UDHA E KRYQIT
Në Kalvar me Jezusin
Meshtari: Në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt.
Të gjithë: Amen.
qofshin me ju të gjithë.
O Zot Jezu Krisht, të ndjekim ty me besim e me dashuri në udhën e kryqit.
Dhimbja jote qoftë dhimbja jonë. Kryqi yt qoftë kryqi ynë. Vdekja jote qoftë vdekja jonë. Kështu do të jemi me ty në lavdinë e ringjalljes
për të gjithë shekuj të shekujve.
Këngë.
Rrite Zoja tui lotue Nana e dashtun, t’lus pa pra
Afër krygjet, tui shikjue Varret e Birit tand pa da
Krishtin pezull kryqëzue. Gjurma në zemër me mi ba.
TË NDALURIT E PARË
JEZU KRISHTIN E DËNOJNË ME VDEKJE
Lexuesi 1
Ata me britma të mëdha e me këmbëngulje kërkonin ta kryqëzojë: britmat e tyre bëheshin përherë e më të mëdha. Atëherë Pilati vendosi të bëhej ashtu si kërkonin ata. Ua lëshoi atë që u burgos për kryengritje e vrasje ‑ atë që kërkuan ‑ kurse Jezusin ua dorëzoi vullnetit të tyre. Lk 23, 23-25
Lexuesi 2
Turma bërtet, Pilati lan duart… e një i pafajshëm paguan për të gjithë.
Jezusi shumë mirë mund të thotë: “Jam i pafajshëm”. Por hesht! Dënojnë me vdekje Jetën, Dashurinë, të Vërtetën. Kur shtypet jeta, kur shuhet dashuria, kur mohohet e vërteta, ripërtërihet dënimi: Kryqëzojeni!”.
Të lutemi
Heshta zemrën prej trishtimit, Nana e dashtun, t’lus pa pra
Prej ezgjetit, prej idhnimit, Varret e Birit tand pa da
Zoj’s përshkue ia kishte shqimit. Gjurma në zemër me mi ba.
TË NDALURIT E DYTË
Jezu Krishti është ngarkuar me kryq
Lexuesi 1
Atëherë ushtarët e qeveritarit e shtinë Jezusin në pallatin e qeveritarit dhe mblodhën rreth tij tërë kohortën. E zhveshën dhe i hodhën krahëve një mantel të kuq. Pastaj gërshetuan një kurorë ferrash e ia vunë në kokë, ndërsa në dorën e djathtë i dhanë një kallam. Pastaj binin në gjunj para tij për ta vënë në lojë dhe i thoshin: “Të falemi, mbreti i judenjve!” E pështynin, ia morën kallamin e me të i binin kresë kokës. Pasi e vunë në lojë, ia hoqën mantelin e kuq, e veshën me petkat e tij dhe e çuan për ta kryqëzuar. Mt 27,27-31
Lexuesi 2
Druri i kryqit është i fortë, druri i kryqit është i rëndë. Pesha e padurueshme e kryqit do të donte të shtypte Hyjin. Biri i Hyjit e Biri i Njeriut mban fajet e gjithë njerëzimit, që nga Adami deri te njeriu i fundit që do të jetojë mbi tokë. Merr mbi vete edhe mëkatet tona, të gjitha tradhëtitë tona të përditshme. Mungesat tona të dashurisë peshojnë mbi shpatullat e Atij që është shkëlqimi i Atit.
Të lutemi
Oh sa n’vaj e sa n’ankim Nana e dashtun, t’lus pa pra
Kje n’atë ças, pa pasë nji g’zim, Varret e Birit tand pa da
Nana e Krishtit veç bekim. Gjurma në zemër me mi ba.
TË NDALURIT E TRETË
Jezu Krishti bie të parën herë nën kryq
Lexuesi 1
Dhe, vërtet, pikërisht pse ai e sprovoi personalisht vuajtjen, është në gjendje t’i ndihmojë ata që janë në sprovë. shikim të drejtuar mbi Autorin dhe Përkryesin e fesë, Jezusin, i cili, në vend të gëzimit që i takonte, duroi kryqin duke e përbuzur turpin dhe ndenji në të djathtën e fronit të Hyjit. Heb 2,18; 12,2
Lexuesi 2
Është mendjemadhësia jonë që e rrëzon përtokë, mjaftueshmëria jonë krenare, të ecurit tonë me kokën lart. Ashtu si publikani përkulim kokën, shikojmë tokën nga ku kemi lindur. Ashtu si publikani rrahim gjoksin duke pranuar mëkatet tona. Vetëm kështu do të kursehet rrëzimi i Atij që është «i butë dhe i përvuajtur në zemër».
