- Jeni të gëzuara? Jini gjithmonë! Bashkohuni ngushtë me Jezusin, punoni vetëm për kënaqësinë e Tij, sforcohuni të bëheni çdo ditë e më të shenjta e jini gjithmonë gëzuara. Maria Mazzarello
- Jini gjithmonë të gëzuara, duajeni njëra – tjetërn në Zotin. Maria Mazzarello
- Për të qenë të gëzuara duhet të ecet përpara me thjeshtësi, të mos kërkoni kënaqësi as në krijesa e as në gjëra të kësaj bote. Maria Mazzarello
- Kini mëshirë të madhe, duajeni njëra- tjetrën. Maria Mazzarello
- A duheni të gjitha fort? A përdorni mëshirën njëra ndaj tjetrës? Pra, për t’i bërë qejfin Nënës tonë të dashur Zojë së Bekuar, do të përdorni të gjithë mëshirën njëra ndaj tjetrës, do të ndihmoni në punë, do të korrigjoni me ëmbëlsi e do të merrni pozitivisht vërejtjet e dhëna nga kushdo. Maria Mazzarello
- Bëni guxim, duhuni, merruni vesh njëra me tjetrën, korrigjohuni gjithmonë me dashamirësi. Maria Mazzarello
- Është mirë të pish përpara të hidhurën e më pas të ëmblën. Maria Mazzarello
- Gjeni mënyrën që të shmangni dashurinë egoiste për veten, skuqeni mirë e mirë, kujdesuni që të ushtroheni në përvujtëri dhe në durim. Maria Mazzarello
- Duhet të mundësh dhe të shmangësh dashurinë vetjake, e pastaj zemra jonë do të jetë e qetë. Maria Mazzarello
- Guxim, të luftosh dashurinë për veten; të mundim këtë armik të keq që është ai që na bën të humbim frytin e veprave të mira. Maria Mazzarello o
- Dashuria egoiste për veten: ta mbysim këtë farë, kaq të keqe. Maria Mazzarello
- Nëse nuk mund të bënim gjë tjetër veçse t’i fitonim (Zotit) një shpirt, do të jemi mjaftë të shpërblyera për sakrificat tona. Maria Mazzarello
- Të mos shuajmë kurrë zjarrin që Zoti na ka ndezur në zemër, dhe mendoni se vetëm një gjë është e nevojshme, të shpëtojmë shpirtin. Maria Mazzarello
- Mirë. Të bëjmë mirë deri sa të jemi në kohë. Kjo jetë kalon shpejt. Maria Mazzarello
- Për ju , që kontribuoni në të mirën e Kongregatës sonë të varfër, do të lutem e do të bëj t’i luten Jezusit i cili premtoi se nuk do të linte pa çmim edhe një gotë uji të dhënë për dashurinë e tij. Maria Mazzarello
- Nëse rrëzohemi ndonjëherë, le të përulemi përpara Zotit dhe pastaj ecni përpara me zemër të madhe e të mirë. Maria Mazzarello
- Ku mbretëron përzemërsia është Parajsa. Maria Mazzarello
- Korrigjoni gjithmonë me përzemërsi, por mos falni kurrë asnjë defekt. Një difekt i korrigjuar menjëherë me kalimin e kohës nuk është më; e nëse lihet të krijojë rrënjë, më pas duhet shumë mund për ta çrrënjosur. Maria Mazzarello
- Gjërat e të vogla janë rruga që të çon në qiell. Maria Mazzarello
- Do të vijë një ditë që do të jeni të lumtur jo vetëm, por do të çmoni edhe gjërat e vogla të bëra për Jezusin tonë të dashur! Maria Mazzarello
- Për të parë Parajsën duhen sakrifica; ta mbajmë kryqin me guxim dhe një ditë do të jemi të lumtura. Maria Mazzarello
- Zoti do që të mbajmë kryqin në këtë jetë. Ishte Ai i pari që na dha shembullin e mirë. Maria Mazzarello
