Duke parë situatën që po kalojmë, jemi detyruar të anullojmë 3 grupe të ushtrimeve shpirtërore për të rinjtë dhe adoleshentët e LRS.
Mt Jolanda së bashku me Don Giuseppe-n, referentët e LRS për Shqipërinë dhe Kosovën, janë takuar online dhe kanë marrë guximin për të organizuar Ushtrime Shpirtërore për të rinjtë, me temën: “Shërimi i gruas që vuante nga gjakëderdhja”.
Ushtrimet Shpirtërore janë mbajtur nga data 03 deri në 05 prill, për moshat nga viti II^ deri tek universitarët.
Sapo iu është propozuar të rinjve, ata e pritën menjherë me shumë entuziazëm dhe gëzim. Propozimi ka qenë i hapur për të gjithë, ndaj janë bashkuar edhe të rinj të tjerë që nuk janë të LRS.
Më dt. 03 prill kemi filluar me platformën Zoom, ku janë futur online 55 të rinj.
Lictio është ndarë në 4 etapa, dhe kanë bërë ndërhyrjet e tyre, Don Giuseppe, Mt Mirela, don Bledar dhe Mt Jolanda, nuk kanë munguar as momentet e bashkëndarjes për ata që kishin dëshirë.
Çdo takim ka filluar me një moment lutjeje, duke thirrur praninë e Shpirtit Shenjt, dhe pastaj kemi vazhduar direkt me lection sipas radhës.
Të rinjtë kanë qenë besnik në pjesëmarrje, disa janë shtuar ditën e shtunë…nuk ka qenë e lehtë për disa të tjerë të lidhën në internet sepse jo të gjithë kanë mundësitë.
Falenderojmë Zotin për këtë përvojë të jetuar së bashku në thjeshtësi, por me një prani të gjallë të Shpirtit Shenjtë, i cili na udhëheqë në Udhët e Tija dhe shoqëron çdo të ri në shtëpitë e tyre.