Dhjetë sjelljet kryesore të prindërve stërvitës emocionalë
23/02/2023
KUSH ËSHTË NJERIU?
24/05/2024

Mendimi im, Forca ime

Gjithçka lind e vogël për tu bërë e fortë dhe e madhe në vetvete. Po të më pyesnin se me çfarë do ta krahasoja jetën, do të thoja me atë të një fare. Fara çel dhe vë rrënjë të thella e më pas nxjerr lule të ndryshme. Që fara të çelë mendoj se duhet një dorë që ta mbjellë atë dhe ta ushqejë. Kështu janë edhe mendimet e mia.

Mendimet ushqehen nga diçka e pashtershme që buron brenda meje dhe tek çdo fëmijë që po rritet. Unë mendoj se nëse është dikush i rëndësishëm në jetën tonë, pas prindërve, është mësuesi. Pikërisht ky person i bën më të forta rrënjët tona brez pas brezi dhe që na nxit të shprehim lirisht çdo mendim tonin. Unë mendoj se edhe mendimi më i vogël i imi ka një vlerë shumë të madhe dhe një ditë mund të bëhet forcë e imja. Është njësoj si fara që po ta ushqesh dhe ta ujisësh do të çelin lule të tjera dhe kështu rrënjët e kësaj fare do ta bëjnë lulen më të fortë.

Po të bëja një krahasim, mendoj se uji do të ishin mësuesit. Kjo sepse ata më ushqejnë me këshilla dhe më bindin që mendimi është forca që mban rrënjët e mia të ngulitura në tokë. Çdo ditë që shkoj në shkollë, mësoj gjëra të reja dhe interesante që më nxitin të fantazoj e të mendoj. Më kujtohet vetja në kopësht që nuk dija se ç’ishte të mendosh, më vonë e kam kuptuar që të mendosh ishte zgjidhja e vetme për çdo problem, por kjo forcë e të menduarit a do të rritej vetvetiu?

Me kalimin e kohës kam kuptuar që mësuesi, pas prindërve, është ai që të çon në rrugën e së mirës. Gjithashtu mendoj se mendimet duhet t’i shpehim lirisht dhe bëhemi më të fortë duke i parë gjërat në këndvështrime të ndryshme. 7 Marsi është dita që i kushtohet mësuesit. Kjo është një ditë e veçantë ku ne të gjithë duhet t’i falënderojmë ata, të cilët punojnë me ne çdo ditë për formimin tone duke i orientuar hapat tanë drejt rrugës së dijes.

Në shkollë, aty ku të gjithë drejtohemi të marrim dije dhe edukim. Aty ku vit pas viti mësojmë jo vetëm të shkruajmë, të lexojmë, të luajmë, të këndojmë, por më e rëndësishmja mësojmë që të duam. Pikërisht në shkollë mësojmë që të mendojmë e të zgjedhim personin që ne duam të jemi, mësojmë që të bëhemi të fortë përballë çdo problemi që jeta na sjell. Ky është mendimi që më jep forcë çdo ditë e më shumë. Unë mendoj se secili nga ne është i aftë të mendojë dhe të fantazojë në mënyrën e tij. Askush nuk duhet paragjykuar për mënyrën se si ai i shpreh gjërat apo se si i mendon ato. Unë them se kjo gjë e bën personin më të fortë dhe një përkrahje e tij është sidomos mësuesi. Mendimet tona janë si çelësi i suksesit sepse duke menduar, ne do të ecim përpara në jetë dhe kjo mënyrë do të funksionojë për mirë tek unë dhe të gjithë të tjerët. Të mendosh, është e vetmja mënyrë për të ndjekur ëndërrat tona.

Serena Kraja

Klasa 7 B

Shkolla “Maria Ndihmëtare”

Comments are closed.