Ligjërimi i Atit të Shenjtë Françeskut Në Parlamenti Europian

Projekti Edukativ
01/06/2016
Kremtime Festa Saleziane
07/06/2016

Vizita e Atit të Shenjtë

Në Parlamentin Europian dhe në Këshillin e Europës

Strasburg, Francë, 25 nëntor 2014

 

Zoti President, Zonja dhe Zotërinj zëvendës President, të nderuar Eurodeputetë, persona që punojnë nën tituj të ndryshëm në këtë fushë.

Të dashur miq,

ju falenderoj që më keni ftuar ta marr fjalën përballë këtij institucioni themelor të jetës së Bashkimit Europian dhe për mundësinë që më jepni t’ju drejtohem, nëpërmjet jush, edhe 500 milion qytetarëve që përfaqësojnë 28 vendet anëtare. Një mirënjohje të veçantë dëshiroj tua shpreh juve, Zoti President i Parlamenti, për fjalët e ngrohta të mikpritjes me të cilat më jeni drejtuar, në emër të të gjithë anëtarëve të Asemblesë.

Vizita ime pason vizitën e Papa Gjon Palit II, një çerek shekulli më parë. Që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar në Europë dhe në gjithë botën. Nuk ekzistojnë më  blloqet që ndanin kontinentin në dysh dhe dalëngadalë po përmbushet dëshira që “Europa, duke i dhënë vetes institucione sovraniteti të lira, të mund të shtrihet një ditë, dimensioneve të tjera që i janë dhënë nga gjeografia dhe shumë më tepër nga historia”.

Pranë një Bashkimi Europian më të gjerë, gjendet një botë më e ndërlikuar dhe në lëvizje të fuqishme. Një botë gjithnjë e më shumë e ndërlidhur dhe globale dhe prandaj gjithnjë e më shumë “euroqendërzuar”. Një Bashkimi më të shtrirë duket sikur i bashkohet një Europë disi më e plakur dhe e shtypur, që priret të ndjehet më pak protagoniste në një kontekst që e shikon shpesh me distancë, shpërfillje dhe ndonjëherë me dyshim.

Duke u drejtuar kah ju, sot, nisur nga thirrja ime baritore, dëshiroj t’ju drejtoje të gjithë qytetarëve europianë një mesazh shprese dhe guximi.

Një mesazh shprese bazuar në besimin se vështirësitë mund të bëhen nxitëse të fuqishme bashkimi\njësimi, për të fituar frikën që Europa – e së bashku me të e gjithë bota – po përshkon. Shpresë në Zotin që shndërron të keqen në të mirë dhe vdekjen në jetë.

Guxim që të ktheheni me bindje të plotë tek Etërit themelues të Bashkimit Europian, të cilët dëshironin një të ardhme të bazuar mbi aftësinë e një bashkimi ndër të gjithë popujt e kontinentit. Në qendër të këtij projekti politik ishte besimi në njeriun, jo aq në njeriun si qytetar, as si subjekt ekonomik, por në njeriun për si person i pajisur me dinjitet transhendent.

E kam për zemër të nënvizoj lidhjen e ngushtë që ekziston ndër këto dy fjalë: “dinjitet” dhe “transhendent”.

“Dinjiteti” është një fjalë-çelës që ka karakterizuar rimëkëmbjen e pas luftës. Historia jonë e kohëve të fundit dallohet për qendërzimin e padyshimtë të nxites së dinjitetit njerëzor kundër dhunës dhe diskriminimit, që as në Europë nuk ka munguar gjatë shekujve. Perceptimi i rëndësisë së të drejtave njerëzore lind pikërisht si kërkesë e një ecjeje të gjatë, që ka përballuar shumë vuajtje dhe sakrifica, që ka kontribuar në formimin dhe ndërgjegjësimin për çmueshmërinë, unicitetin dhe papërsëritshmërinë e çdo personi njerëzor. Një vetëdije kulturore e tillë e gjen themelin e vet jo vetëm në ndodhitë e historisë, por mbi të gjitha në mendimin europian, që dallohet për një takim të pasur, burimet e shumta të së cilës, vijnë nga “Greqia dhe Roma, nga substratë celtike, gjermanike dhe sllave, dhe nga krishtërimi i cili i ka shkrirë thellësisht”, duke i dhënë, në këtë mënyrë, fill konceptit “person”.