- Kur kryqi t’ju duket i rëndë, hidhjani një sy kryqit që mbani në qafë dhe thoni: “Jezus ju jeni e gjithë forca ime dhe me ju gjithë peshat do të lehtësohen, mundimet e ferrat do të kthehen në ëmbëlsi.” Maria Mazzarello
- Hyni ngadalë në zemrën e Jezusit. Do të hyj edhe unë kështu dhe mund të gjendemi pranë për të thënë shumë gjëra. Maria Mazzarello
- Edhe pse jemi larg çdo ditë mund të gjendemi afër në zemrën e Jezusit dhe atje brenda të lutemi për njëra – tjetrën. Maria Mazzarello
- Bëj të mundur që të jesh gjithmonë një model virtytesh:përvujtëria, bamirësie dhe bindeje; dhe duke ditur se Zoti e sheh zemrën, duhet që këto virtyte të praktikohen me zemër më shumë se sa me mënyra të tjera veprimi. Maria Mazzarello
- Mos e kini zemrën e vogël, por kijeni të gjerë, të madhe. Maria Mazzarello
- Zemra jonë të mos tërheqë askënd tjetër përveç Zotit. Maria Mazzarello
- Ki kujdes ta mbash mirë kopshti e zemrës tënde. Ndonjëherë duhet t’i hedhësh një sy nëse ka ndonjë bar të keq që dëmton bimët e mira të tjera, më kupton… Maria Mazzarello
- Mos kini frikë për defektet tuaja, që të mos mund t’i rregulloni të gjitha njëherësh, por dalëngadalë, me vullnetin e mirë për të luftuar, duke mos u qetësuar asnjëherë më atë çdo herë që Zoti jua prezanton, ju bëni pjesën tuaj për të përmirësuar, do ta shihni se një herë apo një tjetër do të fitoni gjithçka. Maria Mazzarello
- Binduni që defekte ka gjithmonë; duhet të korrigjohen dhe të përmirësohet gjithçka që është e mundur, por me qetësi dhe atë që mbetet lëre në duart e Zotit. Maria Mazzarello
- Defektet tona janë bimë të kopshtit tonë, e duhet të përulemi dhe me guxim e t’i luftojmë. Maria Mazzarello
- Mos shiko kurrë defektet e të tjerëve, por përmirëso të tuat. Kurrë, kurrë mos u shkurajo, por më përvujtëri drejtoju Jezusit; Ai do të të ndihmojë të fitosh duke të dhënë forcë për të luftuar, dhe do të të ngushëllojë. Maria Mazzarello
- Zoti të bëftë krejt të tijën. Maria Mazzarello
- Hyji ta shpërbleftë të gjithë të mirën që më bën, e të japë ngushëllimin se mundimet e tija japin fryte; ta ruajë shumë e shumë vjet, të japë shëndet e forcë, dhe pas një jete shumë të gjatë, ta shpërblejë me kurorën e bukur në Parajsë. Maria Mazzarello
- Mendoni gjithmonë që është dora e Zotit që punon brenda nesh. Pa të nuk jemi në gjendje të bëjmë gjë përveç së keqes. Maria Mazzarello
- Të edukosh më parë me shembull, sepse gjërat e mësuara me shembull mbesin më shumë në zemër dhe bëjnë më mirë dhe me fjalë. Maria Mazzarello
- Guxim ! Çdo ditë që kalon gjithmonë e më shumë i afrohemi Parajsës. Maria Mazzarello
- Mendojmë gjithmonë se gjithçka kalon, sepse asgjë nuk na turbullon, pasi gjithçka na shërben për të përfituar lumturinë e vërtetë. Maria Mazzarello
- Bëni guxim ! Jezusi duhet të jetë e gjithë forca juaj. Me Jezusin peshat bëhen të lehta, gjembat bëhen të ëmbla. Maria Mazzarello
