Laura Vikunja

125 prill 1881    ­22 janar 1904

Lindi në Santiago të Kilit. i ati, Joze Domingo ishte nga një familje aristokrate, e ëma, Mercedes, nga një familje e thjeshte. Trazirat politike, 10 vite pas linde së saj, e hodhën vendin në një luftë civile të ashpër. Familja detyrohet të emigrojë. Dy vajzat e vogla Laura dhe Amanda filluan një jetë të vështirë dhe pas pak muajsh si pasojë e stërmundimeve të emigrimit i ati vdes. Kështu e ëma me dy vajzat jetime drejtohen për nga Argjentina ku edhe njeh një burrë, Emanuel Mora, i cili përveçse imoral, ishte edhe i dhunshëm. Vajzat e vogla patën mundësinë të frekuentonin Kolegjin e Motrave saleziane afër fshatit  të Emanuelit, në Junin de Los Andes.

Klima që gjejnë në kolegj, përshpirtëria e gëzueshme dhe e thellë, studimi e puna e mahnitin Laurën. Ajo ndjen se në këtë ambient gjithçka ishte e pastër, e bukur. Kthimet tek çifligu i Emuanelit për pushime, si dhe bisedat me motrat, e bëjnë të kuptojë thellë hendekun ku kishte rënë e ëma, rrezikun për të dhe për shpirtin e saj. S’kalon shumë kohë dhe Laura kupton se Emanueli kishte edhe ndaj asaj vetë plane të ulëta. Ajo qëndron e fortë përpara tentativave të tij për ta joshur. Kjo gjendje e bën të vuajë, por dhe të jetojë thellësisht e me vetëdije misionin: Të ndihmojë nënën të shkëputet nga kthetrat e këtij burri mizor.

Në ato vite në zemrën e saj rritet dëshira për t’u bërë motër, Bijë e Marisë Ndihmëtare. Nuk vonon shumë e kupton se pikërisht pasi familja e saj nuk ishte e rregullt, e ëma dhe Emanueli nuk ishin të bashkuar nga sakramendi ti martesës, nuk i lejohet ky hap. Kjo vuajtje e dytë, e heshtur, e bën Laurën të kërkojë prej Zotit me insistim vullnetin e Tij. Në lutje kupton se mund të bëjë akoma më tepër për nënën e saj: të ofrojë jetën. Është data 2 prill 1901, kur pasi këshillohet me rrëfyesin bën para Zotit ofertën e jetës së saj.

Ndërkohë vazhdon të jetojë si gjithmonë: në mes të shoqeve e gëzueshme, e gatshme për të ndihmuar, për të shërbyer. E thellë ne lutje, e mprehte në studim e këndshme në shoqëri. Një natë të ftohtë dimri, pas shirave të shumta, motrat dhe vajzat e kolegjit largohen sepse lumi kishte përmbytur gjithçka dhe kolegji po rrezikonte. Pas përmbytjes kthehen në kolegj, por nga lagështira e mundimet e atyre ditëve Laura sëmuret. E ëma e fton të kthehet në çifligun e Emanuelit. Ajo pranon pasi kishte dëshirë t’i rrinte afër nënës së saj. Emanueli nuk harron të hakmerret për rezistencën që i pat bërë dikur edhe pse gjendje e saj ishte shume e rëndë por Larura pranon gjithçka me heshtje dinjitoze.      Para së të vdesë gjen forcën t’i shprehë nënës arsyen e vërtetë të vuajtjes dhe ofertës së saj:

-“ Nënë unë nuk do të shërohem. Vdekjen e kam fare pranë. Unë vetë ia kam kërkuar Jezusit këtë gjë. Ia kam ofruar jetën Atij që ti të kthehesh te Zoti, nënë… Ah sikur të mund të shihja kthimin tënd tek Zoti!”

Nëna nuk heziton të premtojë: “Vogëlushja ime! Po të premtoj Laura, betohem para teje se do të përmbush dëshirën tënde!”

Fjalët e fundit që Laura thotë janë:

“Tani po vdes e Lumtur! Faleminderit Jezus!”

Është data 22 janar 1904. Laura nuk ka mbushur akoma 13 vjeçe! Nëna mban premtimin e saj edhe pse nuk ishte e lehtë. Për të fillon një jetë të re me Zotin për Laurën një jetë në Zotin!

Jehona e shenjtërisë të kësaj vajze i kalon kufijtë e kolegjit, pastaj të Juninit,  të Argjentinës… Kështu në vitin 1955 fillon procesi i shenjtërimit dhe me 3 shtator 1988 Papa Gjon Pali i II e shpall të Lume  Laura Vikunjën duke e vënë kështu si model jete të shenjtë për të rinjtë e të rejat e kohës sonë.