DBR-së. Papa të rinjve: mund ta bëni botën më pak mizore e më shumë njerëzore

Mesazhi i Atit të Shenjtë Françeskut për Kreshme 2017
01/03/2017
Ditar i Asamblesë së 89-të Përgjithshme të CEEC (Komisioni Evropian i Edukimit Katolik)
31/03/2017

Të dashur të rinj,
me kujtimin plotë gjallëri të takimit tonë në Ditën Botërore të Rinisë 2016 në Krakov, kemi nisur udhëtimin drejt cakut të ardhshëm që, në dhashtë Zoti, do të jetë Panama në vitin 2019. Për mua janë shumë të rëndësishme këto momente të takimit e të dialogut me ju, e kam dashur që ky itinerar të bëhej në përkim me përgatitjen e Sinodit të ardhshëm të Ipeshkvijve, që u kushtohet ju të rinjve.
Në këtë udhëtim na shoqëron Nëna jonë, Virgjëra Mari, e na frymëzon me fenë e saj, me të njëjtën fe të cilën ajo e shpreh në këngën e saj të lavdërimit. Maria thotë: “Punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm” (Lk 1,49). Ajo di të falënderoi Zotin, që ka shikuar përvujtërinë e saj, vogëlsinë e saj, i vlerëson punët e mëdha që Ai i bënë në jetën e saj; e vihet në udhëtim për t’u takuar me kushërirën e vet Elizabetën, e cila është e moshuar dhe ka nevojë për afërsinë e saj. Virgjëra Mari nuk rri e mbyllur në shtëpi, sepse nuk është një grua-kolltuk që kërkon të rrijë rehat dhe e sigurt pa u shqetësuar nga askush e për askënd. Ajo nxitët nga feja, sepse feja është zemra e tërë historisë së Nënës sonë.
Të dashur të rinj, edhe juve Zoti ju vështron e ju thërret, e kur e bënë e sheh tërë dashurinë tuaj që jeni në gjendje ta ofroni. Si vajza e re e Nazaretit (Maria), mund ta përmirësoni botën, për të lënë gjurmë që e shënojnë rrjedhën e historisë, të historisë tuaj e të shumë të tjerëve. Kisha dhe shoqëria kanë nevojë për ju. Me qasjen tuaj, me guximin që keni, me ëndrrat e idealet tuaja, shembën muret e imobilizmit dhe hapen udhët që na sjellin në një botë më të mirë, më të drejtë, më pak mizore e më shumë njerëzore.
Gjatë këtij udhëtimi, ju inkurajoj ta kultivoni marrëdhënien familjare e miqësore me Virgjërën e shenjtë. Është Nëna jonë. Bisedoni me Te siç flitet me një Nënë. Me te, falënderojeni Zotin për dhuratën e çmueshëm të fesë që keni marrë nga të parët tuaj, e asaj besojani tërë jetën tuaj. Si një Nënë e mirë ajo ju dëgjon, ju përqafon, ua do të mirën, ecën me ju. Ju siguroj se nëse e bëni nuk do të pendoheni.
Shtegtim të mirë drejt Ditës Botërore të Rinisë 2019.
Zoti ju bekoftë.

Comments are closed.