Krishtëlindjet në gjimnazin “Maria”

Fillimi i festimeve të 25 viteve të pranisë të Bijave së Marisë Ndihmëtare në Tiranë
29/12/2016
Per diten e 50 Boterore te Paqes
07/01/2017

Krishtlindjet në gjimnazin “Maria” si çdo vit kanë qenë të veçanta.
E gjithë shkolla ka filluar përgatitjet 3 jave para festave duke bërë zbukurimet e klasave dhe zbukurimet e të gjitha ambienteve shkollore. Më pas kemi filluar edhe përgatitjet për shfaqjen që është zhvilluar me datë 23.12.2016.
Të gjitha klasat kanë pasur të paraqesin nga një shfaqje përpara gjimnazit dhe kanë zgjedhur disa gjëra të veçanta si p.sh, Viti i IA ka paraqitur një valle popullore dhe një humor, viti i IB ka paraqitur një video manicin challenge me një mesazh mjaft interesant ku ka përfshirë të gjithë përgatitjen e kësaj klase për Krishtlindje duke filluar nga java e parë “Rrini zgjuar” duke medituar në vetvete dhe kështu me rradh edhe javët e tjera. Më pas kanë paraqitur edhe lojën e engjëllit, një lojë shumë argëtuese dhe njëkohësisht domethënëse ku çdo person duhej të kujdesej për personin që i kishte takuar pasi konsiderohej si engjëlli i tij. Më pas kanë paraqitur edhe Betlehemin i cili është bërë nga drejtoresha e përgjithshme e motrave salziane Shkodër, motër Rachele Torchia.
Kështu edhe klasat e tjera janë paraqitur me kërcime, pantomima dhe humore të ndryshme ashtu si edhe me këngë.
Përgjegjësja e këtyre aktiviteteve ishte mësuesja e matematikës Volfrida.
Gjithshka ka ecur mjaft mire dhe përveç shfaqjes dhe lojës së engjëllit që u bë me dt: 23.12.2016 u bë edhe nga një koktej në klasa ndërmjet nxënësve dhe mësuesve. Dhe pas dite u zhvillua një festë ndërmjet këshillit pedagogjik.

Nga: Desara Doçi kl. IB
Shkoder

Comments are closed.