Gëzimi në sytë dhe fytyrat e fëmijëve – Shkodër 2020

Bashkë kundra plagës së abuzimit të fëmijëve
06/06/2020
Nuk do lejojmë kurrë dhe asgjë të na e vrasë shpresën – Tiranë 2020
02/08/2020

Gruver 2020 filloi së bashku me muajin korrik. Ne si animatore na priste një tjetër aventurë dhe një tjetër eksperiencë e bukur. Po përgatiteshim për të pritur buzagaz fëmijët, mësuam banse të reja, zbukuruam gjithë vendin që fëmijët të ndiheshin sa më rehat.

Por ky ishte thjesht fillimi i mbare. Ndamë fëmijët në 4 grupe që do qëndronin të tilla deri në fund. Çdo ditë vinte të paktën edhe një fëmijë i ri në grup.

Çdo ditë ne animatorët organizonim lojëra të ndryshme në grupe dhe çdo ditë, në fund, shpallnim skuadrën fituese. Gëzimi në sytë dhe fytyrat e fëmijëve ishte i papërshkrueshëm.

Përveç lojërave të zakonshme, kemi organizuar edhe lojëra me ujë. Ishin dite të nxehta me diell dhe uji i freskët ishte si shpëtim. Loja e preferuar e fëmijëve ishte ajo ku duhej të lagnin animatorin. Momenti i rëndësishëm po ashtu, ishte edhe momenti i formimit në grupe, sipas një teme specifike në lidhje me temën e katër elementëve përbërës të natyrës: toka, uji, ajri dhe zjarri.

Por kjo s’është e gjitha. Pastaj…ne kemi shkuar edhe në plazh. Kemi kërcyer, kemi luajtur, ndërtuam kala rëre, kemi ngritur balona etj. Në fakt ditët e kaluara ne plazh ishin ditët më të bukurat për fëmijët.

Gjatë javës së tretë, java e fundit, secili grup ka përgatitur  një performance ku përfshiheshin të gjithë. Por lojërat nuk kishin mbaruar akoma. Loja më e rëndësishme e tre javëve, “Loja e Thesarit” ku edhe mund të ribaltohej situata e pikëve. Në fund, grupi i të vegjëlve, grupi SuperStar, mori pikët maksimale, edhe pse te gjitha grupet iu afruan shumë thesarit.

Erdhi dita e fundit, data 24 korrik. Shikuam 4 performanca, sa të ndryshme aq edhe të bukura e argëtuese. Në fund të ditës secilit fëmijë iu dha nga një dhurate. Nuk ka rëndësi se kush fitoi kupën e tre javëve, rëndësi kishte që fëmijët në ato 3 jave mësuan shumë gjëra, harruan situatën e virusit dhe u zbaviten shumë së bashku.

Ky ishte Gruveri më special në të cilin kam marrë pjesë. Jo vetëm se ishte shumë bukur, por sepse edhe për fëmijët ishte shumë speciale kjo kohë; pavarësisht të gjitha vështirësive, kritikës së kohës, kishin nevojë dhe dëshironin vetëm që të bëheshin pjesë e Gruver 2020.

Mezi pres vitin tjetër, verën tjetër, aventurën tjetër, dhe kuptohet… mezi pres Gruver 2021. Prandaj, mirupafshim vitin tjetër!

Fioralba Qeseri

Comments are closed.