Christus Vivit të Papa Franceskut gjatë nëntëshes së Shpirtit Shenjtë 2019

Kamp veror – MIRË SE ERDHE BABA
23/05/2019
KRISHTI JETON – Dita Kombëtare Rinore 2019
10/06/2019

Disa nënvizime nga Christus Vivit të Papa Franceskut

 gjatë nëntëshes së Shpirtit Shenjtë 2019

për Rregulltaret/ Rregulltarët dhe mesharët e Arqidioqezës Tiranë Durrës

 

Hyrje

Në këtë nëntëshe të Shpirit Shenjt janë të shumtë stimujt që fjala e Zotit na jep në liturgjinë e cdo dite duke na përgatitur për të ripërtërirë në ne dhuratat e  Shpirtit Shenjt dhe duke menduar cfarë të bashkëndaj me ju,  në këtë moment historik në të cilin po meditoj mbi Nxitjen Apostolike post-sinodale Christus Vivit, vendosa që në këtë reflektim të shkurtër të ndaj me ju disa “zbulime”. Nuk kam pretendimin të bëj një shpjegim të CV dhe as të analizoj sfidat e shumta aktuale që në të gjenden, e aq më pak të shpalos një program pastoral, por thjesht  dëshiroj të bëj disa nënvizime  për nga “metodologjia” që Papa ka ndjekur dhe me të cilën po na edukon si Kishë,  dhe për nga përmbajtja e dokumentit për të reflektuar së bashku në fund të këtij viti baritor që sigurisht koincidon me verifikmi të shumë niveleve.

Si “medodologjia” ashtu edhe përmbajtja  do të mund të hedhin pak dritë për zgjedhjet tona pastorale. Pavarësisht Karizmave të veçanta, është detyrë e Kishës përkujdesja për të rinjtë, vëmendja dhe përfshirja e tyre në misionin e bërbashkët në Botë që Krishti të bëhet gëzimi i saj. Kjo vëmendje dhe kjo përfshirje, janë kusht i domosdoshëm për të përmbushur misionin tonë.

Së pari dicka mbi “metodologjinë”

Në mënyrën e shkrimit të kësaj Nxitjeje gjejmë përsëri stilin e  Papa Franceskut. Ndër shumë shprehje të tjera, të cilat dëshmojnë për një origjinalitet thjesht ungjillor, edhe tek ky dokument gjejmë të ashtuquajturën metodologji konkrete të  shenjtërve të derës ngjiturkaq familjare në nxitjen apostolike Gaudete et Exultate. Nuk ekziston në fakt një metodologji e tillë, unë po e veçoj kështu tendencën e fortë që gjendet në dokumentet e Papës për konkretësi dhe  normalitet, ku përditshmja ripropozohet si vend teologjik. Konkretisht në CV gjejmë plot emra të përvecëm. Dokumenti është plot me personazhe të Besëlidhjes së Re dhe të Vjetër, që na bëjnë të kuptojmë se me çfarë sysh Zoti e sheh rininë Jozefi, Gedeoni, Samueli, Sauli, Davidi, Salomoni, Geremia, Rut duke vazhduar pastaj me shëmbëlltyrat Ungjillit, i riu i pasur, djali plangprishës, djali i vdekur… virgjërat e urta. Vazhdon pastaj me emra shenjtërish të epokave të ndryshme të largëta dhe moderne (theksoj të gjithë të rinj),  që janë përgjigjur me guxim dhe entuziazëm sfidave të kohës së vet. Po i përmend disa se na bën mirë t’i kujtojmë: Sh. Sebastiani, Sh. Francesku, Sh. Zhan  D’ark i lumi Andre Phu Yen, Domenik Savio, Terezina e Krishtit Fmi, Zeferino Namunchura, Pier Giorgio Frassati,  Marcel Callo, Chiara Badano, Carlo Acutis. etj.

