Nene Tereza
05/09/2016
Ashtu si urtisë edhe infinitit i mungon fundi…
04/10/2016

Pse dhe pse-të?

Pse ekzistojmë? Cila është arsyeja e jetës tonë? A është me të vërtetë një realitet apo thjeshtë një ëndërr nga e cila nuk po arrijmë të zgjohemi? Jeta është e gjatë për të bërë gabime, por shumë e shkurtër për të shkuar drejtë.

Hë! Sa qesharake po mundohem të kuptoj se çfarë ndodh përreth meje kur nuk di se çfarë ndodh brenda meje. Po mundohem të di se çfarë do bota, nëse ka një të tillë, kur nuk di se çfarë është ajo çka dua. Po vdekja çfarë është? Mos ndoshta është zgjimi nga kjo ëndërr e çuditshme? A jam me të vërtetë unë apo jam thjeshtë një krijim i imgjinatës time? Të gjitha këto gjëra më shqetësojnë, por jo dhe aq shumë. Por cila është ajo çka me të vërtetë më shqetëson? Nga se kam më shumë frikë? Mendoj se kësaj pyetje arrij t’i përgjigjem. Kam frikë se mos kur të zgjohem prindërit e mi nuk do të jenë aty, kam frikë se mos familja ime e dashur nuk do të jetë aty duke më pritur krahëhapur si gjithmonë, kam frikë se mos kur të zgjohem miqtë e mi të shtrejtë do të zhduken. Këto pyetje më vijnë ndër mend kur mendoj dhe kur jam nervoze. Çka është ajo çfarë ka më shumë rëndësi? Eeeh! Jam e ngatëruar, nuk po arrij të kuptoj as veten time, por ama një gjë e di me siguri: në ëndërr apo në realitet duhet të investojmë në maksimum dashurinë për atë që kemi përballë, prej vetes, te tjetri e deri te Hyji!

  Justina 

Comments are closed.