Të lutemi
Kjate e dneste e dhimbshmja Nanë, Nana e dashtun, t’lus pa pra
Mundue Krishtin për gjith anë, Varret e Birit tand pa da
Pa mujtë kush nji ndihmë me i dhanë. Gjurma në zemër me mi ba.
TË NDALURIT E KATËRT
Jezu Krishti has në nënën e vet
Lexuesi 1
Atëherë Simoni i bekoi dhe i tha Marisë, nënës së tij:
“Shih! Hyji e caktoi këtë Fëmijë të shkaktojë rrënim e ngritje për shumëkënd në Izrael. Do të jetë edhe shenjë të cilës njerëzit do t’i kundërshtojnë. ‑ (edhe ty vetë një shpatë do ta shporojë shpirtin) ‑ që të zbulohen shestimet e zemrës së shumëkujt.” Lk 2,34-35
Lexuesi 2
Është ora e shpatës: «Edhe ty një shpatë do ta shporojë shpirtin».
Edhe për Nënën e Jezusit është koha e një vuajtjeje të madhe. Maria ndodhet në të njëjtën kohë me të Birin aty ku është vuajtja dhe vdekja: mbi Kalvar! Një takim qetësie, një takim zemrash, një takim sysh plot me lot. Sytë tanë janë pa një pikë lot; zemra jonë është e thatë si toka e djegur nga dielli; e jemi të paaftë për pak qetësi për të reflektuar, për t’u lutur, për të qarë.
Të lutemi
Tue këqyrë Nanën e Tenzot Nana e dashtun
Afër Krishtit me varrë plot Varret e Birit tand pa da
Nuk asht njeri që s’derdhë lot. Gjurma në zemër me mi ba.
TË NDALURIT E PESTË
Jezu Krishti ndihmuar prej Cireneut
Lexuesi 1
Pasi e vunë në lojë, ia hoqën mantelin e kuq, ia veshën petkat e tij dhe e hodhën përjashta për ta kryqëzuar. Ushtarët e detyruan një kalimtar që po kthehej nga fusha, Simonin prej Cirenës, babanë e Aleksandrit e të Rufit, të mbartë kryqin e Jezusit. Mk 15,20-21
Lexuesi 2
Simoni prej Cirene është detyruar të mbartë kryqin. Kryq i çmueshëm,
sepse mbi atë dru do të flijohet viktima hyjnore. Kryq i bekuar e i shenjtë: kryqet janë të bekuara dhe të shenjta. Kryq që mund të ndryshojë zemrat, ashtu siç ka ndryshuar zemrën e Cireneut, që në fillim e mori i detyruar, pastaj si njëri i shenjtë. Mund të ndryshojë edhe zemra jonë, nëse e ndihmojmë Zotin për të mbartur kryqin e vëllezërve.
Të lutemi
për t’i ndihmuar të gjithë; na jep fuqi për të paguar personalisht çmimin për të mirën e vëllezërve.
Kush sheh Zojën n’at ezgjet Nana e dashtun
Gadi dekun për djalë të vet Varret e Birit tand pa da
Pa dnesue, jo, nuk jet. Gjurma në zemër me mi ba.
TË NDALURIT E GJASHTË
Veronika ia fshin fytyrën Jezu Krishtit
Lexuesi 1
Para Tij u rrit porsi pinjolli, porsi rrënja nga toka e thatë. S’kishte bukuri as hijeshi, që të mund të vërenim në të, as pashi që të mund të na pëlqente. Ishte i përbuzur, më i sprasmi ndër njerëz, njeri dhimbjesh, i regjur me vuajtje, si ai, para të cilit mbulohet fytyra, i përbuzur, këndej as s’e çmonin për gjësend! Is 53,2-3
Lexuesi 2
Jezusi lë një shëmbëllim të fytyrës së tij mbi shaminë e Veronikës.
