Salesianet kooperatore në Tiranë
08/06/2016
Kush është animatori?!
22/06/2016

Ruah…çlirim shpirtëor, ajo endet e lirë si era e pakufizuar. Një erë e lirë e cila edhe nëse rrethohet e gjen rrugën për të dalë, aty ku edhe nëse ti zgjat dorën duke menduar se ke kapur një pjesë të saj e ke gabim. Madje aty ti s`ke as edhe një grusht të saj, sepse ajo është e pakapshme, por mbi të gjitha ajo është e gjithëanshme. Prandaj edhe një përkufizim më i qëndrueshëm do të ishte “Era Salesiane” dhe jo Fryma. Kjo për faktin sepse ajo e përhap atë frymë mijëra vjeçare nëpër të gjithë duke mos lejuar të humbasë në kohë. Ajo ruhet me kohën dhe qëndron: të vetmit që largohen jemi ne.

Por çfarë na mëson ne “Fryma Salesiane?”

Nëse s’mund të jesh pishë në majë të kodrës,

Ji dritëz në luginë, – por ji

Ajo dritëza e vogël e mirë anash shtegut:

ji kaçube, nëse s’mund të jesh pemë.

Nëse s’mund të jesh kaçube, ji një fije bari,

Që ndonjë rrugë më të gëzueshme ta bësh:

Nëse s’mund të jesh myshk, thjesh ji bli –

Por ama bliri më i freskët i liqenit!

Për të gjithë ne ka diçka këtu. Nganjëherë ka shumë punë, nganjëherë më pak.

Dhe ajo që duhet përfunduar është detyra më e afërt.

Nëse s’mund të jesh rrugë, thjeshtë ji shteg’

Nëse s’mund të jesh dielli, ji ylli;

S’është madhësia matësi që fiton a humbet –

Ji më i miri sido që të jesh!

S’mund të jemi të gjithë kapitenë, duhet të jemi ekuipazh. Dale Carnegier

Arsyeja pse zgjodha të shprehem përmes kësaj poesie është për të treguar se çdo person në botë ka vend për t’u bërë DIKUSH. Kjo është ajo që ne mësojmë. Të bëhem ipersona me dashuri në zemër, sepse një person që ka dashuri në zemër nuk mund të bëhet Hitler, Stalin apo të tjerë.

Era salesiane, burimin e ka te Fryma, ose më saktë, forca e saj është vetë Fryma, e cila rrjedh nga koha, por nuk ka kohë.

Këtu kam mësuar që nëse dikush që në fëmijëri pasionohet pas Hyjit, ai e ka guximin e së vërtetës dhe nga ai mund të priten gjëra të mëdha…edhe shenjtëria. Duke qenë vetvetja ti vendos diçka të bukur në botë, diçka që aty s’ka qenë më parë.

Këtu ka shumë gjëra interessante, të bukura, por mbi të gjitha të vlefshme dhe edukuese. Një ndër to është ecja e sigurt në të ardhmen me një besim të palëkundshëm. Kjo është e bukura e salezianeve. Njeriu nuk mund të dojë njerëzimin, por njeriun, sepse ti mund të përqafosh vetëm njeriun dhe jo njerëzimin. Sepse edhe anija vetëm me kapitenin më të zot në bordin e saj nuk ia del dot mbanë. Kjo sepse asaj i nevojitet edhe një ekupipazh i mirë.

Comments are closed.