Sot, nxitja e të drejtave njerëzor zë një rol qendror në angazhimin e Bashkimit Europian, në mënyrë që të nxisë dinjitetin e personit, qoftë së brendshmi ashtu edhe në marrëdhënie me vendet e tjera. Bëhet fjalë për një angazhim të rëndësishëm dhe të admirueshëm, pasi që ka ende tepër situata në të cilën qeniet njerëzore trajtohen si objekte. Për ata mund të programohet konceptimi, dobishmëria, e më pas mund edhe të hidhen pasi nuk shërbejnë më, sepse janë bërë të brishtë, të sëmurë ose pleq.

Cili dinjitet ekziston kur mungon mundësia për të shprehur lirisht mendimin ose për të shpallur pa kushtëzime besimin fetar personal? Cili dinjitet është i mundur pa një kornizë juridike të qartë, që kushtëzon sundimin e forcës dhe bën që të mbizotërojë ligji mbi tiraninë e pushtetit? Vallë cili dinjitet do të ketë një person që nuk ka ushqim apo minimumin për të jetuar dhe, akoma më keq, nuk ka punën dhe që është dinjiteti i tij?

Të nxitet dinjiteti i personit do të thotë të njohësh se ai zotëron të drejta të patjetërsueshme nga të cilat nuk mund t’i mohohen nga një liri e dikujt dhe aq më pak për interesa ekonomike vetjake.

Pra, duhet bërë kujdes për të mos rënë në gabime që mund të lindin nga një keqkuptim i konceptit të të drejtave njerëzore dhe nga një keqpërdorim paradoksal i tyre. Në fakt, sot shihet një prirje kah përfitimi, gjithnjë e më i gjerë, i të drejtave individuale – jam gati i tunduar të them nga të drejta individualistike – që fshehin brenda tyre një konceptim të personit të shkëputur nga çdo kontekst shoqëror dhe antropologjik, gati si një “monadë” gjithnjë e më e pandjeshme për “monadat” e tjera përreth vetes. Konceptit të së drejtës nuk duket se i atashohet më ai i detyrës, kështu që pohohen të drejtat e një personi pa patur parasysh se çdo qenie njerëzore është e lidhur me një kontekst shoqëror, në të cilën të drejtat dhe detyrat e tyre janë të lidhura me ato të të tjerëve dhe me të mirën e përbashkët të vetë shoqërisë.

Prandaj, besoj se është sot më shumë se kurrë jetësore të thellohet një kulturë e të drejtave njerëzore që mund të lidhë me urtësi dimensionin individual, ose më saktë, pesonal, me atë të së mirës së përbashkët, me atë “ne-të gjithë” të formuar nga individë, familje dhe grupe që bashkohen me bashkësinë shoqërore. Në fakt, nëse e drejta e çdonjërit nuk harmonizohet me të një të mirë më të madhe, shkon e konceptohet pa kufij e pra, bëhet burim konflikti dhe dhune.

Të flasësh për dinjitet transhendent të njeriut do të thotë ta thërrasësh natyrën e tij, aftësinë e tij të lindur për të dalluar të mirën dhe të keqen, t’i bësh thirrje asaj “busulle” që është e shkruar në zemrën tonë dhe që Hyji e ka shkruar në universin e krijuar; mbi të gjitha do të thotë ta shikosh njeriun jo si një absolut, por si një qenie marrëdhënjore. Një nga sëmundjet më të përhapura që vë re, sot në Europë është vetmia, tipike e atij që është i mangët në marrëdhënie. Veçanërisht shihet në të moshuarit, shpesh të braktisur në fatin e tyre, po ashtu edhe në të rinjtë që nuk kanë pika referimi dhe mundësi për të ardhmen; shihet në të varfrit e shumtë që popullojnë qytetet tona; shihet në ata sy të përhumbur që kanë ardhur për të kërkuar një të ardhme më të mirë.

