Nga 20 deri 23 tetor 2022 u zhvillua SIMPOSIUMI MBI TË RINJTË ” ‘ÇOHU, ZOTI TË THËRRET’_Kristus vivit, në Europë” i organizuar nga Këshilli i Konferencave Ipishkvore Europiane
(#CCEE).
Edhe një herë, pas takimit të Barcelonës në 2017, CCEE ka mbledhur Përgjegjësit Kombëtarët të 5 Sektorëve (të rinj, shkollë, universitet, thirrje dhe katekezi) që në çdo Kisha Europiane punojnë me dhe për botën e rinisë.
Edhe prej Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë kanë marrë pjesë përgjegjësit të disa sektorëve:
– për TË RINJ ishin anëtarë të Komisionit Kombëtar për Laiket, Familjen dhe Jetën, mt. Malvina Doci FMA dhe Danjela Ndreca prej Dioqezës së Lezhës;
– për KATEKEZEN ishte Ipeshkvi përgjegjës Imzot Giovanni Peragine;
– për THIRRJE ishte drejtori i Qendrës Kombëtare të Thirrjeve Atë Dario Rossetti RCJ, dhe Ipeshkvi përgjegjësi Imzoti Arjan Dodaj që ka marrë pjesë për 2 ditë.
Simpoziumi u bazua mbi dëgjimin e zërave të ndryshme të të rinjve, që në këto 4 ditë më të vërtetë kanë qenë protagonistë të këtij momenti eklesial. Në fakt nga “PËRGJIGJA PERSONALE NDAJ THIRRJES SË ZOTIT”, me prezantimin të veteves si “TË RINJTË TË SOTME NË KONTINENTIN EUROPIAN” ata kanë dëshmuar “EKSPERIENCËN E TË RINJVE QË U ÇUAN”. Fjalët të jetës që ata na kanë treguar më aq shumë pasion vërtetë janë për të gjithë ne ai themeli mbi të cilin konkretisht mund ta ndërtojmë “SHPALLJA E SOTME: SI MUND T’U THEMI TË RINJVE: ‘ÇOHU'”.
Po, edhe në vendet tona e Shqipërisë janë shumë të rinjtë që presin ta dëgjojnë prej Kishës (prej të gjithë anëtarëve të saj) atë ftesën “ÇOHU”. Dhe ne duam t’u shërbejmë atyre.
Atë Dario Rossetti RCJ