Fraza Mendime Laura Vikunja
30/05/2016
Rruzarja me Maria Mazzarellon
30/05/2016

Misteret e lumturisë 

1.    Në misterin e parë të lumturisë të mendojmë: Ngjalljen e Jezu Krishtit.

Shikojini duart e mia e këmbët e mia: unë jam! Vetë! Më prekni e vërtetojeni! Shpirti s’ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!” (Lk 24, 39)

Jezus i ringjallur, ti na mëson që fati ynë është të qenit i shndërruar në një trup të lavdishëm. Bëj të jetojmë në shpresën e ringjalljes, dhurona këmbëngulje në lutje sepse qëndrojmë gjithmonë të bashkuar me Ty. Na ndihmo të rrezatojmë Dritën dhe gëzimin që vjen prej Teje, sepse vetëm prania Jote mund të plotësojë jetën.
Guxim, guxim dhe gjithmonë me gëzim të madh, kjo është shenja e një zemre që e do fort Zotin. (L. 60)
2.    Në misterin e dytë të lumturisë të mendojmë: Të ngjiturit e Jezu Krishtit në qiell.

Si u tha kështu, u tregoi duart dhe kraharorin. Nxënësit u gëzuan, kur e panë Zotërinë. (Gjn 20. 17)

Jezus, ti vazhdo të na japësh dashurinë Tënde. Dëshirojmë të marrim nga zemra jote dashurinë për të rinjtë. Na ndihmo të përdorim mirë kohën që Zoti na ka falur mbi këtë tokë, me dëshirën për të të takuar një ditë në Qiell.
Kujtohu se nuk mjafton të marrësh angazhime të bukura por duhet t’i vësh në praktikë, nëse duam që Zoti të na përgatisë një kurorë të bukur në Parajsë.
3.    Në misterin e tretë të lumturisë të mendojmë: Ardhjen e Shpirtit Shenjt mbi Apostuj.

Por ju do të merrni fuqinë e Shpirtit Shenjt, i cili do të zbresë në ju dhe ju do të bëheni dëshmitarët e mi në Jerusalem, në mbarë Judenë, në Samari, madje dhe deri në skajin e botës.” (Va 1,8)

Jezus, dhurona forcën e Shpirtit të Shenjtë që të jemi gjithmonë gati për të qenë dëshmitarët e tu dhe për të mbrojtur besimin tonë dhe Kishën edhe përballë “persekutimit”.
Kini guxim, motrat e mia të mira, Jezusi duhet të jetë e gjitha forca juaj, me Jezusin peshat bëhen të lehta, vështirësitë të buta, gjembat kthehen në ëmbëlsi … Por duhet të fitoni ju mbi vetveten, se përndryshe çdo gjë bëhet e padurueshme. (L. 22)

4.    Në misterin e katërt të lumturisë të mendojmë: Të ngriturit e Marisë virgjër në qiell me trup e me shpirt.

Sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvuajtur: ja, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur.” ( Lk 1,48)

Jezus, na e shto dashurinë për Nënën e Shenjtë, që mund ti besojmë Asaj dhe ta mbrojmë publikisht devocionin e saj, veçanërisht për të rinjtë. Të keni konfidence me Zojën, ajo do t’ju ndihmojë në të gjitha gjërat tuaja. (L. 52)

5.    Në misterin e pestë të lumturisë të mendojmë: Kurorëzimin e Marisë virgjër, si Mbretëreshë të engjëjve dhe të shenjtërve.

I rrëzoi princat prej froneve të tyre e i lartësoi të përvuajturit. (Lk 1,52 )

Jezus, të falenderojmë për Nënën tënde dhe Nënën tonë Maria, sepse me ndërhyrjen e saj amërore ti përballojmë të këqinjat kundër të ligut.
Mos e humb guximin kurrë kur mendoni që keni shumë difekte por me mirëbesim vraponi tek Jezusi e Maria dhe përvuajtërohuni pa e humbur guximin e pastaj, me guxim e pa frikë ecni përpara.

Comments are closed.