Një vetmi e tillë është thelluar nga kriza ekonomike, në të cilën efektet ekonomike zgjasin akoma me pasoja dramatike nga pikëpamja shoqërore. Më pas mund edhe të vërehet se, gjatë shekujve, pranë procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, është rritur edhe mosbesimi nga ana e qytetarëve në institucionet, të cilat konsiderohen të largëta, të angazhuara në vendosjen e rregullave të cilat perceptohen të largëta nga ndjeshmëria e popujve, akoma më keq edhe të dëmshme. Nga shumë anë është një përshtypje e përgjithshme lodhjeje dhe plakjeje, e një Europe gjyshe dhe jo më pjellore dhe e gjallë. Prandaj, idealet e mëdha që kanë frymëzuar Europën duket sikur e kanë humbur tërheqjen, duke nxitur teknicizma burokratike të institucioneve të tyre.

Këtyre u bashkangjiten disa lloje jete paksa egoiste, të karakterizuara nga pasuri tashmë e papërmbajtshme dhe shpesh shpërfillëse përballë botës rrethuese, mbi të gjitha përballë më të varfërve. Me keqardhje vihet re, se diskutimet mbi çështjet teknike dhe ekonomike mbisundojnë dhe janë në qendër të debatit politik, duke mënjanuar kështu një drejtim antropologjik të vërtetë. Qenia njerëzore rrezion të tkurret në një ingranazh të thjeshtë të një mekanizmi që e trajton si e mirë konsumi për t’u përdorur, kështu që – përfat të keq vërejmë shpesh – kur jeta nuk është funksionale për një mekanizëm të tillë, hidhet tutje pa shumë keqardhje, ashtu si në rastin e të sëmurëve, të sëmurëve terminalë, të moshuarve të braktisur dhe pa asnjë kujdes për ta, ose të fëmijëve të vrarë para se të lindin.

Dhe keqkuptimi më i madh ndodh “kur mbizotëron absolutizimi i teknikës”, e cila realizon kështu një “pështjellim ndërmjet qëllimeve të fundit dhe mjeteve”. Rezultat i pashmangshëm i “Kulturës së tretjes” dhe të konsumizmit “të tepruar”. Në të kundërt, të potos dinjitetin e personit do të thotë të njohësh çmueshmërinë e jetës njerëzore, që na është dhënë falas dhe, për këtë arsye, nuk mund të duket e kotë: të kujdesesh për brishtësinë, për brishtësinë e popujve dhe të personave. Të kujdesesh për brishtësinë do të thotë forcë dhe butësi, do të thotë luftë dhe fryte në mes të një modeli funksionalist dhe privatist që çon domosdoshmërisht në “kulturën e tretjes”. Të kujdesesh për brishtësinë e personave dhe të popujve do të thotë të kujdesesh për kujtesën dhe për shpresën; do të thotë të marrësh barrën e së tashmes në situatën e saj të mënjanuar dhe të ankthshme dhe të jesh i aftë ta lyesh me dinjitet.

Pra, si t’i japim shpresë së ardhmes, në mënyrë që duke u nisur nga breznitë e reja, të gjendet besimi që të ndiqet ideali i madh i Europës së bashkuar dhe në paqe, krijuese dhe ndërmarrëse, e respektueshme për të drejtat dhe vetëdijshme për detyrat e veta?

Për t’u përgjigjur kesaj pyetjeje, më lejoni të flas për një imazh.