Një fytyrë që nuk mund të harrohet, që nuk mund të fshihet. Është një fytyrë e shtypur në trupat tanë, në miliona njerëz që kanë përjetuar braktisjen, vuajtjen, urinë. Mendimi delikat i asaj gruaje guximtare ka pasur një shpërblim të mahnitshëm. Kështu edhe për ne, nëse do të shohim fytyrën e të Vuajturit në vëllezërit tanë të vuajtur.
Të lutemi
në atë që vuan. Bëj që të gjithë ne të njohim fytyrën tënde në atë që është në vuajtje.
Mkatet tona me i resiti, Nana e dashtun
E pa Krishtin gjith molitë Varret e Birit tand pa da
Prej së rrahnash t’asaj ditë. Gjurma në zemër me mi ba.
TË NDALURIT E SHTATË
Jezu Krishti bie të dytën herë nën kryq
.
Lexuesi 1
Ai që i fyer, nuk hakmerrej me fyerje dhe, i salvuar, nuk kërcënohej,
por ia linte çështjen e vet Atij që gjykon me drejtësi. Ai në trupin e vet
i mori mbi drurin e kryqit mëkatet tona, që, të vdekur për mëkate,
të jetojmë për drejtësi: me plagat e të cilit jeni shëruar. 1 Pt 2,23-24
Lexuesi 2
Është fortësia e zemrës sonë prej guri që e bën të rrëzohet për të dytën herë. Rrëzohet mbi një tokë të fortë: lufta, urrejtja, hakmarrja…
e bëjnë tokën të fortë. Sa të vuajtur, sa të varfër, sa të lënë mënjanë! Kanë nevojë për ndihmë, kanë nevojë për ngushëllim, kanë nevojë për dashuri. Po ku janë njerëzit bujarë? Është egoizmi që vret dashurinë, është egoizmi që ngurtëson zemrën.
Të lutemi
N’mal t’kalvarit kur e lëshoi Nana e dashtun
Vehten n’kryq, e kur mbaroi, Varret e Birit tand pa da
Krishtin pau e dhimbshja Zojë. Gjurma në zemër me mi ba.
TË NDALURIT E TETË
Jezu Krishti ngushëllon gratë
Lexuesi 1
Pas tij shkonte një shumicë e madhe njerëzish e disa gra që e qanin dhe e vajtonin. Jezusi u kthye kah ato dhe tha: “Bijat e Jerusalemit! Mos më qani mua, por qani veten e fëmijët tuaj! Sepse, ja, po vjen koha, kur do të thuhet: ‘Lum beronjat! Lum ato që s’lindën kurrë e që nuk patën kujt t’i japin gji!’ Lk 23,27-29
Lexuesi 2
«Qani vetën e fëmijët tuaj»: kështu Jezusi u flet grave të Jeruzalemit. Një zemër e penduar: është kjo dhurata që i pëlqen Hyjit. Nuk duhet të qajmë për dhimbjen e tij: nuk duhet të qajmë për të vuajturit e tij; duhet të qajmë për mëkatet tona. Lotët që lajnë fajet tona bëjnë të lulëzojë shkretëtira, shndërrojnë Kalvarin në një Tabor.
Të lutemi
Deh ti Nana me dashni Nana e dashtun
Dhimben tande ban ta ndi Varret e Birit tand pa da
Sa t’jetoj n’ket shekull të zi. Gjurma në zemër me mi ba.
TË NDALURIT E NËNTË
Jezu Krishti bie të tretën herë nën kryq
Lexuesi 1
E pra, Ai i mori mbi vete vuajtjet tona, mbi shpatulla të veta i ngarkoi dhimbjet tona! E ne ishim të bindur se ishte i ndëshkuar, i munduar prej Hyjit e i nënçmuar! Kurse Ai ishte i plagosur për shkak të paudhësive tona, i ndrydhur për shkak të fajeve tona; ndëshkimi, peng paqeje për ne, peshoi mbi Të: me vërragën e tij ne u shëruam. Is 53,4-5
Lexuesi 2
Është mëkati ynë që bën të rrëzohet për të tretën herë pafajësia.
Kemi shijuar frytin e pemës së ndaluar; kemi kemuar idhullin e kënaqësisë; kemi dëshiruar çfarë nuk është e denjë për njeriun; e Qengji i papërlyer është në pluhur nën peshën e krimeve tona.
