mons-frendo
Emërohet Arqipeshkevi i ri Tirane-Durres: GEORGE FRENDO
17/11/2016
Enrichetta  Sorbone
Enriketa Sorbone
20/11/2016
Michele Rua

Takimi me Mikele Ruan
Në gjysmën e parë të viteve 1800, në veri të Torinos, afër fushave të Valdoccos, lindtte e vetmuar fabrika e armëve të Piemonte. Aty, në 1837, lindi Miche¬le Rua. Kishte jo më shumë se 7 vjeç, kur një ditë pa në çafë të një shoku të tij një grava të ndezur.
– Ku e ke blerë?
– E kam fituar në llotari te Oratori.
– E çfarë është Oratori?
– Është Oratori i don Boskos, te Streha.
Të dielën më pas, Mikele shkoi te Streha dhe pa shumë të rinj që luanin me shiritë për tokë rreth e rrotull një prifti të ri. Ai prift iu afrua atij, i vuri dorën mbi kokë, e i tha disa fjalë të mira që “i shkuan në zemër”. Ishin vitet e Oratorit migrues, nga një spital te mulliri, nga varrezat te një fushë. Torinezët e shikonin atë prift të rrethuar nga aq zhurmë dhe tundnin kokën. Në atë kohë, Mikele filloi të frekuentojë shkollën fillore në Porta Palazzo. Don Bosko shkonte aty shpesh, për të rrëfyer, për të predikuar dhe për të bërë katekezë. Djelmoshat, sapo e shihnin, e rrethonin atë. Mikeles nuk i pëlqente të shtyhej ndër të tjerë, por i buzëqeshte nga larg don Boskos, dhe ndjehej i hareshëm, kur don Bosko i buzëqeshte atij. Duke shkuar ose duke u kthyer nga shkolla, ndonjëherë, Mikele takonte don Boskon. Një ditë iu afrua me vrap dhe me gëzim, i puthi dorën dhe e pyeti:
– A ma jep një medalje?
Don Bosko, sikur të mos kishte dëguar, i vuri mbi kokë kapelen e tij prej prifti, i shtriu dorën e majtë, dhe me të djathtën bëri një gjest, sikur po priste diçka për gjysmë.
– Merre, Mikelino – i tha – merre!
Mikelino mbeti i habitur. E shtrëngonte atë dorë dhe mendonte:
– Çfarë dëshiron të thotë?
Me 3 tetor 1852, gjatë shëtitjes, që bënin çdo vit të rinjtë më të mirë të Oratorit, deri në Beki për festën e Zojës Rruzare, don Bosko i veshi Mikele Ruas veshjen kishtare. Mikeli ishte vetëm 15 vjeç. Në mbrëmje, duke u kthyer në Torino, Mikele mori guxim dhe i foli don Boskos.

“A ju kujtohen takimet tona të para? Unë ju kërkova një medalje dhe ju më bëtë një gjest të çuditshëm, sikur donit të prisnit dorën e të ma jepnit, dhe më thatë: ‘ne të dy do të bëjmë gjithçka për gjysmë. Çfarë donit të thonit?” Dhe ai: “Fort i dashur Mikele, ende nuk e ke kuptuar? E megjithatë është tepër e qartë. Sa më shumë të rritesh aq më mirë do të kuptosh atë se çfarë doja të të thoja: në jetë ne të dy do të ndajmë gjithmonë për gjysmë. Dhimbje, përkujdesje, përgjegjësi, gëzime dhe gjithçka tjetër do të jetë e përbashkët”. Mikele mbeti në heshtje, lumturisht i heshtur. Don Bosko, me fjalë të thjeshta e kishte bërë trashëgimtar universal.

Comments are closed.