Një ndër afresket më të famshme të Rafaelos që gjendet në Vatikan, tregon të ashtëquajturën shkollën e Athinë. Në qendër janë Platoni dhe Aristoteli i pari me gishtin drejtuar së larti, drejt botës së ideve, mund të themi drejt qiellit: i dyti shtrin gishtin përpara, drejt atij që shikon, drejt tokës, realitetit konkret. Më duket një imazh që përshkruan më së miri Europën dhe historinë e saj, të bërë me një takim të vazhdueshëm ndërmjet qiellit dhe toës, aty ku qiell do të thotë hapje ndaj transhendentes, Hyjit, dhe që e ka dalluar gjithnjë njeriun europian, dhe toka që përfaqëson aftësinë e saj praktike për të përballuar situata dhe probleme.

E ardhmja e Europës varet nga rizbulimi i lidhjes jetësore dhe të pandashme ndërmjet këtyre dy elementeve një Europë që nuk është më e aftë të hapet ndaj dimensionit transhendent të jetës është një Europë që dalëngadalë rrezikon të humbasë shpirtin e vet po ashtu edhe atë “shpirt humanistik” që e do dhe e mbron.

Pikërisht duke u nisur nga domosdoshmëria e një hapje ndaj transhendentes, dua të pohoj qendërzimin e personit njerëzor, i cili do të mbetej në duart e modave dhe të pushtetit të çastit. Në këtë kuptim e mbaj si themelore jo vetëm pasurinë që krishtërimi ka lënë në të kaluarën për formimin shoqërorkulturor të kontitnentit, por mbi të gjitha kontributin që ka ndërmend të japë sot dhe në të ardhmen për rritjen e saj. Një kontribut i tillë nuk përbën rrezik për laicitetin e Shteteve dhe për pavarësinë e institucioneve të Bashkimit, por përbën një pasuri. Këtë na e thonë idealet e mëdha që e kanë formuar që nga fillimi, si për shembull paqja, susudiariteti dhe solidariteti i ndërsjellë, një humanizëm i përqendruar mbi respektin e dinjitetit njerëzor.

Prandaj, dëshiroj, të ripërtërij gatishmërinë e Selisë së Shenjtë dhe të Kishës katolike, nëpërmjet Komisionit të Konferencave Ipeshkvore Europiane (COMECE), të ndërmarrin një dialog të frytshëm, të hapur dhe të kthjellët me institucionet e Bashkimit Europian. Njëherësh jam i bindur që një Europë e aftë të bëjë thesar me rrënjat e veta fetare, duke ditur ta nxjerrë pasurinë dhe fuqinë, mund të jetë më lehtësisht e mbrojtur nga shumë ekstremizma që po përhapen në botën e sotme, edhe për shkak të një boshllëku ideal të cilin po e vërejmë në të ashtëquaturin Perëndim, pasi “është harresa e Hyjit, dhe jo lavdërimi i tij, të zanafillosh dhunë”.

Nuk mund të mos kujtojmë këtu padrejtësitë e shumta dhe përndjekjet që përditë godasin minorancat fetare, dhe në veçanti ato të krishtera, në të gjitha anët e botës. Bashkësi dhe persona që bëhen objekt i dhunës barbare: të përjashtuar nga shtëpitë dhe atdheu i tyre; të shitur si skllevër; të vrarë, me kokëprerë, të kryqëzuar apo të djegur të gjallë, nën heshtjen e turpshme dhe bashkëfajtore të shumë personave.

Motoja e Bashkimit Europian është Njësi në ndryshmëri, por njësi nuk do të thotë njëjtësi\uniformitet politik, ekonomik apo mendimi. Në realitet, çdo njësi e vërtetë\autentike jeton me pasurinë e ndryshmërisë që e përbën: ashtu si një familje, që është shumë më e bashkuar nëse çdonjëri prej anëtarëve të saj është deri në fund vetvetja pa frikë. Në këtë kuptim, konsideroj që Europa është familja e popujve, të cilët mund të ndjejnë afër institucionet e Bashkimit nëse ata do të dinë të bashkojnë urtësisht\mençurisht idealin e njësimit me ndryshmërinë e çdonjërit, duke vlerësuar çdo traditë; duke u ndërgjegjësuar për historinë dhe rrënjët e saj; duke u lira nga shumë manipulime dhe shumë frikëra. Të vësh në qendër personin njerëzore, do të thotë më së pari, të lësh që ai të shprehë lirisht fytyrën e tij dhe krijimtarinë e tij, qoftë në nivel personal qoftë në nivel populli.

