Tri fjalë shpëtojnë jetën familjare
30/07/2016
Gruver 2016 Shkodër
03/08/2016

Gruver 2016 Tiranë

Qendra jonë Maria Mazzarello në Tiranë si çdo vit ka organizuar Gruverin (grupin veror). Fëmijët pjesmarrës në këte Gruver ishin nga mosha gjashtë deri në moshën dymbëdhjetë vjeçare.

Per tri jave me radhe nga data 13 qershor -1 korrik tema që e ka shoqëruar këtë akrivitet ka qene “Gjibi- W+ Ti, Cirku ishte ambienti imaginar i cili na bashkonte te gjithë. Animatoret me anën e teatrit kanë shoqëruar ditën me mesazhe duke transmetuar vlera të ndryshme e të gjihtë janë munduar t’i zbatojne konkretisht. Ketij kampi nuk i kanë munguar dhe lojerat e organizuara dhe ato sportive, aktivitete ndër më të ndryshme po ashtu dhe shetitje në hapesire te gjelbër si dhe tek pishinat.

Fëmijët gjatë këtyre jave kanë pasur dhe plot surpriza të ndryshme. Në këto eksperienca nuk ka munguar gëzimi, lumturia dhe miqësitë e vertete që fëmijët kanë krijuar njeri me tjetrin por edhe me animatorët, motrat dhe stafin e qendres Maria Mazzarello.

Dhe për animatoret ishte një eksperiencë e vecantë ku të cilet para disa viteve ishin në vendin e fëmijeve dhe tashmë janë ato që ofrohen vullnetarisht për t’i shërbyer më të të vegjëlve. Në këtë pervoje janë ato që janë ndjerë më të pasuruar.

Menjëherë pas përfundimimt të Gruverit të kësaj moshe kemi filluar Gruverin me më të vegjëlit e qendrës sonë nga mosha tre deri ne moshën gjashtëvjeçare. Katër javë plot më aventura dhe me gëzim kanë lënë gjurmë në jetët e tyre gjithomnë rreth temës së Cirkut. hareja, bashkëpunimi dhe mirësia kanë qënë karakteristikat e këtij kampi.

Mt Malvina Doçi
13428377_10208563752124167_3741616214956642704_n 13432356_10208563760764383_4075006617332128209_n

13501927_10208685564009388_5724347676676122606_n 13450869_10208580156894276_2141423919419864021_n 13432355_10208580196495266_4452381407783410719_n 13406988_10208580200535367_448059765442117131_n

Comments are closed.