25 vite prani e motrave saleziane në Tiranë

Rruzare për fëmijët
15/10/2017
25 vjet prani saleziane në Tiranë
03/01/2018

Bashkësia motrave saleziane të Tiranës, sapo ka mbyllur festimet për 25 vjetorin e pranisë në Tiranë. Me bashkësinë edukative, që prej 2016, kishim menduar të bënim një ecje duke shënuar disa etapa gjatë vitit.
Festimet filluan me 8 dhjetor vjet, me bekimin e ambienteve të reja të oratorit nga Arqipeshkvi ynë, Imzot George Frendo. Në atë moment i është paraqitur bashkësisë edukuese dhe miqve të Qendrës një video me fotomontazhin historik të 25 viteve misioni në Tiranë të motrave tona.
Shtëpia – Qendra jonë i dedikohet shënjtes Maria Mazzarello ndaj gjatë vitit, bashkësia edukative dhe të rinjtë kanë bërë një ecje për të njohur figurën e saj, me leximin kolektiv të librit, “Maria Domenica Mazzarello, një jetë e thjeshtë e plot dashuri”, të motër Maria Pia Giudicit dhe Mara Borsit. Libri i përkthyer në shqip dhe i botuar me 31 janar 2017, u promovua zyrtarisht në fund të qershorit 2017 në një tryezë të rrumbullakët. Kjo tryezë kishte synim ta shikonte jetën e Shenjtes sonë në disa këndvështrime. Një nënë e cila e vë theksin mbi marrëdheniet familjare të Maria Domenikës, një pedagoge sociologjie që nënvizon profilin e pedagogjisë së saj, dhe një motër saleziane që hedh dritë me profilin e përshpirtërisë së saj, ky event u moderua nga don Gjergj Meta zëdhënës (atëherë ) i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare.
Mbyllja e vitit të 25 u kremtua me 16 dhe 17 nëntor 2017 në praninë e Nuncit apostolik, Inspektores sonë Motër Mara Tagliaferri e motër Carla Meschinit që ka qenë edhe themeluesja e kësaj shtëpie në 1992. Bashkë me punonjësit, prindërit, rregulltarët miqtë e qendrës morëm pjesë në një recital që përshkruan pak historinë e kësaj pranie 25 vjecare. Fokusi i vërtetë ishte rreth mishërimit të karizmës saleziane ne realitetin tonë shqiptar. Në këtë spektakël mori pjesë cdo realitet i kësaj Qendre dhe spektakli vetë, me skenografinë, skenarin, koreografinë e gjithçka ishte fryt i punës së përbashkët të krejt bashkësisë edukative.
Të dielën me 17 dhjetor ishim të gjithë bashkë: tri Bashkësitë e motrave saleziane, prindër të motrave shqiptare, fëmijë e të rinj, ish –nxnës të Qendrës për të kremtuar Meshën e falënderimit e cila u kryesua nga Imzot George Frendo me famulliatirn don Marian Lumcin dhe bashkëvëllezërit salezian. Në predikimin e tij, Imzot Frendo falënderon Institutin e Bijave të Marisë Ndihmëtare për dhuratën e kësaj bashkësie në Dioqezën tonë, falënderon për punën e vyer që kjo bashkësi bën me misionin e vet edukativ dhe baritor mes fëmijëve dhe të rinjve.
Ky 25 vjeçar I parë, qe për të gjithë ne, një moment për të reflektuar dhe për të falënderuar për hiret që Zoti ka mbjellë gjatë kësaj ecje jo dhe aq të lehtë, por edhe një mënyre për të analizuar ecjen e bërë në mënyrë që të përballemi me sfida e së ardhmes me guxim por edhe me largpamësi, që të rinjtë të mund të takojnë gëzimin e vërtetë: Krishtin Jezus!

                                                                      Motër Teuta Buka

Comments are closed.