Gruver 2016 Tiranë
03/08/2016
Dëshmi nga DBR Krakov (të rinjtë e Shkodrës dhe Bërdicës)
04/08/2016

Rreth botës në 15 ditë…Gruver 2016

Rreth botës në 15 ditë ishte një nga përvojat më të bukura. Madje, jo vetëm një përvojë e bukur, por edhe një aventurë vlerash, vlera të cilat nuk zëvëndësohen me asgjë. Në këtë aventurë, Rreth botës në 15 ditë, luante një rol të rëndësishëm Ora e cila dukej sikur fluturonte. Vetëm se të rrahurat e orës ishin të rrahurat e gjithësecilit prej nesh. Zemrat tona rrihnin fort nga hareja që përjetonim aty. Rreth botës në 15 ditë: një edukim në mënyrën më të përkryer për këdo! Gruveri i përfshin të gjitha gjërat. Rreth boës në 15 ditë me emocione gëzimi, konkurimi, lot dashurie, durimi, përkujdesje për njëri-tjetrin, përgjegjësi. Gëzimi më i madh? Prania e fëmijëve nga klasa e parë deri në klasën e tetë. Janë këta fëmijë që e bënë Gruverin vendin ku gjetëm gjithçka, gjithçka që mbase ty që po lexon dhe mua që po shkruaj, na mungonte. Gruveri: vendi ku mblidheshim si një familje gjigante ku të gjithë ne ishim protagonistë dhe organizonim ditët në bazë të një vlere. Siç ndoshta po e imagjinoni vlera mbi të gjitha vlerat ishte DASHURIA! Rreth botës në 15 ditë ishte aventura e të bërit shumë miq të rinj, si të vegjël ashtu dhe të mëdhenj. Një vend ku gëzimi i brendshëm vetëm sa shtohej dhe rritej në zemër. Aventura ku mund të mësoje shumë gjëra të reja, të nevojshme për të jetën dhe ato gjëra nuk i mëson dot askund: as në shkollë, as në familje, por vetëm aty: në Gruver, Rreth botës në 15 ditë! Aventura e vlerës më të madhe që është DASHURIA, vazhdon! Faleminderit Gruver!

Suela Shahinlli!

13731683_303682696652494_3653549094377932317_n 13731455_303682613319169_8596542624523730482_n 13726781_308407516180012_5452255566003613156_n 13692709_303682719985825_6815177043011245686_n 13645328_305184066502357_8612562065931786038_n 13606499_302469866773777_5721160245322833835_n

Comments are closed.