atë, po të ofrojmë bukën dhuratë e jotja, fryt edhe i punës së njeriut. Në altar kjo bukë do të bëhet trupi yt, ushqim për ne për ecjen tonë në shenjtëri.

 

  1. Po të ofrojmë o Atë verën frytin i hardhisë do të bëhet gjaku yt, limfa e jetës së pasosur.

 

  1. Po të ofrojmë o Atë këto fletë … është jeta jonë akoma e re, në të, ti ke shkruar me bashkëpunim tonë tashme disa rreshta, po t’i ofrojmë ty për të treguar se duam të të lëmë dorë të lirë, ti na do, ti e di rrugën tonë të lumturisë, jo nuk heqim dorë nga puna jonë, por duam që të lëmë vend e mundësi të na drejtosh… vetëm kështu do të realizojmë ëndrrën tënde për secilin prej nesh: gëzimin e plotë!

Falënderim Mesha e Don Boskos

 

  1. O Atë të falënderojmë për dhuratën e Eukaristisë, sakrament që na bën një me Ty.
  2. Të falënderojmë për dhuratën e don Boskos në jetën e shumë të rinjve, por edhe ne jetën tone..
  3. Ti o Atë dërgon shenjat e pranisë tënde që në çdo rrethanë të jemi të vetëdijshëm se je i pranishëm.
  4. Një prej këtyre shenjave ishte don Bosko. Faleminderit se ai nuk u kursye për të rinjtë
  5. Faleminderit se jeta e tij ishte një shembull për këdo
  6. faleminderit se shembulli i tij tërhoqi drejt teje shumë të rinj e të reja kudo në botë
  7. Faleminderit që na e jep edhe ne mundësinë të mos jemi indiferentë,
  8. na jep edhe ne sot mundësinë të gjejmë kuptim jetës sonë, të jemi bartës të gëzimit që vjen prej Teje!

 

 

 

Comments are closed.