Të lutemi
Tui t’u lutë gjithmonë po shkoj, Nana e dashtun
Ban qi Krishtin ta adhëroj, Varret e Birit tand pa da
Hirin tand kurr mos ta lëshoj. Gjurma në zemër me mi ba.
TË NDALURIT E DHJETË
Jezu Krishtin e zhveshin
Lexuesi 1
Kur arritën në vendin e quajtur Golgotë ‑ d.m.th. Vendi i Kafkës ‑ i dhanë të pijë verë të përzier me tëmth e, pasi e kërkoi, s’deshi ta pijë.
Atëherë e gozhduan në kryq dhe me short i ndanë mes tyre petkat e tij. Pastaj ndenjën dhe e ruanin. Mbi kokë ia vunë shkresën e arsyes së dënimit: “Ky është Jezusi, mbreti i judenjve.” Mt 27,33-37
Lexuesi 2
I heqin kryqin dhe e zhveshin në sy të të gjithëve. «Ja njeriu!». Çfarë poshtërimi! Po njeriu i krijimit ku është? Ku është njeriu i krijuar nën shëmbëlltyrën e Hyjit? Njeriu person i shenjtë e i pacenueshëm, ku është? E ja njeriu!». Ja si e kemi katandisur njeriun! Të zhveshur nga gjithçka, si edhe nga dinjiteti i tij! Njeriu: kryevepra e Hyjit është dhunuar, është shkelur, është shkatërruar!
Të lutemi
Nana e dashtun, t’lus pa pra Nana e dashtun
Varret e Birit tand pa da Varret e Birit tand pa da
Gjurma në zemër me mi ba. Gjurma në zemër me mi ba.
TË NDALURIT E NJËMBËDHJETË
Jezu Krishtin e gozhdojnë në kryq
Lexuesi 1
E morën, pra, Jezusin. Jezusi, duke e mbartur ai vetë kryqin e vet, doli në vendin që quhet “Kafka” hebraisht “Golgota”. Atje e kryqëzuan, e bashkë me të, edhe dy të tjerë, njërin në një anë e tjetrin në anën tjetër, kurse Jezusin në mes. Gj 19,17-18
Lexuesi 2
Jezusi nuk ka qenë aq i fuqishëm gjatë jetës së tij, aq sa mbi kryq.
Duart e tij nuk kanë qenë kaq në veprim sa tani që janë të gozhduara. Këmbët e tij nuk kanë ecur kurrë nëpër botë ashtu si tani që janë të palëvizshme. Zemra e tij nuk ka pasur përmasa kaq të gjera sa në këtë moment vdekjeje. Është një i Kryqëzuar që shpëton.
Të lutemi
Ti pjestar m’ban përgjithmonë Nana e dashtun
N’at mundim që për faj tonë, Varret e Birit tand pa daHoq mbi kryq Shelbuesi jonë. Gjurma në zemër me mi ba.
TË NDALURIT E DYMBËDHJETË
Jezu Krishti vdes në kryq
Lexuesi 1
Që prej orës gjashtë deri në orën nëntë errësira e mbuloi mbarë tokën. Rreth orës nëntë, Jezusi klithi me zë të madh: “Eli, Eli! Lema sabakthani? ‑ që d.m.th: Hyji im, Hyji im! Përse hoqe dorë prej meje!” Disa prej të pranishmëve, kur dëgjuan, thanë: “Ky po thërret Elinë!” Aty për aty u turr njëri prej tyre, mori një shpuzë, e zhyti në uthull, e vari në kallam e ia shtriu ta pinte. Të tjerët i thoshin: “Lëre të shohim pale a po vjen Elia për ta shpëtuar!” E Jezusi bërtiti edhe një herë me zë të madh e ‑ dha shpirt. Mt27,45-50
Lexuesi 2
«Grua, ja biri yt. Bir, ja nëna jote». Është dhurata e fundit e Jezusit. Njerëzimi ka një Nënë. Në momentin e vdekjes ndihet vetëm, ndihet i braktisur edhe nga Ati: «Përse hoqe dorë prej meje?», është rënkimi i tij i fundit. «Kam etje», është dëshira e tij e fundit. Ka etje për ne, për shpirtin tonë, për dashurinë tonë. «Pasi nxorri një britmë tjetër, dha shpirt». E nga vdekja e tij erdhi tek ne jeta.
