Kushtet e përjetshme të mt Jolandes dhe të mt Malvines

Ashtu si urtisë edhe infinitit i mungon fundi…
04/10/2016
ANTROPOLOGJIA SALEZIANE, CILËSITË E SHKOLLËS DHE TË MËSIMDHENIES PËR FORMIMIN E NXËNËSVE TANË
24/10/2016

Me shumë gëzim prezantojmë motrat që sapo kanë bëra Kushtet e Përjetshme Moter Jolanda e Moter Malvina, të cilat me 15 tetor ju kushtuan Zotit në përjetësi. E pranishme në Meshën e Shenjtë ishte përveç Ispetrices Motër Mara që edhe Motër Chiara Cazzuola Zëvëndëse e Superiores së Përgjithshme dhe motër Carla Meschini zëvëndëse e insektorisë tonë.
Moter Jolanda ka lindur ne Sheldi (1982) dhe e rritur në Kosmaç, vjen nga një familje e Krishtere dhe e madhe. Pikerisht aty mes thjeshtesisë e perkushtimit të prindërve dhe familjareve ka kuptuar sa vlere ka jeta, sa e rendesishme është për familjen të vërë në vendin e parë Hyjin.
Motër Malvina ka lindur në Pentar (1986) po ashtu në një familje të thjeshte e punëtore, ku prania e Zotit ishte familjare, ku një fe e gjallë dhe konkrete ka qenë shembull e nxitje për të guxuar në zbulimin e Zotit.
Kështu kur në adoleshencë në fillim moter Malvina dhe pastaj Moter Jolanda shkojnë në Shkodër për studime në Qendrën e motrave tona saleziane e kanë tashme zemrën e gatshme për të kuptuar e pranuar Planin e Zotit. Në kontakt me atë ambient edukativ piqet në zemren e secilës aftësia për ta dëgjuar Zotin dhe forca për t’iu pergjigjur. Kështu pas dy vitesh fillojnë ecjen e tyre pergatitore për t’u bërë motra saleziane për t’ia dhuruar jetën Zotit dhe të rinjve. Secila në vitet në vijim ka përshkuar një rrugë të ndryshme në bashkësië të ndryshme për t’u formuar si shpirtërisht ashtu edhe profesionalisht për misionin që i pret. Që atëher kanë kaluar me shumë se dhjetë vite, sigurisht të ndjekësh Zotin është një aventure marramendëse, që të nxjerr nga cdo siguri e mëparshme, por hap pas hapi, krahas me qartësinë e kerkesave të Tij është rritur edhe vetëdija se duke ia dhuruar jetën Hyjit, gjejmë edhe forcën për të mos ngurruar para vështirësive. Angazhimi i tyre gjatë këtyre viteve dhe aktualisht në bashkësinë e Tiranës, përkushtimi ndaj fëmijëve dhe të rinjve, dëshira për të gjetur e berë vullnesën e Zotit edhe kur kjo nuk ishte kaq e lehtë por pa e humbur buzeqeshjen, dashuria për Kishën, për Institutin dhe për të rinjtë e fëmijët, janë garancia që jetët e tyre janë të gatshme të dhurohen përgjithmonë Zotit të jetës. Ka ardhur tashmë momenti që Po-ja që në zemër i kanë thënë Zotit që në 2010 të bëhet e dukshme, solemne për të na dëshmuar edhe neve që Hyji e do popullin e vet dhe thërret persona që të bashkëpunojnë me të për shëlbimin e të gjithëve.
Sigurisht Jezusi nuk do t’i kurseje atyre vështirësitë e sacrifica, Ai i ka thirrur të bashkëndajnë me të dashurinë e perkujdesin për të rinjtë, që ata ta kenë gëzimin e Ungjillit, por prania e Tij nuk do t’i mungojë, Lutja jonë nuk do t’i mungojë, nxitja e të rinjve nga shenjtëria nuk do t’i mungojë. Ndaj këtë “Po” do ta përsërisim çdo ditë në zemër e në vepra konkrete që gëzimi i të rinjve të jetë i plotë.

 

Comments are closed.