- Ta imitojmë Jezusin tonë të dashur, në gjithçka, veçanërisht në përvujtëri dhe zemërgjerësi, me të vërtetë. Maria Mazzarello
- Festa e Zojës së Papërlyer. Rregullorja jonë don që ta kremtojmë me solemnitet të madh, përveç kësaj duhet të jetë një nga festat më të bukura për ne, që jemi Bijat e Marisë. Të angazhohemi ta kremtojmë shumë mirë. Duhet të mbjellim lule të bukura në zemrën tonë për të bërë pastaj një tufë të bukur për t’ia çuar nënë Zojës sonë të dashur. Maria Mazzarello
- Ndonjëherë imagjinata jonë na bën të shohim gjëra të zeza të zeza, ndërsa janë krejt të bardha. Maria Mazzarello
- Nuk duhet t’i kushtohet shumë rëndësi pagabueshmërisë, ndonjëherë duke i dhënë rëndësi gjërave të vogla lihen pas dore ato të mëdhatë. Maria Mazzarello
- Zoti nuk llogarit lotët, por pranon sakrificat që i bëjmë me zemër. Maria Mazzarello
- Punoni shumë për të fituar Parajsën. Maria Mazzarello
- Më thoni që keni shumë për të punuar, dhe do të jem shumë e lumtur, sepse puna është nëna e virtyteve. Duke punuar zhduken mizat që kemi në kodë dhe mbetesh gjithmonë e gëzuar. Maria Mazzarello
- Punoni për Jezusin me vullnet dhe rrini të qeta se gjithçka që bëni dhe vuani do t’ju shpërblehet në Parajsë. Maria Mazzarello
- Cilado qoftë puna juaj nuk do pushoj duke ju thënë të jeni të përvuajtura, të durueshme, të dashura. Maria Mazzarello
- Punoni, punoni shumë në fushën që Zoti ju ka dhënë; mos u lodhni kurrë, punoni gjithmonë në rrugë te drejtë duke bërë gjithçka për Zotin, dhe Ai (do ju përgatisë) një thesar të bukur meritash për Parajsën. Maria Mazzarello
- Bëni me liri gjithçka që kërkon bamirësia. Maria Mazzarello
- Dukë mësuar gjuhët e kësaj bote, mësoni edhe gjuhën e shpirtit me Zotin. Ai do t’ju mësojë shkencën për tu bërë shenjtëresha, e cila është shkenca e vetme. Maria Mazzarello
- Kini besim të madh tek Zoja, ajo do t’ju ndihmojë në të gjitha gjërat tuaja. Për t’ia bërë qejfin nënës tonë të dashur Zojës së Bekuar do të jeni për njëra tjetrën plot bamirësitë, do të ndihmoheni në punë, do të paralajmëroni me ëmbëlsi dhe do t’i merrni për mirë paralajmërimet nga çdokush. Maria Mazzarello
- A nuk e dini se melankolia është shkaktarja e të gjitha të këqijave? Maria Mazzarello
- Telashe po të udhëhiqemi nga melankolia. Ajo është një sëmundje që sëmur shpirtrat besimtarë. Pra gjithmonë të gëzuar. Maria Mazzarello
- Vdekja është si një hajdut që vjen atëherë kur nuk e presim. Kjo na bën të mendojmë seriozisht. Maria Mazzarello
- Guxim bijat e mia, kjo jetë kalon shpejt, dhe në prag të vdekjes nuk do na mbetet asgjë veç veprave tona të mira. Kapriçot, krenaria, sqima në prag të vdekjes do të jenë për konfuzion. Maria Mazzarello
- Shikoni, vdekja ndonjëherë vjen për të na bërë ndonjë vizitë. Herët a vonë do të mbërrijë tek ne, e lum si ne po te kemi virtyte të bollshme. Maria Mazzarello