Këto emra jo vetëm duhet të na bëjmë të jetojmë, bashkë si Kishë, më me entuziazëm dhe pa e humbur shpresën, por na japin edhe dy mësime që nganjëherë harrojmë në misionin tonë ungjillizues:

  1. Shenjtëria është dhuratë e Shpirtit Shenjtë që shoqëron Kishën në shtegtimin e saj drejt mbretërisë dhe ajo është dinamike, konkrete dhe e papërsëritshme.

Kjo do të thotë se rrethanat, historia, sfidat, personaliteti  deri mangësitë karakteriale por dhe mëkati i çdo shenjti janë rruga e tij për t’u shenjtëruar, pra për të jetuar një jetë të plotë në Zotin, aty ku i njeriu ndodhet.

Shembulli i shenjtërisë së tyre nuk është për t’u imituar në sensin përsëritës, është aty për të na konfirmuar se Forca dhe Hiret e Shpiritit Shenjtë nuk mungojnë dhe se nuk ka rrethanë penguese për një jetë të plotë.

Vecanërisht neve si të kushtuar kjo qartësi na mban larg nga rreziku për të krijuar disa klishe shenjtërie duke e ngatërruar atë në propozimet tona pastorale me të veçantat e një përshpirtërie të caktuar, dhe duke ua propozuar të rinjve sidomos  në terma të jashtme: praktika e rite fetare,  që rrezikojnë të mbeten formale duke bërë të perceptohet jeta në shenjtëri gati e paarritshme dhe e shkëputur nga realiteti.

Kjo konkretësi na mban larg nga rreziku që të dorëzohemi përpara sfidave të së sotmes, sikurse të ishin kushtëzuese për Shpirtin i Shenjt, i cili shndrit e frymëzon të rinjtë e sotshëm  por edhe ne, pikërisht në këto sfida të shumta, pasi përsëri në to është shënuar rruga e shenjtërisë me dritën e së cilës kanë nevojë të orientohen popujt.

Mësimi i dytë i kësaj “metodologjie” është:

  1. Shenjtërit e derës afër janë të rinjtë tanë, pikërisht ata që në këtë moment historik janë në kontakt me bashkësitë tona, me emër e me mbiemër. “Në realitet nuk ekziston Rinia por të rinjë “ CV nr. 71

Këto emra të përvetshëm na ndihmojnë ne të jemi konkretë dhe të zhvishemi nga mania e numrave dhe rezultateve të dukshme: sa të rinj erdhën, sa morën sakramendet, sa … sa… sa… Kjo na nxit që duke lexuar Dokumentin të cojmë nëpër mend fytyrat dhe emrat së pari të atyre personave e të rinjve që takojmë çdo ditë.

Kjo bindje na mban larg nga rreziku i të mos qënit konkretë e të përgjithshmë në shpalljen e Ungjillit. Pasi nuk i drejtohemi rinisë por:  Mikelit, Anteos, Marise, Kleas Deas, Enit e Klausit e keshtu me radhë.

Po ashtu kjo konkretësi duhet të na mbajë larg edhe nga trishtimi që sjell nostalgia e së kaluarës së ndritur por dhe mosbesimi që të rinjtë munden të japin përgjigje të mahnitshme dhe të qëndrueshme të cilat shkojnë përtej aspektativave tona.

Dëshiroj po ashtu të nënvizoj vetëm disa prej qëndrime të tjera që I konsideroj konstante në Dokumentet e Papës.

  1. Të çlirohemi nga gjykimet dhe paragjykimet

Duke folur për situatën e të rinjve Papa përshkon me konkretësi vendet e mënyrat ku të rinjtë janë bërë pre, viktima, të një bote të egër me të cilën sidomos ata përballen dhe jo gjithmonë ia dalin të mos tradhtojnë veten e tyre disa herë, në këtë merimangë tundimesh,  humbin dinjitetin e vet duke paguar kështu çmim shumë të lartë për lumturinë e tyre. Situatat ku ata ndodhen: Lufta, persekutimi.  ideologjitë, propozimet çnjerëzore, përjashtim social, abortet, droga, Sida, pornografia  etj. na bindin edhe një herë për cmueshmërinë dhe brishtësinë e tyre siç thoshte Don Bosko: “të gjithë të rinjtë janë të varfër” pasi më lehtë të manipulueshëm, më shumë të ekspozuar ndaj riskut.