Të lutemi
Afër krygj’s t’Birit t’Tenzot, Nana e dashtun
M’ban, o Zojë, me derdhun lot, Varret e Birit tand pa da
Dersa t’kemi jetë e mot. Gjurma në zemër me mi ba
TË NDALURIT E TREMBËDHJETË
Jezu Krishtin e ulin prej kryqit
Lexuesi 1
Kur u bë natë, erdhi një pasanik nga Arimateja, që quhej Jozef. Ishte edhe ky nxënës i Jezusit. Jozefi shkoi te Pilati dhe ia lypi trupin e Jezusit. Pilati urdhëroi t’i jepej trupi.. Mt 27,57-58
Lexuesi 2
Kush shkëputet prej kryqit heq dorë nga jeta. «Zbrit nga kryqi e do të besojmë». Nëse Jezusi do të kishte zbritur nuk do të kishim as Pashkë e as shpëtim. Jezusi nuk e braktis kryqin, por të tjerët e shkëpusin prej kryqit.
Kush qëndron mbi kryq, jeton. Kush zbret nga ai, vdes. Boshllëku, lodhja, mërzitjet e përditshme të jetës janë fryte të një kryqi pa të Kryqëzuar.
Të lutemi
Afër krygjet tue gjimue, Nana e dashtun
Afër tejet tue lotue. Varret e Birit tand pa da
Kish të kjajë unë pa pushue. Gjurma në zemër me mi ba
TË NDALURIT E KATËRMBËDHJETË
Jezu Krishtin e varrosin
Lexuesi 1
Jozefi mori trupin, e mbështolli në pëlhurë të pastër dhe e vendosi në varrin e vet të ri, që e kishte çelur në shkëmb. Pastaj rrokullisi në derë një gur të madh dhe shkoi. Mt 27,59-60
Lexuesi 2
Jezusi është mbyllur në një varr. Tashmë duket se gjithçka ka mbaruar. Në fakt në atë varr është fara e një jete të re. Të vendosim në varr
«njeriun tonë të vjetër», të përbërë nga errësira dhe mëkati, të varrosim egoizmin tonë, është një kusht i domosdoshëm për të jetuar krishtërimin
me shpirt më ungjillor, për të qenë «njerëz të rinj» që jetojnë për Krishtin, me Krishtin e në Krishtin.
Të lutemi
M O Zot Jezus, na ndihmo që të mund të vendosim në varr gjithçka që
në ne nuk është në harmoni me ungjillin tënd e kështu, me zemër të lirë e të gëzuar, të të japim gjithnjë e më shumë hapësirë Ty që je Rruga, e Vërteta dhe Jeta.
O Zojë virgjin, Nanë e dlirë, Nana e dashtun
Lute Zotin të ketë mëshirë: Varret e Birit tand pa da
Ti shelbim prej si na nxier. Gjurma në zemër me mi ba
TË NDALURIT E PESTËMBËDHJETË
JEZU KRISHTI RINGJALL
Lexuesi 1
Atëherë engjëlli u tha grave: “Ju mos u trembni! E di se kërkoni Jezusin e kryqëzuar! Ai nuk është këtu! U ngjall sikurse tha! Ejani e shikoni vendin ku qe vënë e pastaj nxitoni të shkoni e t’ua tregoni nxënësve të tij: u ngjall së vdekuri dhe, ja, po shkon para jush në Galile. Atje do ta shihni. Ja, ju tregova!” Mt 28,5-7
Lexuesi 2
Ka frikë e frikë. Ungjilli na propozon frikën e grave që gjenden përballë një ngjarjeje të jashtëzakonshme, krejtësisht të papritur. Gratë qetësohen: “Ju mos kini frikë!”. Ju duhet të përjetoni një gëzim të madh, sepse Ai që kërkoni mund dhe duhet të bëhet arsyeja e gjithë egzistencës suaj, sepse nuk është një i vdekur, por një i gjallë. Kjo është e vërtetë edhe për ne. Pra, shqyrtojmë besimin tonë nën dritën e kësaj të vërtete ngushëlluese.
Të lutemi
Këngë.