Femijet ne Afrike
31/05/2016
Flutura
31/05/2016

Hyrje ne Meshen BE

SHTATOR 2010

 

Sot së bashku jemi mbledhur së pari për të falënderuar o Zot, për çdo fëmijë e të ri që do të vësh në rrugën tonë gjatë këtij viti shkollor, pasi jetët tona bëhen më të pasur nga takimi me to.

Jemi mbledhur edhe për t’u lutur për secilin prej tyre që të rrisësh në ta vullnetin për të studiuar, guximin për të zgjedhur miqësi të mirë,  besimin se në ne mund të gjejnë vërtetë një mbështetje.

Jemi mbledhur për të besuar edhe prindërit  e fëmijëve tanë që do të takojmë, Por edhe për të besuar o Atë secilin prej nesh: na jep urtinë për të kuptuar çdo fëmijë, durimin për t’I shoqëruar në ecjen e gjatë të edukimit dhe forcën e lutjes që misionin tonë të mos e jetojmë vetëm por me Ty, sepse ti je udhëheqësi dhe edukatori më i mirë

Comments are closed.