- Nëse duam që vdekja jonë të jetë e ëmbël të përgatitemi që tani. Maria Mazzarello
- Dëbora që mbulon fshatrat tona, heshtja që mbretëron kudo, japin një ide të qartë të Zotit Fëmijë i lënë në një stallë, i braktisur nga të gjithë, duke u dridhur nga i ftohti. Maria Mazzarello
- Sa të bukura janë këto ditë. Këto mbushin zemrat tona të gjora me gëzim të pamatur, sepse Jezusi Fëmijë vjen tek ne me duar plot falënderime; ai është gjithë dashuri e mirësi për të na dhënë Shpirtin e dëgjesës. Maria Mazzarello
- Sa shembuj të virtyteve të bukura mund të japim për prezencën e Jezusit në djep! Meditoni dhe do të shihni frytet që do të merrni, do të jenë shumë nëse do të meditoni me përvujtëri. Maria Mazzarello
- Nëse dëgjesa të duket e vështirë, shiko Parajsën dhe mendo shpërblimin që të pret atje. Maria Mazzarello
- Bëji veprat tuaja të mira gjithmonë sikur të ishin të fundit të jetës tënde dhe kështu do të jesh gjithmonë e lumtur. Maria Mazzarello
- Guxim, pas pak ditësh luftimi, do të kemi Parajsën për gjithmonë. Maria Mazzarello
- Të kujtojmë se Parajsa nuk arrihet mes kënaqësive, por me virtyte dhe vuajtje. Maria Mazzarello
- Flisni pak me krijesat, flisni shumë me Zotin, ai do t’ju bëjë me të vërtetë të shenjtë. Maria Mazzarello
- Fjalët nuk të çojnë në Parajsë por faktet. Maria Mazzarello
- Ato që Jezusi u jep më shumë vuajtje, ato janë më afër tij. Maria Mazzarello
- Lutuni shumë. Nga lutja do të merrni ato ndihma që ju janë të nevojshme për të përmbushur mirë detyrat tuaja. Maria Mazzarello
- Lutuni gjithmonë. Lutja qoftë arma juaj që do të mbani në dorë, e cila do ju mbrojë nga armiqtë tuaj dhe do ju ndihmojë në të gjitha nevojat tuaja. Maria Mazzarello
- Ruani për sa të mundi shpirtin e bashkimit me Zotin, jini në praninë e tij vazhdimisht. Maria Mazzarello
- Qëndroni gjithmonë në praninë e Jezusit dhe të Marisë. Maria Mazzarello
- Nuk mjafton të bësh premtime, por duhet t’i vësh në praktikë, nëse duam që Zoti të na përgatisë një kurorë të bukur në Parajsë. Maria Mazzarello
- Vajzave, durim të madh dhe ëmbëlsi të pamasë. Maria Mazzarello
- Vajzat, të cilat i dua shumë, dua që të jenë të mira dhe të gëzuara , të kërcejnë të qeshin, të këndojnë. Maria Mazzarello
- Keni të bëni me shumë vajza, kjo më bën të lumtur, dhe ju kujdesuni për to, par së gjithash me shembull të mirë, e pastaj me fjalë. Maria Mazzarello
- Mos lini pas dore kurrë të mirën për respektin njerëzor, … bëni me liri gjithçka që kërkon bamirësia. Maria Mazzarello
- Trëndafilat në kohën e vet, çelin gjithmonë, por ato më parë nxjerrin gjembat. Kështu ju ka ndodhur edhe ju apo jo? Jini të gëzuara, sepse gjërat e kësaj bote kalojnë shpejt. Maria Mazzarello
- Derisa të jemi në këtë botë duhet të bëjmë gjithmonë sakrifica. T’i bëjmë me dëshirë dhe me gëzim. Zoti do t’i vërejë të gjitha dhe në fund do të na japë një çmim të mirë. Maria Mazzarello