Nga ana tjetër, veçoria e çdonjërit përbën pasurinë e vërtetë në atë masë që ata vihen në shërbim të të gjithëve. Duhet të kujtojmë gjithnjë arkitekturën e vetë Bashkimit Europian, e vazuar mbi parimet e solidaritetit dhe susidiaritetit, në mënyrë që të mbizotërojë ndihma e ndërsjellë dhe që të mund të ecet të nxitur nga besimi i ndërsjellë.

Në këtë dinamikë njësie-veçorie, neve na shtrohet, Zonja dhe Zotërinj Eurodeputetë, edhe kërkesa për të marrë mbi ne barrën e mbajtjes gjallë të demokracisë, të demokracisë së popujve të Europës. Nuk na fshihet një konceptim njësues i globalitetit që godet gjallërinë e sistemit demokratik duke shfuqizuar ndryshmërinë e pasur, të frytshëm dhe ndërtues, të organizatave dhe të partive politike ndërmjet tyre. Kështu biem në rrezikun e të jetuarit në botën e ideve, të fjalës së vetme, të imazhit, të sofizmave,…dhe përfundojmë në ngatërrimin e realitetit të demokracisë me një nominalizëm politik. Mbajtja gjallë e demokracisë së Europës kërkon të shmangen shumë “mënyra golbalizuese” të shkrirjes së realitetit: pastërtitë ëngjëllore, totalitarizmat e relatives, fondamentalizmat ahistorkë, eticizmat pa mirësi, intelektualizmat pa urtësi.

Mbajtja gjallë e realitetit të demokracizë është një sfidë në këtë moment historik, duke bërë të mundur që forcën reale e tyre – forcën politke shprehëse të popujve – të hiqet përballë presionit të interesave multikombëtare jo universale, që e dobësojnë dhe e shndërrojnë në sisteme të njëjtësuara pushteti finanzia në shërbim të perandorive të panjoura. Kjo është një sfidë që na urdhëron historia sot.

T’i japim shpresë Europës nuk do të thotë të njohim vetëm qendërzimin e personit njerëzor, por do të thotë edhe të zhvillohet dhuntitë. Prandaj, bëhet fjalë për të investuar mbi të dhe mbi fushat në të cilat talentet e saja formohen dhe japin fryt. Fusha e parë është sigurisht ajo e edukimit, duke u nisur nga familja, qeliza themelore dhe elementi më i çmueshëm i shoqërisë. Familja e bashkuar, pjellore dhe e pandashme sjell me vete elementë themelorë për t’i dhënë shpresë së ardhmes. Pa një qëndrueshmëri të tillë do të ndërtojmë mbi rërë, me pasoja të rënda shoqërore. Nga ana tjetër, të nënvizohet rëndësia e familjes jo vetëm që ndihmon t’u jepet perspektivë dhe shpresë breznive të reja, por edhe shumë të moshuarve, shpesh të detyruar, të jetojnë në kushte vetmie dhe braktisjeje pasi nuk ka më ngrohtësi në një shtëpi të aftë për t’i shoqëruar dhe për t’i mbështetur.

