Përse nuk kemi nevojë për Halloween
25/10/2016
Jeta është më tepër se funksionimi i një mekanizmi…
09/11/2016

Dija e zbukuron njeriun
A thua na vjen ndonjëherë në mendje të pyesim veten: si do të ishim pa shkollë? A do të ishim të njëjtit? Mendoj se janë të paktë ata që arrijnë të ngrenë këtë pyetje, spse ata ende nuk e kanë kuptuar rëndësinë dhe rëndesën e shkollës në jetën e tyre. Shkolla jep dije, por më tepër të mëson të përballesh me vështirësitë e jetës, të formon për të të tashmen dhe të ardhmen njëherësh. Të ndihmon të kuptosh botën që ke përreth…si të sillesh dhe të kuptosh ata që të rrethojnë. Pa dije dhe kuptim, asnjeri nuk formohet, nuk zhvillon kulturën që i përket natyrës së tij. Është krahasim i gjetur ta barazosh padijen, dhe më thellë, paditurinë (mos urinë për dije) me pemën e egër, e cila rritet në tokë jo pjellore, nuk ka nevojë për përkujdesje dhe, kësisoj, frytet e saja janë të egra. Kështu është njeriu pa dije: është i egër. Rritesh pa dije dhe sillesh si njeri i “egër”, nuk arrin të kuptosh veten dhe aq më tepër të tjerët. Pa dije nuk mund të japësh fryt të mirë, të shijshëm. Njeriu duhet të edukohet në mënyrë që frytet që ai do të japë të jenë vërtet shijelënëse. Prandaj, për atë që ka uri për dije, le të kultivojë aftësinë dhe nevojën për të ditur sepse DIJA E ZBUKURON NJERIUN!

Emanuela Jaku

Comments are closed.