- Kur të jetë momenti për të bërë sakrifica, rri e qetë se Zoti do të japë forcën e nevojshme për të bërë vullnetin e tij të shenjtë. Maria Mazzarello
- Ki kujdes për shëndetin e tij, mos e ço dëm. Maria Mazzarello
- Duhet të keni kujdes shëndetin. Nëse na mungon nuk mund të bëjmë asgjë, as për vetëm e as për të tjerët. Maria Mazzarello
- Shikoni shëndetin, mendojmë që jeta që kemi nuk është më e jona,… pra ta llogarisim për t’I shërbyer lavdisë së Zotit. Maria Mazzarello
- Ne motrave nuk na mjafton të shpëtojmë shpirtin, duhet të bëhemi të shenjta. Maria Mazzarello
- Nuk duhet të brengosesh kur dëgjon se bota flet keq për ty, apo për mësueset tona, shkollat, motrat, etërit, apo për tjetër… nëse bota flet kështu, është shenjë që ne jemi nga ana e Zotit, djalli është I inatosur me ne e ne duhet të bëjmë më shumë guxim. Maria Mazzarello
- Mos u brengos kurrë nëse do të thuhen shumë poshtërsi. Të përdorim vullnetin tonë të mirë, por të jetë e vërtetë, I vendosur, dhe Jezusi do të bëjë të tjerat. Maria Mazzarello
- Mos u brengosni kurrë për ndonjë trazim që mund të hasni. Besoni gjithmonë tek Jezusi, dhëndri juaj i dashur, në Marinë e Shenjtë nënën tonë të dashur, dhe mos t’i trembemi asgjëje. Maria Mazzarello
- Kur Zoti është me ne gjithçka shkon mirë. Maria Mazzarello
- Derisa të jemi në këtë luginë të mjerë lotësh, gjithmonë do të ketë diçka; do të jemi me fat nëse Zoti do të na krijojë vuajtje për dashurinë e tij. Maria Mazzarello
- Kur je e lodhur dhe e trishtuar i drejtohesh zemrës së kujdesshme të Jezusit, aty do të gjesh lehtësim dhe ngushëllim. Maria Mazzarello
- Studioni gjithmonë apo jo? Besoj se po studioni edhe mënyrën për tu bërë shenjtëreshë. Maria Mazzarello
- Ti që je superiore, ki shumë kujdes të japësh një shembull të mirë e t’i bësh gjërat me shumë kujdes dhe me përfundimin që t’i japësh të drejtë Zotit, një ditë do të jemi të lumtur. Maria Mazzarello
- Si kalon koha! Duhet të përfitojmë duke marrë shumë merita, e kështu të jemi gati kur Zoti të na thërrasë. Maria Mazzarello
- Guxim, kjo jetë është e shkurtër, dhe ndërkohë të mundohemi të përvetësojmë thesare për në Parajsë. Maria Mazzarello
- Respekto gjithmonë të tjerët e ti rri gjithmonë e fundit. Nëse do ta bësh këtë me zemër e jo vetëm me fjalë shpejt do të jesh shenjtore. Maria Mazzarello
- Me pak përvujtëri, rregullohet gjithçka. Maria Mazzarello
- Përvujtëria jote qoftë pa përzierje interesash. Maria Mazzarello
- Më keni shkruar që keni parë shumë gjëra të bukura në Romë, po motra ime e mirë Virginia, në Parajsë a do të shohim më të bukura, apo jo? Maria Mazzarello
- Duhet të jemi gjithmonë të përgatitura, t’i mbajmë llogaritë në rregull; kështu vdekja nuk na tremb. Maria Mazzarello
- Kjo jetë është gjithnjë luftë betejash e nuk duhet të lodhemi kurrë nëse duam të fitojmë Parajsën. Maria Mazzarello
- Kjo jetë është mjaft e shkurtër! Shpejt do të vijë dita që do të shihemi në amshim. Maria Mazzarello