Mendimi im, Forca ime
07/03/2023
Ylberi, fenomen natyror, simbol dhe flamur
29/05/2024
KUSH ËSHTË NJERIU?

Një këndvështrim më i gjerë mbi bashkimet e personave të së njëjtës gjini.

Le të dalim nga koncepti: si ndihesh? sepse kjo nuk e përcakton njeriun.

Njeriu është shumë më tepër se kush ndihet. Le të mendojmë për çfarë është i thirrur njeriu në jetë, që të mos biem pre e një rrethi vicioz debatesh shterpë.

Ka gjëra që evoluojnë me vitet, zakonet, mënyra e jetesës, standardi i jetesës, etj. Vetë njeriu i ka krijuar dhe i krijon për rrethana dhe kohë të caktuara.

Por ka të tjera të tjera që nuk janë të këtij niveli, nuk janë institucione themeluar mbi ndonjë dakordësi që ka fillesën në vendimin dhe vullnetin njerëzor.

Të tilla janë JETA, shenjtëria e saj, MARTESA, si bashkim i burrit dhe gruas të thirrur prej Hyjit për dhurim të ndërsjellë në dashuri dhe për të përçuar jetën e re.

Këto dy finalitete të martesës nuk ia vë njeriu vetes, i janë dhënë nga Krijuesi dhe nuk janë të ndashme, të shkëputura. Nuk krijohet një lidhje, kurorë martese veç për të bashkuar dy persona, por as nuk bashkohen dy persona veç për të pasur një pasardhësi e cila nuk është një funksion por një fryt i dashurisë.

Kur e humbim kuptimin e qenies njerëzore

Aty mbin ambiguiteti, shfrytëzimi, justifikimi i aborti deri dhe mbytja e personit më të dobët, që për të mos na brerë ndërgjegja i thërrasim: ndërprerje shtatëzanie dhe eu-tanazi (vdekje e mirë)…

Aty fillon ngatërrimi mes martesës dhe bashkimit të personave të së njëjtës gjini, pretendimi për të “pasur” një fëmijë që nuk është fryt i një bashkimi… etj.

Le të kthehemi te rikuptojmë njeriun pa e manipuluar , duke e kuptuar në të gjitha dimensionet, duke mos e shkëputur nga Krijuesi dhe qëllimi i thellë e i vërtetë i kësaj krijese që nuk ka krijuar veten, por që e Zbulon veten duke mos e humbur rapotin-lidhjen me Krijuesin.

Kësisoj edhe debatet bëhen mundësi për t’u rritur në respekt, për të kuptuar tjetrin. Mundësi për të shikuar bashkë kah e Vërteta që Krijuesi ka shënuar në trupin tonë. Kështu të rritemi në shenjtëri.

Jo gjithçka është një opinion, ka edhe të Vërteta, që duhen shpallur, kuptuar dhe pranuar.

Motër Teuta Buka

#education #vlerateungjillit #personinjerezor #pattoeducativoglobale #dignity #humanrights #God #light

 

Comments are closed.