Nje shikim, nje enderr, nje pafundesi…

Dëshmi nga DBR Krakov (të rinjtë e Shkodrës dhe Bërdicës)
04/08/2016
Të rinjtë shqiptarë në takim me Papën në Krakov e në Tiranë
04/08/2016

Nje shikim, nje enderr, nje pafundesi…

Erdha ne shtepi, hapa komon time personale dhe vura re se nje sirtar ishte i zbrazur edhe pse ne te vertet nuk mungonte asgje, bera ca ecjake neper shtepi dhe pyesja veten se cfare mungon… Nga ana tjeter kjo ndjesi nuk ishte aspak si heret e tjera nuk me friksonte, as nuk me deshperonte por perkundrazi me mbushte me energji pozitive, here-here me dukej sikur nje uragan hareje dhe shprese kishte pushtuar qenjen time. Sot kisha thyer nje tabu te brendshem te mbartur prej vitesh, kisha zbuluar se enderrat nuk jane vetem iluzione feminore, por ato ekzistojne vertet, mjafton qe ne rrugen tende te kesh prane njerezit e duhur, njerez qe te duan, te mbeshtesin, te vleresojne por mbi te gjitha njerez qe jane te afte te bejne edhe te pamunduren per ty, pa marre asgje ne kembim… Pak nga pak fillova ti zbuloj vetes, mrekullite e marra nga ky udhetim ne Krakow-ia, ishin gjera te cilat thelle-thelle ne shpirte me dukeshin disi te njohura pasi ne sirtaret e zemres time kishte kohe qe flinte ky udhetim edhe pse i listuar ne radhet e gjerave te pamundura. Frika se nuk do te realizohej e beri edhe me te bukur, po-po me besoni… Frika! Ishte e shtune, mungonin vetem tre ore per tu nisur dhe canta ime ishte akoma e zbrazur, isha komplet e mallengjyer nga ky udhetim aq shume sa nuk dija nga t’ia filloja dhe cfare do te vendosja me pare ne valixhe… Dhe ashtu nga hutimi vura re se me mungonin shume gjera, madje edhe ato elementaret si: blloku i shenimeve, nje radio portative, stilolapsi, ora e dores apo edhe nje kapele per tu mbrojtur nga dielli e prap se prap ndihesha me e plote se kurre… Qe ne diten e pare zbulova se nuk nevojitej as blloku e as stilolapsi per te shenuar fraza e kujtime, pasi gjithcka si me magji skalitej vete ne mendje, nuk nevojitej as radio e aq me pak perkthyes, sepse atje gjithcka fliste me teper se fjalet, sme duhej as koha e as nje kapele per tu mbrojtur nga rrezet e diellit, pasi aspekti fizik dhe gjerat tokesore ishin zhdukur nga fare nga lista, ai qe kishte rendesi ishte vetem ai shikim aq thelle, qe dukej sikur shikonte njekohesisht me mua edhe 2 milion te rinj te tjere, dhe tejbushte zemrat tona… Nuk ishte vetem nje shikim… Ishte nje burim i pafund meshire qe na jepte ndjesine e vellazerise perpara atit tone tokesor, Papa Franceskut por mbi te gjitha nje ndjenje e forte barazie pasi e ndjeja qe pavaresisht gjithckaje do te merrja paqen time bekimin tim edhe pse shume mire e dija se nuk isha 1 ne 100 e as 1 ne 1000 por isha nje ne 2 milion, lutjet dhe brohoritjet e te cileve ti jepnin nje perpelitje te embel zemres dhe ndertonin ura te pafund komunimi me Zotin. E perjetova cdo moment te atij udhetimi, pasi e ndjeja se cdo qelize e imja merrte jete ne ate qytet, ndjeja se si vibronte frymemarrja ime ne cdo Kishe e Shenjtore qe ne vizitonim, por mbi te gjitha ndjeja shpeshtimin e rrahjeve te mija te zemres pas pershendetjeve te sinqerta dhe pafundme qe merrja nga njerez qe vinin nga te gjitha skajet e botes. Kuptova se nuk duhej te vizitoje te gjitha kontinentet e botes pasi shikimet e thella te zemres, buzeqeshjet e pafundme qe te preknin shpirtin dhe valvitjet plot krenari te flamujve te benin te kuptosh se kjo panorame kishte cdo ngjyre qe secili do te donte te perdorte per te pikturuar boten e tij. Dhe keshtu pak nga pak zbraza valixhen time te rrobave dhe fillova te qendis me fije te arta nje baule gjigante kujtimesh, pasi me shume kujdes dhe dashuri i kam pregatitur nje vend te vecante barken e jetes sime, qe me delikatese do ta hap tua tregoj te gjitheve jo si nje udhetim GMG-je ne Poloni ose me sakte ne Krakow-ia e as si kujtime cfaredo por si Nje shikim, nje enderr, nje pafundesi…

Julida Prenga, Tale Lezhe

Comments are closed.