Pranë familjes ka edhe institucione edukuese: shkolla dhe universiteti. Edukimi nuk mund të kufizohet vetëm në dhënjen e njohurive teknike, por sidomos të nxisë një proces më të ndërlikuar rritjje të personit njerëzor në tërësinë e tij. Sot të rinjtë, kërkokjnë që të kenë një formim të përshtatshmë dhe tërësor për të shikuar të ardhmen me shpresë, në vend që ta shohin me zhgënjim. Pastaj, janë të shumta fuqitë krijuese të Europës në fusha të ndryshme të shkencës, disa prej të cilave ende të paeksploruara. Mjafton të mendojmë për shembull për burimet alternative të energjsë, zhvillimi i të cilës mund të bëjë shumë mirë në mbrojtjen e ambientit.

Europa ka qenë gjithnjë në vijë të parë për angazhimin e saj të lavdërueshëm në të mirë të ekologjisë. Kjo toka jonë, në fakt, ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm dhe për vëmendje dhe çdonjëri ka një përgjegjësi personale për t’u kujdesur për krijimin, një dhuratë e çmueshme që Hyji ka vënë në duart e njerëzve. Kjo do të thotë nga njëra anë se natyra është në gatishmërinë tonë, ne mund të kënaqemi në përdorim e saj; nga ana tjetër, do të thotë se nuk jemi pronarët e saj. Kujdestar, por jo pronarë. Prandaj duhet ta duam dhe ta respektojmë, por  “jemi të udhëhequr shpesh nga krenaria e sundimit, e zotërimit, e manipulimit, e shfrytëzimit; nuk e “ruajmë”, nuk e respektojmë, nuk e konsiderojmë si një dhuratë falas për të cilën duhet të kemi kujdes”. Të respektosh ambienti do të thotë jo vetëm të kufizohesh në shmangien e shkatërrimit, por edhe ta përdorësh mirë. Mbi të gjitha po mendoj për sektorin e agrikulturës, që ka nevojë për mbështetjen dhe për ushqim nga njeriu. Nuk mund të tolerohet që miliana njerëz në botë vddesin urie, ndërsa tonelata ushqimore hidhen çdo ditë nga tavolinat tona. Ndër të tjera, respekti i natyrës, i kujton vetë njeriut se është pjesë themelore e saj. Pranë ekologjisë ambjentale, duhet edhe një ekologji njerëzore, e përbërë për respektin ndaj njeriut, ashtu si ua kam thënë sot.

Fusha në të cilën lulëzojnë talentet e personit njerëzor është puna. Është koha të nxiten politikat e punësimit, por mbi të gjitha është e nevoshme t’i rijepet dinjitet punës, duke garantuar kushte të përshtatshme për zhvillimin e saj. Kjo do të thotë, nga njëra anaë, të gjenden mënyra të reaja për të vënvë bashkë përthyeshmërinë e tregut me domosdoshmërinë e qëndrueshmërisë dhe perspektivat e punësimit, të domosdoshme për zhvillimin njerëzor të punëtorëve; nga ana tjetër, do të thotë të nxitet një kontekst i përshtatshëm shoqëror, që nuk synon shfrytëzimin e personave, por garanton, nëpërmjet punës, mundësinë e ndërtimit të një familjeje dhe edukimit të fëmijëve.

Njëherësh, është e nevojshme të përballohen së bashku çështjet e migrimit. Nuk mund të tolerohet që Deti Mesdhe të bëhet një varrezë e madhe! Mbi barkat që vijnë çdo ditë në brigjet europiane ka burra dhe gra që kanë nevojë për mikpritje dhe ndihmë. Mungesa e një mbështetjeje të ndërsjellë brenda Bashkimit Europian, rrezikon të nxisë zgjidhje veçuese të problemit, që nuk kanë parasysh dinjitetin njerëzor të emigrantëve, duke nxitur punën skllavëruese dhe tensione të vazhdueshme shoqërore. Europa do të jetë e aftë t’i bëjë ballë problematikave të lidhura me emigrimin nëse do të dijë të propozojë me qartësi identitetin e vet kulturor dhe të vërë në veprim ligje të përshtatshme që dinë të ruajnë njëherësh të drejtat e qytetarëve europianë dhe të garantojnë mikpritjen e emigrantëve; nëse do të dijë të adoptojë politika korrekte, të guximshme dhe konkrete që i ndihmojnë Vendet e tyre të origjinës në zhvillimin shoqëror-politik dhe në tejkalimin e konflikteve të brendshme – shkak kryesor i një fenomeni të tillë – në vend të atyre politikave interesi që shtojnë dhe ushqejnë konflikte të tilla. Është e nevojshme të veprohet mbi shkaqet dhe jo vetëm mbi efektet.

