Me datë 18 tetor dita botërore për misionet. Oratori si çdo vit organizon një fetë të dedikuar “Festa Misionare”. Që në fillim të muajit tetor, sensibilizojmë prindërit, të rinjtë dhe fëmijët për ditën Botërore të Misionit. Tema e zgjedhur për këtë vit është: “Kujtojmë misionarët e parë, aventurën e tyre për të çuar Ungjillin e Krishtit në të gjithë boten!” nga data 1 tetor deri ditën e festës, çdo ditë në përshëndetjen e ditës ju kemi paraqitur fëmijëve dhe të rinjve një episod misioni, një aventurë nga misionarët e para duke i ndarë në 4 stende. Stendi i parë: misionarët e parë udhëtonin me varka! Lodhjen dhe mundimin që ata bënin për të shkuar në vende të largëta. Stendi i dytë: kur misionarët arrinin në një vend të botës, vendi ishte i panjohur për ta, ata gjetën familje, njerëz me zemër të madhe që i kanë mirëpritur duke ju ofruar qoftë edhe një copë bukë, por kjo tregon mikpritjen bujare të vendasve. Stendi i tretë; misionarët e parë në Shqipëri: kujtojmë Shën Palin që ishte i pari që ungjillëzoi Shqipërinë. Ai thoshte: Është detyra ime të shpall Ungjillin e Krishtit në të gjithë botën, deri në Iliri. Kujtojmë françeskanët, motrat Stigmatine, motrat Saleziane, Jezuitët etj.
Stendi i 4: kujtojmë nënë Terezën, bija e kombit Shqiptar që bëhet misionare në Indi. Ajo thoshte: Jam një laps në dorë të Zotit, që vetë Zoti do shkruaj në zemrën e të varfërve fjalën Dashuri!
Festa misionare për ne është që edhe ne të jemi misionarë për të tjerët. Të kujtojmë misionet edhe nga ana ekonomike. Kujtojmë Nënë Terezën që thotë: “Askush nuk është aq i varfër sa mos të ketë diçka për më të varfrit si ai!”. Pra edhe ne dhurojmë 300 lek të reja për masonin. Nuk kemi bërë publicitet as ftuar kënd më shumë se sa fëmijët që vijnë çdo ditë në Orator, për të parandaluar kontaktin dhe grumbullimin masiv të fëmijëve, nga koronavirusi. Megjithatë morën pjese 70 fëmijë dhe të rinjë, duke filluar nga fëmijët e Qendrës Ditore 4-6 vjeçarët dhe tjerët të oratorit. Që të mos mblidhemi shumë festën e bëmë, paradite me të vegjlit e Qendrës Ditore, mbasditë me fëmijët dhe të rriturit e Oratorit. Punuam ne stende, në katër stendet, çdo grup do paraqesë në asamble pikturën, punimin e bërë me dorë dhe reflektimin mbi atë stend të përmendur më sipër. Stendet u animuan nga motrat, animatorët, dhe pre-animatoret. Në fund të festes, Oratori ofron për të gjithë fëmijët diçka të vyer që mund t’ju shërbejë për shkollën. Të gjithë të kënaqur sepse kemi kaluar një ditë feste duke bërë mirë, duke qenë vetë ne misionarë të dashurisë!
Motër Roza Syku