Fraza nga Maria Mazzarello
24/05/2016
Laura Vikunja
30/05/2016

Prania e Hyjit
Ju këshilloj që çdonjëra të vihet në praninë e Hyjit, të jetojë në praninë e Tij dhe të bëjë gjithçka dhe vetëm për t’i pëlqyer Atij.
Kush ju takon dhe ju gjen në punë duhet të mund të thotë “Shihet se jetojnë në praninë e Hyjit. Dhe nëse gjatë ditës nëse na vjen diçka që na kundërshton, duke qenë se kemi bërë të pamundurën për t’u lutur mirë në mëngjes, do të dimë të kalojmë vështirësitë, madje do të jemi të gëzuara sepse do t’i marrim këto vështirësi për dashuri të Jezusit”.
Lutja
Ju këshilloj të luteni; lutuni shumë e me gjithë zemër.
Ta lusim Jezusin që të na japë dëgjesën, nënshtrimin, vullnetin e mirë për të përmbushur me gatishmëri dhe hare të gjithë urdhrat e tij dhe dëshirat dhe që të dimë t’i interpretojmë mirë.
Nga lutja do të merrni ato ndihma që janë të nevojshme për të bërë mirë detyrat tuaja. Kujtohuni gjithmonë që lutja është çelësi që hap derën e parajsës.
Thjeshtësia
Të jemi të thjeshta në gjithçka….thjeshtësi gjithmonë dhe në gjithçka. Thjeshtësia që don Bosko dëshiron nga ne është pikërisht ajo e fesë. Por e fesë si ajo e fëmijëve dhe jo si e atyre që mendojnë të bëjnë gjithçka sipas mendjes së tyre. Shikoni! Një fëmijë akoma i pafajshëm i beson menjëherë babait në atë që thotë. Dhe nëse ka karakter të mirë nuk pret urdhrin për këtë apo për atë, por duke e njohur dëshirën e babait bën menjëherë atë që i është thënë. Le të ruhemi të thjeshtë në dëgjesë.
Puna
Të punojmë sa më shumë të mundemi, të mos humbim  asnjë çast; Pronari do të na paguajë me bollëk. Ju këshilloj që të punoni pa krenari dhe pretendime por vetëm për t’i pëlqyer Jezusit. Të punojmë me zemër për të fituar një vend të mirë në Parajsë. Le të punojmë pra sa më shumë nëse duam bekimin e Hyjit në shtëpinë tonë.
Hareja
Qëndro gjithmonë e hareshme. Sforcohu të bëhesh çdo ditë e shenjtë dhe do të jesh gjithmonë e hareshme. Për të qëndruar e hareshme duhet të jetosh me thjeshtësi, mos kërko gëzim në krijesat dhe as në gjërat e kësaj bote. Rri gjithnjë e hareshme në Hyjin. Guxim, guxim dhe gjithnjë hare të madhe. Kjo është shenja e një zemre që e do shumë Zotin. Çdo shtëpi e don Boskos duhet të jetë shtëpia e haresë së shenjtë.

Maria Mazzarello

Comments are closed.