kreshme viti “A” 2017
15/01/2017
Shqyrtim personal 002
19/01/2017

“Shqyrtim personal”

Gati në mbarë botën ungjilli predikohet. Bibla disponohet në shumë gjuhë. Në shumë pjesë të botës kisha është rritur me shpejtësi të madhe. Po ne a jemi më mirë prej gjithë kësaj? A shkojmë në kishë ditën e diele dhe ditën e festave? A lexojmë një pjesë të shkurtër ungjilli çdo ditë?

A e kam vënë veten time në gjëra të tjera përveç Zotit? A kam krijuar varësi ndaj ndonjë gjëje që mendoj se pa të nuk mund të jetoj? A besoj se Zoti është me mua gjithmonë dhe po më mbron?

Fjala vret më shumë se plumbi. A i kam lënduar të tjerët me fjalët e mia? A kam bërë shaka me të tjerët duke i vënë në lojë gjë që ka bërë që ata të ndihen keq? A kam bërë thashetheme duke folur keq për të tjerët pas shpine?

A kam pas dëshirë të marr ndonjë gjë që nuk ka qenë e imja?
A e kam marrë atë pa leje dhe pa më shikuar askush? A kam kopjuar ndonjëherë në provime?

A shikoj gjëra të papërshtatshme në internet apo TV? A bëj vepra që nuk janë të mira në lidhje me pastërtinë e trupit? A e kam respektuar dhuratën e seksualitetit që vetë Zoti ma ka dhënë?

Kush nuk dëgjon babën e nënën del në rrugë e then këmbën. A i respektoj prindërit e mi? A i ndihmoj ata kur ma kërkojnë apo kur kanë nevojë? A i kam kthyer përgjigje jo të bukur kur më kanë bërë nervoz? A jam i vetëdijshëm për këtë dhuratë kaq të madhe që Zoti më ka bërë?

A them gjithmonë të vërtetën? A kam gënjyer ndonjëherë apo kam bërë dëshmi të rreme?

A lakmoj ndonjë gjë të huajën? A lakmoj ndonjë njeri për të keq?

A bëj betim duke përmendur ermin e Zotit? A përmend shpesh atë ndoshta dhe si pasojë që më është bërë ves?

A them fjalë që janë të papërshtatshme, banale që nuk është mirë ti them?

A e dua Zotin Hyjin tim me gjithë shpirtin tim e me gjithë mendjen time? A e dua të afërmin tim porsi vetveten?
A kam mëkatuar me lëshime, ku kam pasur mundësi të bëj mirë dhe nuk e kam bërë?

A e kam mbajtur kryqin tim duke i bërë mirë detyrat e mia?

A kam bërë që të tjerët të kuptojnë se jam i Krishterë?

Comments are closed.