Laura Vikunja
Festa misionare në Qendrën Laura Vikunja
22/10/2020
Komisioni Baritor Rinor TR -DR

Formim për animator

Gjendemi në një kohë të vështirë pandemie, ku dëshira për të organizuar një vit të ri baritor për të rinjtë e Dioqezës është pak e stepur, por ajo që nuk na mungon është dëshira dhe zelli i madh që Zoti ka vendosur në zemrat e formatorëve, për t’ju ardhur në ndihmë dhe për ti qëndruar afër të rinjve gjatë kësaj periullë aspak e lehtë për ata. Komisioni Baritor Rinor ka menduar për të rinjtë një kalendar me plor 12 aktivitete duke respektuar të gjitha protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë,

Kemi filluar me formimin e animatorëve dhe kemi zhvilluar takimin e parë me datë 24 tetor që do të ndiqet me disa cikle takimesh. Komisioni i Baritores Rinore dioqezane në bashkëpunim me motrat Saleziane të qendrës “Maria Mazzarello”, në Tiranë kanë bashkuar forcat e tyre për t’u ofruar të rinjve një formim më cilësor. Ku secili vë në dispozicion burimet dhe cilësitë e tyre më të mira. Ky cikël formimi është menduar të ndahet në tre fusha: Njohja e vetes e përgatitur dhe e udhëhequr nga Motër Teuta Buka dhe motër Jolanda Jaku, Teologji morale e përgatitur dhe e udhëhequr nga Atë Laureano del Otero dhe motër Rita Deda si edhe Dinamikat e grupit të përgatitur dhe udhëhequr nga zoti Bernard Stakaj dhe motër Malvina Doçi.

Në takimin e parë kanë marrë pjesë të rinj nga Oratori Maria Mazzarello, nga famullia e Shën Alfonsit Kamës, famullia e Shën Gjon Palit II, Bathore, nga Uzina kishë filiale e Katedrales së Shën Palit dhe nga Durrësi. Ku gjithsej ishin të pranishëm rreth 50 të rinj nga mosha 14-18 vjeç. Është bukur kur sheh të rijnë që dëshirojnë të formohen që nesër ato të jenë krahu jonë i djathtë për të formuar brezat e tjerë. Pas takimit të formimit kemi bashkëndarë drekën dhe gëzimin e të qenurit së bashku edhe pse në kohë pandemie!

Moter Malvina Doçi FMA

Comments are closed.