Po ashtu në CV del në pah një shikim pozitiv një thirrje për ne si Kishë për të mos rënë në tundimin e gjykimit të ftohtë moral mbi situatat e të rinjve.

Edhe kjo na jep një frymë të re, së pari, për të parë në jetën tonë personale dhe rregulltare, sa herë formaliteti bëhet shkak për gjykime, paragjykime,  për pakënaqëi a për thashetheme. Të gjitha këto forma fshehin thellë  edhe një tundim me pasojë margjinalizimin e tjetrit unë jam përherë në rregull, shikomëni mua të pagabueshmin, është thjesht Krenaria e vjetër që e dimë se ku mund të na çojë.  Rëndohemi nga formaliteti dhe gjykimi duke filluar nga vëllezërit dhe motrat që bashkëndajnë jetën dhe misionin me ne. Sa të vështirë e kemi të fillojmë prej aty, pasi ata janë shenjtërit e derës ngjitur, ndaj në kontakt me ta duhet të mësojmë të jetojmë sipas Ungjillit.  Përpara se të gjykojmë të tjerët (edhe të rinjtë) i kemi lënë vend gjykimit brenda familjeve tona rregulltare, kemi ndërtuar aty mure të padukshme, por reale mes njeri tjetrit. Me kalimin e kohës kjo mënyrë bëhet për ne abitus e metër me të cilin matim gjithçka e këdo, e sidomos të rinjë, të cilët të parët e vuajnë dhe e ndjejnë padrejtësinë e gjykimit që nuk u jep mundësinë të dalin nga palumturia e vet. Shpesh jemi ne të rriturit që nxjerrim konkluzione të përshpejtuara edhe për të justifikuar mos veprimin tonë. E për t’u mbrojtur akoma më mirë nga ndërgjegja jonë, bëhemi të pandjeshëm duke mos bërë asgjë për të ndryshuar diçka.

Ftesa e Papa Franceskut është e qartë:  Mos u mësoni me këto abuzime e nëpërkëmbje. Pyeteni  veten: A kam mësuar të qaj? kur shoh një fëmijë të uritur, të nëpërkëmbur, pa shtëpi, të droguar etj…CV nr. 76

  1. Të shohim shenjat e së Mirës

Ftesa tjetër e Papës: “Të dimë të shohim shenjat e së mirës në të rinjtë: dëshirën për hyjnoren, për vëllazërinë, për të zhvilluar kapacitetet personale për t’I shërbyer botës.  Ndjeshmëra artistike, dëshira për të komunikuar,  janë pika nisjeje, që presin një fjalë e një stimul drite dhe guximi” (CV Nr 84)

Në fakt kjo vemendje pozitive është një askezë e cila kërkon ushtirm të vazhdueshëm, lutje dhe përvujtëri në jetën e përditshme e sidomos në marrëdhëniet vëllazërore. Ndaj duhet të jemi të vemendshmëm për t’i dalluar këtë shenja, të durueshëm për të punuar rreth tyre, që ata të gjejnë rrugën e jetës.

  1. Le t’i thërrasim gjërat me emër … ka gjithmonë një rrugëdalje (CV nr. 86-105)

Tri prej  temave të prekura nga Sinodi: Bota digjitale, Migrimi, stop çdo forme abuzimi janë vënë në qendër. Duke lexuar me vemendje dokumentin zbulojmë se nuk janë thjesht një lexim i situatave aktuale ku ne të krishterët, do kishim luksin të konstatonim nga larg fenomentet e shëmtuara dhe të rrezikshme të botës. Jo,  këtu Kisha vetë është e thirrur në kauzë, Kisha vetë po i jeton këto sfida, madje është bërë shkaktare e  dhimbjes në dëm të të pafajshmëve.  Papa nuk heziton të thërrasë me emër këto plagë: Plaga e abuzimit me pushtetin, me ekonominë, me ndërgjegjen dhe  abuzimit seksual.   Kjo përvujtëron Kishën mbarë pasi është një trup i vetëm, pasi në paveprimin e saj të vendosur e të qartë,  është bërë shkak për vuajtje të tjera duke tradhëtuar kështu Misionin e saj.