Zoti President, Shkëlqësi, Zonja dhe Zotërinj Deputetë,

Ndërgjegjësimi i identitetit është i nevojshmë për të dialoguer në një mënyrë propozuese\ndërtuese me Shtete që kanë kërkuar të jenë pjesë e Bashkimit në të ardhmen. Mbi të gjitha po mendoj për ata të zonës ballkanike për të cilët hyrja në Bashkimin Europian mund t’u përgjigjet idealeve për paqe në një krahinë që ka vuajtur shumë në sajë të konflikteve të së kaluarës. Së fundmi, ndërgjegjësimi për identitetin është i domosdoshëm në marrëdhëniet me vendet e afërta, veçanërisht me ata që shikojnë nga Mesdheu, shumë nga të cilët vuajnë për  shkak të konflikteve të brendshme dhe për shkak të presioneve të fondamentalizmit fetar dhe terrorizmit ndërkombëtar.

Ju ligjvënës, ju prêt detyra për të ruajtur dhe për të bërë që të rritet identiteti europian, kështu që qytetarët të ripërtërijnë besimin në institucionet e Bashkimit dhe në projektin e paqes dhe miqësisë që është në bazë. Duke ditur që “sa më shumë rritet fuqia e njerëzve aq më shumë shtrihet dhe zgjerohet përgjegjësia individuale dhe kolektie”, ju ftoj të punoni që Europa të rizbulojë shpirtin e saj të mirë.

Një autor anonym i shek II shkruan se “të krishterët përfaqësojnë në botë atë që shpirti është në trup”. Detyra e shpirtit është ajo e mbështetjes së trupit, të jetë ndërgjegja e saj historike. Dhe një histori dymijëvjeçatre e lidh Europën me krishtërimin. Një histori që ka bërë patur shumë konflikte dhe gabime, edhe mëkate, por gjithnjë e gjallëruar nga dëshira për të ndërtuar të mirën. Këtë e shohim në bukurinë e qyteteve tona, dhe akoma më shumë në atë të veprave të shumta të bamirësisë dhe të ndërtimit njerëzor të përbashkët që e rrethojnë kontinentin. Ajo është e tashmja jonë, por edhe e ardhmja jonë. Ajo është identiteti ynë. Dhe Europa ka nevojë të fuqishme të rizbulojë fytyrën e saj për t’u rritur, sipas shpirtit të Etërve të saj Themelures, në paqe dhe në marrëveshje, pasi ajo vetë nuk ështe ende pa konflikte.

Të dashur Eurodeputetë, ka ardhur koha ta ndërtojmë së bashku Europën që sillet jo përreth një ekonomie, por përreth shenjtërisë së personit njerëzor, të vlerave të patjetërsueshme; Europa që përqafon me guxim të kaluarën e saj dhe shikon me besim të ardhmen për të jetuar plotësisht dhe me shpresë të tashmen e saj. Ka ardhur moment të braktisim idenë e një Europë të frikësuar dhe të mbyllur\palosur në vetvete për të nxitur një Europë protagoniste, përçuese e shkencës, e artit, muzikës, vlerave njerëzore, por edhe vlerave fetare. Europa që sodit qiellin dhe ndjek idealet e mëdha; Europa që shikon, mbron dhe ruan njeriun; Europa që ecën në tokën e sigurt dhe të qëndrueshëm, pikë referimi e çmueshme për të gjithë njerëzimin!

Faleminderit!

Comments are closed.