Papa po na mëson të mos fshihemi, të mos fshehim, të gjejmë shkaqet, të jemi bashkë, për të luftuar me dritën e fesë e me Fjalën këto plagë e çdo plagë tjetër. Këto dobësi natyrisht  e bëjnë Kishën shenjestër të botës, por në këtë përvujërim ajo do të gjejë forcën e së vërtetës dhe kjo rrugë, e parresisë, bëhet për botën shembull si duhet të luftohet korrupsioni, çdo korrupsion:  me qartësi, me koherencë, me veprime e sanksione të qarta, me parandalim dhe me formim.

Parrezia është një tjetër mësim që Papa dëshiron të mësojmë si Kishë: “Të rinjve u kërkoj që të frymëzohen nga shumica e meshtarëve e rregulltareve që jetojnë fenë e tyre me zemërgjërësi. Por gjithmonë nëse shihni një meshtar në rrezik  sepse e ka humbur gëzimin, apo sepse kërkon kompensime afektive apo sepse ka marrë rrugën e gabuar, të kini guximin t’i kujtoni angazhimin e tij ndaj Hyjit e ndaj populli të tij, ju vetë shpalljani Ungjillin dhe inkurajojeni të rrijë në rrugën e drejtë.”( CV nr. 100)

  1. Të rinjtë janë Ko-agonistë të jetës së tyre dhe në shpalljen e Ugjillit

Që këtu del qartë roli i të rinjve në shpalljen e Ungjillit dhe ne si Kishë duhet të rrëmojmë ndërgjegjen tonë për të parë si i konsiderojmë destinatarët tanë. Thirrja e Papës është që t’i shohim ata jo si objekt i veprimit tonë ungjillizues, por subjekt.

Historia na mëson se Thirrja për shpresë  e për të ecuar  me shpresë e zemërgjërësi, na bashkon të gjithëve të rinjve dhe të rriturve,  pasi neve na drejtohet fjala-urdhri i Jezusit: “Djalosh, ty po të them ngrihu”  Lk 7,  14

  1. Një magjister Kolegjial

Së fundi më bën përshtypje se ky dokument është plot me citime jo vetëm nga Testamenti i Vjetër apo i Ri, jo vetëm nga magjisteri i Kishë dhe i Papëve, por është plot me citime edhe të llojit: Ipshvinjtë Koreanë, Ipeshkvinjtë Kolumbianë, Ipeshkinjtë amerikanë, etj.

Ky nënvizim jo autoreferencial i Papës, dëshmon qartazi për një stil mbarështimi të Kishës si Bari i mirë, që ngushëllon, inkurajon.  Gjejmë në këtë stil, një  mënyrë rrethore, të bashkëndarë të magjisterit që mban parasysh urtinë që Shpirti i Shenjtë fyrmëzon në kontekste të ndryshme kulturore. Si bari i mirë Papa e vë këtë urti, të pjekur në lutje e në shqyrtim të ipeshvinjve të konferencave të ndryshme Ipeshkvnore, në dispoziocon të krejt Kishës, e bën këtë me thjeshtësi dhe me respekt për çdo kulturë e për çdo ecje.

Edhe këtë ne si Kishë duhet të mësojmë: të clirohemi nga autoreferencialiteti. Të mirënjohim dhuratat e të tjerëve, t’i vëmë ata në qarkullim. Të pranojmë që në vëllezërit e motrat tona më të rinj-të reja,  së pari në komunitetet tona, ka dhurata që duhen vënë në dispoziocion.  Duhet ta jetojmë mes nesh këtë dhurim të ndërsjelltë, këtë shërbim të ndërjelltë, që të  mësojmë ta bëjmë edhe me të rinjtë edhe me laikët jo sa për të thënë, por plot me besim e vetëdije se bashkë gjejmë forcën për të gjetur përgjigjet e sfidave të kohës.

Motër Teuta Buka FMA
Bijë e Marisë Ndihmëtare

Comments are closed.